reformat

PROVOKACIA-9-PRILL-KLAJDA-GJOSHA-PJESA-2.mpg_snapshot_08.16-1280x720.jpg
ent ela21:34 | 09/04/2019

Ish deputetja e LSI-së Klajda Gjosha ka folur në studion e Provokacijas për situatën aktuale politke në vend. E pyetur nëse vendimi për djegien e mandateve ishte i duhuri, ajo tha se ky është vendim ekstrem që është marrë për shkak të situatës ekstreme ku ndodhet vendi.

“Unë kam bërë një analizë të thellë të situatës para se të merrja një vendim, Në një vend demokratik normal ky akt nuk duhej të ndërmerrej, nuk do shkohet asnjëherë në këtë ekstrem, por Shqipëria ndodhet në situatë ekstreme. Uroj që qytetarët ta shohin në anën pozitive. Nëse për Shqipërinë do sillte diçka pozitive, ndryshim sistemi, forcim i demokracisë ndryshim mentaliteti i politikës shqiptare.

Njerëzit e kanë të vështirë të besojnë te politka shpesh kanë parë rrotacione dhe ia kane dalë të kenë jetëgjatësi në politikë. Kjo duhet të marrë fund. Nuk kemi të bëjmë thjesht me emrat e kryetarëve të partive, por me një masë që besojnë se është momenti i duhur që Shqiëpria të ndryshojë. Ne jemi vendi që do të çelë negociatat në të ardhmen”.

Sipas saj Shqipëria është marrë peng nga disa individë që kryejnë reforma fasadë dhe asgjë në dobi të qytetarëve.

“Ka disa individë që e kanë marrë peng shtetin, me një shtet të kapur, me reforma fasadë për propagandë politike, por nuk shohim asnjë veprim konkret e asnjë të mirë në favor të qytetarëve shqiptarë”.

Për Gjoshën reforma në drejtësi është zbatuar në kundërshtim të plotë me kushtetutën, vetingu me standarde të dyfishta dhe zgjedhjet nuk kanë përfaqësuar votën e qytetarëve shqiptarë.

“Pakti kombëtar është të biem dakord që zgjedhjet nuk kanë përfaqësuar votën e qytetarëve shqiptarë dhe shumë politkanë duhet ta kuptjnë këtë që nuk vazhdohet kështu.

Nëse demokracia nuk funksionon çdo ditë njësoj për qytetarët. Ne degradojmë në situata të tilla ku qytetari ndjehet i pambrojtur dhe nuk di ku të përplaset.

Nëse një ligj para Kuvendit shkel Kushtetutën sot nuk kemi Gjykatë ku të drejtohemi. Reforma në drejtësi është zbatuar në kundërshtim të plotë me kushtetutën.

Duhet monitorim për vetingun. Çfarë është bërë dhe a ka standarde të dyfishta ajo që ka ndodhur me disa individë ka filluar të kthehet në bumerang. Lëvizje qyetare në mbështetje ndaj qytetarëve është masive tashmë. Rama i ka shtyrë zgjedhjet lokale për një çertifikatë. Sa më shpejt të gjendet zgjidhja në këtë krizë politke që ka hyrë Shqipëria aq më e thjehstë do jetë. Rama ka humbur shumë pikë dhe është në nivelet më të ulëta të pëlqyeshmërisë”.

Ish-deputetja e LSI-së theksoi se opozita kërkon zgjedhje të reja kombëatrë për t’i dhënë fund kapitullit të zgjedhjeve të 2017-ës dhe fenomenit të blerjes së votës.

“Zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në kërkojmë zgjedhje kombëtare parlamentare. T’i rikthehemi edhe njëherë për të mbyllur kapitullin e 2017-ës, fenonemit të blerjes së votës nga grupet kriminale. Duhet të zhduket, është fenomen i rrezikshëm që shkatërron rininë e shqiptarëve. Duhet çliruar sistemi. Gjithkush nga ne duhet të dalë në terren me program dhe jo me tepsi e timon”. /abcnews.al

AHMETAJ-1280x720.jpg
ent ela11:35 | 04/10/2018

Duke folur në parlament për ndryshimet e propozuara në ligjin e investimeve strategjike, ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj ka folur për rritje të investimeve të huaja në Shqipëri. Ministri e konsideron miratimin e Eurobondit me interes 3.55% si tregues të qartë për rritjen e besimit të investitorëve ndaj vendit tonë.

Duke marrë shkasë nga ndryshimet në ligjin për investimet strategjike, të cilat shtyjnë afatin e aplikuesve për përfitimin e këtij statusi deri në 31 dhjetor 2019, Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj, nga foltorja e Parlamentit foli për rritje të investimeve të huaja si produkt i reformave të qeverisë, të kurorëzuara, sipas tij, me miratimin e Eurobondit me interes 3.55%.

“Investimet e huaj kanë ardhur vetëm në rritje, vetëm në 6 mujorin e parë e kemi rritjen e investimeve të huaja 28%. Investimet në tërësi dhe të huaja kanë kontribuar në rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Ajo që ndodhi në tregjet ndërkombëtare pardje është fakt i gjallë, i vërtetë, se pranuan të investojnë te siguria e Shqipërisë  me 1 kupon 7 vjeçar afatgjatë më një nivel 3.5 %. Përpara disa vjetësh na shikonin me dyshim dhe te 5 vjeçari ishin 123 investitorë afërsisht që morën pjesë në kërkesat në blerjen e eurobondit”.

Në vijim të kësaj linje, Ahmetaj lajmëroi edhe përgatitjen e një inisiative ligjore lidhur me investimet e huaja.

“Ne jemi duke përgatitur një ligj integral për investiemt e huaja, ku do i trajtojmë në parim, me detaje dhe transparencë investimet e huaja në Shqipëri”.

Për Ahmetajn është pikërisht puna e qeverisë ajo që mundësoi që problemet në vendet e Europës nuk arritën të ndikonin vendon tonë./abcnews.al

INTERVISTE-NIKO-PELESHI.mpg_snapshot_00.47-1280x720.jpg
ent ela21:05 | 30/08/2018

I ftuar në studion e ABC News me gazetaren Mirela Milori, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi. Një diskutim mbi ngjarjet më të rëndësishme aktuale në vend.

Fillimisht ai shprehu mendimin e tij për rastin e sulmit të gazetares Klodiana Lala, duke thënë se lufta ndaj krimit të organizuar është një proces që nuk ka një fillim dhe një fund dhe se sa më shpejt do të zbardhen dhe autorët e ngjarjes.

Ministri Peleshi u shpreh se tashmë synohet që Shqipëria të ketë 12 muaj turizëm me anë të agroturizmit, për shkak të mozaikut natyror që ne kemi. Gjithashtu do ketë dhe shërbime të ndryshme për të tërhequr turistët. Në lidhje me përmirësimin e kushteve turistike ai u shpreh se duhet të përmirësohemi në aspektin e tregtimit të produkteve tradicionale, pasi jemi foshnjorë në këtë drejtim dhe pse përmirësime të mëdha janë bërë. Synohet që të ndërtohen inkubatorë ku ftohen fermerë që të reklamojnë produktet e tyre.

Fermerët do të kenë një treg të ri për të krijuar një kanal tjetër më anë të agroturizmit, kështu duke çuar tregun tek prodhuesi. Peleshi rrëfeu se janë zgjedhur 100 fshatra ku do të zhvillohet një program për të ndërtuar disa modele, ku 100 të rinj do punojnë për të hartuar disa ide të cilat do të zbatohen në lidhje me përmirësimin e kushteve të aspektit bujqësor aktual.

Në lidhje më sigurinë ushqimore, ministri falenderoi mediat për denoncimin e rasteve të abuzimeve ushqimore. Ai falenderoi drejtorin e AKU-së për punën e pakompromistë që ka bërë në vendosjen e një standardi për shkelësit. Sasia e produkteve të bllokuara nga qershori në gusht arrin në 106.6 ton.

Sipas tij: “Fermerët shqiptarë përdorin shumë më pak pesticide dhe spërkatje kimikatesh se sa vendet e BE-së, për shkak se ata nuk kanë mundësi ekonomike për ti blerë ato. Produktet shqiptare janë ndër më të pastrat sepse bazohen në traditë. Do ndëshkojmë shumë ashpër rastet e shitjes së produkteve jashtë datës së skandencës”.

Ai këshilloi që të kryhen blerje nëpër institucionet e licensuara sepse janë produkte të garantuara. Për sezonin e ardhshëm politik, Peleshi u shpreh se ky do të jetë një sezon i një politike të nxehtë. “Opozita është e fokusuar tek sajesat, shpifjet dhe tek gjuha e ulët politike”.
Ai mendon se me opozitën nuk po shkohet drejt një vullneti për bashkëpunim duke mos gjetur forcat e brendshme për të ndërtuar një vijë të kuqe përtej së cilës të ndodhen interesat e përbashkëta kombëtare./abcnews.al

BALLKANI-SAMITI-1280x720.jpg
ent ela22:36 | 10/07/2018

Në ditën e dytë të samitit të Londrës për Ballkanin, shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini ka deklaruar se rajoni e meriton mbështetjen e Unionit në procesin e integrimit. Ndërsa kancelarja Angela Merkel e ka vënë theksin tek mbështetja për zhvillimin ekonomik të Ballkanit.

Samiti i pestë i Ballkanit Perëndimor në kuadrin e procesit të Berlinit kulmoi me takimin e 6 liderëve të rajonit me disa liderë të Bashkimit Europian dhe zyrtarë të institutioneve europiane. Në fillim të samitit, shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini ka tërhequr vëmendjen mbi faktin, se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë kryer reforma të rëndësishme në rrugën e integrimit europian, për të cilat BE u detyrohet mbështetje.

Federica Mogherini, shefja e diplomacisë europiane: “Ne u detyrohemi vendeve të Ballkanit Perëndimor vëmendjen dhe mbështetjen që ata meritojnë, pasi qytetarët e Ballkanit dhe veçanërisht të rinjtë na rikujtojnë gjithnjë anën tërheqëse të Bashkimit Europian, se është një organizatë vitale dhe e vërtetë. Ndonjëherë kjo kuptohet më mirë nga jashtë sesa nga brenda”.

Në konferencën përfundimtare për shtyp, kancelarja gjermane Angela Merkel ka treguar përkushtimin në vazhdim ndaj procesit të Berlinit për mbështetje të zhvillimit ekonomik, të ndërlidhjes në fushën e infrastrukturës dhe energjisë në rajon, si edhe nxitjen e shkëmbimeve midis qytetarëve dhe të rinjve të vendeve të rajonit. Ndërkohë pas anoncimit të investimit britanik në fushën e dixhitalizimit të 4500 shkollave në rajon, si dhe në fushën e asministratës publike në Maqedoni dhe Malt të Zi dhe për reformën e drejtësisë në Shqipëri dhe Kosovë, kryeministrja britanike Theresa May ia ka kaluar stafetën kryeministrit polak, Mateusz Morawiecki, i cili gjatë presidencës polake synon të transmetojë te vendet e Ballkanit eksperiencën e Polonisë në reformën administrative dhe thithjen e fondeve të Bashkimit Europian. Në samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër është nënshkruar gjithashtu marrëveshja për një seli në Serbi të komunitetit të transportit. /abcnews.al

 

Michael-Roth.jpg
ent ela16:49 | 11/05/2018

 

Pas takimit me Kryeministrin Edi Rama ministri gjerman i shtetit për çështjet europiane Michael Roth ka komentuar në një postim në rrjetin social. “Takim me të vërtetë i mirë me kryeministrin Edi Rama në afrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Shumë të mirëpritura reformat e vazhdueshme të qeverisë. Le të vazhdojmë. Ju mund të mbështeteni tek ne” -thotë ministri Gjerman Roth, i cili e mbyll komentin e tij  me tre flamuj, atë shqiptar të Bashkimit Europian dhe flamurin gjerman. /abcnews.al

romana_vlahutin.jpg
ent ela11:35 | 25/04/2018

Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin ka prezantuar në Këshillin Kombëtar të Integrimit vlerësimet e Komisonit Europian në raportin për Shqipërinë, i cili rekomandoi hapjen e negociatave pa kushte për vendin tonë.

Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin i ka paraqitur Komisionit Parlamentar të Integrimit raportin e Komisionit Europian për rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësim. Ajo deklaroi se të gjitha përpjekjet për reforma duhet të ruhen dhe të thellohen. Ambasadorja e BE renditi arritjet që e bënë Shqipërinë të merrte rekomandimin, ndërsa theksoi sfidat që e presin deri në marrjen e vendimit në qershor.

“Së pari nuk ka vend për vetëkënaqësi për gjithëkënd, por duhet të përqëndrohen te fakti se si duhet të punojnë më shumë. Është thelbësore që ky proces reforme të jetë me ritëm të qëndrueshëm. Të kemi të gjitha elementët e nevojshëm për një zbatim të shpejtë të reformës në drejtësi.

E dyta është lufta kundër korrupsionit.  Ngritja e SPAK besoj se do sjellë kapacitet për të luftuar korrupsionin. Është e nevojshme që të kemi progres serioz. Shumë sfida për Ballkanin Perëndimor si rajon”- deklaroi Vlahutin.

Për ambasadoren e BE-së  ajo që shtë me rëndësi është vullneti politik, cili është thelbësor për reformat./abcnews.al

 

 

 

 

vlcsnap-error970-2-1280x720.jpg
us er16:00 | 20/12/2017

Komisioni Europian, mblidhet në Bruksel për të diskutuar rekomandimin ose jo të sanksioneve mbi Poloninë. Qeveria konservatore, e së cilës ka planifikuar miratimin e reformanve për ndryshimin e sistemit gjyqësor, në kundërshtim me parimet demokratike europiane.

Komisioni Europian, mblidhet në Bruksel për të diskutuar nëse do të rekomandojë sanksionet kundër Polonisë, mbi reformat që ajo ka planifikuar të miratojë mbi sistemin gjyqësorë.

Zyrtarë europian, janë të shqetësuar se demokarcia në Poloni është nën kërcënim nga miratimi i ligjeve të reja, përfshirë këtu mënyrën e emërimit të gjykatësve. Por, nga ana tjetër Qeveria Konservative Polake, deklaron se reforma në drejtësi është e nevojshme për të ndaluar korrupsionin dhe paftësinë në gjyqësor.

Komisioni Europian, përgjatë dy viteve ka monitoruar vazhdimisht situatën në Poloni. Presidenti i Komisionit Europian, Zhan-Klod Junker, do kryesojë diskutimet për rekomandimin ose jo të aktivizimit të procesit disiplinorë të BE-së të njohur si artikulli 7, i cili nuk është aplikuar asnjëherë.

Kjo situatë e ka vënë në presion Kryemisnitrin e Polonisë, përballë liderve të tjerë europian të cilët insitojnë në mos kryerjen e reformës. Ai, u shpreh se Bashkimi Europian sheh vetëm njërën anë të mediales dhe se qeveria e tij është e vendosur ta kalojë reformën e gjyqësorit.

Ndërkohë, mijëra qytetarë polakë në mbarë vendin kanë mbajtur protesta kundër miratimit të këtyre reformave./abcnews.al

vlcsnap-error851-2-1280x720.jpg
us er11:31 | 20/12/2017

Sipas një deklarate për shtyp të shefes së diplomacisë europiane Federika Mogerini, Bashkimi Europian kërkon nga vendet e ballkanit perëndimor që të pë.rshjpejtojnë reformat thelbësore, pasi sipas saj viti 2018 është i duhuri për këto vende që të bëjnë hapa të rëndësishëm para drejt anëtarësimit në BE. Vëmendja do të përqendrohet në reformën në drejtësi si dhe tek të drejtat e njeriut. Duke parë dinamikën e politkës për zgjerimin e Bashkimit Europian këto venmde tashmë kanë mundësinë për të cuar deri në fund reformat dhe të ndërmarrin hapa konkretë drejt integrimit në BE. Sipas Mogerinit liderët e Ballkanit perëndimor në darkën jo formale të punës të hënën, kishin theksuar vendosmërinë dhe interesin e tyre për të përforcuar bashkëpunimin në marrëdhëniet e mira mes vendeve fqinje. Pikërisht në këtë kontekst shefja e diplomacisë europiane u shpreh se dialoigu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vijonte në nivel presidentësh dhe se Thaçi e Vuçiç duhet të kenë si prioritet normalizimin e maarrëdhënieve mes dy vendeve./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono