restaurim

gjergj-fishta.jpg
G. P.17:50 | 25/06/2018

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, njoftoi nga Lezha se shtëpia e Gjergj Fishtës në Fishtë nuk do të restaurohet për shkak se është objekt privat. Por memoria për klerikun do të bëhet tek kolegji i Troshanit.

Shtëpia e përfolur e At Gjergj Fishtës në Fishtë të Lezhës nuk do të restaurohet. Ministria e Kulturës thotë se ajo është një objekt privat, kurse shtëpia ku ka lindur poeti është e shembur plotësisht. Ndaj memoria për klerikun do të bëhet tek kolegji i Troshanit, vendi ku At Fishta i kushtoi pjesën më të rëndësishme të jetës së tij.

Mirela Kumbaro: “Objekti që shpeshherëë cilësohet gabimisht si shtëpia e Gjergj Fishtës është vetëm një banesë me disa pronarë privatë me një histori pronësie goxha të komplikuar, ku At Fishta ka kaluar pak muaj fëmijërinë e tij”.

Ministrja e Kulturës inspektoi edhe punimet për rikonstruksionin e plotë të vendvarrimit të Skënderbeut në Lezhë. Ajo tha se punimet do të krijojnë probleme gjatë sezonit turistik për vizitorët dhe agjencite turistike, por u  kërkon mirëkuptimi të gjithë aktorëve. Punimet për rikonstruksionin e vendvarrimit të Skënderbeut janë parashikuar të përfundojnë brenda 6 muajve, por pretendohet se aseti i përfituar nga kjo ndërhyrje do të jetë gati më 28 Nëntor që sinifikon edhe ngritjen e flamurit në Krujë nga Heroi Kombëtar, Gjergj Kastrioti./abcnews.al

vlcsnap-error146-1280x720.jpg
G. P.19:12 | 12/01/2018

Memoriali i Skënderbeut në Lezhë do t’i nënshtrohet restaurimit të plotë.

Kryeministri Edi Rama shpalli projektin që vjen në kuadër të vitit kushtuar heroit tone kombëtar.  Pikërisht nga ky simbol i rëndësishëm i historisë së vendit shefi i qeverisë u shpreh se gjendja e memorialit lë për të dëshiruar krahasuar me atë ku duhet të jetë.

Gjithsesi sipas kryeministrit, ai është më mirë se disa vite më parë, kur kishte nevojë për ndërhyrje të brendshme, ndërsa se jashtmi situatën, shefi i qeverisë e quajti skandaloze.

Me realizimin e projektit, kryeministri u shpreh besimplotë se memoriali do të kthehet në një pikë referimi jo vetem në respekt të historisë, por edhe për cilësine që do të ofrojë mjedisi./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono