rektori

besa-shahini.jpg
nev ila12:10 | 15/04/2019

Pas pezullimit nga detyra të rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, në vend të tij është komanduar Bernard Dosti.

Një fakt i tillë bëhet i ditur në shkresën e firmosur nga Ministrja e Arsimit Besa Shahini, që mban datën 12 prill.

Dosti, aktualisht Zv/Rektor në Universitetin e Tiranës, do të mbajë këtë pozicion deri në përfundim të çështjes dhe dhënies së vendimit të formës së prerë.

Rektori i komanduar mban titujt, Profesor i Asociuar dhe Doktor, gradë kjo e mbrojtur në vitin 2011. Gjithashtu, është lektor me kohë të plotë në Depatamentin e Ekonomiksit në Fakultetin e Ekonomisë.

Pezullimi i Rektorit Mynyr Koni u bë tre ditë më parë me urdhër të Ministres Shahini, sipas së cilës, gjatë një kontrolli në Universitetin e Tiranës ishin gjetur shkelje të rënda ligjore. Por në një reagim në rrjetet sociale, Koni pretendoi se nuk ishte ushtruar asnjë kontroll./abcnews.al

 

BESA-SHAHINI.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela15:46 | 13/04/2019

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka pezulluar nga detyra Rektorin e Universitetit të Tiranës Mynyr Koni pasi sipas saj ka penguar zbatimin e ligjit të arsimit të lartë.

Ministrja Shahini tha gjithashtu  se do t’i kërkojë Presidentit të Republikës shkarkimin nga detyra të Rektorit Koni të cilit tregoi se do t’i vërë në dispozicion raportet e përgatitura pas inspektimeve të kryera në universitet.

Në Shkurt të vitit 2018 Ministria e Arsimit ka monitoruar zbatimin e ligjit të arsimit të lartë në Universitetin e Tiranës. Shahini tregoi se janë gjetur një sërë shkeljesh për të cilat janë lënë një sërë detyrash të cilat tha se Rektori Koni nuk i ka zbatuar.

Shahini u shpreh se reforma në universitet do të vijojë dhe për këtë kërkohet bashkëpunim mes të gjithë palëve gjë që sipas Ministres së Arsimit në Universitetin e Tiranës ka qenë i pamundur./abcnews.al

MBULIM-REAGIMI-KONI-1280x720.jpg
ent ela15:09 | 04/04/2019

Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në adresë të tij.

Përmes një letre të hapur drejtuar stafit akademik, studentëve dhe opinionit publik sulmet dhe akuzat e vazhdueshme ndaj tij, Koni i konsideron tendencioze dhe te paprecedenta.

Rektori i Universitetit të Tiranës thotë se të gjithë fakulteteve u ka kërkuar të përcjellin listën e personave që kanë mbrojtur disertacionin dhe kane fituar grada ose tituj shkencor të barazvlefshëm me to, por përveç dekanit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës asnjë tjetër nga Fakultetet e Universitetit të Tiranës nuk ja ka përcjellë informacionin e kërkuar.

Rektori i Universitetit të Tiranës thotë gjithashtu se në vitet e tij në këtë detyrë ka kërkuar disa herë takim me kryeministrin Rama për ta sqaruar për situatën në universitetet, por në të gjitha rastet nuk ka patur mundësi dhe kohë./abcnews.al

rama-2-1280x719.jpg
ent ela21:45 | 03/04/2019

Shkarkimi i Rektorit të universitetit të Tiranës Mynyr Koni, ishte ideja e artikuluar hapur gjatë një bashkëbisedimi të studentëve e pedagogëve me Kryeministrin Rama. Teksa diskutohej mbi paktin për Universitetin, emri i Rektorit u lakua si shqetësim si nga kryeministri ashtu edhe nga studentët.

I mblodhi sërish për Paktin për Universitetin, por fokusi u bë Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni. Teksa dëgjoi shqetësimet që studentë e pedagogë i ngritën, për moszgjidhjen e tyre, kryeministri e drejtoi gishtin tek rektori Koni.

 Edi Rama: “Fakulteti mund të ishte ristrukturuar, por fondet mbarten për arsye të mos arsyes që nuk ka lidhje me ligjin, por shpërdorimin e autonomies…Rektori i Tiranës duhet të përgjigjet, pasi e keni zgjedhur ju, por ai rri atje…Biblioteka dixhitale është hapur, por nuk përdoret dot”.

Më tej Rama ju tha të pranishmëve në bashkëbisedimin në Kryeministri se i vetmi që se ka marrë vesh nëse ka ndodhur apo jo protesta ishte vetëm Rektori i UT-së, Mynyr Koni.

Edi Rama: “Se ka ndodhur se nuk ka ndodhur protesta, i vetmi që nuk e ka marrë vesh dhe nuk ka asnjë shqetësim dhe rrezik akoma nuk e di se ka ndodhur dhe se ka pasur kërkesa është xhaketa e rektorit. Kjo është pikëpyetje, në radhë të parë për ju si studentë, se nesër do të shkoni prapë në fakultet dhe prapë nuk do të punojë ai. Do të vijë një ditë dhe ju do të shkoni prapë te ministria dhe do të thoni na hiqni rektorin, ndërsa ju e keni aty rektorin. Pakti për Universitetin nuk është program elektoral”.

Kishte edhe nga ata studentë që i kërkuan Ramës shkarkimin e Rektorit. Për këtë Rama kishte një përgjigje thumbuese.

Edi Rama:Nuk është mbret por është më rehat se çdo mbret. Unë besoj personalisht, që ligji aktual i arsimit të lartë, fuqia që ligji i jep të gjitha strukturave të tjera janë të mjaftueshme pa llogaritur fuqinë që ka çdo student që e patë vetë kur bëheni bashkë që rektori reago brenda 24 orësh. Kjo është rruga më e shëndetshme, dhe do të vendosë një standard tjetër sjellje të rektorit dhe rektoratit me gjithë pjesën tjetër”.

Gjatë bashkëbisedimit për Paktin për Universitetin kryeministri Rama theksoi se duke marrë parasysh problematikat për titujt shkencorë është me rëndësi edhe futja e gjuhës shqipe në universitete, si dhe rishikimi i certifikatave të mbrojtjes së anglishtes./abcnews.al

PEDAGOGET-KORCE_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela17:29 | 28/01/2019

Studentët e Korçës janë rikthyer në mësim, pasi senati i universitetit ka pranuar plotësimin e kërkesave të tyre, mes të cilave edhe vetingun e stafit akademik.

Senati i universitetit të Korçës Fan Noli, ka pranuar plotësimin e kërkesave bazike të studentëve, të cilët i kanë dhënë fund bojkotit, duke ju kthyer auditoreve, midis të cilave, edhe vetingu për stafin akademik.

Procesi i Vetingut do të përfshijë verifikimin e notës mesatare të nivelit bachelor dhe master, për pedagogët që nuk kanë vijuar më tej kualifikimin dhe për të cilët studentët kanë dyshime, se janë emëruar, në shkelje të kritereve ligjore.

Rektori i universitetit Fan Noli, Ali Jashari: “Mësim normal në të gjitha fakultetet, falë edhe vendimit që mori Senati akademik për ndryshime në strukturë të vitit akdameik kue  shtymë ëpr 3 javë semetrin e parë që mos të mbingarkohen studentët po kështu dhe provimet do zhvillohen normalisht”.

Senati, gjithashtu ka vendosur ndryshime në statut, të cilat do të rrisin shkallën e përfaqësimit të studentëve në organet vendimmarrëse, të tilla, si bordi i administrimit apo këshilli i etikës.

Ali Jashari: “Për bordin e administrimit janë shpallur zgjedhjet dhe deri më datë 8 priten kandidime që do zgjidhen nga studentët, për të qenë pjesë e bordit, por senati mori edhe një vendim që ne do ndryshojmë statutin e universitetin dhe nga 3 përfaqësues që ka universiteti një prej tyre do jetë student”.

Brenda muajit shkurt, universiteti do të marrë përsipër botimin e teksteve mësimore, të cilët studentët do t’i përfitojnë me kosto të ulët. Sa i përket fenomenit të korrupsionit, rektorati ka filluar aplikimim e një sondazhi on line, si instrument për të inkurajuar denoncimin e rasteve korruptive të stafit mësimdhënës. /abcnews.al

 

 

shkodedt-1280x697.jpg
ent ela13:05 | 28/01/2019

Prej një jave studentët e Fakultetit Ekonomik, Juridik dhe të Shkencave të Edukimit në Shkodër janë të ngujuar. Pavarësisht se rektori i universitetit Adem Bekteshi ka zhvilluar disa takime me studentët ende nuk ka arritur një marrëveshje për t’i rikthyer në auditore.

Godina e universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër është mbuluar nga parrullat.

Studentët prej disa ditesh janë të ngujuar. Bojkotit të mësimit në Fakultetin e Ekonomikut dhe Juridikut i janë bashkuar edhe studentet e Fakultetit të Shkencave të Edukimit.

Rektori, Adem Bekteshi takoi studentet e Shkencave të Edukimit por nuk arriti t’i bind për t’u rikthyer në mësim.

Nga ana tjetër studentët e akuzuan rektorin për presion ndaj tyre. Mes studentëve pati edhe debate ku disa kërkojnë që të zhvillohet procesin mësimor.

Ka mbi një javë që studentet e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës janë të ngujuar dhe nuk pranojne të vijojnë mësimin deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Simon Shkreli

STUDENTET-SHKODER-EMIGRACIONI-1280x720.jpg
ent ela14:25 | 14/09/2018

Në auditoret e universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër do të ulen më pak nxënës se vitin e kaluar pasi ka një rënie të numrit të regjistrimeve. Shkaku kryesor sipas rektorit të ketij universiteti Adem Bekteshi është emigracioni jashtë vendit.

Universiteti ” Luigj Gurakuqi” në Shkodër do të presë në auditore më pak studentë se vitin e kaluar. Njoftimi u dha nga rekori Adem Bekteshi gjatë një konference për mediat.

“Në Universitetin e Shkodrës janë regjistruar 44 % e gjithë kuotave që Universiteti ka ofruar për gjithë nxënësit e shkollave të mesme. Janë rreth 200 regjistrime më pak në të njëjtën periudhë”.

Disa nga shkaqet sipas tij janë emigracioni , migrimi i brendshëm drejt kryeqytetit si dhe rënia e numrit të maturantëve në krahasim me 2017.

“Në senatin e universitetit është diskutuar disa herë ky problem, në fakt po të kemi parasysh zhvillimet shoqërore të rajonit vëmë re se ka zhvendojse të popullsisë, jo vetëm emigracioni, por drejt qendrës, Tiranës. Është ulur numri i studentëve që vijnë nga Kukësi, Puka dhe Lezha”.

Bekteshi shton se edhe VKM mbi kuotat e regjistrimit nuk ka qenë e studiuar mirë, pasi sipas tij ka patur fryrje. Një degë studimi e cila për vite me radhë ka një numër 40 ose 50 aplikimesh nuk mund të ketë numrin e pranimeve 150, deklaroi rektori Bekteshi. /abcnews.al

vlcsnap-error731-1280x720.jpg
G. P.15:41 | 16/02/2018

Një ditë pas kërkesës së katër dekanëve të fakulteteve të Universitetit të Tiranës për shkarkimin e rektorit ka reaguar Mynyr Koni.

Koni i cilësoi të pavërteta deklaratat e tyre, ndërkohe që akuzon deri zëvendësministrin e Arsimit për bllokimin dhe rezultatet e akredimit të këtij institucioni të arsimit të lartë.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, vijon ti kërkojë Prokurorisë të hetojë veprimtarinë e universitetit dhjetë vitet e fundit, ndërsa thotë se do ta çojë mandatin deri në fund. Për këtë situatë të krijuar mes dekaneve dhe rektorit të Universitetit të Tiranës nuk ka ende një reagim nga Ministria e Arsimit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono