reja

bushi.png
Vladimir Prenga12:30 | 17/10/2019

Alban Bushi, trajneri i kombëtares U21, ka dalë sot para mediave dhe ka folur për fitoren e fundit me Kosovën. Ai prek shumë tema, deri te lojtarët që Shqipëria e madhe merr nga Shpresat. Nuk mungon një koment edhe për festën që kuqezinjtë bënë pas ndeshjes me dardanët në “Elbasan Arena”.

NDESHJA ME KOSOVËN – “Mendoj se kanë bërë një ndeshje të mirë, ishin të mobilizuar. Kishim kohë në dispozicion, ndaj u sollën mirë ndaj detyrave taktike. Nuk ndodhi si herët e tjera. Dhanë maksimumin dhe i falënderoj, pasi nuk ishte një ndeshje e lehtë. Kosova është një ekip i fortë”.

LOJTARËT ME PAK MINUTA – “Gjithmonë kemi pasur probleme me lojtarë me pak minuta. E vuajtëm në pjesën e dytë. U munduam të aktivizojmë ata që kanë pasur minuta, përveç Tafës. Në atë repart nuk kemi shumë alternativa. Mihaj dhe Kumbulla janë në ekipin e parë. Nuk kemi qenë shumë fanatikë në qendër të mbrojtjes, mund të kishim pësuar në fillim”.

LOJA – “Nëse e keni parë ndeshjen me qetësi, e kemi dominuar. Kishte vetëm 15 minuta në pjesën e dytë që ata kishin më shumë kontrollin e topit. Kishin dy raste për gol, me Kastratin në pjesën e parë dhe me Mustafën pjesën e dytë. Kishim më shumë raste, zotëruam shumë mirë lojën në fillim. Luajtëm rrjedhshëm kryesisht, por dolëm para edhe me topa të gjatë me Brojën. Ai ishte pika jonë e fortë dhe duhet të shërbenim për të dhe të përdornim më pas sulmuesit e krahut”.

Shqipëria U21, para ndeshjes me Kosovën

ECURIA – Kemi ekip të mirë. Po t’i marrësh ndeshjet të gjitha, me Turqinë humbëm në mënyrë të pamerituar. Me Andorrën nuk na falet. Në Turqi mund të fitonim, por dolëm 2-2. Kishim rast të pastër me Omar Imerin dhe gjërat do shkonin ndryshe. Humbëm me Austrinë dhe është një ndeshje për t’u harruar. U munduam të rregullojmë gjërat. Kemi edhe pesë ndeshje, dy me Anglinë. Në futboll ndodh diçka. Mund të dalim edhe të dytët, nuk i dihet. Por mund të rrimë edhe me kaq pikë. Po të luajmë si me Turqinë dhe Kosovën, kemi shanset tona.

FESTA E FITORES – “Është njëlloj si me çdo ekip. Sa kohë lodhesh dhe punon, normal vjen ai lloj shpërthimi, adrenaline. Unë gëzohem edhe kur fitoj në kalceto, edhe pse mund të kem vëllanë tim përballë. Edhe Kosova ka festuar kur mundi Shqipërinë 3-0 në Zvicër, është normale. Kur luan Kosova dua që ata të fitojnë, e dua më zemër. Këtë herë doja fitoren e Shqipërisë”.

PRESIONI PËR FITORE – “Humbjet të mërzisin. Këtu nuk është klub. Këtu shihet si luajmë futboll dhe nuk kemi çaluar. Kemi qenë mirë, përveç ndeshjes me Austrinë. Nuk kam pasur asnjë presion. Shuëm lojtarë të Shpresave janë në ekipin A. Sadiku e Balaj kanë shkuar në ekipin A, por kanë bërë një pauzë dhe më pas kanë luajtur aty. Tani shihet te Shpresat direkt dhe kjo është gjë e mirë. Kjo vjen prej punës së mirë me moshat. Normal për ne ka probleme kur na marrin shumë lojtarë. Nuk jemi Gjermania të kemi aq shumë lojtarë. Na gëzon fakti që kemi lojtarë të mirë tek ekipi kombëtar. Me Selahin, Mihajn dhe Kumbullën do ishim ekip tjetër. Do kishim më shumë fitore me ekip të plotë”.

KUALIFIKIMI – “Shqipëria mund t’ia dalë edhe tani, pa menduar për lojtarët që janë pjesë e kombëtares tani. Po të ishin edhe ata, do ishte më mirë. Por edhe ekipi i parë ka një fazë tranzicioni. Kur të stabilizohet, atëherë do të jetë ndryshe dhe mund të kemi shanset tona që të kualifikohet në të ardhmen”.

KOMUNIKIMI ME REJËN – “Reja flet i pari, kur i duhen lojtarët i merr. Edhe nëse më duhen, unë nuk mund t’i them jo. Kombëtarja është më e rëndësishme. Edhe Panucci nuk i merrte të na bënte dëm, I duheshin dhe nuk mërzitem pse i marrim. Gëzohem dhe mundohem të bëj më të mirën me të tjerët. Edhe unë i kam marrë Brojën dhe Bullarin ekipit U19”. /abcnews.al

Reja.png
Veronik Istrefaj18:14 | 13/10/2019

Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp para sfidës kundër Moldavisë. Në fjalën e tij, kreu i stolit kuqezi tha:

TURQIA – “Ishim pak nervozë pas ndeshjes kundër Turqisë, për rezultatin më shumë. E rëndësishme për ne është të mbajmë këtë intesitet loje dhe të fokusohemi te gjërat pozitive, rezultatet do të vijnë. Shpresoj që të marrim edhe rezultate përveç lojës së bukur”.

FORMACIONI – “Më duhet pak më shumë kohë për të vendosur formacionin. Mendoj se do të bëj shumë pak ndërrime. I kemi rikuperuar të gjithë, por do të vendosim nesër në mëngjes. Do të doja të shikoja të njëjtën lojë edhe kundër Moldavisë”.

MOLDAVIA – “Skuadrat e mia në përgjithësi nuk nënvlerësojnë askënd, kushdo qoftë kundërshtari. Moldavia është një skuadër e fortë, na vuri në vështirësi edhe në Elbasan. Do të futemi me të njëjtin mentalitet si kundër Turqisë dhe nuk pres asgjë tjetër vec maksimumit”.

STRATEGJIA – “Ne e dimë që të luash atje kundër Moldavisë, nuk do të jetë e thjeshtë. E përsëris që na kanë vënë në vështirësi edhe në Shqipëri. Ne do t’i studiojmë me vëmendje dhe do t’i përgjigjemi zgjedhjeve të tyre”.

E ARDHMJA – “Normalisht, do të më pëlqente të vazhdoja punë me këtë skuadër. Do të flasim për të gjitha pikat, çfarë shkoi, çfarë nuk shkoi gjatë kohës time këtu. Për këtë pyetje, duhet të flasim edhe me presidentin. Jam i lumtur për të vazhduar punë këtu, skuadra më jep impulse pozitive. Do të shohim deri ku mund të arrijmë me këtë grup që kemi”.

RIVALI – “Për t’u përballur me një trajner me të njëjtën eksperiencë si e imja, do të jetë e vështirë. Duhet të kenë përgatitur ndonjë “grackë” për ne, shpresoj të jemi të përgatiur. Ne si Shqipëri, synojmë vendin e dytë deri në fund. Do të jetë shumë e vështirë, pasi varemi nga rezultatet e skuadrave të tjera. Për ne, e vetmja gjë që ka mbetur, është të marrim pikët maksimale”, përfundoi Reja./abcnews.al

REja-1.png
Veronik Istrefaj18:31 | 10/10/2019

Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Turqisë. Në fjalën e tij, numri një i stolit kuqezi tha:

GRUPI – “Grupi i ri po funskionon, po punojmë mirë në të gjitha aspektet. Kemi konsideratë të lartë për skuadrën turke. Calhanoglu e njoh, pasi jam italian dhe e ndjek kampionatin Serie A. Ne duhet të jemi në maksimumin e potencialit tonë dhe ta shprehim në fushën e lojës. Nëse nuk jemi në 100%, do e humbin ndeshjen. Duhet të bëjmë një përfaqësim sa më dinjitoz, pasi ky ekip e meriton”.

TAKTIKAT – “E njoh skuadrën turke, kam ndjekur ndeshjet më të rëndësishme të saj. Ka fituar kundër Francës dhe ka treguar një lojë shumë të mirë. Ne duhet të jemi taktikisht shumë të vendosur, të rregullt, sepse Turqia është ekip i fortë, me lojtarë perfekt fizikisht. Kanë shënuar dhe në goditje standarte. Duhet te jemi 100% të fokusuar. Në radhë të parë, dua të shoh përmirësim nga skuadra ime, përqëndrim dhe vëmendje maksimal. Duhet të shprehim sa më mirë veten tonë”.

DEBUTUES – “Nuk do të kemi debutues nga minuta e parë, por kemi dy lojtarë në pankinë që po presin shansin e tyre. Mund të aktivizohen si zëvendësues”./abcnews.al

REja.png
Veronik Istrefaj17:11 | 10/10/2019

Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, feston sot ditëlindjen e tij të 74. Strategu italian e ka festuar këtë ditë të shënuar së bashku me lojtarët e kombëtares tonë kuqezi, si dhe presidentin e FSHF-së, Armando Duka.

Në videon e publikuar nga FSHF në faqet e tyre zyrtare, Edoardo Reja është parë duke festuar, duke kënduar e duke kërcyer. Më pas, trajneri i kombëtares ka mbajtur dhe një fjalim, para futbollistëve kuqezi, ku ka thënë:

“Fizikisht, jam akoma mirë, por e dini cili është sekreti? Qëndroj gjithmonë me të rinjtë, pasi jam i ri në kokë. Më dhatë një kënaqësi të jashtëzakonshme në ndeshjen kundër Islandës. U rritëm, dhe kjo gjë më lumturoi pa masë. Është shumë e rëndësishme të mbërrish në moshën time dhe të jesh në gjendje të jaspësh, por unë gjithashtu edhe marr. Nesër në mbrëmje do të doja dhe një ‘dhuratë’ të vogël, nëse është e mundur.

Do ta doja këtë kënaqësi të vogël, jo për vete, por për ju. Nuk po them që po arrijmë majën, sepse është rrugë e gjatë, por jemi afër. “Jemi në rrugën e duhur, do ta shikoni që do të ketë kënaqësi për të gjithë, sidomos për mua, meqë kam ditëlindjen”, përfundoi strategu italian./abcnews.al

Partizani-Teuta.jpg
Veronik Istrefaj17:08 | 05/10/2019

Në takimin mes Partizanit dhe Teutës, që po luhet në “Selman Stermasi”, i pranishëm është dhe trajneri i kombëtares, Edy Reja. Strategu italian, së bashku me Ervin Bulkun dhe Hamdi Salihin, po ndjekin nga afër këtë sfidë, para se të vendosin për listën përfundimtare të grumbullarve.

Alban Hoxha dhe Lorenc Trashi janë grumbulluar dhe më parë për kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa Esat Mala dhe Sherif Kallaku kanë qenë pjesë kryesore e Shpresave U-21. Kjo sfidë mes Partizanit dhe Teutës po ndiqet me mjaft interes nga stafi teknik i kombëtares./abcnews.al

trumpo.jpg
Sej rie21:30 | 13/08/2019

Presidenti Trump ka vendosur të shtyjë aplikimin e tarifave të reja tregtare mbi produktet kineze. Lëvizja e papritur përfshin kryesisht objekte të fushës së teknologjisë, me kompanitë e njohura që kanë reaguar pozitivisht në tregjet financiare.

Shtetet e Bashkuara do të shtyjnë vendosjen e tarifave të reja mbi produktet kineze deri më 15 dhjetor, për arsye që kanë të bëjnë me shëndetin, sigurinë kombëtare dhe motive të tjera. Produktet përfshijnë telefonë celularë, kompjuterë, platforma video-lojrash, monitorë dhe disa lloje veshjesh. Lajmi surprizë nga administrata amerikane ka bërë që aksionet e kompanisë së njohur “Apple” të rriten me 5 për qind në tregjet financiare.

Ndërkohë, tarifat prej 10 për qind për produkte të tjera do të hyjnë në fuqi sipas parashikimeve më 1 shtator. Njoftimi zyrtar erdhi pak minuta pasi Ministria kineze e Tregtisë bëri të ditur se zëvendës kryeministri Liu He kishte patur një bisedë telefonike me autoritetet amerikane të tregtisë.

Investitorët në sektorin e teknologjisë mirëpritën ndërkohë shtyrjen e afatit, gjë që bëri që treguesit financiarë për qarqet elektronike të arrinin në 2.8 për qind. Presidenti Donald Trump deklaroi më 1 gusht se do të vendoste një tarifë prej 10 për qind mbi produktet kineze me vlerë 300 miliardë dollarë, pasi fajësoi Kinën se nuk kishte përmbushur premtimin për të blerë më shumë produkte agrikulturore nga Shtetet e Bashkuara./ABC News Albania 24/7

kqzz-1280x717.jpg
Sej rie15:35 | 28/06/2019

Fletët e votimit për bashkinë e Vaut të Dejës janë shkatërruar thuajse tërësisht nga flakët, ndaj KQZ ka porositur menjëherë fletë të reja nga kompania në Slloveni. Ato parashikohet të vijnë në rrugë tokësore që zgjat rreth 15 orë, ndërsa komisioni ndryshoi edhe vendin ku do të vendoset KZAZ-ja numër 6 që u dogj.

“Për dëmtimin thuajse total të materialeve në KZAZ-në nr.6., Bashkia Vau i Dejës, Qarku Shkodër , KQZ ka marrë masa dhe do të pajisë KZAZ-në nr.6., me të gjitha materialet zgjedhore, përfshirë këtu edhe fletët e votimit për të zhvilluar procesin zgjedhor të datës 30 Qershor. Pavarësisht ngarkesës së shtuar për shkak të problematikes së njohur nga publiku, KQZ ka vijuar si në çdo proces zgjedhor me veprimtarinë për aftësimin dhe rritjen profesionale të komisionerëve të qendrave të votimit”./ABC News Albania 24/7

pergjim-bomba-696x464-696x430.jpg
ent ela22:00 | 19/06/2019

Plot 10 audio-përgjime të reja ka publikuar sërish gazeta gjermane “Bild” , të cilat kanë lidhje me  dosjen “184” e cila është nën hetim. Këto përgjime janë bërë për  zgjedhjet e pjesshme vendore në Dibër në vitin 2016. Në këto audio-përgjime dalin emrat e ish-ministrit Damian Gjiknuri, ish-ministrit Saimir Tahiri, deputetit Ulsi Manja, deputetit Xhemal Qefalia, ish-shefit të komisariatit Dibër Robert Aga, Ymer Lalës, përgjegjësi i OSHEE në Dibër Bekim Krashi dhe disa personave të tjerë.

Përgjimi 1:

Robert Aga: Hë djalosh.

Bekim Krashi: Ça keni bërë, jeni t’u e myt.

Robert Aga: Do kem një mijë, poshtë 1 mijëshin nuk e pranoj.

Bekim Krashi: Ke fillu pretendime të mëdhaja, mos u lodhni fare.

Robert Aga: Ajo strategjia ime funksionon. A e ke Damian Gjiknurin aty, jepja pak.

Robert Aga: O shef, he mo ç’po bën.

Robert Aga: Hë si je?

Gjiknuri: Mirë fare.

Robert Aga: S’pate besim te unë.

Gjiknuri: Tërmet, tërmet, i madh je.

Gjiknuri: Ik mos fol shumë po hajt ciao.

Përgjimi 2:

Xhemal Qefelia: Berti.

Shefi i policisë: Hë mo shoku im…

Xhemal Qefelia: Ça të plasi bytha , Falmuri  ( Flamur Noka) është i detyruar me bërë politikë do t’i themi ne nesër dhe nuk ka pse me përmend më atë.

Shefi i policisë: Jo mo jo ai le të vijë dhe të kontrollojë ku t’i dojë qejfi.

Xhemal Qefelia: Ku ka me ardhur ata mundohem me u justifikuar a e merr vesh ti ca po bëhet brenda PD-së, sot janë duke u zënë me njëri-tjetrin. Mos u mërzit o burrë po hajt.

Shefi i policisë: Jo iu pata thënë unë më sillni kartonin si Messi Barcelonës dhe fitoni.

Xhemal Qefelia: E shikojë ata o vëlla se nëse do të kishin vendosur ty atje e fitonin ata.

Shefi i policisë: Unë jam me PS-në dhe nuk ndërroj për 1 milion vjet. Nuk e di

Xhemal Qefelia: Nuk e vë në dyshim o vëlla dhe prandaj unë e thashë mbrëmë aty dhe ishin të gjithë, ishte i gjithë grupi parlamentar aty.

Shefi i policisë: E mirë, mirë , faleminderit shyqyr që nuk thashë ndonjë  fjalë tjetër sepse unë e dija që është Gjiknuri.

Xhemal Qefelia: E kuptoi që ishe me të

Shefi i policisë: Jo mo aq ishte ajo.

Xhemal Qefelia: Aty ishte edhe Rama ishin të gjithë dhe ra muhabeti jot . Foli shumë mirë dhe Damiani në fakt (Damian Gjiknuri) dhe Blerina (Blerina Gjylameti).

Përgjimi 3:

Robert Aga, shef i komisariatit Dibër: O shoku im si je?

Xhemal Qefalia: Jam në një tavolinë kështu…Ku ke qejf me shku ti, në Bulqizë?

Robert Aga, shef i komisariatit Dibër: Po.

Xhemal Qefalia: Ok hajt ciao.

Robert Aga, shef i komisariatit Dibër: Kush thotë?

Xhemal Qefalia: Jam këtu me Kryeministrin dhe me ministra.

Robert Aga: Jo jo, unë të garantoj t’ju japë çfarë t’ju dojë qejfi.

Xhemal Qefalia: Që mos biem atë Keshin aty, si thua?

Robert Aga: Mirë.

Xhemal Qefalia: Hajt se jemi këtu bashkë. Për kokë tate po. A do foto ta dërgoj?

Robert Aga: Do jesh me ndonjë dashnore…

Xhemal Qefalia: Ja ta qis çik ministrin, foli se më çave bythën, foli. Saimir foli çik këtij shefit të komisariatit .

Saimir Tahiri: Alo o Berto!

Robert Aga: Mirëmbrëma.

Saimir Tahiri: Si je? Nuk shkon kjo punë që më jep Xhemali telefonin që të të falenderoj unë. Nuk shkon kjo.

Robert Aga: Jo të lutem.

Saimir Tahiri: Nga pikëpamja institucionale nuk shkon.

Robert Aga: Sinqerisht më ka gënjyer.

Saimir Tahiri: Megjithatë faleminderit shumë për angazhimin, je i madh.

Robert Aga: E kam detyrim.

Saimir Tahiri: Je i madh. Edhe mos e rruj k**** për atë që thanë ata se s’na ha trapi ne për ata legenat…

Robert Aga: Unë jam ushtari jot…

Xhemal Qefalia: Të fala edhe nga Ulsiu. Foli dhe çik Ulsiut.

Ulsi Manja: Ku je mo vlla.

Robert Aga: Ç’bëni mo.

Ulsi Manja: Hiç ja me Kryeministrin.

Robert Aga: Mua më duhet me shku pak atje..

Ulsi Manja: Ku more?

Robert Aga: Në Bulqizë, po u ndërru.

Ulsi Manja: Ne themi të shkosh për më nalt o burrë…

Robert Aga: Mirë mo mirë, ju e dini tashi, po..

Ulsi Manja: Tani a do më dëgjosh mu…Bisedo me Xhemalin se këtë e kam si shefin e Komisionit të Sigurisë. Ne e bëjmë llafin të vish për më nalt se na duhesh për ndonjë gjë më të madhe, se mua më duken gjëra të vogla ato o miku im.

Robert Aga: Mirë vlla mirë.

Ulsi Manja: Po mbaje Xhemalin në korrent se kët kemi autorizuar si kryetar komisioni.

Robert Aga: Xhemalin e kam pas vartës atëherë..

Ulsi Manja: Ore është kryetari i Komisionit të Sigurisë.

Robert Aga: Ai thotë jashm ushtari i Bertit.

Ulsi Manja: Në rregull, në rregull. Hajde vlla.

Xhemal Qefalia: Hajde se më çave trapin.

Robert Aga: Po si o ma nxjerr ministri ashtu në telefon, o koqe.

Xhemal Qefalia: Po je shoku im ti, mos më çaj k*** mu. A do të qis Ramën, ti folësh Ramës?

Robert Aga: Po leje o vlla tashi.

Xhemal Qefalia: Mos na çaj bythën tashi, a je shoku im?

Robert Aga: Unë ashtu kam qenë dhe do jem.

Xhemal Qefalia: Hajde vlla, ciao.

Robert Aga: Hajde gjithë të mirat.

Përgjimi 4:

Ymer Lala: Hë mor zotëri.

Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet! Tërmet i q**nanën.

Ymer Lala: Çfarë kemi bërë ne të dy.

Damian Gjiknuri: Tërmet!

Ymer Lala: Po më shkruante ai robi. I thashë a po fle gjumë. Tha jam habit me Selishtën dhe Luzninë (dy fshatra në Dibër). I thashë se paske njohur Damian Gjiknurin dhe mua nga afër.

Damian Gjiknuri: hahahha Tërmet, tërmet!

Ymer Lala: Hajde, se mbaroi.

Damian Gjiknuri: I q***robtë. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë vota plus.

Ymer Lala: Me gjithë mend nuk më paske njohur nga afër.

Damian Gjiknuri: Edhe ti mua, edhe unë ty…

Përgjimi 5:

Elio Lala: Hë xhaxha

Ymer Lala: Po

Elio Lala: A po pushon. Të mora në telefon për të të pyetur a ta takoj atë Admir, (Admir Trukin) se dje tek Fiksi ka dalë një video, kurse sot një video me lekë nëpër duar. Ta pyes si vepron policia me atë videon..

Ymer Lala: Po ik e takoje…

Elio Lala: E takova, ja mora Ejsit numrin. Po kështu tha dhe ai mos e rruaj k**n.

Ymer Lala: Jo, mo se duhen prova

Elio Lala: Ashtu, tha dhe ai. Qënke lodhur?

Ymer Lala: Më dhemb këtu..

Elio Lala: Ku?

Ymer Lala: Në krahë të djathtë, në fund të shpinës, mezi lëviz.

Elio Lala: A pive një nga ato, advilët, që kë ti? Pi nja dy…

Ymer Lala: Ka prap sot video eee..

Elio Lala: Mund të jetë video tjetër…Nga Sohodolli, kanë ardhur sot e kanë marrë ato të Fiksit. E doqa sot por nuk e kapa dot.

Ymer Lala: Erdhën ato të fiksit eee.

Elio Lala: Po, por nuk i kapa…hajt…

Përgjimi 6:

I panjohuri: O shef si je?

Ymer Lala: Mirë, si je ti?

I panjohuri: Kryetari i FRD- së me gjithë njerëzit e vet kanë votuar për Sheferdein Shenun

Ymer Lala: Jo nuk është e vërtetë?

I panjohuri: Ja kontrollova të gjitha tani, ka votuar para 20 minutash…
Ymer Lala:  Mos u tall…o ja qi*sha ropt e shtëpisë…

I panjohuri: Ja kontrollova unë se pata lënë njeri, 5 veta, të 5-stë Sheferedinin…

Ymer Lala:  Ja do ta marr në telefon atë halen…po unë ja qi**sh. Kur erdhën tek shtabi i thashë do votosh për këtë…Se me tha dhe Hasan Begu shife njëherë atë mu**in..

I panjohuri: E verifikova tani, para 20 minutash….

Ymer Lala: O ja qi***atë ropt

I panjohuri: Hajt mos e vrit mendjen…

Përgjimi 7:

Ymer Lala: He Ardi?

I panjohur: Si je?

Ymer Lala: Mirë si shkove?

I panjohur: O vëlla një Basir Veseli e njohim a e kemi gjë?

Ymer Lala: Si?

I panjohur: Baris Vesili

Ymer Lala: Basir Vesili po.

I panjohur: E takova por nuk ka  asgjë.

Ymer Lala: Si nuk ka asgjë?

I panjohur: Do i jepnit një kafe.

Ymer Lala: Po i kam mbaruar ata punë unë.

I panjohur: Po ke mbaru punë ti por nuk kanë shkuar në vend mor burrë.

Ymer Lala: Lëri or ata byth*q*ra .

I panjohur: O shok e takova që parë.

Ymer Lala: Rri rehat se për atë zonë ku është ai i ka çdo gjë në rregull.

I panjohur: Ok mirë!

Ymer Lala: Ku je ti? Çfarë ka ndonjë problem?

I panjohur: Jo asgjë atë muhabetin e mbrëmshëm e morë vesh?

Ymer Lala: Hë?

I panjohur: Ata që kishin rrahur në Maqellarë mbrëmë i more vesh?

Ymer Lala: Jo kush janë ata?

I panjohur: Jo mo kishin rrahur këta me kapuça Falamur Nokën e këto.

Ymer Lala: Ja po e shikoj po e shikoj në televizion.

I panjohur: Nisu nga ora 4-5.

Ymer Lala: Ok bos.

Përgjimi 8:

Qytetar: Vlla.

Ymer Lala: Ça bone.

Qytetar: Shefki Xhurra. A t’i jap ato kartat apo a mos t’ia jap?

Ymer Lala: Jepja.

Qytetari: T’ia jap, ok.

Ymer Lala: Motrën me grun ka….

Qytetari: T’ia jap kartën se ja kam mbajtur.

Ymer Lala: Jepja.

Qytetari: Kam mbaruar punë me ta unë, po a t’i jap kartën?

Ymer Lala: Jepja.

Qytetari: Ok hajt.

Përgjimi 9:

Damian Gjiknuri: Alo..

 Ymer Lala: A je duke ardhur 5 minuta apo si i ke punët?

Damian Gjiknuri: Ku je, hajde të pimë një kafe këtej.

Ymer Lala: Po e pimë kafen, por kam lënë njerëzit në monitorim e Qendrave, mos u vono të lutem

Damian Gjiknuri: Ku jeni? Tek kjoska aty jeni…

Damian Gjiknuri: Ok, hajt…..

Ymer Lala: Hajt mos u vono.

Përgjimi 10:

Ymer Lala:  Rata, do shkojë në një zyrë të madhe. A thua jam veshur mirë apo…

Grua: Po mirë more je…

Ymer Lala: Ma kariko atë gjënë në karikim…

 Grua: Po, po e kam karikuar…

Ymer Lala: Kur do dalësh ti?

Grua: Unë jam këtu…

Mirë nga ora 11:30 nisu

Bideda 2

Vajzë: Po ti ku je, përveçse dole nga kafja?

Ymer Lala: Në 10: 30 kam një takim me atë robin (Edi Rama)

Vajzë: Po

Ymer Lala: Po shkoj në zyrë me atë…

Vajzë: Po

Ymer Lala: Sa të dal ta bëj një telefon se pastaj jam për Pogradec…

Bidesa 3

Imer Lala: Ore zotëri po ku je more, se i rashë telefonit dhe e ke të mbyllur?

I panjohur: E kam mbyllur atë…

Imer Lala: A e ke mbyllur atë numër?

I panjohur: Po njëherë për njëherë

Imer Lala: Se isha tek ai babloku i madh, (Edi Rama) Isha me Qifin më herët ti mos e rruaj leshin fare…

I panjohur: Po.

Audio-përgjimet e botuara Bild i gjeni KETU

edi-reja.jpg
Sej rie14:10 | 10/06/2019

Kombëtarja shqiptare ka në dispozicion vetëm një seancë stërvitore për ndeshjen ndaj Moldavisë, për shkak të lodhjes së udhëtimit. Trajneri Reja pritet të bëjë dy ndryshime në krahasim me Islandën.

Udhëtimi ishte i lodhshëm, në vajtje, dhe në kthim.

Kombëtarja më shumë u rraskapit nga rruga sesa nga ndeshja ndaj Islandës, dhe kjo pritet të prishë jo pak punë ndaj Moldavisë.

Trajneri Edoardo Reja u detyrua të anulonte një seancë stërvitore me lojtarët kryesorë që luajtën në Rejkjavik, dhe të dielën të punonte vetëm me ata që kishin qenë në stol.

Për pjesën tjetër të ekipit mbeti vetëm stërvitja e së hënës, një ditë para ndeshjes eleminatore të Europianit.

Italiani ka dy shqetësime kryesore.

Së pari, të bindë skuadrën se humbja në Islandë nuk ishte dështim, ndaj shanset janë që të gjitha për fitore ndaj Moldavisë.

Së dyti, trajneri duhet të përshtatë më mirë lojtarët me skemën e tij të preferuar 3-5-2, aq më shumë që nuk ka kohë për të provuar diçka tjetër.

Reja ftoi lojtarët që të ishin të qetë në fushë, dhe po ashtu të saktë në veprime, për të mos krijuar të papritura, e shpenzuar energji të kota.

Pritet që ai të bëjë ndryshime në formacionin bazë, edhe pse nuk mendohet të jenë të shumta.

Një zëvendësim mund të quhet i detyrueshëm, pasi Mavraj kthehet nga pezullimi, dhe besohet se do të zërë vendin e Dermakut në mbrojtje.

Në krah mund të ketë shans Odise Roshi në vend të Lenjanit, ndërsa në sulm duhet parë forma fizike e Sadikut.

Presioni do të jetë i madh për ekipin përfaqësues, pasi nga ndeshja e së martës në “Elbasan Arena” pritet vetëm fitorja, dhe çdo rezultat tjetër do të konsiderohej dështim./ABC News Albania 24/7

Donals-trump-1.jpg
Sej rie19:15 | 22/05/2019

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se mund të vendosin tarifa të reja për produktet kineze me vlerë 300 miliardë dollarë. Sekretari amerikan i Thesarit ka deklaruar se vendimi për këtë lëvizje do të merret pas një muaji. Ndërkohë, gjigandët e biznesit i kanë kërkuar presidentit Trump t’i japë fund luftës tregtare.

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë një tjetër rritje të tarifave për 300 miliardë dollarë produkte kineze dhe aktualisht po studiojnë efektet që ajo do të ketë tek konsumatorët. Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i Thesarit, Stiven Mnushin, i cili ka theksuar se administrata amerikane ndodhet një muaj larg futjes në fuqi të tarifave të reja. “Nuk do të ketë një vendim për 30 ose 45 ditët e ardhshme”, ka thënë Mnushin në një seancë përpara ligjvënësve amerikanë.

Më herët gjatë muajit, Uashingtoni rriti tarifat ekzistuese për 200 miliardë dollarë mallra kineze, duke detyruar Pekinin të reagojë, në një kohë kur bisedimet mes dy ekonomive më të mëdha në botë për të tejkaluar problemet kishin hyrë në ngërç.

Vetë presidenti Donald Trump, i cili ka përqafuar politikën e proteksionizmit në bazë të agjendës së tij “Amerika e Para”, ka kërcënuar disa herë se do të rrisë tarifat deri në 25 për qind për një tjetër listë produktesh kineze të importuara, vlera e të cilave arrin në 300 miliardë. Ndërkohë, gjigandët amerikanë të këpucëve dhe atleteve sportive i kanë bërë thirrje presidentit Donald Trump që t’i japë fund luftës tregtare me Kinën, duke paralajmëruar se ajo do të ketë pasoja katastrofike për konsumatorët. Në një letër të firmosur nga 173 kompani, përfshirë prestigjiozet “Najk” dhe “Adidas” thuhet se rritja e tarifave për importet do të prekë klasën punëtore dhe do të dëmtojë bizneset në të ardhmen./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono