Rexhep taip erdogan

angela-merkeli.jpg
ger ta07:27 | 18/01/2020

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, më 24 janar do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha se Merkel gjatë vizitës së saj do të takohet në Stamboll me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan.  Gjatë takimit në rend dite kpërveç çështjeve ndërkombëtare do të jenë edhe marrëdhëniet dypalëshe.

Seibert bën me dije se Merkel dhe Erdogan do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së kampusit të Universitetit turko-gjerman.

Po ashtu pritet që Merkel të marrë pjesë edhe në aktivitete lidhur me ekonominë me ftesë të Dhomës së Tregtisë Turko-Gjermane si dhe të zvhillojë takime me përfaqësues të institucioneve të shoqërisë civile në Turqi./abcnews.al

do.jpg
in a21:34 | 13/01/2020

Bisedimet mes udhëheqësve të dy palëve ndërluftuese të Libisë përfunduan një takim në Moskë, me Ministrin e Jashtëm rus që vuri në dukje njëfarë përparimi, një ditë pasi hyri në fuqi një armëpushim i brishtë i ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia.

Këto dy vende po shfaqen si arbitra kryesorë në vendin e shkatërruar nga lufta. Presidenti Rexhep Taip Erdogan ka thënë gjatë një konference për shtyp këtë të hënë se Turqia kërkon një armëpushim të përhershëm.

“Shpresoj që ky armëpushim të nënshkruhet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Erdogan gjatë një konference për shtyp me kryeministrin Italian Antonio Konte.

Ndërsa ky i fundit tha se Italia punon për një Libi të bashkuar, autonome dhe sovrane, por kjo do të marrë kohë për të arritur në zgjedhje demokratike.

Faza e fundit e trazirave të dhunshme afatgjata që pasuan rrëzimin e diktatorit të atëhershëm Moammar Gadhafi në vitin 2011 kanë hyrë në një ngërç për muaj me radhë.

Fraksionet ndërluftuese nuk arritën të nënshkruajnë armëpushimin të hënën siç ishte planifikuar, dhe marrëveshja u shty për diskutime të mëtejshme të martën. Por Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov u tha gazetarëve në kryeqytetin rus se ai ishte i sigurt se ata do të nënshkruanin dokumentin.

Sipas grupeve të monitorimit, më shumë se 280 civilë dhe rreth 2,000 luftëtarë janë vrarë ndërsa 146,000 libianë janë shpërngulur që kur Haftar nisi një sulm vitin e kaluar për të marrë nën kontroll Tripolin. Dikur një nga togerët më të besuar të kolonel Gadafit, Haftar, që nga viti 2014, po zhvillon një fushatë kundër qeverisë së al-Sarraj, e cila njihet nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e shteteve perëndimore si qeveria legjitime e Libisë./abcnews.al

erdogan33.jpg
in a14:17 | 09/12/2019

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan i është drejtuar homologut të tij francez Emmanuel Macron me fjalë ironike për sa i përket situatës aktuale në Francë.

“Në Paris janë shfaqur jelekët e verdhë. Jepi, gjej një zgjidhje, bëji të ndalojnë. Pse nuk i ndalon dot” deklaroi Erdogan.

Kreu i shtetit turk e bëri këtë deklaratë gjatë fjalës në samitin e Organizimit të Bashkëpunimit Islamik në Stamboll./abcnews.al

Erdogan-has-hit-out-against-Trump-1002153.jpg
ad min14:25 | 17/08/2018

Lira turke ka filluar përsëri rënien e lirë kundrejt dollarit amerikan, pasi administrata e presidentit Trump njoftoi se do të vendosë sanksione shtesë. Këto masa ekonomike janë ndërmarrë nga SHBA për shkak të një pastori që mbahet në burg nga Turqia dhe akuzohet për terrorizëm.

Lira e Turqisë u dobësua më shumë se 6 përqind kundrejt dollarit të premten, pas një paralajmërimi të SHBA-së se Ankaraja duhet të presë më shumë sanksione ekonomike nëse nuk dorëzon pastorin e burgosur amerikan Andrew Brunson. Ajo ka humbur gati 40 për qind të vlerës së saj ndaj dollarit këtë vit, e goditur nga përplasja diplomatike dhe alarmi i investitorëve rreth ndikimit të presidentit Tayyip Erdogan mbi politikën monetare. Erdogan, një armik i vetë-përshkruar i normave të interesit, dëshiron të ulë kostot e huamarrjes pavarësisht inflacionit të lartë.

Kriza e monedhës ka thelluar shqetësimet në lidhje me ekonominë më të gjerë, veçanërisht varësinë e Turqisë nga importet e energjisë dhe nëse nivelet e borxhit në valutë të huaj paraqesin rrezik për sektorin bankar. Ministria e Thesarit dhe Financave e Turqisë njoftoi se do të futen një sërë masash lehtësuese të cilat kanë të bëjnë me kreditë në bankat në sektorin real. Ndër të tjera, theksohet se në kredi, ku për shkak të rritjes së kursit ka ardhur deri te tejkalimi i limitit, tejkalimi nuk do të merret parasysh dhe nuk do të lëshohet kërkesë për mbylljen e kredisë.

Aktualisht 10 dollarë amerikanë këmbehen me 1.6 lira turke. Mbikëqyrësi bankar turk ka ndërmarrë hapa për të stabilizuar monedhën, duke kufizuar transaksionet e ardhshme për investitorët në ofshore dhe duke ulur kufijtë në transaksionet e këmbimit. Por disa ekonomistë kanë bërë thirrje për lëvizje më vendimtare. Administrata e Uashingtonit ka njoftuar se pritet vetëm vendimi i presidentit Donald Trump pasi sanksionet e reja janë gati. Vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë ka shkruar në tuitër se SHBA nuk do të paguajë para për lirimin e pastorit Brunson, i cili akuzohet për terrorizëm. Nga ana tjetër zyrtarët e qeverisë turke thonë se ky rast i takon gjykatave ta zgjidhin./abcnews.al

vlcsnap-error749-1280x720.jpg
ad min20:30 | 05/01/2018

Turqia po përpiqet të zbusë klimën e ftohtë që krijoi me BE që pas grushtit të dështuar të shtetit në verën e 2016. Kjo u vu re gjatë vizitës së presidentit Erdogan në Paris, ku i kujtoi homologut Makron lodhjen e vendit të tij nga procesi i tejzgjatur i integrimit në BE.

Presidenti francez, Emanuel Macro, priti në vizitë zyrtare homologun e tij turk Rexhep Taip Erdogan në Paris, ndersa Ankaraja po përpiqet të zbusë tensionet midis BE-së dhe Turqisë. Presidenti turk foli në Paris mbi procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE. Erdogan nënvizoi se “procesi i tejzgjatur i antarësimit e ka lodhur në mënyre serioze Ankaranë dhe popullin turk. Ne nuk jemi në gjendje të themi vazhdimisht “ju lutem na pranoni” – u shpreh lideri Turk.

Gjatë fjalës së tij Erdogan e mbrojti Turqinë duke e cilësuar përpara të gjithëve si shteti i së drejtës, nisur edhe nga grupi i protestuesve që e pritën në hyrje të Elisez në Paris, të cilët protestonin në lidhje me lirinë e shprehjes dhe të drejtat e njeriut në Turqi.
Presidenti Makro deklaroi në konferencën e përbashkët se kishte pyetur Presidentin Turk në lidhje me një listë shkeljesh të Reporterëve pa kufij. Erdogan u përgjigj se sistemi gjyqësor në Turqi është i pavarur dhe do ti japë të gjithë emrat Ministrit të Drejtësisë për të marrë infomacion më të detajuara.

Macron dhe Erdoan kryesuan nënshkrimin e traktateve kryesore dy palëshe në fushën e mbrojtjes, bankave dhe avionëve. Macron riokonfimoi mbajtjen e diskutime të qarta dhe konkrete për sigurinë, BE-në, të drejtat e njeriut, luftën kundër terrorizmit dhe sigurinë rajonale.
Ky është takimi i parë i nivelit të lartë midis presidentit turk dhe një udhëheqësi të lartë europian pas përplasjeve midis Ankarasë dhe disa kryeqyteteve të Bashkimit Europian mbi masat ekstreme të Qeverisë turke pas grushtit të dështuar të shtetit. Këto përplasje diplomatike kanë vazhduar që nga vera e vitit 2016, pasi Brukseli kritikoi ashpër Ankaranë për arrestime masive në vend./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono