regjistrohen

49382277_303.jpg
ad min11:50 | 28/06/2019

Temperaturat e larta kanë përfshirë një pjesë të Evropës duke shkaktuar dhe viktima. Autoritetet kanë marrë masa për të mbrojtur banorët duke krijuar pika freskimi në pjesë të ndryshme të qyteteve

Marsejë, qyteti jugor i Francës shënon në këto ditë rekordin negativ për temperaturat më të larta në Evropë duke shënuar deri në 45 gradë Celsius

Por në të gjithë Francën situata është e tillë, si pasojë e një të nxehti të jashtëzakonshëm që vjen si pasojë e presionit të lartë nga Saharaja. Gjendje alarmi është vendosur sidomos në katër zona në të gjithë vendin

Shërbimet meteorologjike franceze paralajmërojnë se situata do të qëndrojë e tillë dhe në ditët në vijim. Rekordi I mëparshëm është ai I 12 gushtit në vitin 2003.

Por temperaturat e larta kanë përfshirë dhe Spanjën, ku viktima e parë është një 17 vjeçar në Kordoba. 34 nga 50 provincat spanjolle janë në gjendje alarmi për shkak të rrezikut të zjarreve. Në Katalonja zjarri ka shkrumbuar 6500 hektarë tokë, ndërsa 400 zjarrfikës janë vendosur në

gjendje gatishmërie.

Ndërsa në Itali viktima e parë e temperaturave të larta është një 69 -vjecar i pastrehë në Romë. Viktima kishte probleme me zemrën.

Ndërsa tre viktima të tjera janë konfirmuar në plazhet në jug të Francës, ku në qytetet më të nxehta si Parisi janë vendosur dhoma freskuese me ventilator, kondicionerë dhe ujë të ftohtë për të moshuarit dhe personat më të rrezikuar nga I nxehti. Autoritetet franceze kanë krijuar një listë të personave që jetojnë të vetmuar dhe I kanë telefonuar për ti paralajmëruar si dhe për tu siguruar që janë mirë.

Në Pragë ku temperaturat kanë qenë pak më të ulëta në krahasim me kryeqytete të tjera evropiane, kafshëve në kopshtin zoologjik iu është dhënë pije freskuese me akull dhe fruta, për t’i lehtësuar gjendjen.

Ndërkohë në Gjermani policia ka ndaluar në Brandeburg një person i cili po udhëtonte nudo me motorin e tij në kërkim të një pike freskimi. Por në njoftimin e saj policia sqaronte se zotëria të paktën kishte vendosur kaskon sipas rregullave rrugore. Policia e ka detyruar të vishet dhe më pas e ka lënë të lirë

Po në Gjermani një tjetër person është zhveshur dhe është future në departamentin e ushqimeve të ngrira në një supermerkat. 32 vjeçari më pas ka marrë një birrë dhe e ka pirë teksa largohej me vrap. Pasi vodhi dhe disa fruta ai u ndalua nga policia.

Temperaturat po kalojnë pragun e 40 gradë Celsius në shumë pjesë të kontinentit.

Shkencëtarët paralajmërojnë se valët e të nxehtit mund të jenë shumë të rrezikshme nëse regjistrohen në fillim të stinës së verës, para se njerëzit të mësohen me temperaturat e sezonit.

Në Bruksel administrate ka publikuar paralajmërime  të ndryshme për tu lejuar banorëve që të marrin masat e duhura si pasojë e temperaturave të larta që vazhdojnë të regjistrohen në vend. Sipas parashikimeve meteorologjike kjo do të jetë një verë e gjatë dhe e nxehtë./ABC News Albania 24/7

1557141737_thumbnailVeliajgjateregjistrmitsibanorilagjes133.jpg
ad min14:20 | 06/05/2019

10 Maji është afati i fundit kur mund të regjistrohesh në lagjen ku banon pa u gjobitur. Bashkia e Tiranës i bën thirrje qytetarëve të përfitojnë nga koha e mbetur dhe të zhvendosin adresën.

Kryebashkiaku i Tiranës është banori më i ri i Lagjes nr. 13. Erion Veliaj dha shembullin e tij për çdo banor të kryeqytetit, i cili nuk është regjistruar ende në njësinë ku banon. Ndërkohë bëri thirrje të përfitojnë për të transferuar adresën pa u gjobitur deri me 10 Maj.

 “Për të marrë shërbimet e bashkisë sime, jam regjistruar aty ku banoj. Procesi zgjati vetëm dy minuta, mjafton karta e identitetit, mbushja e formularit dhe prova që jam banor në këtë lagje. Si provë mund të jetë kontrata e qirasë ose hipoteka e shtëpisë. Duke qenë banor i kësaj lagjeje, bashkia ime, pavarësisht se kush është kryetar bashkie, do të buxhetojë invesime për këta banorë që janë regjistruar këtu. Ndaj, 10 mijë herë faleminderit, për 10 mijë banorët që e kanë kryer këtë procedurë të thjeshtë”. 

Ky ndryshim i vendbanimit do t’u vijë në ndihme vetë banorëve të cilët sipas kryebashkiakut mund të marrin shërbim më afër vendbanimit.

 “Unë si prind i ri mund të regjistroj fëmijën në një kopsht, çerdhe, apo deri tek nevojat e shërbimeve funerale në fund të jetës, nëse jam i regjistruar në Tiranë. Do të thotë, nëse dikush ka nevojë për ndihmë ekonomike, banesë sociale apo për çfarëdo lloj shërbimi tjetër, qoftë edhe për investimet që bëjmë në lagje, nga pastrimi, tek gjelbërimi, asfalti që hedhim, na duhet numri i saktë i banorëve. Shfrytëzoj rastin që të ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës, sidomos në lagjet e reja, 12, 13, 14  apo edhe banorë që mund të kenë vite në Tiranë, por prej ndonjë legjende urbane e mbajnë gjendjen civile në një qytet tjetër, të regjistrohen në njësinë ku banojnë. Kush jeton në Tiranë duhet të jetë i regjistruar në Tiranë, që të marrë shërbimet në Tiranë. Nxitoni, nxitoni, nxitoni! Kemi kohë deri në datën 10 maj, që ta bëjmë këtë pa gjobë. Pas kësaj date rikthehet ligji dhe nuk përfitojmë nga amnistia”.

Veliaj i referohet dhe zgjedhjeve vendore ndërsa thotë se qytetaret do të kenë më afër qendrat e votimit./ABC News Albania 24/7

kqz.jpg
ad min16:34 | 20/04/2019

23 prilli është afati i fundit për partitë që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Deri më tani janë 35 subjekte zgjedhore të regjistruara nga 43 në total.

Nga mazhoranca kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Partia Socialiste dhe 18 parti aleate.

Ndërsa nga opozita  janë 5 parti që kanë kërkuar të garojnë në zgjedhjet vendore. Të martën në axhendën e mbledhjes së Komisionit Qendror të zgjedhjeve është parashikuar të regjistrohen edhe 4 parti të tjera opozitare, Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit, Zgjidhja e Koço Kokëdhimës, Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos dhe Ligj e Drejtësi e Spartak Ngjelës./abcnews.al

kqz.jpg
nev ila17:18 | 11/04/2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur regjistrimin për zgjedhjet e 30 qershorit të Partisë Socialiste dhe tre partive të vogla, përkatësisht:

-Partisë Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet e Gaqo Apostolit,

-Bashkimi Demokrat Shqiptar me në krye z. Ylber Valteri, si dhe

-Partisa Ora e Shqipërisë, e kryetarit Zef Shtjefni.

Por ndërsa asnjë nga partitë e opozitës së bashkuar nuk është regjistruar në zgjedhje, krerët e dy partive të regjistruara në zgjedhje, Ylber Valteri dhe Zef Shtjefni janë aleatë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Te dy figurojnë në listat shumë-emërore të kryetarit Lulzim Basha, i cili pas marrëveshjes së 17 majit, e cila ndaloi koalicionet për zgjedhjet e qershorit 2017, përfshiu në listat e tij krerët e partive aleate.

E ndërsa asnjë nga partitë e mëdha në opozitë nuk është regjistruar për zgjedhjet vendore, afati përfundimtar skadon më 21 Prill./abcnews.al

kqz.jpg
ad min15:04 | 11/04/2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur regjistrimin për zgjedhjet e 30 qershorit të Partisë Socialiste dhe tre partive të vogla, përkatësisht Partisë Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet e Gaqo Apostolit, asaj Bashkimi Demokrat Shqiptar me në krye z. Ylber Valteri, si dhe partisë ora e Shqipërisë e kryetarit Zef Shtjefni. Por ndërsa asnjë nga partitë e opozitës së bashkuar nuk është regjistruar në zgjedhje, krerët e dy partive të regjistruara në zgjedhje, Ylber Valteri dhe Zef Shtjefni janë aleatë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e fundit parlamentare. Te dy figurojnë në listat shumë-emërore të kryetarit Lulzim Basha, i cili pas marrëveshjes së 17 majit  e cila ndaloi koalicionet për zgjedhjet e qershorit 2017, përfshiu në listat e tij krerët e partive aleate. E ndërsa asnjë nga partitë e mëdha në opozitë nuk është regjistruar për zgjedhjet vendore, afati përfundimtar skadon më 21 Prill./abcnews.al

DURRES-TREGTARET-1280x720.jpg
ent ela14:16 | 24/04/2018

Nga një prilli, 1140 biznese në rajonin e Durrësit janë futur në skemën e TVSH-së dhe afro 800 prej tyre janë kontaktuar fizikisht nga inspektorët e tatimeve.

Drejtoresha e përgjithshme e tatimeve Vasilika Vjero ka inspektuar këndin e konsulencës që është ngritur pranë drejtorisë rajonale tatimore pikërisht për biznesin e vogël që është bërë pjesë e skemës së TVSH-së.

Vjero tha se deklarata tatimore e këtij biznesi është shumë e thjeshtëzuar dhe deri tani nuk ka pasur problematika që të shqetësojnë. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono