refuzim

ministrja-mali-i-zi.jpg
ger ta20:29 | 12/11/2019

Mali i Zi refuzon nismën “mini Schengen” për vendet e Ballkanit të propozuar lidëri i Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Ministrja e ekonomisë së Malit të Zi, Dragica Sekulic ka thënë  të hënën se kjo nismë do të ishte një humbje energjie. Ajo tha se Mali i Zi është një anëtar i CEFTA, Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, një iniciativë rajonale për vendet e Ballkanit Perëndimorqë garanton qarkullimin e lirë të njerëzve të mallrave.

“Unë i kuptoj nismëtarët. Këto janë vendet që, për shkak të barrierave të ndryshme tregtare që i kanë vendosur njëri-tjetrit, mund të ketë nevojë për një iniciativë të re për të premtuar përsëri se ata do të bëjnë atë që kemi bërë prej kohësh”, tha Sekulic për televizionin publik malazez.

Më tej ministrja ka shtuar se qytetarët malazezë tashmë po udhëtojnë duke përdorur kartat e tyre të identitetit si një dokument për të gjitha vendet e rajonit, përveç Kroacisë.

Kujtojmë se në një samit në Ohër në Maqedoninë e Veriut, dy ditë më parë më 10 nëntor, kryeministri Edi Rama, homologu i tij i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ranë dakrod të punojnë së bashku për të hequr pengesat në lëvizjen e mallrave dhe njerëzve midis tre vendeve të Ballkanit. Po ashtu ata ftuan vendet e tjera të Ballkanit të bashkohen në këtë projekt.

Ndërkohë në këtë samit nuk mori pjesë Kosova. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi reagoi duke thënë se nuk mund të merrte pjesë në një takim ku janë edhe shtete që nuk e njohin Kosovën të Pavarur. /abcnews.al

politika-ne-abc-news-1280x716.jpg
ad min18:44 | 19/10/2019

BE refuzoi të hapte negociatat e antarësimit si me Shqipërinë ashtu edhe Maqedoninë e Veriut. Mosndarja e dy vendeve aspirante, ndikoi në reagimin e Tiranës zyrtare, si në justifikimin e Edi Ramës, ashtu edhe në apatinë e Lulzim Bashës. Ndjekim Mimoza Koçiun me Politika në ABC News.

Për herë të katërt, që prej 2014, kur mori statusin e vendit kandidat, Shqipëria e humbi shansin e hapjes së negociatave. Franca frenuese e zgjerimit mori pas vetes edhe vende të tjera, që ishin për lënien në klasë të Shqipërisë, por jo të Maqedonisë së Veriut, duke bërë që të dy vendet të mbeten në vend numëro. Në Tiranë Edi Rama e Lulzim Basha po bashkëjetojnë çuditshëm me krizën politike 9 mujore, një realitet absurd që u evidentua edhe nga Kryeministri italian, vend mbështetës i fortë i Shqipërisë për hapjen e negociatave. Refuzimi i BE për hapjen e negociatave duket se nuk do e prishë këtë status quo, të paktën së afërmi. Duket se nuk do shohim as modelin e fqinjit tone, Maqedonisë së Veriut, ku zgjedhjet e parakohshme u shfaqën nga Zaev, si opsioni më i parë pas dështimit në hapjen e negociatave.

Po çfarë ndodhi javën politike që lamë pas?

16 muaj pasi kishin vënë disa kushte, si për Shqipërinë e Maqedoninë, Këshilli Europian nuk gjeti dot unanimitetin e kërkuar, për të nisur bisedimet e anëtarësimit me këto dy vende. Në Tiranë ky vendim u parapri me një klimë stanjacioni. Kriza politike e institucionale vijon prej 9 muajsh e aktorët kryesorë po bashkëjetojnë me të, pa vullnetin për ta zgjidhur. Ua vuri në pah, Km italian në pak orë qëndrim në Tiranë, duke premtuar se si pjesë e Këshillit Europian do bënte gjithcka mundej që Shqipërisë t’i hapen negociatat. Por Giuseppe Conte nënvizoi pritshmërinë për zgjidhjen e krizës politike, duke i thënë KM se duhej të bënte lëvizje konkrete.

Nuk pati një reagim nga Kryeministri, por i njëjti mesazh duhej të ishte përcjellë edhe në takimin me presidentin Meta e kreun e opozitës Basha. Të dy i bashkoi 10 vjetori i Kastiftung në Shqipëri, fondacioni politik i Unionit Kristian-Demokrat të kancelares Merkel, mazhoranca që e orietoi Bundestagun drejt hapjes me kushte të negociatave për Shqipërinë, pasi në mënyrë të përsëritur ishte ofruar për të ndërmjetësuar zgjidhjen e krizës. Ilir Meta ripërsëriti apelin për dialog mes palëve.

9 kushtet gjermane Lulzim Basha thotë se i ka kauzë të vetën. Por asnjëra palë nuk shkoi përtej deklaratave. Kjo panoramë mbeti kokëfortë në Tiranë, teksa në Bruksel sinjalet e refuzimit qartësoheshin ditë pas dite: të parët ambasadorët e përhershëm që dështuan për të gjetur gjuhën në tre takime të përjavshme. Pas tyre, njëlloj edhe ministrat e jashtëm të vendeve anëtare. Refuzimi i Francës kishte ndikuar edhe vendet e tjera, Holandën e Danimarkën. Në siklet së pari u vu Komisioni Europian, rekomandimi i të cilit nuk konsiderohet nga Këshilli, prej të paktën 4 vitesh.

Pavarësisht atij mesazhi paralajmërues, Rama u shfaq optimist në një videomesazh nga makina e tij, teksa njoftonte se po shkonte në Bruksel bashkë me Zaev. Shefi i ekzekutivit njoftoi shqiptarët se Merkel do takonte Macronin skeptik, për ta bindur për një PO për negociatat. Sipas informacionit zyrtar në faqen e presidencës franceze, mikpritëse e takimit, në fokus ishte bashkëpunimi mes dy vendeve për mbrojtjen, klimën, inovacionin, hapësirën dhe kulturën. Disa prej tyre do ishin edhe objekt i Samitit të KE. Kjo duket arsyeja se pse takimit Merkel-Makron, i ishte bashkuar edhe presidentja e zgjedhur e KE Ursula von der Leyen.

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Merkel mbështetet nga Franca, pasi sic thuhet në faqen zyrtare të presidencës franceze, programi i Von der Leyen është frymëzuar nga vizioni i Francës për risktrukturimin e BE, i paraqitur nga Macron në Shtator 2017 e i detajuar në Mars 2019, sipas të cilit nuk duhet të ketë zgjerim me vende të reja, pa reformuar në thellësi BE-në. Për pasojë vendimmarrja për Shqipërinë e MV, doli në konferencën për shtyp Makron-Merkel, vetëm pas pyetjes që bënë gazetarët. Presidenti francez e ilustroi me Shqipërinë arsyen se përse nuk duhet lejuar zgjerimi, pa e reformuar si proces.

Kancelarja Merkel u përpoq të merrte kohë. Por të nesërmen para nisjes për në Bruksel, para Bundestagut, Merkel nuk u shfaq optimiste. A po përgatiteshin vallë për këtë vendimmarrje dy vendet në pritje? Në Bruksel dy ditë para Samitit u shfaq Km Zaev, që pati takime me kreun e PE David Sasoli, presidentin në largim të KE Donald Tusk dhe një takim e konferencë për shtyp me komisionerin për zgjerimin Johannes Hahn, që konfirmoi deklaratën e dhënë më herët, se qeveria e tij mund të rrëzohej në rast të një refuzimi nga KE për hapjen e negociatave.

Siç kishte njoftuar, në Bruksel kishte mbërritur edhe Rama. Takim me Tusk, Mogherinin e Hahn, e në vend të një konference për shtyp si me Zaev, një mesazh përmes gojës së komisionerit, se një JO për hapjen e negociatave, nuk ishte faji i qeverisë. Arritja e marrëveshjes për Brexit me Britaninë e Madhe, pika e parë në axhendën e Samitit të Këshillit Europian, nuk e cliroi dot vendimmarrjen për një dritë jeshile për Shqipërinë e RMV. Madje as lehtësimi për një armëpushim të Turqisë ndaj kurdëve në Veri të Sirisë, i arritur pas një takimi 4 orësh të zv/presidentit amerikan Pence me presidentin Erdogan në Ankara.

Në tryezën e KE mbetën vetëm çështjet e BE në vazhdim, buxheti, klima e zgjerimi, por nuk pati dritë në fund të tunelit për Shqipërinë e MV. E para që reagoi nga tryeza e udhëheqësve ishte kancelarja Merkel e cila tha se kjo qasje do zhgënjente dy vendet. Ai që i kishte prerë shpresat edhe për MV ishte presidenti Francez. I kishte vënë veton dritës jeshile, që disa vende do i hapnin Shkupit.

Kush ia kishte vizatuar vallë Presidentit Macron, atë skenar dhune, në rast të ndarjes së Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria? SHBA shohin një tjetër rrezik nga vendimi i KE që e vlerësojnë zhgënjyes. Në një deklaratë të DASH thuhej se një vendim pozitiv do të kishte riafirmuar besueshmërinë e rrugës së këtyre vendeve për në BE dhe do t’i ishte kundërvënë vendosmërisht aktorëve të huaj dashakeqës, të cilët kërkojnë të minojnë vlerat perëndimore dhe komunitetin euro-atlantik. Lënia në klasë e dy vendeve është një lehtësim politik për Ramën, që paraprakisht e ka lexuar atë qasje, si problem të vetë BE, edhe pse për Shqipërinë rezervat ishin materializuar tek 9 kushtet gjermane. A e ndjen vallë Kryeministri se duhet të ndryshojë dicvka, qoftë edhe të testojë veten në kuvend?

Opozita duket që kishte pritshmëri për hapjen e negociatave me 9 kushtet gjermane, të cilat do ta ulnin në tryezë me Edi Ramën. Tonaliteti i zbutur politik i Bashës dhe përcaktimi i reformës zgjedhore si prioritet, duket orientimi që bashkon PD me PS, i nxitur apo jo nga ndërkombëtarët. Roli i tyre në Tiranë mbetet i zbehtë, sidomos pas situatës në të cilën u përfshi javën politike që lamë pas, iniciuesi i tryezës zgjedhore edhe me opozitën politike, ambasadori i OSBE Bern Borchardt.

Mbrëmjen e 13 tetorit, kreu i prezencës së OSBE po kalonte në trotuarin ku po qëndronin familjarë e mbështetës të protestuesve të arrestuar, kur drejt tij është lëshuar thirrja “shame on you”, “turp të kesh”, e cila 5 muaj më parë ishte shkruar në hollin e pallatit ku ai jetonte, e që u lexua gjerësisht si kërcënim ndaj ambasadorit për shkak të deklaratave të tij kundër dhunës në protestat e opozitës. Rikthimi i kësaj shprehje, duket i ka humbur vetëpërmbajtjen gjermanit Bernd Borchard ndërsa ky gjest i tij si përgjigje, bëri xhiron e mediave e rrjeteve sociale. Prezenca e OSBE ne Shqipëri postoi në llogarinë tuiter një mesazh ndjese të ambasadorit.

Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë dënoi gjestin dhe kërkoi nga OSBE marrjen e masave disiplinore ndaj diplomatit të lartë, ndërsa vetë banorët e unazës së re iniciuan një peticion ku kërkohet shkarkimi i ambasadorit. Njëlloj si në rastin e shkrimit në banesë, politika ishte e ndarë në leximin e ngjarjes. Por Parlamenti prej muajsh me 122 deputetë nga 140 që parashikon kushtetuta, vijon të humbasë së pari solemnitetin e vet. Një situatë në kufijtë e një telenovele u prodhua brenda grupit Demokrat 9 anëtarësh, deputetë të dalë nga listat e Lulzim Bashës, që thyen vendimin politik për djegien e mandateve. Një tentativë për të larguar Rudina Hajdarin nga kreu i grupit, duke e zëvendësuar me Korab Litën dështoi, ndërsa të paktën dy deputetë që kishin firmosur për shkarkimin e Hajdarit, ndryshuan mendje. Kjo e fundit ia faturoi Lulzim Bashës atë tentativë, ndërsa siguroi votat e 5 deputetëve të tjerë duke shpëtuar postin e vet, por dhe grupin nga shkrirja.

Energjitë politike në Tiranë mbeten të fokusuara tek axhendat respektive, të orientuara më shumë drejt ndarjes, të paktën publikisht, sesa drejt bashkimit. E tillë duket iniciativa e socialistëve për të shkarkuar presidentin e Republikës, pas anullimit prej tij të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. C’ka i bashkoi në orientimin që komisioni i Venecias të interpretonte vendimin e Ilir Metës, i ndau sërish në leximin e konkluzioneve. Për herë të parë opinioni përfundimtar i komisionit pësoi ndryshime të ndjeshme nga varianti paraprak. Në dokumentin final konstatimet ishin zëvendësuar me vlerësim hipotetik, duke ia lënë fjalën e fundit parlamentit e Gjykatës kushtetuese.

Dy janë momentet ku spikasin këto ndryshime të lidhura me aktet e kreut të shtetit. Në draft dokument në pikën 99 të konkluzioneve thuhej se  “Presidenti i tejkaloi kompetencat e tij sipas Kushtetutës, fillimisht duke anulluar e më pas, duke shtyrë zgjedhjet lokale dhe se i takon parlamentit e GJK të vlerësojë peshën e shkeljeve të rënda, që do çonin në shkarkimin e presidentit”.

Ndërsa në opinionin përfundimtar fraza konstatuese e tejkalimit të kompetencave është hequr, por duke u plotësuar pjesa vijuese me specifikim të njëjtë. Ndryshim ka pësuar dhe pika 101 e përfundimeve të Komisionit të Venecias. Konstatimi i draftit paraprak se “Presidenti tejkaloi kompetencat e tij kushtetuese duke anulluar dhe shtyrë më pas zgjedhjet lokale, përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve lokale, pa një bazë të veçantë ligjore”, është riformuluar, duke e sjellë si akt hipotetik, në konkluzion të parashtrimeve të mëparshme.

Këto ndryshime nga drafti paraprak, të cilin e pati kritikuar ashpër, i evidentoi i pari Presidenti Meta. Por pika e pandryshueshme e ekspertëve se gjesti i Metës nuk justifikon shkarkimin e tij, nuk arriti t’i bashkonte palët, mazhoranca kundër e opozita politike pro Presidentit. JO-ja e KE për hapjen e negociatave, iu shtua kësaj situate absurdi Kafkian, ku kriza politike po përjetohet si normalitet. “Jeta vazhdon” duket filozofia e Tiranës zyrtare, që po arshivon dështimin e radhës pa reflektim. Krejt ndryshe nga Maqedonia, ku KM Zaev, edhe pas presionit të Opozitës mori përgjegjësinë për refuzimin e KE, dhe tregoi gatishmëri për ta cuar vendin në zgjedhje të parakohshme. E paqartë nëse palët në Tiranë do impenjohen të paktën për një strategji për vendin, ndërsa hapja e negociatave do të shqyrtohet sërish vitin e ardhshëm, para Samitit BE-BP, që do mbahet në Zagreb të Kroacisë në Maj 2020./abcnews.al

kriza.jpg
ad min12:37 | 25/09/2019

Moska protestoi ashpër dhe kërkoi reagimin e menjëhershëm të Kombeve të Bashkuara pasi 10 përfaqësuesve të delegacionit rus në Kombet e Bashkuara iu refuzua viza amerikane.

Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e cila po zhvillon punimet në Nju Jork, u bë shkak dhe për një përplasje diplomatike mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Arsyeja ishte mohimi i vizave për 10 përfaqësues së delegacionit rus. Moska protestoi ashpër dhe kërkoi një reagim të menjëhershëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Zëdhënësi i Presidentit rus Putin, Dimitri Peskov e cilësoi si një shkelje të detyrimeve ndërkombëtare. Ai  u shpreh se nuk bëhej fjalë për një takim dypalësh, por për një mision në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, rregullat e të cilës janë shkelur. Kjo kërkon një reagim të fortë nga pala ruse dhe nga vetë Kombet e Bashkuara.

Një nga pasardhësit i Tolstoi, anëtar i dhomës civile ruse u shpreh se amerikanët i konsiderojnë institucionet ndërkombëtare si oborrin e shtëpisë së tyre. Kjo duke mos kuptuar ndryshimin mes statusit ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara dhe territorit amerikan, shtoi ai.

Qeveria amerikane nuk ka dhënë asnjë shpjegim deri tani. Zv/ambasadori i Uashingtonit është thërritur në një takim urgjent në Kremlin, ndërsa ministri i Jashtëm rus Lavrov deklaroi se do të diskutojë për këtë çështje me Sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo./ABC News Albania 24/7

merkel.jpg
ad min09:35 | 07/06/2019

Süddeutsche Zeitung i referohet takimit të komisionit të Bundestagut për Europën. Merkel thuhet ka refuzuar aty kërkesën e Komisionit Europian për hapje të shpejtë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas një raportimi të gazetës së njohur gjermane, “Süddeutsche Zeitung” të premten (07.06) kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka bërë një refuzim të qartë kërkesës së Komisionit Europian për hapje të shpejtë të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këtë ajo e ka thënë në një seancë të komisionit parlamentar të Bundestagut për Europën, sipas informacioneve të “Süddeutsche Zeitung”. Merkel  ka bërë të qartë, se një vendim për këtë pritet më së hershmi në tetor.

Me këtë kancelarja del qartazi kundër partnerit në koalicion, Partisë Socialdemokrate, SPD, që përkrah votimin pro për hapjen e negociatave në Këshillin e BE më 18 qershor. Ministri gjerman i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth (SPD) është një nga politikanët gjermanë që është angazhuar fort javët e fundit për hapjen e negociatave me dy vendet e Ballkanit. Ai ka theksuar në intervista të ndryshme, se angazhimi i Shqipërisë për reforma duhet të vlerësohet.

CDU/CSU dhe SPD me qëndrime të ndryshme

Mospërputhja e qëndrimeve brenda koalicionit qeverisës gjerman u vu re hapur pas publikimit të progres-raportit të Komisionit Europian në fund të majit. KE kërkoi hapjen e shpejtë të negociatave si me Shqipërinë ashtu edhe Maqedoninë e Veriut. Por CDU/CSU është e rezervuar edhe këtë vit, ajo ka nevojë për analizë të kujdesshme  raportit. Deputeti gjerman i CDU, dhe kryesues i grupit parlamentar për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, Johann Wadepuhl, ka thënë se CDU/CSU do duhet të shqyrtojë me kujdes raportet e progresit mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Vetëm në këtë mënyrë mund të marrim një vendim të përgjegjshëm nëse janë plotësuar me të vërtetë kushtet e fillimit të negociatave për anëtarësim të këtyre dy vendeve në BE”, ka thënë Wadephul në një deklaratë të publikuar menjëherë pas publikimit të progres-raportit të KE në fund të majit. Për Wadephul, Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e caktuara në Këshillin e Ministrave të Jashtëm, të datës 28 qershor 2018.

Për shkak të kalendarit të punës të CDU/CSU nuk besohet, se kjo temë do të shqyrtohet para vjeshtës./DW

karaxhic.jpg
ad min09:38 | 04/04/2019

Gjykata për Krime e Kombeve të Bashkuara në Hagë ka refuzuar apelin e fundit të ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, duke thënë vendimi i këtij trupi ka qenë përfundimtar.

Gjyqtarët e Tribunalit kanë thënë më 3 prill se “Karaxhiç nuk ka asnjë bazë ligjore për të apeluar vendimin”, i cili e ka ndëshkuar atë me burgim të përjetshëm për masakrën në Srebrenicë dhe mizoritë tjera gjatë luftës në Bosnjë.

Në Srebrenicë janë vrarë më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe të Bonjës, për të shënuar mizorinë më keqe në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.

Më 20 mars, gjykata i ka rritur Karaxhiçit dënimin, pasi fillimisht ishte dënuar me 40 vjet burgim. Më shumë se 100,000 persona janë vrarë dhe rreth 2.2 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë Luftës në Bosnjë në periudhën 1992-95./REL

protesta-3.jpg
ad min22:12 | 07/12/2018

Të premten studentët protestues përpiluan një listë me 8 kërkesa për ministren e Arsimit, Lindita Nikolla. Në thelbin e tyre ishte përgjysmimi i tarifës së shkollimit dhe përmirësimi i kushteve në konvikte. Me gjithë përgjigjen në kohë të ministres, studentët refuzuan kërkesën e saj dhe të kryeministrit Edi Rama për negociata.

Në ditën e katërt para Ministrisë së Arsimit, numri i studentëve protestues u shtua së tepërmi. Përveç studentëve të universiteteve në Tiranë, protestës iu bashkuan studentë të Universitetit të Elbasanit, të Durrësit dhe Shkodrës, por edhe grupe maturantësh të kryeqytetit.

“Fitorja” e tyre e së enjtes, kur qeveria shfyqizoi nenin përkatës të një VKM-je për tarifat që ngarkonte me kosto financiare shtesë studentët mbetës, kishte ndezur shpresën për më shumë.

Nga katër kërkesa të parashtruara të enjten, të premten protestuesit listuan 8 kërkesa në total për ministren Lindita Nikolla. Kërkesa këto që nisnin me përgjysmimin e tarifës së studimit, rritje të peshës së votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan e rektor, përmirësim të kushteve të konvikteve, dyfishim të buxhetit për arsimin e lartë dhe pajisje e të gjithë studentëve me kartën e studentit. Ata i lanë afat ministres deri në orën 14:00 të së premtës. Përgjigja erdhi para skadimit të kohës.

Ministrja Nikolla shprehej se do të ngriheshin grupe të posaçme pune, të përbërë edhe nga studentët për të vlerësuar tarifat dhe kushtet në konvikte. Grupet e punës, sipas ministres, do të angazhoheshin edhe për të tjera kërkesa, ndësa në fund drejtuesja e Ministrisë së Arsimit shprehte gatishmëri për të diskutuar me studentët.

Por protestuesit nuk kanë pranuar takime dhe diskutime të ministres me këshillat studentorë me pretendimin se protesta nuk ka përfaqësi. Studentët nuk pranuan as ftesën për diskutim të bërë nga kryeministri.

“Përgjigja jonë është shumë e qartë. Këta dhjetëra mijëra studentë që janë këtu nuk kanë çfarë negociojnë dhe çfarë bisedojnë për kërkesat e tyre. Kërkesat tona janë shumë të qarta dhe të prera”, u shpreh një student.

“Nuk ka takim me ministren. Ideja protestë është që çdo student ka ardhur për veten. Nuk ka këshill që ka ngritur protestën, nuk ka parti që e ka ngritur protestën”, u shpreh një tjetër.

“Protesta është e të gjithë studentëve bashkë”, tha një student tjetër.

Protesta vijoi deri rreth orës 17:00. Nëpër rrjetet sociale studentët ftuan njëri-tjetrin për vijimin e protestës para Ministrisë së Arsimit paraditen e së shtunës, duke ritheksuar që protesta e tyre nuk ka lidhje me politikën. /abcnews.al

kacifas.png
ad min09:05 | 30/10/2018

Pala shqiptare ka refuzuar kërkesën e familjarëve të Kostandino Koçifas për t’i bërë një ekzaminim të dytë trupit të 35-vjeçarit nga një mjek grek. Tvklan.al ka mësuar se ekspertët mjeko-ligjorë të morgut të spitalit të Gjirokastrës thonë se nuk mundet që të bëhet një ekzaminim i dytë pasi është kryer një i tillë. Për këtë arsye, trupi i të ndjerit ndodhet ende në morgun e spitalit, pasi familjarët refuzojnë që ta tërheqin. Ata kërkojnë një ekspertizë të pavarur dhe për këtë kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve greke.

Trupi i Kostandino Kaçifas qëndron prej ditës së djeshme në morg. Mesditën e së hënës, mjeko-ligjorët njoftuan familjen që mund të tërhiqnin trupin e djalit të tyre për të kryer ceremoninë mortore. Por, familjarët refuzuan dhe kërkuan ekspertizë nga mjekë grekë. Por tvklan.al ka mësuar sot se pala shqiptare ka refuzuar diçka të tillë, me argumentimin se ekspertiza shkencore mjeko-ligjore është kryer njëherë dhe nuk mundet që të kryhet për herë të dytë.

Ndërkohë, burime nga Policia e Gjirokastrës i kanë thënë Tvklan.al se hetuesit sot kanë shkuar përsëri në fshatin Bularat, aty ku ndodhi përplasja me armë zjarri. Hetuesit do të kërkojnë të bëjnë mbledhjen e provave të tjera në zonën ku ndodhi përplasja e dytë me armë, pra në momentin kur Kostandino Kaçifa qëlloi me breshëri ndaj patrullës “Shqiponja” teksa po arratisej drejt kodrës. Momentin e parë, minoritari grek qëlloi automjetin e patrullës së policisë. Hetuesit thonë se momenti i dytë i të shtënave është kur 35-vjeçari qëlloi mbi forcat “Shqiponja” teksa po largohej. Dhe momenti i tretë është shkëmbimi i zjarrit kur ishte i rrethuar tek kodra e fshatit pranë depos së ujit. /tvklan.al

juncker-1.png
ad min23:00 | 23/10/2018

Bashkimi Europian ka refuzuar draftin e qeverisë italiane për buxhetin e vitit të ardhshëm. Brukseli i ka kërkuar Romës zyrtare që të hartojë një draft të ri në përputhje me rregullat e BE-së, në të kundërt ka paralajmëruar me penalitete.

Komisioni Europian refuzoi të martën projekt buxhetin e Italisë për vitin 2019 për shkak se shkel në mënyrë të paprecedentë rregullat e BE-së. Për këtë arsye, Brukseli i kërkoi Romës që të hartojë një plan të ri brenda tre javëve, në të kundërt do të përballet me masa disiplinore. Ky vendim i organit ekzekutiv të Bashkimit Europian është i pari i në llojin e tij, në bazë të një ligji të miratuar në vitin 2013, gjatë krizës financiare.

“Sot, për herë të parë, Komisioni është i detyruar t’i kërkojë një vendi anëtar të zonës së euros të rishikojë projekt/buxhetin”, deklaroi zëvendëspresidenti i Komisionit, Valdis Dombrovskis.

Në një konferencë për shtyp, Dombrovskis theksoi se Brukseli nuk ka alternativë tjetër përveç këtij vendimi.

“Kemi rënë dakord t’i ofrojmë Italisë tre javë kohë për të përgatitur një draft të rishikuar”, vijoi numri dy i KE-së.

Brukseli kërkon që drafti i ardhshëm i Italisë të jetë në linjë me rekomandimet që ministrat e Financave të vendeve anëtare të BE-së miratuan më 13 Korrik. Asokohe, ministrat i kërkuan Romës të reduktojë deficitin me 0.6 për qind të prodhimit të brendshëm, ndërkohë që drafti aktual parashikon rritjen e tij me 0.8 për qind të GDP-së. Të hënën, qeveria italiane i dërgoi një letër Komisionit ku shprehej e vetëdijshme se projekt/buxheti shkelte parimet europiane, por shpresonte se do të miratohej gjithësesi.

“Italia, hapur dhe me vetëdije po shkon kundër zotimeve që ka marrë përsipër”, komentoi më tej zëvendëspresidenti Dombrovskis./abcnews.al

aleksander-vucic.png
ad min19:22 | 07/10/2018

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pasi ka mersuar se shteti shqiptar nuk e mirëpret investimin e Telekom Serbia për të blerë aksionet e kompanisë T-Mobile. I pyetur nga gazetarët kreu i shtetit serb shprehu habinë se përse një biznesi me kapital serb i mbyllet dera, edhe pse është ofertuesi më i lartë.

Telekomi serb është i interesuar të blejë Telekomin shqiptar, por Beogradi vlerëson se pengesë është bërë politika.

Presidenti serb, ka thënë gjatë promovimit të një fabrike se për investitorët është gjë e mirë që kjo të ndodhë, por i është thënë se kjo nuk mund të ndodhë. Një refuzim i tillë për presidentin serb do të thoshte se paratë serbe nuk janë të mirëpritura në Shqipëri.

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë: “Kam dëgjuar se kemi dhënë ofertën më të mirë, por ministri ka thënë se Serbia nuk mund ta blejë Telekomin. Nuk dua të besoj në këtë derisa të mos shoh raportet. Kjo do të thoshte se jo vetëm investitorët serbë, por edhe të tjerët nuk janë të mirëpritur nëse paratë i ndajmë në serbe apo gjermane. Paratë në fund nuk mund të ndalohen dhe ne kemi dy herë më pak papunësi se Shqipëria. Do ta blejmë në ndonjë vend tjetër, por kjo flet vetëm për ta”.

Por, Vuçiç ia ka lënë mundësinë që të informohet zyrtarisht për këtë çështje. Shtypi serb thotë se oferta e Telekomit serb është refuzuar. Vuçiç deklaroi se do t’ia shiste çdo kompani shqiptarëve që ofrojnë më shumë se sa kompanitë e tjera.

Telekomi serb është pjesërisht në pronësi të shtetit, por operon si një nga tre kompanitë kryesore serbe./abcnews.al

BREXIT-TUSK-ABC-M5-T2.mpg_snapshot_00.02.jpg
ent ela08:35 | 21/09/2018

Brukseli ka refuzuar kushtet e Londrës për shkëputjen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Në përfundim të samitit të Salzburgut, kreu i Këshillit Europian Donald Tusk ka deklaruar se propozimi i fundit i kryeministres Thereza Mej nuk do të funksionojë në praktikë.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ka deklaruar se plani i kryeministres britanike për partneritetin me BE pas BREXIT nuk do të funksionojë. Në përfundim të samitit të Salzburgut, ku liderët e 27 vendeve anëtare diskutuan pikërisht daljen e Mbretërisë së Bashkuar, Tusk ka nënvizuar se plani i May rrezikon të dëmtojë tregun e përbashkët europian. Propozimi i kryeministres britanike parashikon që Londra të nënshkruajë me Brukselin një paketë të përbashkët rregullash për tregtinë e mallrave dhe një territor doganor dypalësh.

Për May, propozimet në fjalë janë e vetmja mënyrë e sigurtë për të shmangur një përplasje kufitare me Irlandën e Veriut. Por në konferencën e shtypit, Tusk ka thënë se një skemë e tillë, pavarësisht se ka disa elementë pozitivë në lidhje me marrëdhëniet e ardhshme të Mbretërisë me Unionin, në praktikë nuk do të funksionojë. Tusk ka vijuar se tetori do të jetë momenti i së vërtetës sa i takon marrëveshjes dhe ka shtuar se, në rast se do të ekzistojnë kushtet e duhura në nëntor do të mbahet një tjetër samit për formalizimin e saj. Në reagimin e saj, kancelarja Angela Merkel ka deklaruar se deri atëherë do të duhet shumë punë për të tejkaluar ndasitë.

Ndërsa presidenci francez, Emmanuel Macron ka thënë se, Brexit u propozua nga njerëz që kishin parashikuar një proces të thjeshtë. Mbretëria e Bashkuar pritet të braktisë zyrtarisht BE-në më 29 mars të vitit të ardhshëm, por kleçka që i pengon në arritjen e ujdisë është shmangia e kontrolleve në kufirin e Irlandës së Veriut./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono