regjimi

kukes-1280x851.jpg
G. P.18:07 | 20/07/2019

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka paralajmëruar furtunë shkarkimesh në administrate gjatë një takimi të zhvilluar në qytetin e Kukësit. Ministrja theksoi një sërë problematikash në zyrat e Shërbimit të Provës në Kukës dhe Tropojë, duke kërkuar përgjegjshmëri më të lartë ndaj shërbimeve që duhet t’i ofrohen qytetarëve.

“Brenda datës 30 Korrik ju do të keni treguesit e punës për planin që duhet të realizoni për shërbimet ndaj qytetarëve. Nëse deri më 30 Tetor kur të bëjmë analizën e radhës, ky plan nuk është përmbushur plotësisht dhe treguesit nuk janë arritur, përgjegjësia bie mbi drejtuesit e të gjitha institucioneve të varësisë, të cilët do të largohen nga detyra”, paralajmëroi Gjonaj.

Ndërkohë, Ministrja e Drejtësisë inpektoi edhe burgun e Kukësit, për të parë nga afër zbatimin e masave për regjimin e posaçëm “41-bis”. Mësohet se Gjonaj ka kërkuar një analizë për çdo sektor duke paralajmëruar largime të drejtorëve të burgjeve në rast se nuk janë përmbushur standardet e duhura./ABC News Albania

Lulzim-Basha-selia-1280x711.jpg
nev ila22:33 | 28/06/2019

Menjëherë pas mbylljes së fushatës së Partisë Socialiste në Vlorë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga selia e PD mbajti një deklaratë për median.

Në prag të 30 qershorit, Basha rikthen në vëmendje betejat e vështira dhe fitorët e PD në 6 vjet e vetme kundër të gjithëve.

“E kam thënë disa herë javët e fundit se 30 qershori do të jetë hapi fatal politik i regjimit kriminal të Edi Ramës. Neveria që sot shqiptarët ndjejnë për Edi Ramën nuk duhet të na bëjë ta harrojmë atë. në 30 qershor fillon spiralja e rrëzimit të regjimit politik.

Sot mund të duket e largët, por opozita zhvilloi një betejë të ashpër për largimin e krimit nga parlamenti dhe postet e zgjedhura, sapo Edi Rama erdhi në pushtet.

Ka qenë një betejë e vështirë në momentin më të fortë të Rilindjes, sapo ajo kishte ardhur në pushtet, kur askush nuk besonte apo nuk shqetësohej se, bashkë me rilindjen, në pushtet kishte ardhur krimi.

Atëhere na u desh të bënim çdo përpjekje, deri në bojkotimin e paralamentit që të arrinim ligjin e dekriminalizmit.

Ata që mendojnë se me Edi Ramën mund të funksiononte gjuha institucionale, le të kujtojnë dekriminalizmin

Vetëm bojkoti i parlamentit solli dekriminalizmin dhe largimin e Ndokave, Frrokave dhe Prengave dhe Roshajve nga politika, edhe pse Edi Rama i mbrojti dhe nuk i lëshoi me vetëdije deri në fund.

Kujtoni sulmet e tij ndaj nesh.

Kujtoni talljet e tij ndaj nesh dhe përbetimet që dekriminalizimi ishte lojë politikë e jona.

Dhe pastaj kujtoni të gjithë ata që u përzunë nga dekriminalizimi, sepse ishin vrasës përdhunues dhe trafkantë, që Rama i solli të bashkëqeveriste me ta.

Pa mbaruar mirë dekriminalzimin, na u desh të përballeshim me projektin e Edi Ramës për kanabizimin e vendit si shpërblim ndaj krimit dhe alternativë eknomike për vendin.

Ju kërkoj të gjithëve të rikujtoni talljet, fyerjet ndaj denoncimeve tona, gënjeshtrat, mashtrimet që sajuan për të mohuar këtë realitet. Kujtoni sulmet mizore ndaj Dritan Zaganit dhe kujtdo që guxoi ngriti zërin për drogën.

Vetëm duke luftuar përditë, me këmbëngulje, ne ia dolëm që të zbulonim të vërtetën e drogës dhe të zgjonim gjithë botën që t’i bënte presion Edi Ramës

Kujtoni betejën tonë për koncesionet.

Edi Rama e shiti çdo skemë hajdutërie si skemë zhvillimi, sSi metoda novatore. Na sulmoi me çdo gjë deri sa më në fund shqiptarët dhe bota e panë dhe e kuptuan se koncesionet ishin skema të pastra grabitjeje.

E njëjta gjë me vjedhjen e zgjedhjeve.

Tre vitet e fundit ne kemi luftuar çdo ditë që të kutpohet realiteti vrasës i bashkëpunimit krim-politikë në zgjedhje.

Na sulmuan

Na fyen

Na shpërfillën

Por sot, Të gjithë e kanë mësuar të vërtetën. Kjo histori është përsëritur çdo ditë, për çdo betejë tonën.

Kanë qenë beteja të ashpra. Na është dashur të marrim veprime të guximshme. Na është dashur të sakrifikojmë dhe të përballojmë kosto, baltë dhe sulme.

Ne nuk ulëm kokën kur prej nesh kërkohej gjithçka dhe palës tjetër asgjë. Kemi pranuar sulmet sepse jemi ndjerë të përgjegjshëm.

Por sot dua ta them:

Pa bojkotet tona,

Pa denoncimet tona

Pa çadrën

Pa djegien e mandateve

Pa bojkotin e zgjedhjeve farsë

Sot Edi Rama do të vazhdonte të ishte rilindas. Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqja me shokë ende ministra dhe Qazim Sejdini e Vangjush Dako pranë mandatit të katërt“, deklaroi Basha nga selia e PD./abcnews.al

Bujar-Kapexhiu-1280x773.jpg
G. P.21:17 | 02/04/2019

Artisti Bujar Kapexhiu i ftuar në “Provokacija”, ka rrufur momente interesante nga jeta e tij, ku dhe ka treguar se si prindërit e dërguan të studionte për inxhinieri jashtë dëshirës së tij. Ndër të tjera regjisori ka rrëfyer një moment ku regjimi i kohës e kishte dënuar dhe për disa vite kishte punuar në kombinatin “Josif Pashko”.

Mustafa Nano: Unë di që ashtu si edhe unë ju keni tentuar të bëheni inxhinier. Unë u bëra po ju nuk u bëtë inxhinier.

Bujar Kapexhiu: Fatmirësish nuk u bëra. Them fatmirësisht pasi pasioni im që në vogëli ka qenë teatri dhe vizatimi. Me këto të dyja jam marrë vazhdimit dhe nuk më shkonte në mëndje që do të bëhesha inxhinier. Por prindërit e mi kishin shumë dëshirë meqë në gjimnaz isha me nota të mira meqë merresha me vizatim dhe pikturë menduan që unë mund të isha një arkitekt i mirë. Kështu që vendosën që do shkojnë për inxhinieri pa dëshirën time. Unë kam mbaruan gjimnazin tek “Petro Nini Luarasi”.

Mustafa Nano: Kur morët goditjen pas festivalit të 11 dhe pastaj për dy tre vite ju keni bërë punëtorin e zakonshëm?

Bujar Kapexhiu: Ju thatë se kam qenë një punëtor i zakonshëm por në fakt unë kam qenë një punëtor i jashtëzakonshëm. Sepse jo vetëm që isha punëtor me arsim të lartë, por unë isha shumë i fuqishëm dhe gjithmonë merresha me sport dhe kur vajta atje për të punuar ishte një punë që e bënin vetë, në kombinatin “Josif Pashko”. Ishin disa karroca që merrnin katro tubat e mëdha dhe këtë punë e bëni katër vetë. Unë me një mikun tim edhe ai një burrë shumë i fuqishëm bëmë një kërkesë që këtë punë do ta bëjmë ne dy vetë. Dhe kështu ne të dy e bëmë atë punë dhe u përgatita akoma më mirë nga ana fizike. Ishte punë e rëndë dhe punoja shumë. Kishte edhe një gjë të bukur shumë se kur bënim mbledhjen kishte iniciativa të ndryshme dhe na thohej se kush do të punojë dy turne. Kishte nga ata që kundërshtoni se jo kush do punojë dy turne. Por i pari që nurja dorën për të punuar dy turne isha unë. Na thohej se kush do të shkojë në fabrikën e çimentot të mbushë thasët i pari që ngreja dorën isha unë dhe të tjerët thoshin jo. Unë dukesha si grevëthyes. Mirë më kanë trajtuar mirë, jashtëzakonisht mirë. Unë kot shkoja nëpër mbledhja sepse hyja me dorën lart gjoja për t’u thënë më çoni ku të doni. E kam kaluar shumë bukur atë periudhe dhe e shikoj edhe me nostalgji. Ata ishin njerëz të thjeshte dhe të mirë dhe të gjithë mundoheshin që të ma lehtësonin punën./abcnews.al

sabi-1280x629.jpg
G. P.22:44 | 13/10/2018

Ky dokumentar sjell historinë e shkencëtares së parë shqiptare, Sabiha Kasimati, jeta e se cilës u ndërpre në moshë të re pasi u konsiderua kundërshtare e sistemit komunist. Sabiha Kasimati ishte laureuar në Torino të Italisë për biologji dhe ishte një nga anëtarët më të hershëm të Institutit të Shkencave, pararendës i Akademisë së Shkencave.

Po përse regjimi komunist e vrau shkencëtaren e parë shqiptare? Çfarë thotë e vërteta? Ishte Sabihaja një kundërshtare e këtij regjimi, apo u ekzekutua sepse refuzoi Enver Hoxhën? Përgjigjet për këto pyetje tenton të zbardhë edhe ky dokumentar./abcnews.al

 

vlcsnap-error671-1280x721.jpg
us er16:43 | 03/01/2018

Kreu i Rojeve Revolucionare të Iranit duke bërë me dije se manifestimet e dhunshme kanë përfunduar u shpreh se “kryengritësit janë mundur”. Ndërkohë, në shumë qytete të Iranit janë zhvilluar protesta pro-qeveritare.

Kreu i Rojeve Revolucionare të Iranit ka deklaruar mposhtjen e “kryengritjes” në vend, duke iu referuar një valë proteste kundër qeverisë. Gjeneral Majti Mohammad Ali Jafari bëri njoftimin kur dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në tubime pro-qeveritare të thirrura për të luftuar trazirat. Protestat filluan të enjten e kaluar në qytetin e Mashhad. Protestat fillimisht ishin kundër rritjes së çmimeve dhe korrupsionit, por u kthyen në një ndjenjë më të gjerë anti-qeveritare.

“Mund të themi se ky është fundi i kryengritjes së vitit 96”, u shpreh gjenerali duke iu referuar vitit aktual – 1396 – në kalendarin persian. Ai tha se “gatishmëria e sigurisë dhe vigjilenca e njerëzve” çuan në humbjen e “armiqve”. Zyrtari fajësoi agjentët anti-revolucionarë, pro-monarkistët dhe forca të tjera, për të cilët tha se ishin “shpallur nga ish-Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton për të krijuar trazira, anarki, pasiguri dhe intriga në Iran”.

“Armiqtë” u përpoqën të paraqesin “kërcënime kulturore, ekonomike dhe të sigurisë kundër Iranit islamik”, tha Ali Jafari. Komentet e tij i bënë jehonë atyre të udhëheqësit të Lartë Ajatollah Ali Khamenei, i cili gjithashtu fajësoi “armiqtë” e papërcaktuar që analistët besojnë se i referoheshin SHBA, Izraelit dhe Arabisë Saudite.
Në disa nga manifestimet e shumta pro-qeveritare të transmetuara nga televizioni shteror i Iranit, dëgjoheshin thirrje të tilla: “vdekje mercenarëve amerikanë; gjaku në venat tona është një dhuratë për liderin tonë”.

Ndërkohë, gjatë ditës së mërkurë, presidenti iranin Hasan Rohani ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan. Sipas mediave ndërkombëtare, Rohani i ka thënë Erdogan se autoritetet iraniane nuk do të qëndrojnë në heshtje përballë dhunës dhe akteve të tjera të paligjshme./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono