rënie

5b717f1d2269a210387766a4-1280x852.jpg
ad min12:31 | 14/08/2018

Presidenti i Turqisë Erdogan i ka premtuar popullit të tij se pavarësisht rënies rekord të monedhës vendase, ekonomia turke është e fortë dhe çdo gjë do të zgjidhet shumë shpejt. Ai akuzoi sërish Uashingtonin për krizën duke paralajmëruar plane për mbrojtjen e monedhës vendase.

Turqia do të ringrihet pas rënies së valutës së saj. Premtimi është bërë nga presidenti i vendit Erdoan, sipas të cilit themelet e ekonomisë në vend janë shumë të forta. Sidoqoftë, ai shpjegoi se do të ketë plane të tjera për të mbështetur monedhën vendase dhe se do të bëhet çdo gjë për të zgjidhur situatën. Ai akuzoi sërish Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një komplot ekonomik dhe për goditjen pas shpine të Turqisë.
Kriza financiare në Turqi po thellohet si pasojë e tarifave të tjera të vendosura nga administrate Tramp për aluminin dhe hekurin. Një krizë që ka rrënjë politike dhe ekonomike e që rrezikon pasoja dhe në Europë sidomos në zonën euro. Vendi i drejtuar nga Erdogan tashmë konsiderohet si më i rrezikshmi në botë për investimet.

Por dhe monedha euro po paguan krizën ku ka rënë Turqia, duke shënuar pragun e 1.14 dollarëve, dhe një rekord minimal.
Sipas autoriteteve, kriza e lirës turke është shkaktuar dhe nga rrjetet sociale. Ministria e Brendshme turke deklaroi se ka marrë masa kundër 346 llogarive në mediat sociale, të cilat kanë publikuar përmbajtje dhe material që provokuan krizën e monedhës vendase.
Një zëdhënëse e Komisionit Europian u shpreh se po monitorohen pasojat e krizës turke në bankat europiane. Ndërsa një ditë më parë, kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh se askujt nuk i intereson një destabilizim ekonomik i Turqisë.
Ajo shtoi se dëshironte një Turqi të zhvilluar nga ana ekonomike, por Banka Qendrore Europiane duhet ketë një punë shumë të pavarur në të ardhmen./abcnews.al

ME-PAK-NXENES-DHE-STUDENTE-NE-SHKOLLA-ABCM1T1.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ad min14:49 | 03/08/2018

134 mijë nxënës dhe studentë më pak se katër vite më parë janë regjistruar në shkolla apo universitete këtë vit akademik. Të dhënat vijnë nga Instituti i Statistikave, sipas të cilit rënië kanë shënuar pjesëmarrësit në arsim krahasuar me një vit më parë.

Plakja e popullsisë dhe emigracioni ka sjellë rënie të ndjeshme të numrit të nxënësve e studentëve në vitin akademik 2017-2018.
Numri i të regjistruarve në shkolla dhe universitete, sipas Institutit të Statistikave ishte 650 mijë. Rreth 134 mijë më pak se katër vite më parë.

Rënie vihet re në të gjitha ciklet e studimit, por më e forta është në studentët e arsimit të lartë, me 44 mijë ne pak, më pas në ciklin e mesëm, -32 mijë, po kaq edhe në ciklin e lartë të arsimit bazë.
3.8 % më pak, sipas Institutit të Statistikave, është numrin i te regjistruarëve këtë vit akademik në shkolla dhe universitete krahasuar edhe me vitin 2016-2017.

Në arsimin parauniversitar rënia përllogaritet me 2.9 %, ndërsa në atë të lartë ajo është më ndjeshme me 7.3%.
Ndërkohë nxënesit apo studentët e regjistruar në një nivel të caktuar arsimi, sipas Institutit të Statistikave, përbejnë 82.8% të popullsisë në moshë shkollore në vend./abcnews.al

vllaznia.jpg
ad min08:33 | 14/05/2018

Vllaznia është në prag të rënies nga Superliga, pas humbjes me Partizanin në kryeqytet. Shkodranët u dënuan nga fitorja e Teutës në Korçë, përballë një Skënderbeu që luajti me rezervat.

Historia do të dënohet për të dytin vit radhazi.

Pas rënies së Tiranës në Kategorinë e Parë në 2017, në prag të zbritjes nga Superliga është Vllaznia.

Njëri pas tjetrit, dy klubet më të vjetër të futbollit shqiptar përjetojnë dramën më të madhe dhe të paktën në rastin e shkodranëve, nuk duket aq shumë e merituar.

Për fatin e tyre të keq, iu desh ta luanin ndeshjen e javës së 34-t në fushën e një Partizani që duhej të luftonte për veten, për të siguar një vend në Europë.

Kryeqytetasit ia dolën me suksesin 2-0, ndërsa Vllaznia me shumë gjasa u zhyt përfundimisht.

Kur duhen edhe dy javë, pra kur janë në lojë 6 pikë, kuqeblutë janë 5 pikë prapa rivalëve direktë, Kamzës e Teutës.

Trajneri Ernest Gjoka nuk priti më gjatë për të dhënë dorëheqjen, siç ia deklaroi Supersportit me të përfunduar takimi.

Nëse shkodranët logjikisht nuk kanë shumë shpresë, e kundërta vlen për Kamzën e Teutën.

Gjithsesi, fitoret e tyre ishin të ndryshme, pasi duket krejt normale që kamzalinjtë ia dolën në fushën e tyre ndaj Flamurtarit.

Një gol i Sebino Plakut nderoi vendasit e drejtuar prej disa javësh nga trajneri Julian Ahmataj.

Për fat të keq, gara u cënua në Korçë.

Skënderbeu nuk hodhi në fushë lojtarët kryesorë, duke ia bërë shumë të lehtë Teutës që të fitonte 3-1 dhe të siguronte praktikisht mbijetesën.

Një dhuratë për Teutën, por një goditje ndaj Vllaznisë, ndërsa trajneri vendas, Daja, e pati të vështirë të sqaronte atë që ndodhi.

Kur duhen edhe dy ndeshje deri në përfundim të kampionatit, Kamza e Teuta kanë nga 43 pikë ndaj 38 të shkodranëve.

Skënderbeu ka dalë tashmë kampion dhe Kukësi siguroi vendin e dytë që mund t’i japë edhe Championsin sezonin e ardhshëm.

Së fundi, për Europën, më pranë është Luftëtari, ndërsa shpresë ka edhe Partizani./abcnews.al

facebook-1.jpg
ad min22:42 | 01/02/2018

Rrjeti social më i madh në botë, Facebook, ka regjistruar një rënie të ndjekësve në Amerikën e Veriut, duke vënë në alarm aksionerët. Shkak dyshohet të jetë bërë ashpërsimi i konkurrencës dhe përfshirja në skandalin e njohur si “Russia-gate”.

Në vitin 2017 pa fitimet t’i rriteshin me 47 për qind, duke prekur kuotën e 40 miliardë dollarëve. Edhe përfitimet u rritën ndjeshëm, me 56 për qind, duke arritur në 16 miliardë.

Por gjërat nuk janë aq pozitive sa duken për rrjetin social më të famshëm në botë, Facebook, që në tremujorin e fundit të vitit të kaluar regjistroi një rënie të ndjekësve të tij. E teksa përdoruesit në mbarë botën vijnë në rritje, ata në rënie janë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Rënia, e publikuar në raportin financiar të Facebook, ka qenë me 1 milion përdorues ditorë.

Thënë ndryshe, koha e kaluar online ka rënë me 2 minuta për përdorues. Shkak për këtë situatë, që mund të ketë alarmuar aksionerët, mendohet të jetë bërë shumëllojshmëria e rrjeteve sociale dhe përfshirja e grupit të themeluar nga Mark Zuckerberg në skandalin e njohur si “Russia-gate”./abcnews.al

vlcsnap-error886-1280x720.jpg
ad min20:40 | 29/11/2017

Tirana e realizoi hakmarrjen që synonte ndaj Vllaznisë. Skuadra kryeqytetase fitoi 2-0 në Kupë, në stadiumin “Selman Stërmasi”, pak muaj pasi në Shkodër pësoi rënien nga Superliga.

Nuk mund të shkonte më mirë se kaq.
Tirana, edhe pse sot ndodhet në Kategorinë e Parë, pati forcën për të realizuar një hakmarrje ndaj jnë ekipi të Superligës.
Ishte revanshi i një dështimi të hidhur, atij ndaj Vllaznisë në javën e fundit të kampiontit të kaluar, kur kryeqytetasit u rrëzuan nga elita.
Përgjigja e tiranasve erdhi në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë, me suksesin 2-0 në “Selman Stërmasi”, sukses që i ka vendosur në pozita shumë të mira për kualifikimin.
Triumfi ishte i merituar për skuadrën e trajnerit brazilian, Ze Maria, e cila tregoi epërsi gjatë gjithë ndeshjes, ndonëse golat erdhën në pjesën e dytë.
Autorë të tyre ishin lojtarët e huaj si sulmuesi Ngo, dhe braziliani Uellison.
Përveç tyre, raste për gol u krijuan nga Greca, Daja apo Hoxhallari.
Vllaznia nuk arriti të tregonte diferencën cilësore të një ekipi të Superligës me një të Kategorisë së Parë, dhe duket se shkodranët janë më shumë të përqëndruar në kampionat, ku rrezikojnë mbijetesën.
Tirana, ndërkaq, synon kualifikimin për në turin e tretë dhe ka si objektiv të arrijë finalen e Kupës, finale e cila mund t’i sigurojë përsëri pjesëmarrjen në futbollin europian sezonin e ardhshëm.
Synimi kryesor gjithsesi mbetet ngjitja në Superligë, me ekipin e trajnerit Ze Maria që mban vendin e parë në grupin e Jugut./abcnews.al

3’ Anulohet gol i Tiranës
12’ Rast Tirana
34’ Rrezikon Vllaznia
53’ Rrezikon Vllaznia
67’ Rrezikon Tirana
68’ 1-0 Tirana, Ngo
76’ Rast Tirana
83’ 2-0 Tirana, Uellison
89’ Rast Tirana


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono