regjistrimet

PROKURORIA-NGRE-AKUZA-PER-UNAZEN-ABC-M-4-T-2-HD.mpg_snapshot_01.23-1280x720.jpg
G. P.19:28 | 10/12/2018

Prokuroria e Tiranës regjistron procedimin penal për skandalin me tenderin e lotit të parë të Unanzës së Madhe dhe po heton për tre krime. Ndërsa hetimet nxjerrin në dritë të tjerë emra që dyshohet se janë përfshirë në skandalin e falsifikimit të dokumentave të kompanisë Danuell Haberman.

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për skandalin e tenderit të lotit të parë të Unazës së Madhe të Tiranës.
Hetimi është duke u kryer për veprat penale të shpërdorimin të detyres, shkeljen e barazisë në tendera dhe falsifikim dokumetash.
Veprimi i parë parë që po kryen prokuroria është sekuestrimi i të gjithë procedurës së tenderimit ndjekur nga Autoriteti Rrugor dhe Ministria e Enegjitikës dhe Infrastrukturës për këtë rast. Për llogari të këtij procedimi janë dërguar dy shkresa drejt ketyre dy institucione ku kërkohet vënia në dispozicion të hetuesve i gjithë materialit që disponohet për projektin 18 milionë eurosh.

Burime nga grupi hetimor thone për TV Klan se nuk perjashtohet marrja në pyetje e zyrtareve të cilët kanë kaluar nëpër duart procedurat e tenderimit. Do të verifikohen të gjitha veprimet e këshillit teknik pranë ARRSH i cili ka miratuar projektin dhe më pas ato komisioni i vleresimit të ofertave që pranuar oferten prej 18 milionë euro të kompanisë “DH Albania”. Prokuroria do të sekuestrojë edhe materialet që kjo kompani ka dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Në të dhenat që “DH Albania” ka dorëzuar bilance për vitin 2015, 2016 dhe 2017, thuhet se ka qarkulluar qindra milionë dollarë, por dyshohet se edhe këto bilance janë të falsifikuara, pasi kompania rezulton e regjistruar vetëm në qershor të vitit 2018, pak para se të fitonte tenderin.

E falsifikuar rezulton edhe data e regjistrimit si dhe një certifikatë e sekretarit të shtetit në Delawer të Shteteve të Bashkuara të Amerikes, sipas të cilës kjo kompani nuk ka detyrime fiskale. Hetim për këtë rast ka nisur dhe prokuroria amerikane, ku ne SHBA ky fakt përbën një krim federal. Dyshimet për falsifikimin e firmës të sekretarit të shtetit të Delaware pritet të përfshijë edhe nje kompani tjeter veç Danwell. Bilancet e falsifikuara te viteve 2015, 2016, 2017 jane firmosur nga Chris Dunwell në cilësinë e Shefit të Zyrës së Financës te kompanise Dunwell Haberman, jane çertifikuar nga një tjetër firmë auditimi me emrin “William Vogel and Company” dhe janë vulosur nga noteri publik i njësisë New Castel të shtetit të Delaware, Clay Robertson.

Të gjithë këto emra tashmë duhet të verifikohen nëse kanë bashkëpunuar me njëri – tjetrin dhe kanë qënë pjesë e planit të mashtrimit, apo pronari i panjohur i kompanisë offshore “Dunwell Haberman” ka fallsifikuar edhe firmat e tyre. Vetë noterja Xhevahire Brahaj ka firmosur dhe vulosur si orgjinale dokumentacionin e paraqitur nga 26 vjeçari Avdiol Dobi, perfaqesues ligjor i DH Albania, të përkthyer nga Shenda Kruja, për të cilën, burime nga prokuroria thonë se nuk ka pasur të drejtë të kryejë përkthimin, pasi nuk është në listën e përkthyesve ligjorë të Ministrisë së Drejtësisë. Në këtë rast, ligjërisht as noterja nuk duhet ta kishte pranuar përkthimin dhe për këtë arsye prokurorët dyshojnë se edhe pas përkthimit fshihen manipulime. Që të fitosh një tender me ligjin e prokurimit publik në Shqipëri, duhet që kompania të ketë minimalisht ekspereincë prej 3 vitesh në treg dhe po ashtu duhet të vërtetojë se situata financiare e saj nuk është në faliment./abcnews.al

42394641_533706277075837_7244891903093637120_n.jpg
ent ela18:54 | 22/09/2018

Ndonëse vetëm në edicionin e 3-të, Maratona e Tiranës ia ka dalë që të fitojë seriozitetin e një aktiviteti ndërkombëtar, çka premton një garë të vërtetë sportive.

Në garën që do të mbahet me datë 7 tetor,  do të jenë 2500 vrapues nga mbi 28 shtete të ndryshme të botës, që nga Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e deri në Australi dhe në Zelandën e Re.

Vetëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë regjistruar 19 garues. Por ajo që spikat është se këtë vit do të kemi pjesëmarrës edhe nga Hondurasi, tregues ky i ndërkombëtarizimit të Maratonës së Tiranës.

Por harta e pjesëmarrjes së garuesve në Maratonën e Tiranës pritet që të zgjerohet edhe më tej, pasi ende vijojnë regjistrimet dhe një numër i lartë kanë shprehur interes.

Pjesëmarrësit në garë do të kenë mundësi që të garojnë në 3 kategori; Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10K dhe “Ëe too” kjo një kategori që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive.

Nuk do të mungojë as gara Fun Run e cila do të zhvillohet një ditë para garës së madhe me datë 6 tetor 2018 me të rinjtë e Shkollave te Mesme të Tiranës.

Me projektin “Fun Run” Bashkia e Tiranës synon të edukojmë brezat përmes sportit, për të qenë të vendosur dhe me vetëbesim, në rrugën e tyre për të arritur qëllimet e tyre. Gjithashtu, kjo të jetë një mënyrë e mirë për t’i nxitur të angazhohen me sport dhe të fillojnë të përgatiten për të konkurruar pas disa vitesh në Maratonën e Tiranës.

Përveç se një ngjarje sportive për garuesit, Maratona e Tiranës është edhe një mundësi fantastike për promovimin e qytetit tek turistët e tuaj duke e futur kryeqytetin në hartën e vendeve më tërheqëse në botë e duke gjeneruar ekonominë e turizmit.

28 shtete pjesëmarrëse në Maratonë

1-Australia

2-Bosnja & Hercegovina

3-Kanada

4-Kina

5- Çeki

6-Finland

7- Franc

8- Gjermani

9- Rusia

10- Greqi

11- Honduras

12- Hungari

13- Irlandë

14- Itali

15- Japoni

16- Kosova

17- Maqedoni

18- Mali i zi

19- Zelanda e re

20- Pakistani

21 – Portugali

22- Sllovenia

23- Spanja

24- Suedi

25- Zvicër

26- Turqi

27- Mbretëria e Bashkuar

28- SHBA

STUDENTET-SHKODER-EMIGRACIONI-1280x720.jpg
ent ela14:25 | 14/09/2018

Në auditoret e universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër do të ulen më pak nxënës se vitin e kaluar pasi ka një rënie të numrit të regjistrimeve. Shkaku kryesor sipas rektorit të ketij universiteti Adem Bekteshi është emigracioni jashtë vendit.

Universiteti ” Luigj Gurakuqi” në Shkodër do të presë në auditore më pak studentë se vitin e kaluar. Njoftimi u dha nga rekori Adem Bekteshi gjatë një konference për mediat.

“Në Universitetin e Shkodrës janë regjistruar 44 % e gjithë kuotave që Universiteti ka ofruar për gjithë nxënësit e shkollave të mesme. Janë rreth 200 regjistrime më pak në të njëjtën periudhë”.

Disa nga shkaqet sipas tij janë emigracioni , migrimi i brendshëm drejt kryeqytetit si dhe rënia e numrit të maturantëve në krahasim me 2017.

“Në senatin e universitetit është diskutuar disa herë ky problem, në fakt po të kemi parasysh zhvillimet shoqërore të rajonit vëmë re se ka zhvendojse të popullsisë, jo vetëm emigracioni, por drejt qendrës, Tiranës. Është ulur numri i studentëve që vijnë nga Kukësi, Puka dhe Lezha”.

Bekteshi shton se edhe VKM mbi kuotat e regjistrimit nuk ka qenë e studiuar mirë, pasi sipas tij ka patur fryrje. Një degë studimi e cila për vite me radhë ka një numër 40 ose 50 aplikimesh nuk mund të ketë numrin e pranimeve 150, deklaroi rektori Bekteshi. /abcnews.al

thumbnail_maratona-1-1280x852.jpg
ent ela10:11 | 11/09/2018
Maratona e Tiranës 2018 mirëpret edhe këtë vit vrapues nga e gjithë bota për t’u bërë pjesë e saj. Bashkia e Tiranës e cila është organizatorja e edicionit të tretë të kësaj maratone ka marrë aprovimin e dy itinerarëve të rinj të certifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës – IAAF. Itinerari përshkruan pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë por edhe në argëtim. Përveç se një ngjarje sportive për garuesit, do të mund të konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen shumë aktivitete artisitiko-kulturore në kuadër të këtij eventi. Ndërkohë regjistrimet për t’u bërë pjesë e Maratonës së Tiranës mbyllen me 30 shtator 2018, ora 00:00.

Përshkrimi i itinerarit

Fillimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” më kuriz nga sheshi “Nënë Tereza”

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Rruga “Abdi Toptani”

Rruga “George W. Bush”

Rruga “Barikadave”

Rruga “Urani Pano”

Rruga “Ded Gjo Luli”

Rruga “Kavajës” deri te kisha katolike dhe kthim

Rruga “Kavajës”

Rruga “Ibrahim Rugova”

Sheshi “Frederik Shopen”

Shëtitorja e Parkut të Madh

Shëtitorja Lasgush Poradeci

Rruga që përshkon Liqenin

Rruga që përshkon Liqenin nga brënda Parkut

Fillimi i Shëtitores së Parkut të Madh

Sheshi “Frederik Shopen”

Rruga “Lek Dukagjini”

Sheshi “Shën Tereza”


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono