revolta

pjerin-ndreu.jpg
ent ela19:49 | 15/02/2019

Deputeti i PS-së Pjerin Ndreu është shprehur se qeveria rrëzohet vetëm me revoltë popullore dhe jo me protesta që organizon opozita.

“Qeveritë bie me revolat popullore dhe jo me revolta militantësh. Maksimumi ata mund të ngrenë çadra. Është tjetër gjë revolta popullore dhe tjetër gjë protesta e opozitës”.

Nga studioja e “ABC news”, socialisti deklaroi se  protestuesit e opozitës do ikin sikundër do vijnë.

“Opozita i ka kapacitetet për të bërë një protestë, por si do vijnë ashtu edhe do shkojnë. Janë të pazotët dhe vetëm mund të bëjnë ndonjë rrëmujë. E vetmja gjë ndryshe është se katë drejtuesit e opozitës mundohen me la duart dhe me thënë se ne nuk kemi gjë në dorë. Pasqyra ku lexoi vetën opozita ishte protesta studentore dhe aty ajo as tentoi të afrohej.

Krebiliteti i drejtuesve të opozitës është shumëfish më poshtë se i qeveritarëve tanë. Po të dalësh për hallet e popullit duhet të kesh halle vetë. Por këta jatojnë në super luks dhe kjo nuk është e moralshme dhe njerëzit nuk kanë pse t’u vijnë pas këtyre. Këta tani tentojnë të kapin ndonjë karrige dhe të pengojnë reformën në drejtësi”./abcnews.al

LAJMET-DT-17-JANAR-19.mpg_snapshot_13.58-1280x720.jpg
ent ela20:31 | 17/01/2019

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka folur në studion e Mbrëmje në ABC News për protestën e paralajmëruar të opozitës për rrëzimin e qeverisë, pas largimit nga seanca e djeshme plenare, ku nuk ra dakord për debatin mbi shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj.

Sipas tij në kushtet kur mjetet klasike të zgjedhjeve kanë rënë, fjala i takon popullit dhe opozita do t’i prijë revoltës popullore.

“Mjetet klasike me zgjedhje kanë rënë, kontrolli i i drejtësisë nuk ka funksionuar, mjeti i tretë debati parlamentar. I ezauruam të gjitha rrugët që demokracia njeh. Ajo çka bëri dje, i ka mohuar të drejtën publikut shqiptar. Akti kryesor më i rëndësishmi është formimi i një qeverie apo ripërtëritja e saj që të krijohet trupa për qeverisjen e shqiptarëve. Kjo është pika kulminate, instrumenti i fundit në një demokraci. Opozita t’i prijë të gjithë revoltës popullore, ne ofrojmë strukturimin politik të pakënaqësive të publikut se të gjitha ato janë kërkesa politike”.

Alibeaj theksoi se kjo protestë do të krijojmë kushtet për një proces zgjedhor ku shqiptarët të shprehin të lirë vullnetin e tyre, ndërsa shtoi se kusht para zgjedhjeve është rrëzimi i Ramës.

“Ne besojmë që thelbi i demokracisë është që ndëshkimi i qeverisë të bëhet nëpërmjet votës. Ajo çfarë është sfidë e madhe për opozitën dhe publikun është të krijojmë kushtet për një proces zgjedhor ku shqiptarët të shprehin të lirë vullnetin e tyre.

Kusht para zgjedhjeve është rrëzimi i Ramës, ky nuk është kryeministër, por uzurpator.

Kërkojmë qeveri që të garantojë proces elektoral të ndershëm për zgjedhjet parakohshme mos përdoren paratë e krimit, bandat e krimit, administrata shtetërore si celulë partiake e qeverisë dhe që shqiptarët të shprehin të lirë vullnetin e tyre.

Rama nuk është kryeministër që i plotëson këto. Largimi i Ramës është realizim në masën më të madhe të këtyre kushteve. Të krijohen kushte që të gjithë të shprehin me votë vullnetin e tyre”. /abcnews.al

TRUMP-GAZETARI.mpg_snapshot_00.00-1280x1016.jpg
G. P.13:33 | 12/12/2018

Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të përfshihen nga revoltat nëse ai inkriminohet në lidhje me pagesat e fshehta të bëra në prag të zgjedhjeve presidenciale që e kurorëzuan në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nuk e shqetëson inkriminimi që mund të vijë për shkak të pagesave të fshehta të bëra gjatë fushatës elektorale të vitit 2016. Megjithatë, në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Reuters”, Trump ka deklaruar se një gjë e tillë mund të shkaktojë revolta.

“Personalisht nuk jam i shqetësuar, por mendoj se qytetarët do të revoltoheshin nëse do të ndodhte”, ka deklaruar Trump.

Presidenti është shprehur se, ai nuk ka bërë asgjë të gabuar dhe se në 2 vjet në detyrë ka ngritur ekonominë më të fuqishme në historinë e Shteteve të Bashkuara. Rreziku për një inkriminim të kreut të shtetit është rritur pasi javën e kaluar, ish-avokati i tij personal deklaroi se Trump e kishte udhëzuar të bënte pagesa me 6 shifra për dy gra, për të fshehur marrëdhënien e tyre me të.

Një formë e tillë pagese përbën shkelje të ligjeve elektorale dhe për demokratët është e mjaftueshme për të ngritur një inkriminim. Një lëvizje e tillë kërkon një shumicë të thjeshtë në Kongres, ku në janar kontrolli u kalon demokratëve. Por shkarkimi i presidentit nga detyra kërkon më pas dy të tretat në Senat, ku dominojnë republikanët e Trump.

Gjatë intervistës së dhënë në Dhomën Ovale, Trump ka folur edhe për çështje të tjera, si rasti i gazetarit Jamal Khashoggi. Ai ka theksuar se mbështet princin saudit të kurorës, pavarësisht rekomandimeve të CIA-s se pikërisht Mohamed bin Salman ka urdhëruar vrasjen dhe thirrjeve të senatorëve amerikanë për ta dënuar atë. Sa i takon luftës tregtare me Kinën, shefi i Shtëpisë së Bardhë ka nënvizuar se falë lëvizjeve të tij biznesi kinez po blen sasi “tmerrësisht të mëdha” soje nga Shtetet e Bashkuara.

Ai ka shtuar se përmes Departamentit të Drejtësisë do të ndërhyjë në rastin e arrestimit të menaxheres së kompanisë kineze “Hwauei” nëse kjo do të shërbente për një marrëveshje tregtare më të mirë me Pekinin./abcnews.al

lulzim-basha-12.jpg
G. P.22:23 | 21/05/2018

Në 45-vjetorin e revoltës në burgun e Spaçit kreu i PD-së, Lulzim Basha, vlerëson se Shqipëria është në pikën më kritike të saj. Në reagimin e tij kushtuar përvjetorit së revoltës së Spaçit, Basha bën një paralelizim të dy kohëve, ku thekson se xhelatët e burgut famëkeq dhe pasardhësit e tyre, qeverisin vendin bashkë me krimin, dhe sipas Bashës, po ia vrasin pak nga pak çdo ditë lirinë dhe shpresën shqiptarëve.

“Ka ardhur koha që shqiptarët të vendosin, nëse do të lejojnë pasardhësit e xhelatëve të Spaçit të na sundojnë nën fasadën e demokracisë apo do të ngrihemi të gjithë bashkë për të çliruar vendin nga bashkëqeverisja me krimin!”, shkruan Basha në reagimin e tij në Facebook.

Sipas kreut demokrat, nuk ka një ditë më domethënëse se 45-vjetori i revoltës së Spaçit, për të ftuar çdo shqiptar që e do Shqipërinë të lirë nga diktatura e krimit, të bashkohet në protestën e organizuar nga opozita të shtunën e 26 Majit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono