redian abllanica

aksidenti.jpg
ad min18:38 | 08/10/2019

Familjarët e 35-vjeçarit shqiptar, Redian Abllanica, i cili humbi jetën në një aksident në Itali kërkojnë që të zbardhet e vërteta. Bashkëshortja e tij, Serena Luicietto ka thënë për mediat se duhet të kryhet autopsia.

“Na thanë se hetimet janë mbyllur, por ne duam që të kryhet autopsia. Duket gjithçka e çuditshme. Në asfalt janë akoma shenjat e frenimit. Duam të kuptojmë se çfarë ndodhi. Nuk do ta varrosim tim shoq deri sa ta kuptojmë se çfarë ndodhi”, tha ajo.

Aksidenti që i mori jetën Redian Abllanicës ndodhi në mëngjesin e 4 Tetorit në zonën e Bessica-s. Sipas asaj që shkruajnë mediat, i riu humbi kontrollin e skuterit tip “Yamaha Majesty 400” me të cilin udhëtonte dhe përfundoi në një rrethrrotullim.

Redian Abllanica

Shqiptari kishte qenë tek e ëma, e cila banonte në One di Fonte, ku edhe duhet të kishte kaluar natën në fakt, por zgjodhi të kthehej në banesën e tij. Kjo për shkak se ai donte të shoqëronte dy fëmijët, 3 dhe 6 vjeç, për në shkollë mëngjesin tjetër. Por fatkeqësisht nuk mbërriti kurrë në shtëpi.

“Fëmijët nuk e dinë akoma se babai nuk jeton më. Janë mësuar sepse shpesh ishte larg për punë dhe nuk dyshojnë asgjë. Unë jam takuar me një psikologe. Sëbashku vendosëm që ër të mirën e tyre, t’ia japim lajmin me qes, kur edhe unë ta kem marrë disi vetën”, ka thënë ajo për mediat./abcnews.al

 

mortale-5-2.jpg
ad min21:08 | 05/10/2019

Një 35-vjeçar ka humbur tragjikisht jetën në Itali. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:50 të së premtes në Brescia.

Mediat shkruajnë se Redian Abllanica, humbi kontrollin e skuterit dhe përfundoi jashtë rrugës duke u përplasur me trotuarin. Dëmtimet ishin shumë të mëdha për të riun, i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Mësohet se Abllanica jetonte në Rossano Veneto të Vicenza-s dhe në momentin e aksidentit po shkonte në shtëpi. Sipas hetimeve të deritanishme, në aksident nuk është përfshirë asnjë mjet tjetër. Shkak dyshohet shpejtësia me të cilën është futur i riu në rrethrrotullim./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono