reforma ne drejtesi

vlcsnap-error523-1280x720.jpg
us er13:19 | 14/01/2018

Prej tetë muajsh Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka shfuqizuar një numër nenesh të ligjit për funksionimin e organeve të drejtësisë, duke e kthyer në Kuvend për rishikim. Bëhet fjalë për një nga 7 ligjet kryesore që përcaktojnë edhe ngritjen dhe funksionimin e organeve të drejtësisë si Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Konferenca e Kryetarëve, e para për këtë sesion parlamentar, vendosi nisjen e punës për reflektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese lidhur me ligjin “për funksionimin e organeve të sistemit të drejtësisë”. Ky i fundit është një nga 7 ligjet organike të reformës në drejtësi, që prej majit 2017 me disa nene të shfuqizuara me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Prej tetë muajsh kjo e fundit konfirmoi, vetëm pjesërisht, ankimimin e Partisë Demokratike, duke kthyer tek ligjvënësi edhe nenin përgjegjës për përcaktimin e kompetencave të këtij Këshilli.

Kushtetuta e vendit, në nenin 149/a të saj përcakton përgjegjësitë e drejtpërdrejta të këtij Këshilli.

_______________

KUSHTETUTA

Neni 149/a

  1. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ushtron këto përgjegjësi:
  2. emëron, vlerëson, ngre në detyrë dhe transferon prokurorët e të gjitha niveleve;
  3. vendos për masat disiplinore ndaj prokurorëve të të gjitha niveleve;
  4. i propozon Kuvendit kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, sipas ligjit;

ç) miraton rregullat për etikën e prokurorëve dhe mbikëqyr respektimin e tyre;

  1. d) propozon dhe administron buxhetin e tij;
  2. dh) informon publikun dhe Kuvendin mbi gjendjen e prokurorisë;
  3. e) ushtron funksione të tjera të caktuara me ligj.

Gjithashtu…

  1. Ligji mund të parashikojë krijimin e komisioneve vendimmarrëse pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ndërkohë i njëjti ligjvënës, minus anëtarët demokratë të tij, vendosi në ligjin e “për funksionimin e organeve të sistemit të drejtësisë” në nenin 159 të saj se..

Neni 159

  1. Kompetencat e këshillit që nuk përmenden në pikën 2 të nenit ushtrohen nga komisionet. Ato që përmenden, ushtrohen nga mbledhja plenare bazuar në propozimet e komisioneve përkatëse.

 

Ajo që ndodhi ishte se në pikën 2 të këtij neni, nuk listohej as edhe një kompetencë e vetme e cituar në Kushtetutë si përgjegjësi e këtij Këshilli, duke ia kaluar ato de facto komisioneve të përhershme pranë këtij organi.

Neni 160

  1. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka në përbërje komisionet e përhershme si më poshtë: a) Komisioni i Planifikimit Strategjik, i Administrimit dhe Buxhetit; b) Komisioni Disiplinor; c) Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale; ç) Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
  2. Komisionet vendosin me shumicën e votave në prani të të gjithë anëtarëve. (3 anëtarë për komision).

Për këtë arsye vendimi i gjykatësë Kushtetuese, në paragrafin 21 të saj thotë se..

  1. Gjykata vlerëson se të gjitha kompetencat e parashikuara nga Kushtetuta duhet të implementohen si të tilla në ligj dhe nuk mund t’u delegohen komisioneve.

Duke theksuar se komisionet janë organizma ndihmës në varësi të këshillit të Prokurorisë, nuk mund të ushtrojnë atribute të njohura shprehimisht nga Kushtetuta për KLP-në. Duke dalë në përfundimin se neni 61 dhe 159 i ligjit për funksionimin e organeve të sistëmit të drejtësisë bien ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë.

I tillë ishte edhe fati për nenin 5 dhe atë 103 të këtij ligji, të shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese me arsyetimin se mënyra e paqartë e shprehjes në ligj për shkeljet disiplinore të anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe atij të Gjyqësorit, përmes referimit në një ligj tjetër, nuk garanton mbrojtjen juridike të këtyre organeve.

Ndërsa diskutohet se ajo që ndalonte krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ishtë kandidatura që vjen nga shoqëria civile, sot në proces përzgjedhës, fakti qëndron se pjesë të ligjit organik që përcakton mënyrën e vendimmarrjes në këtë institucion, është konsideruar antikushtetues nga Gjykata dhe ligjvënësi shqiptar është i detyruar ta sjellë ligjin në binarët kushtetues.

84 është numri i votave të nevojshme në Parlament për miratimin e ligjit organik të institucionit kushtetues. Duke përllogaritur mungesën e grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim në kahun e mazhorancës, duket se partia në pushtet, sot mund ta ketë më të vështirë të arrijë shumicën e 3/5 në parlament për plotësimin e një prej ligjeve më të rëndësishëm në paketës së 7 ligjeve organike dhe padyshim më voluminozi prej tyre./abcnews.al

 

maxresdefault-1-1280x720.jpg
ent ela15:08 | 12/01/2018

Në vazhdën e takimeve korteziale, prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku, priti në zyrën e saj përfaqësues te Euralisit. Sipas zyrës së shtypit të prokurorise se përgjithshme, teme e diskutimit ka qenë nxitja e reformës në drejtësi dhe përshpjetimi i procesit të vettingut.

Takimi  ka zgjatur rreth 20 minuta dhe u zhvillua ndërmjet stafeve ngushta të drejtuesve.

Që pas marrjes së detyrës në muajin dhjetor, kryeprokurorja Arta Marku ka pritur në zyrë ambasadorë të rëndësishëm si ambasadori Donald Lu, ambasadorja e BE Vlahutin si dhe ambasadorë të vendeve të tjera europiane./abcnews.al

Capture-1.jpg
us er11:17 | 29/12/2017

Reforma në drejtësi, dalja e Shqipërisë nga harta e vendeve të kultivimit e trafikimit të kanabisit, hapja e negociatave në 6 mujorin e parë të vitit 2018, përmbytjet, aksioni i pastrimit në mbarë Shqipërinë,  shërbimet online, siguria ushqimore, dekretimin i universiteteve,  pastrami i akseve kombëtare dhe miratimi i buxhetit ishin dhjetë arritjet që kryeministri Edi Rama renditi në konferencën e fundvitit me gazetarët.

Rama: Viti 2018 pastrim i drejtësisë nga korrupsioni

Duke e nisur me procesin e refomës në Drejtësi, Rama tha se në fillim të vitit të ardhshëm do të ketë rezultate konkrete të pastrimit të pallatit të drejtësisë, siç e quajti ai nga prokurorët e gjykatësit e korruptuar.

“Sot jemi në një proces stimulimi, që lidhet me reformën në drejtësi dhe pamundësinë e një pale për të pranuar domosdoshmërinë e reformëns në drejtësi. Reforma ka bërë përparim të konsiderueshëm, institucionet e vetingut tani janë në punë me orë të plota dhe në fillim të vitit të ardhshëm sdo shohim rezultate të para konkrete të pastrimit të pallatit të drejtësisë nga prokurorët e gjykatësit e korruptuar.

Zgjedhja e kryeprokurores është bërë duke siguruar vijimësinë e punës së institucionit të prokurorit të përgjithshëm dhe duke garantuar se në asnjë moment reforma s’mund të merret peng për axhenda të ndryshme politike. Është e rëndësishme të theksohet se proçesi ka hyrë në një fazë të re zbatimi dhe paralelisht me vetingun e rezultatet e para të pastrimit të pallatiti të drejtësisë do kemi ngritjen e institucioneve të reja të sistemit të reformuar rrënjësisht të sistemit të drejtësisë”- u shpreh Rama.

Së dyti për kreun e qeverisë ky vit shënon shifrën më të ulët të vrasjeve dhe kthesën historike në kultivimin e kanabisit.

“Është viti që e nxjerr Shqipërinë nga harta e vendeve që kultivojnë e trafikojnë lëndë narkotike”.

Rama: Opozita po krijon krizë artificiale, po luan me zjarrin.

Kryeministri Edi Rama tha se opozita po luan me zjarrin, duke krijuar krizë artificiale në vend. Sipas tij, opozita po pengon hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Si pikë të tretë kryeminsitri renditi aksionin diplomatik për për të siguruar hapjen e negociatave në 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm, ndërsa shprehu keqardhjen për opozitën që nuk është në një qëndrim për këtë çështje.

“Në këto 100 ditë ne kemi përshkallëzuar atë që do ta quaja një aksion në shkallë të gjerë diplomatik për të siguruar hapjen e negociatave në 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm, dhe do ta bëjme intënsivisht edhe pas vitit të ri. Keqardhje që nuk jemi të gjithë bashkë në një qëndrim dhe një zë për çeljen e negociatave. Kemi një situatë ku opozita po luan me zjarrin duke u kthyer në pengesë, për të përcjellë një mesazh të unifikuar të politikës shqiptare”- theksoi ai.

Për situatën e vështirë të krijuar nga reshjet dhe përmbytjet Rama tha se shteti dhe forcat e armatosura dhe të ndërhyrjes së shpejtë ishin në lartësinë e duhur.

Në katër vitet e ardhshme do të mbillen 20 milionë pemë, tha rama, duke iu referuar aksionit të pastrimit që ka nisur tashmë në mbarë Shqipërinë.

“Së pesti ka nisur një operacion kombëtar për të pastruar Shqipërinë. Janë bërë disa hapa dhe do vazhdojnë të bëhen hapa të tjerë. Operacioni do të synojë intensifikimin e pjesëmarrjes në këtë proces dhe njëkohësisht do të fillojmë zbatimin e programit tonë për mbjelljen e 20 milionë pemëve në 4 vite.

Përfshirja e shërbimeve online ishte një pikë tjetër që ceku kreu i qeverisë, që sipas tij do të ulin korrupsionin dhe do të kursejnë kohë.

“Përfshirja e shërbimeve online, në portalin e-albania do të lehtësojë qytetarët e bizneset do kursejnë kohë dhe do ndikojë në reduktimtë ndjeshëm të korrupsionit bakshishit e me radhë”- vijoi ai.

Çështja e sigurisë ushqimore ka ecur mjaft mirë, theksoi Kryeministri, i cili shtoi se janë sistemuar një sërë thertore me standarde.

“Së shtati kemi nisur të adresojmë me këmbëngulje çështjen e sigurisë ushqimore, kjo ka filluar dhe ka ecur mjaft mirë, si siguria e mishit me mbylljen e subjekteve të therjes së mishit, mbi sistemimin e një numri të caktuar thertoresh të licensuara dhe vënien në punë të thertoreve me standarde evropiane”.

Dekretimi i universiteteve ishte një tjetër arritje që përmendi Kryeministri Rama.

“Së teti ka përfunduar procesi i dekretimit të universiteteve, një proces i hyrjes së universitet pa asnjë ankesë, zero”

Fale aksionit të nisur për të pastruar akset kombëtare nga tabelat, ngrehinat  dhe objekte të tjera, synohet që brenda 4 viteve të rrugët të kthehen me standarde evropiane, pasi sipas tij sot nuk kemi asnjë të tillë.

“Së nënti kemi kryer një operacion të rëndësishëm për të pastruar akset kombëtare dhe për të larguar prej tyre mijëra tabela, qindra ngrehina me objekte të tjera si edhe plot sheshpushime të mbushura me mallra që përbënin një kërcënim jo vetëm mjedisor, por edhe për jetën e njerëzve vitin e ardhshëm do fillojë puna për investimet në akset kryesore, që brenda katër vitetve të kthehen me standarde evropiane, sot s’kemi asnjë rrugë me standarde evropiane”- tha ai.

Si pikë të fundit Rama renditi miratimin e buxhetit që sipas tij është buxheti i ambicjes për të bërë më shumë.

“Kemi miratuar buxhetin e ambicjes për të bërë më shumë”./abcnews.al

 

vijon…

vlcsnap-error558-1-1280x720.jpg
us er11:08 | 15/12/2017

Kreu i shtetit Ilir Meta kërkoi hapa konkretë nga partitë politikë për zbatimin e reformës në drejtësi. Vonesat në konstitutimin e institucioneve të reja sipas Presidentit të Republikës dëmtojnë sistemin dhe vetë reformën.

Presidenti i Republikes Ilir Meta i ka bërë thirrje partive politike të ndërmarrin veprime konkrete për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë me qëllim që reforma të bëhet efektive.

Çfarë do të thotë një vonesë e mëtejshme në konstituimin e këtyre organeve sipas Presidentit të Republikës.

Një tjetër arsye jep Kryetari i Gjykatës së Lartë, i cili i bashkohet apelit të kreut të shtetit për zbatimin me shpejtësi të reformës në drejtësi.

Në konferencën për efikasitetin e procedurave gjyqësore në Gjykatat Administrative të vendit  Presidenti i Republikës ngriti gjithashtu shqetësimin e tejkalimit të afateve për gjykimin e çështjeve të ndyshme.

Përgjigja ishte e menjëhershme.

Gjykata e Lartë sipas kryetarit të saj aktualisht po punon me 10 ndihmesa ligjore kur duhet të kishte 34 të tilla./abcnews.al

 

25371435_2067820870118979_1474289745_o.jpg
us er11:35 | 13/12/2017

Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, kundërshtoi fort mënyrën se si po procedon Kuvendi për Kryeprokurorin e Përkohshem. Basha i beri apel kryeministrit të tërhiqet sa më parë nga kjo shkelje kushtetuese, sepse, sipas tij nuk mund të ketë prokuror të ri të përgjithshëm pa veting dhe pa u ngritur KLP.

Hyri në sallë me Kushtetutën në dorë.

Janë këto shtyllat e betonit të paracaktuar nga Kushtetuta si baza mbi të cilën ngrihet institucioni i Prokurorit. Qëllimi ishte ai i vetë ndryshimeve kushtetuese, thekson kreu i opozitës.

Roli i Kuvendit dhe hapsirat ligjore u përcaktuan tek ligji themeltar i shtetit jo më kot, kur diskutoheshin këto ndryshime, porse për të siguruar pikërisht mospërfshirjen e politikës tek sistemi i drejtësisë.

Sa i përket ftesës së kryeministrit Rama për bashkë-dakordësi për prokurorin, Lulzim Basha i kujton se dakordësinë e ka dhënë tashmë dhe ajo është e shkruar e zeza mbi të bardhë.

Por një interpretim të zgjidhjes së situatës në mungesë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë e bëri edhe vetë.

Kryeministri e njeh edhe arrogancën e sundimit me kartona në parlament sipas Lulzim Bashës, e në një skenar të tillë…

Opinionet dhe komentet e trupave diplomatike të huaja dhe misioneve partnere në vendin tonë sa i përket mbështetjes së procedurës që zgjedh prokurorin e përgjithshëm të përkohshëm në parlament me shumicë të thjeshtë votash, Lulzim  Basha i konsideron nul ligjor./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono