rëndësishëm

61498869_2236414013288761_7919949092875141120_n.jpg
ent ela10:30 | 31/05/2019

Përfaqësuesi i Unicef në vendin tonë, Roberto De Bernandi, vlerësoi Bashkinë e Tiranës si një partner të rëndësishëm dhe të besueshëm ku mund të mbështetet në realizimin e projekteve të përbashkëta për mirëqenien e fëmijëve, por jo vetëm.

“Besoj dhe do e bëj me shumë kënaqësi dhe krenari si përfaqësues i UNICEF, dua të falenderoj kryetarin e Bashkisë dhe administratën e Bashkisë për organizimin e sotëm, por më  shumë rëndësi se kaq, gjithë stafin e saj për mirëmenaxhimin e mirë në lidhje me mirëqenien e fëmijëve dhe me interesin e  fëmijëve. Faleminderit që UNICEF mund të mbështetet në një partner kaq të rëndësishëm. Pasi organizata jonë ëshë sigurisht e fokusuar tek të drejtat e fëmijëve”, tha Roberto De Bernandi.

Përfaqësuesi i Unicef prezantoi edhe rezultatet e një anketimi ku shumica e të rinjve e vlerësonin Tiranën si një qytet miqësor.

“Në një sondazh të realizuar së fundmi, Tirana është vlerësuar si një qytet miqësor me të fëmijët. Në videomaterialin e prezantuar, disa prej të intervistuarve vlerësuan mobilitetin”, deklaroi ai.

Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Danaj ftoi edhe bizneset që të përshtasin ambientet e tyre për të qenë sa më miqësore për fëmijët.

“Ky është një partnership mes tre pjesëve që kontribuojnë në komunitet: Ministria e Financave, bashkia dhe vetë komuniteti. Është e rëndësishme çfarë ka bërë qeveria në këto vite në fusha të ndryshme, dhe do të përmendja decentralizimin. Është e rëndësishme që ne në këtë projekt decentralizimi të vendosim objektiva, dhe të masim performancën. Në këtë konferencë ne do të mësonim se cilat do të ishin kriteret për ta bërë qytetin edhe më miqësor me fëmijët. Do të ftoja bizneset të shihnin këtë qasje sot, dhe të shohin se çfarë mund të bëjnë që të kthejnë ambientet e tyre në sa më të përshtatshme për fëmijët”, tha Danaj.

kotzias.jpg
ent ela13:30 | 29/01/2019

Faktori shqiptar ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në përfundimin e marrëveshjes së Prespës. Ka qenë kjo deklarata e ish ministrit të jashtëm grek Kotzias në një intervistë për mediat greke

Ish ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka veçuar rolin përcaktues të faktorit shqiptar në finalizimin e Marrëveshjes së Prepës.

Në një intervistë të gjatë në televizionin publik ERT, Kotzias ka zbardhur disa prej “prapaskenave” të negociatave për zgjidhjen e kontestit për emrin kushtetues të maqedonisë.

Ai tha se përpjekjet e qeverisë Tsipras filluan në verën e 2015-2, kur në pushtet ishte Nikolas Gruevski. Kotzias shënoi se këto përpjekje nuk dhanë rezultat.

Në të njëjtën kohë, Kotzias nisi bisedimet edhe me kreun e opozitës së atëhershme, Zoran Zaev, si dhe me Ali Ahmetin, të cilin gjatë intervistës e cilësoi si “liderin natyral të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”.

Kotzias tregoi se atëherë i kishte telefonuar sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton.

“Më tha ‘nuk bën mirë që takohesh me opozitën dhe me shqiptarët, pse Gruevski ndihet se ndodhet nën presion’. I thashë të mos më telefonojë më dhe të mos përzihet në negociatat që po bën Greqia me FYROM për zgjidhjen e një problemi të rëndësishëm midis tyre. Dhe nuk telefonoi më”, tha ish ministri i jashtëm grek.

Duke iu referua kontakteve me palën shqiptare, Kotzias vuri në dukje se “Faktori shqiptar donte zgjidhje. Dhe përbënte një element që ndihmonte avancimin e zgjidhjes, madje edhe kundër dëshirës së Gruevskit”.

“Ahmeti dhe Osmani, nënkryetari i qeverisë, ishin aleatët tanë në negociatat. Ky bashkëpunim me shqiptarët dha fryte deri edhe në fazën përfundimtare të negociatave”, shtoi Kotzias.

Kotzias shtoi se roli i faktorit shqiptar ishte vendimtar gjatë procesit të ndryshimeve kushtetuese, në përcaktimin e çështjeve të gjuhës dhe shtetësisë.

Ish ministri i jashtëm grek nuk pranoi të përgjigjej nëse fonde sekrete të shtetit grek janë disbursuar për media në Shkup.

“Kjo është një çështje me të cilën po merret drejtësia dhe unë nuk dua të bëj asnjë koment”, tha Nikos Kotzias./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono