reshje

via-CNN-Tropical-Depression-Imelda-flooding-in-Texas_1568952455861.jpg.jpg.jpg_39389837_ver1.0_1280_720-1280x720.jpg
ent ela11:55 | 20/09/2019

Reshjet e dendura në Teksas kanë shkaktuar të paktën dy viktima, ndërkohë mediat amerikane raportojnë se janë me mijëra ndërhyrjet për të shpëtuar banorët nga situata kritike.

Stuhia tropikale Imelda ka shkaktuar reshje të dendura në Teksas. Në Hjustonin e përmbytur nga uji të gjithë kanë parë dhe njëherë situatën tragjike të uraganit Harvei i cili në vitin 2017 shkaktoi viktima dhe shkatërrim. Me mijëra persona janë shpëtuar pasi në disa zona niveli i ujit është më shumë se një metër.

Një person humbi jetën në spital pasi ishte shpëtuar fillimisht nga automjeti i tij i rrëmbyer nga uji. Ndërkohë mediat amerikane raportojnë se ka dhe një viktimë të dytë. Shumë automjete janë braktisur në rrugë nga pronarët e tyre ndërsa kazanët e mbeturinave janë marrë përpara nga uji i kanaleve të shpërthyera.

Guvernatori i Teksasit Greg Abot shpalli gjendjen e kashtëzakonshme në 13 konte ndërsa kryebashkiaku i Hjuston paralajmëroi banorët që të qëndrojnë larg rrugëve. Ndërkohë janë me qindra fluturimet e anuluara në aeroportin ndërkombëtar Xhorxh Bush.

Alarmi për përmbytje qëndron në fuqi deri të shtunën. Të dielën në Hjuston do të jetë presidenti amerikan Tramp i cili do të marrë pjesë në një takim elektoral i shoqëruar nga kryeministri Indian Narenda Modi. /ABC News Albania 24/7

reshjet-ne-fier.jpg
G. P.17:39 | 19/09/2019

Një stuhi që zgjati vetëm 30 minuta shkaktoi ndërprerjen e energjisë për disa fshatra dhe rrëzoi disa pemë në rrugët kryesore në Fier. Gjithashtu, si pasojë e motit të keq u shkaktuan edhe dëme të shumta materiale.

Ekipet e OSHEE-së po punojnë për riparimin e kabllove të dëmtuar të energjisë elektrike. Stuhia me erë të fortë dhe reshje shiu përshkoi qytetin në mesditë dhe më pas të gjithë rajonin e Fierit deri në zonat bregdetare. /ABC News Albania 24/7

reshje.jpg
G. P.14:30 | 28/08/2019

Reshjet e dendura të një dite më parë kanë shkaktuar shumë dëme material në kryeqytetin spanjoll të Madridit. Agjencia spanjolle metereologjike pohoi se janë regjistruar më shumë se 9 mijë rrufe në gjashtë orë.

Madridi dhe zonat përreth po i rikthehen normalitetit pasi reshje të dendura dhe breshëri goditën zonën një ditë më parë duke përmbytur shumë rrugë dhe duke shkaktuar kaos në qarkullimin e automjeteve.

Ndërsa rajoni ditën e sotme është nën temperature të larta, ndërsa vetëm një ditë më parë moti i keq shkaktoi shumë problem si duket dhe nga pamjet ku automjete dhe kosha mbeturinash janë marrë përpara nga uji, ndërsa kokrrat e breshrit kanë qenë të mëdha sa një top ping-pongu, në disa zona të rajonit.

Arganda del Rei, në juglindje të kryeqytetit spanjoll ka qenë më goditura nga moti i keq. Stuhia shkaktoi vonesa në fluturime, përmbytje në parkingje dhe tunele si dhe ndërprerje të shërbimit të metrosë. Agjencia metereologjike spanjolle pohoi se janë regjistruar më shumë se 9 mijë rrufe në gjashtë orë. Tashmë reshjet janë zhvendosur në Majorka./ABC News Albania 24/7

stuhi-reshje.jpg
G. P.17:43 | 11/07/2019

Në plazhet e jugut, reshjet e orëve të fundit shkaktuan dëme të mëdha në bizneset përgjatë bregdetit. Në disa zona mungoi edhe energjia elektrike. Ndërsa në Devoll, fermerëve u janë shkatërruar hektarë me kultura të ndryshme.

Orët që lamë pas ishin mjaft të vështira për jugun e vendit. Disa akse të qytetit të Vlorës u përmbyten nga reshjet. Banorët u izoluan në shtëpi nga stuhitë. Probleme u konstatuan në segmentin Orikum-Radhimë, në disa plazhe u dëmtuan çadrat e shezllonet ndërsa mungoi edhe energjia elektrike.

Një incident u shënua në Orikum, ku roja bregdetare, u dëmtua në kokë duke u ngritur gjithçka kishte lënë pas moti i keq. I riu u transportua në spitalin rajonal të Vlorës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në Dhërmi e Himarë, furtuna shkaktoi dëmtime në plazhe, hapësira private e publike, kryesisht në njësi që shërbenin si “beach bar-e”. Në Sarandë pemë e tabela reklamuese u rrëzuan, por fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz.

Edhe ditën e enjte nuk është lejuar lundrimi jashtë gjirit të Vlorës duke anuluar itinerarin drejt ishullit të Sazanit. Moti i keq la pa prodhim këtë verë edhe fermerët e Devollit.

Stuhia dhe breshëri solli dëme të konsiderueshme në të gjitha kulturat. Në fshatin Baban, era e fortë ka shkatërruar dhjetëra hektarë të mbjellë me grurë, perime,por edhe parcelat me pemë frutore.

Drejtoria Rajonale e Bujqësisë bën të ditur se koha e keqe ka sjelle dëme në kulturat  bujqësore në 12 fshatra të zonës së Devollit./ABC News Albania 24/7

milot-1280x696.jpg
ent ela09:30 | 10/07/2019

Reshjet e dendura të shiut që ranë gjatë natës në veri të vendit kanë shkaktuar jo pak probleme. Një ndër to ka qenë bllokimi i plotë i nënkalimit në Fushë Mamurras në superstradën Thumanë Milot. Zgavrat e shkarkimit nuk kanë funksionuar dhe për pasojë uji ka bllokuar nënkalimin. Gjatë natës lëvizja e mjeteve ka qenë e pamundur, por edhe pasi reshjet kanë pushuar qarkullimi ka nisur me vështirësi. Ndërkohë probleme ka patur edhe në Shëngjin, Tale e Zadrimë./ABC News Albania 24/7

plazhi-i-tales.jpg
G. P.14:50 | 07/06/2019

Në plazhin e Tales në Lezhë të gjithë punonjësit vendorë janë hedhur në aksion për pastrimin e bregdetit, i cili është mbushur me mbeturina pas reshjeve të fundit.

Duhet të ishin gati për të pritur plazhistët, por bregu është i mbushur me mbeturina. Reshjet e shiut e ndotën sërish plazhin e Tales në Lezhë. Për këtë shkak  punonjës shërbimesh, administrata dhe mjete u angazhuan për pastrimin e tij.

Nëse moti do të jetë pa reshje dhe i ngrohtë, vendorët besojnë se fundjava do të jetë e mbushur me pushues. Administratori Albert Rrusti është i bindur se ata  do të gjejnë një plazh të pastër si dhe përmirësim të shërbimeve.

“Ne kemi marrë masat sepse nuk është hera e parë që ndërhyjmë dhe po i japim dorën e fundit plazhit që këtë fundjavë të jetë i pastër për të gjithë pushuesit”, tha ai.

Më herët ka patur ndërhyrje në infrastrukturën rrugore. Janë shtuar kontejnerët e mbeturinave si dhe është përmirësuar shërbimit shëndetësor. Këtë sezon në Talë janë rritur dhe kapacitetet hoteliere ndaj autoriteteve lokale dhe bizneset kanë pritshmëri për rritje të numrit të pushuesve./ABC News Albania 24/7

elbasan-1280x718.jpg
Sej rie21:50 | 01/06/2019

Reshjet e dendura të shiut dhe breshëri, që përfshinë gjatë pasdites qytetin e Elbasanit, përmbytën disa banesa në këtë qytet.

Më keq paraqitet situata në lagjen “5 Maji”, ku si pasojë e përmbytjeve shiu ka vërshuar nëpër banesat e banorëve, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Në disa banesa lartësia e ujit ka arritur deri në 50 cm, duke nxjerrë jashtë funksionet pajisje dhe elektro-shtëpiake, por edhe duke dëmtuar muret e ndërtesave.

Në bashkinë e Elbasanit është ngritur menjëherë shtabi i emergjencës, që ka verifikuar situatën në vend. Pranë banorëve ishin edhe Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist deputeti Taulant Balla, kryebashkiaku Qazim Sejdini etj. Pas verifikimit të situatës në vend Balla premtoi mbështetje për banorët.

Lagja ”5 maji” është më e varfra në qytetin e Elbasanit./ABC News Albania 24/7

KRONIKE-RRESHJET-NE-VLORE.mpg_snapshot_00.11-1280x720.jpg
ent ela10:02 | 05/05/2019

Reshjet e shiut kanë përfshirë të gjithë vendin mëngjesin e sotëm. Por, në qytetin e Vlorës situata ka qenë më e rëndë. Rrugët kryesore u bllokuan dhe uji doli në sipërfaqe.

Për më shumë se pesë orë Vlora ishte kështu. Vetëm varkat munguan. Bulveradi u mbush me ujë dhe çdo rrugë e qytetit. Reshjet e shiut e përmbytën Vlorën brenda natën. Mjetet ndaluan qarkullimin. Po ashtu edhe këmbësorët nuk patën mundësi të lëviznin

“Kjo është gjendje nëpër filma, rregullohet bulevardi për të zbukuruar Vlorën dhe këto probleme janë të përditshme dhe bie e shi shiko ça gjendje. Kjo është skandaloze”.

“Vit për vit kjo punë është, ujërat e zeza janë mbledhur bashkë me të bardhat. Këtë ka bërë shteti shqiptar”.

“Kjo është katastrofë”.

Situata më e rëndë ishte në zonen e qujatur Albano dhe Romina, lagja Rilindja. Por jo vetëm rrugët kryesore. Në ato dytësore gjendja ishte edhe më e rëndë.

Bashkia nxorri në terren ekipet për zhbllokimin e pusetave. Dhe vetëm pasi reshjet ulën intensitetin situata u përmirësua dhe në Vlorë nisi qarkullimi i banorëve.

/ABC News Albania 24/7

bora-ne-diber.jpg
G. P.09:04 | 12/03/2019

Me uljen e temperaturave gjatë natës, rajoni i Dibrës është përfshirë nga reshjet e dendura të borës. Siç informon gazetari ynë Neki Feta brenda ne qytet, trashësia ka arritur deri në 10 centimetra, kurse në lartësinë mbi 800 metra mbi nivelin e detit, bora ka shkuar deri në 20 centimetra.

Megjithatë nuk ka probleme për sa i përket qarkullimit rrugor dhe nuk ka mungesë të energjisë elektrike. Edhe ARRSH ka njoftuar se nga bora në verilindje të vendit nuk ka probleme./abcnews.al

australii-1280x712.jpg
ent ela12:17 | 02/02/2019

Pas temperaturave të larta që kanë shënuar rekorde të reja, Australia është përfshirë nga reshjet e dendura sidomos në rajonin lindor të Queenslandit në Australi. Sipas parashikimeve metereologjike situate do të vazhdojë për një javë.

Shumë banorë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të reshjeve të vazhdueshme në qytetin bregdetar, Taunsville.

Rajoni lindor i Australisë është i pasur me zink, argjend, bakër dhe hekur. Për dallim nga ky rajon, pjesa jugore e vendit është përballur me temperatura shumë të larta. Raportohet se rreth 190 mijë hektarë janë djegur nga zjarret në ishullin jugor të Tazmanisë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono