RENEA

renea-1.jpg
G. P.11:45 | 17/10/2019

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vjeshta”

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni nga DVP Vlorë dhe FNSH Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës.

Ndalohen 7 persona e shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Të tjera arrestime, çfarë po ndodh në Vlorë

Në përmbushje të një prej prioriteteve kryesore të punës, atë të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së kultivimit e trafikimit të lëndëve narkotike, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me FNSH Fier kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Vjeshta”.

Ky operacion është realizuar në kuadër të hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, të cilat kanë zgjatur për një periudhë 6-mujore. Operacioni është përqëndruar në dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal kryesisht kundër ”Kultivimit të bimëve narkotike”, por edhe veprave të tjera penale si ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, ”Shpërdorimi i detyrës”, ”Armëmbajtja pa leje” dhe ”Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë këtij hetimi është dokumentuar në mënyre të plotë e të gjithanshme ky aktivitet kriminal për një nga zonat me risk të lartë për kultivimin e bimëve narkotike, siç janë Njësitë Administrative të Bashkisë Selenicë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë ekzekutuar urdhrat e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për arrestimin e shtetasve:

Ç. V, 33 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë.

E. L, 28 vjeç, banues në fshatin Kotë, Bashkia Selenicë.

D. N, 22 vjeç, banues në fshatin Mazhar, Bashkia Selenicë.

A. (Sh) V., 37 vjeç, banues në Vlorë.

A. V., 27 vjeç, banues në Vlorë.

M. V., 22 vjeç, banues në Vlorë.

R. L., 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e 3 shtetasve të tjerë dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Në vazhdimësi të këtij hetimi, janë evidentuar 24 raste të kultivimit të bimëve narkotike në 5 Njësitë Administrative (Armen, Sevaster, Brataj, Kotë dhe Vllahinë), ku më parë janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 16 persona (8 të arrestuar, 4 në kërkim, 4 në gjendje të lirë).

• Janë sekuestruar 3 armë zjarri (2 kallashnikov dhe 1 pistoletë), 1 226 000 lekë dhe 4 850 €uro, 3 automjete dhe 19 aparate celulare, si dhe janë asgjësuar bimë dhe fidanë kanabis sativa.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor për persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, si dhe po punohet për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Policia e Vlorës falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe mbështetjen e deritanishme, duke i siguruar se është tërësisht e angazhuar në parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe krijimin e një ambienti sa më të sigurt. Në këtë kuadër fton cilindo që të denoncojë cdo rast të paligjshmërisë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital duke ju garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm.

renea-1.jpg
G. P.10:28 | 17/10/2019

Pas kapjes së Tesilvan Bashos, të tjera arrestime janë realizuar në Vlorë. Abcnews.al mëson se aksioni i forcave të policisë ka vijuar gjatë natës dhe është bërë e mundur kapja e disa personave të tjerë.

Megjithatë pritet që policia të dalë në një komunikatë zyrtare me vonë. RENEA është dislokuar në Policinë e Vlorës prej mesditës së të mërkurës për të vijuar ekzekutimin e urdhër arresteve ndërkombëtare.

Nuk pati asnjë njoftim zyrtar rreth shtimit të tyre në jug të endit, por gazetari i ABC News, Elton Nika mësoi se priten arrestime të tjera të personave me rrezikshmëri të lartë.

Bëhet fjalë për një listë me 10 persona për t’u vendosur ne pranga, autorë të akteve kriminale në Vlorë, por në fund të operacionit do të shihen dhe rezultate./abcnews.al

renea-1.jpg
G. P.15:21 | 16/10/2019

Pas arrestimit të 38-vjeçarit Tesilvan Basho, operacion ky i realizuar nga forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme, në Vlore shumë forca speciale kanë mbërritur mesditën e kësaj të merkure.

Nuk ka njoftim zyrtar rreth shtimit të Forcave Speciale në jug të vendit, por një burim i tha gazetarit të ABC News Elton Nika se priten disa arrestime të tjera të personave me rrezikshmëri të lartë.

Bëhet fjalë për një listë me 10 persona për t’u vendosur ne pranga, autorë të akteve kriminale në Vlorë, por në fund të operacionit do të shikohen dhe rezultate./ABC News Albania

renea-1.jpg
nev ila16:51 | 09/07/2019

Një operacion policor është zhvilluar me 1 korrik në Elbasan, ku është sekuestruar një arsenal armësh dhe municionesh. Mësohet se në një magazinë në rrugën Elbasan-Peqin janë gjetur 7 kallashnikovë, 5 pistoleta dhe municione luftarake.

Aksioni u krye një ditë pas vrasjes së Klevi Bahos, dhe armët që u gjetën janë dërguar për ekzaminim, për të zbuluar nëse janë përdorur në ngjarjet e fundit kriminale, që kanë ndodhur në Elbasan. Dyshohet se armët i përkasin një grupi kriminal.

Policia po punon për të identifikuar dhe kapur autorët që dispononin këtë arsenal armësh./ABC News Albania 24/7

renea-1.jpg
ent ela13:25 | 14/06/2019

RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë zhvilluan një operacion në qytetin e Elbasanit, për kapjen e elementëve të kërkuar dhe kriminale. Sipas burimeve, mësohet se 8 persona janë vënë në pranga, ndërsa janë shoqëruar për verifikim rreth 50 persona.

Forcat Speciale të RENEA-s iu rikthyen edhe njëherë kontrolleve blic në qytetin e Elbasanit, në kërkim të personave me rrezikshmëri të lartë kriminale.

Aksioni i nisur rreth orës 4.00 të mëngjesit u zhvillua në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Burime nga grupi hetimor bën të ditur se janë arrestuar 8 persona, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim.

“Po ashtu 60 persona janë shoqëruar në polici për t’u verifikuar. Burimet bënë të ditur se janë ndaluar anëtarë edhe pjesëtar të të fisit Çapja, të cilët ndodhet në ambientet e drejtorisë së policisë vendore të policisë së Elbasanit.

Gjthahtu janë ndaluar edhe disa persona të cilët kanë qenë të shpallur në kërkim për disa krime dhe të dënuar në mungesë nga gjykata”.

RENEA u mbështet Forcat e Nderhyrjes së Shpejte dhe policia lokale, efektivët e së cilës u mbajtën rreptësisht nën kontroll për të mos pasur mundësi dekonspirimi të aksionit. Deri në orët e drekës mësohet se janë kontrolluar 30 banesa, resorte, lokale dhe ambiente të dyshuara se mund përdoren nga eksponentë të krimit të organizuar. Policia e Shtetit nuk ka dhënë ende informacion zyrtar lidhur me rezultatet e operacionit.

/ABC News Albania 24/7

 

 

policia-1.jpg
G. P.17:35 | 04/05/2019

Arrestohet në Tiranë 33-vjeçari nga Shkodra Barush Bregu dhe një tjetër shtetas me inicialet B.Ç. po nga Shkodra, për përkrahje të autorit të krimit.

Në njoftimin e policisë thuhet se Barush Bregu është person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim, në vitin 2016, si dhe me masë sigurie “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje , pasi në shtator të vitit 2018, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia, në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Po sipas njoftimit të policisë, 33-vjeçari është i skeduar si pjesëtar i një grupi kriminal dhe është i dyshuar edhe si autor për ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura në qarkun Shkodër më parë, si dhe autor i dyshuar për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Barush Bregu dhe shtetasi tjetër u arrestuan në një apartament të marrë me qira në lagjen “Komuna e Parisit”, në një operacion të përbashkët të Policisë së Shkodrës, Reneas, FNSH e forcave Shqiponja të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme, për veprat penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”./ABC News Albania 24/7

PRELA.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
ent ela11:00 | 12/02/2019

Policia e Shtetit u përfshi në një operacion të përbashkwt anti-drogë mes Shqipërisë dhe Italisë për arrestimin e 27 personave, të dyshuar për trafikimin e 9.3 tonëve kanabis në total. 21 nga të dyshuarit si anëtarë të katër grupeve kriminale, ishin shtetas shqiptarë, nga të cilët gjashtë u arrestuan në Vlorë. 

Gjashtë persona të dyshuar si trafikantë drogë të katër grupimeve kriminale dhe të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane u arrestuan mëngjesin e së martës në Vlorë. Prangosja e tyre nga Policia e Shtetit ishte finalizimi i një operacioni të përbashkët dhe të njëkohshëm anti-drogë mes Shqipërisë dhe Italisë, të koduar “Lulet e pranverës”. Në tokën fqinje u prangosën 11 persona të tjerë, gjashtë prej të cilëve shqiptarë.

E përbashkët ishte edhe konferenca e shfaqjes së rezultateve, ku prokurorët e Krimeve të Rënda qëndruan në lidhje direkte përmes skype-it, me homologët italiane.

Donika Prela: “Ky operacion është shtrirë në disa Drejtori Vendore të Policisë së vendit, si Durrës, Vlorë, Lezhë, gjatë harkut kohor të mbi dy viteve nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda”

Tek Krimet e Rënda prokurorët e Leçes kanë bashkëpunuar me prokurorët Përparim Kulluri dhe Pranvera Pustina. Për këtë hetim drejtësia italiane nxorri 27 masa sigurimi “arrest në burg” nga të cilët 21 shqiptarë dhe 6 italianë.

Donika Prela: “Nga operacioni i zhvilluar në orët e para të mëngjesit është arritur të ekzekutohen nga policia Urdhërat e Arrestit ndërkombëtarë të 6 shtetasve shqiptarë në territorin e Republikës së Shqipërisë, ndërsa 3 të tjerë, 2 shtetas italian dhe 1 shtetas shqiptar ndodhen në burg në Shqipëri. Në Itali janë arrestuar 10 shtetas nga të cilët 5 shtetas shqiptarë dhe 5 italianë, ndërsa një shtetas shqiptar ndodhet në burg në Malin e Zi dhe janë shpalluar në kërkim 7 shtetas të tjerë”.

Në Shqipëri “Lulet e pranverës” arrestoi të dyshuarit Denis Pashaj, Kristian Llanaj (Nuredinaj), Luka Beqiraj, Bilbil Kabello, Arbnor Xhimaj (Hoxhaj) dhe Kujtim Elmazi. Ndërsa në Itali u prangosën Dorian Alikaj, Altin Avruramani, Ajet Çepaj, Kaludio Fani, Artuar Mani dhe Raul Zenunaj.

Sipas hetimit të skuadrës së përbashkët hetimore mes prokurorive të dy vendeve, rezulton se të arrestuarit janë përgjegjës për të paktën katër episode të trafikimit apo tentativës së trafikimit të më shumë 3 tonëve kanabis. Nërsa dyshimet e prokurorisë flasin për 9.3 tonë. Në itali operacioni është zhvilluar në Calabri, Toscana, Emilia Romagna dhe Siçili. Pala italiane ka dyshime për përfshirjen e të arrestuarve në trafikun e drogës, por edhe të armëve./abcnews.al

TRUPI-I-KACIFAS-MBULIM.mpg_snapshot_00.16.jpg
G. P.10:05 | 08/11/2018

I jepet sot lamtumira e fundit Kostandino Kaçifas, trupin e të cilit e mori familja një ditë më parë. Ceremonia mortore do të mbahet në orën 13:00 në fshatin Bularat të Dropullit në Gjirokastër.

Prindërit, miqtë, të afërm, por dhe mbi 2000 qytetarë grekë kanë mbërritur me autobusë në fshatin Bularat, por sipas mediave greke ata u janë nënshtruar kontrolleve të shumta.

Bashkia e Dropullit njoftoi se do të mbulojë shpenzimet e varrimit.

Masat e sigurisë në kufirin shqiptaro-grek në Kakavije janë rritur. Pala shqiptare ka shtuar ndjeshëm prezencën policore.

Pasditen e së mërkurës në shtëpinë e familjes Kaçifas ishte afër prindërve  për të shprehur ngushëllimet ambasadroja greke në Tiranë Eleni Sourani.

.35-vjeçari Kaçifas u vra nga forcat speciale të RENEA më 28 Tetor në fshatin Bularat./tvklan.al

 

TRUPI-I-KACIFAS-MBULIM.mpg_snapshot_00.16.jpg
G. P.08:49 | 07/11/2018

Trupi i pajetë i Kostandino Kaçifas u mor nga familjarët e tij pasi prokurori firmosi tërheqjen e tij. Bashkë me trupin i cili u dërgua ne Bularat të Gjirokastrës, atyre iu është dorëzuar edhe kopje e përfundimeve të ekspertizës. Burime për ABC News bëjnë me dije se 35-vjeçari do të varroset i veshur me rroba ushtarake. Funerali për të do të mbahet nesër në orën 13:00 dhe do të paraprihet nga një meshë për nder të tij. Mediat greke flasin për shumë persona që pritet të jenë të pranishëm gjatë varrimit të tij. Konstantinos Kaçifa u vra gjatë një përplasje me armë zjarri me RENEA./abcnews.al

renea-dhe-kostandinos-kacifa.jpg
G. P.15:55 | 31/10/2018

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ankesat në Ministrinë e Brendshme ka nxjerre një raport paraprak për vrasjen e Konstandinos Kaçifa në Bularat, ku thuhet se Forcat RENEA zbatuan ligjin.

Policia zbatoi të gjitha procedurat standarte për ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Bularat të Gjirokastrës, ku mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit me armë zjarri me forcat speciale të RENEA, Kostandinos Kaçifa. Ky është konkluzioni paraprak i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesa në Ministrinë e Brendshme për ngjarjen e së dielës.  Në të njëjtën përfundim ka dalë edhe drejtoria e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit, që thekson se Kaçifa u ekzektua pas disa thirrjeve për dorëzim nga reparti special RENEA.

Sipas dinamikës së zbardhur për ngjarjen, mësohet se viktima ka hapur zjarr me breshëri automatiku jo vetëm ndaj mjeteve dhe forcave elite të policisë së shtetit edhe ndaj forcave “Shqiponja” të policisë së Gjirokastrës, të cilat erdhën në ndihmë, përpara se të mbërrinte RENEA nga kryeqyteti. Në vendngjarje forcat speciale kanë bërë kontrollin e terrenit për vlerësimin e situatës, si dhe një plan operacional për lokalizimin dhe neutralizimin e 35-vjeçarit. Por megjithëse u lokalizua, Kaçifa për 30 minuta nuk iu bind thirrjeve për dorëzim të negociatorit të RENEA-s duke hapur sërish zjarr ndaj efektivëve të policisë. Pranë depos së ujit në Bularat u gjeten 31 gëzhoja automatike.

Gjithashtu janë analizuar edhe pamjet filmike që RENEA-s kishin regjistruar gjatë aksionit në Bularat. Këto matariale filmike regjistrohen sipas protokollit nga forcat speciale në të tilla ngjarje me rrezik të lartë, dhe në rastin konkret hedhin poshtë çdo pretendim për veprim të njëanshëm në drejtim të Konstandinos Kaçifa./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono