reforma zgjehdore

komisioni-1280x818.jpeg
G. P.18:04 | 07/05/2019

Në mbledhjen e parë të komisionit të reformës zgjedhore, të rindërtuar me anëtarët e opozitës së re parlamentare, anëtarët votuan miratimin e kalendarit të punës dhe ekspertët që do t’i ndihmojnë. Deputetët e rinj kërkuan ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“Rekomandimet e OSBE-së dhe propozimet për ndryshimin e sistemit zgjedhor do të adresohen njëkohësisht nga komisioni i reformës elektorale. Arritja në një draft të gjithë pranuar duket se do të kalojë përmes atij të punuar nga mandate paraardhës i këtij komisioni i drejtuar nga z. Blendi Çuçi dhe Oerd Bylykbashi por u depozitua në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca. Për t’u njohur me këtë draft, anëtarët që nuk ishin pjesë e komisionit në mandatin e mëparshëm, do të kenë një muaj kohë që të njihen me këtë draft”.

Vullnetin politik të qeverisë, bashkëkryetari socialist Damian Gjiknuri e njoftoi përmes vendimeve të Këshillit të Ministrave që do të miratojë.

Si përfaqësuese e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari theksin e vuri tek kushti që kjo opozitë i vuri mazhorancës për pjesmarrjen e saj, diskutimin për sistemin zgjedhor.

Për këtë të fundit, kreu i misionit të OSBE-së në Tiranë Berndt Borchardt deklaroi se misioni që drejton nuk mund të sjellë propozime, por një këshillë e ka.

Në përfundim komisioni miratoi kalendarin, pa afate kohore për përfundimin e çështjeve që janë për t’u adresuar, afate të cilat do të përcaktohen në mbledhjen e radhës, si dhe ekspertët përkatës. Dritan Cakaj për socialistët dhe një ekspert britanik për demokratët./ABC News Albania 24/7

MBYLIM-SHTYERJA-E-ZGJEDHORES.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela15:55 | 03/04/2019

Kuvendi shtyu deri në 5 maj afatin e komisionit ad hoc parlamentar të reformës zgjedhore. Në seancën e Kuvendit sot pati debate mes deputetëve të maxhorancës dhe demokrates Rudina Hajdari, lidhur me kërkesën e socialistëve drejtuar opozitës për t’u ulur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Nëpërmjet Damian Gjiknurit, mazhoranca nuk i ka hequr të drejtën opozitës për të përfunduar reformën zgjedhore të kërkuar nga ndërkombëtarët.

Por opozitarët e rinj nuk janë dakord.

Deputetja Rudina Hajdari ka marrë përsipër të sqarojë edhe prapaskenat e kësaj zgjatje dore siç e quan ajo kërkesën e socialistëve për t’u ulur për ndryshimet në kodin zgjedhor.

Nuk replikoi por sqaroi kryetari i Grupit Parlamentar Socialist se kjo është një kërkesë e detyruar.

Zgjedhjet nuk janë larg i kujtoi numri dy i Partisë Socialiste duke i sugjeruar që të krijojnë grupin e tyre parlamentar. Ndërsa Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i kujtoi se duhet të marrin paratë që u kanë dhënë partive që nuk hyjnë në zgjedhje.

Që zgjedhjet të zhvillohen normalisht nevojiten të plotësohen vendet vakante të krijuara nga dy partitë e opozitës në komsionet zonalë dhe qendrat e v otimit. Thirrja e mazhorancës iu drejtua të gjithë qytetarëve që të kontribuojnë vullnetarisht, por për kreun e komisionit nuk është e rëndësishme thjesht të votosh.

I pyetur për financimin e partive politike kohët e fundit ai iu përgjigj edhe një herë se për shkeljet e konstatuara, partitë politike, duke përfshirë edhe selinë blu, u gjobitën.

Për t’i dhënë fuqinë e munguar mazhoranca propozoi disa ndryshime në Projekt/rezolutën e veprimtarisë vjetore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të cilën e votuan me 76 vota pro.

Ndërsa zgjatja me një muaj e afatit për Komisionin e Reformës Zgjedhore u miratua me 75 vota pro, 15 kundër dhe 4 abstenim.

/abcnews.al

FLECKENSTEIN-PER-REFORMEN-ZGJEDHORE-1280x720.jpg
ent ela13:27 | 11/02/2019

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Felckenstein, kërkon që reforma elektorale të zbatohet përpara zgjedhjeve lokale. Ndërsa për fondet e IPA, Fleckenstein e vë theksin tek mirëmenaxhimi i fondeve të Bashkimit Evropian.

Pret të tregojne vullnet të mirë mazhoranca dhe opozita për ta miratuar reformën elektorale përpara zgjedhjeve vendore në 30 qershor. Shpresën se kjo do të arrihet Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Felckenstein e shpreh në një intervistë për gazetën “Shekulli”.

“Po sigurisht! Presim që shumica në parlament dhe opozita të tregojnë vullnet të mirë dhe ne shpresojmë seriozisht se do të miratohet puna e mirë e dy grupimeve të komitetit ad-hoc, në mënyrë që tashmë të hyjë në fuqi për zgjedhjet lokale”.

Pak ditë më parë Parlamenti Evropian, ka miratuar ligjin e fondeve IPA të Bashkimit Evropian, të cilat kanë për qëllim investimin në vendet e Ballkanit Perëndimor. Bashkë me menaxhimin e fondeve IPA, Parlamenti Evropian është e interesuar që Shqipëria dhe Maqedonia të plotësojë edhe kriteret e përcaktuar nga BE.

“Ne shohim se ekonomitë në Ballkanin Perëndimor po rriten ngadalë por pa probleme, por kushtet e jetesës për njerëzit nuk po përmirësohen. Procesi i pranimit duhet gjithashtu të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve, në mënyrë që njerëzit e rinj dhe të arsimuar të mos largohen nga vendi i tyre. Mendoj se kjo është një gjë e mirë për Shqipërinë dhe për përfituesit e tjerë të fondit”.

Sipas bashkëraportuesit të Instrumentit të Ndihmës së Para-Anëtarësimit dhe zëdhënës i Social Demokratëve për çështjet e jashtme Knut Fleckenstein “Propozimi i Komisionit Evropian për të rritur zarfin e fondeve të para-aderimit në buxhetin 2021-2027 në 14.5 miliardë euro është një fillim i mirë. Gjithçka duhet të bëhet tani është shpërndarja e fondeve në mënyrë jo-diskriminuese, duke arritur në të gjitha rajonet dhe duke mos u shpërndarë nga qeveritë sipas interesit politik. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono