Real Madrid

vlcsnap-error696-1280x719.jpg
gra moz22:39 | 12/01/2018

Kriza e Real Madrid duket se do të prekë trajnerin Zidane. Mediat spanjolle shkruajnë për një zëvendësim të mundshëm të tij, 2 vjet pasi mori drejtimin dhe fitoi çdo trofe.
Në dy vite si trajner i Realit, Zinedine Zidane fitoi thuajse gjithçka, por tashmë duket se epoka e tij në drejtimin e Los Blancos duket se ka ardhur në fund.

Real po dështon jo vetëm në rezultate por edhe në lojë, gjë që është e papranueshme jo vetëm nga tifozët por edhe e pajustifikueshme për drejtuesit e klubit.
Nën shënjestrën e shigjetimit është pikërisht trajneri sepse dihet se kur gjerat nuk shkojnë sipas parashikimeve, përgjegjësia bie mbi të.

Ka zëra se presidenti Perez është duke vlerësuar zëvendësimin e tij, saktësisht 2 vjet pasi e promovoi në postin e trajnerit. Në momente kritike duhet të ruhet qetësia, ka thënë ish-kapiteni Fernando Hierro, por nëse Zidane nuk shkarkohet këto ditë, atij i duhet ofruar një zgjatje e kontratës, që aktualisht është e vlefshme deri në fund të këtij sezoni.

Me të marrë vesh lajmin, në media u raportua një lëvizje e Juventusit në drejtim të francezit. Zizou është një nga lojtarët që ka lënë gjurmë në klubin torinez dhe rikthimi si trajner do të ishte arsye motivimi për lojtarët dhe drejtuesit e bardhezinjve./abcnews.al

celta-de-vigo-v-real-madrid-liga-20172018-foto-4-maxw-1280.jpg
us er10:50 | 08/01/2018

Reali i Madridit hodhi një tjetër hap të gabuar në ligën spanjolle. Barazimi në fushën e Seltës bëri që të mbetej plot 16 pikë prapa Barcelonës kryesuese

Fitorja ishte detyrim, por asnjëherë nuk merret me zor.

Nuk ia doli dot Reali kampion I Spanjës, që pas barazimit në fushën e Seltës, mbeti 16 pikë prapa Barcelonës në La Liga.

Në stadiumin e Vigos, skuadra e trajnerit Zidan vuajti shumë, edhe pse u ndihmua nga uellsiani, Garet Bejl.

Pasi vendasit kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Vas, Bejl tregoi aftësitë e tij duke realizuar dy herë e duke përmbysur rezultatin.

Ka qenë një fatkeqësi për Realin, që ky futbollist ka qenë I dëmtuar për kaq shumë kohë.

Sidoqoftë, vetëm një yll nuk mund të mjaftonte ndaj Seltës, aq më tepër që madrilenët kishin disa mungesa, më kryesoren atë të kapitenit Sergio Ramos.

Mbrojtja ishte më e dobët pa kapitenin dhe Selta e pati më të lehtë të krijonte raste, madje të fitonte edhe një 11-metërsh

Reali ishte sërish me fat që pati në fushë portierin Kejlor Navas, I cili e priti penalltinë, por gjithsesi nuk mundi ta ruante fitoren deri në fund.

Formacioni I Zidanit tregoi edhe një herë se nuk po kalon një formë të mirë, ndërsa Kristiano Ronaldo sërish nuk shënoi dot gol, diçka e pazakonshme për standardet e tij.

Tashmë, kryeqytetasit janë jo vetëm shumë larg Barcelonës kryesuese, por kanë zbritur në vendin e katërt në kampionat, prapa Atletikos dhe Valencias.

Kjo paraqitje është shumë e papritur për skuadrën që është kampione e Spanjës, kampione e Europës dhe kampione e Botës./abcnews.al

vlcsnap-error402-1280x720.jpg
us er18:37 | 13/12/2017

Kristiano Ronaldo është edhe një herë tjetër pranë largimit nga Reali. Mediat spanjolle raportojnë për krisje të marrëdhënieve të tij me presidentin e klubit, Florentino Perez.

Fitorja e Topit të Artë ndodhi vetëm pak ditë më parë.

Zyrtarisht, Kristiano Ronaldo quhet lojtari më i mirë i botës, por duket se as kjo nuk e ka bërë të lumtur dhe se po mendon për t’u transferuar.
Lajmet nga Madridi bëjnë me dije se ylli portugez ka mbetur i pakënaqur nga komentet e presidentit të Realit, Florentino Perez, i cili ka ftuar në skuadër yllin brazilian, Nejmar, duke i thënë se në këtë mënyrë mund të fitonte Topin e Artë.

Ronaldo e ka quajtur ofendim, përderisa është ai fituesi i Topit të Artë dhe është aktualisht lojtar i Realit, ndërsa thuhet se ka autorizuar agjentin e tij për të realizuar largimin nga Spanja.

Cila mund të jetë skuadra e tij e re?

Sipas të gjitha gjasave, flitet për Paris SG.

Edhe muajin e kaluar pati zëra se Kristiano kishte biseduar me parizienët, ndërsa është e njohur dëshira e presidentit Naser Al Helaifi për ta pasur atë në ekip.
Besohet se PSG ka gati një oferte prej mbi 100 milionë eurosh për kartonin e yllin madrilen, plus lojtarin gjerman, Julian Draksler.

Klauzola e transferimit në kontratën e portugezit është 1 miliard euro, por kjo shifër cilësohet si e ekzagjeruar nga specialistët.
Ronaldo është 32 vjeç dhe këtë sezon nuk ka qenë në formën e tij më të mirë, pavarësisht shënimit të shumë golave në Champions./abcnews.al

3642-1280x768.jpg
us er12:51 | 11/12/2017

Dy sfida të mëdha do të luhen në turin e dytë të Championsit. Shorti i hedhur në Zvicër ishte shumë i fortë për dy gjigandët e Spanjës, Realin dhe Barcelonën.

Dëshirohej të kishte të paktën një përballje-bombë.

Shorti i Ligës së Kampionëve hedhur në Nion të Zvicrës ua plotësoi dyfish shpresat tifozëve të futbollit, pasi goglat nxorrën jo një, por dy çifte të nivelit më të lartë.

I pari, Real Madrid-Paris SG, është një klasike e re, dueli më shumë i pritshëm mes superfuqisë historike të Championsit, dhe superfuqisë së re që kërkon t’i zerë vendin.

Francezët kanë favorin e ndeshjes së dytë në shtëpi, pasi dolën në vend të parë në grup.

Sfida e dytë, Çelsi-Barcelona.

Dy klubet mbahen mend për të paktën tri përballje të 12 viteve të fundit dhe për polemika të mëdha.

Dy herë është kualifikuar Barcelona, dhe një herë Çelsi, me të dyja skuadrat që arritën të fitonin Ligën e Kampionëve, përkatësisht në 2006, 2009 e 2012.

Të tetat e finaleve, gjithsesi, kanë edhe duele të tjerë të fortë.

Nënkampionia e Europës, Juventus, do të duhet të ndeshet me Totenhemin anglez, një nga ekipet më në formë të kompeticionit deri tani.

Më e lehtë për fuqinë tjetër të madhe, Bajernin që ka përballë turqit e Beshiktashit.

Anglia që ka 5 përfaqësues në Ligën e Kampionëve, pati short të pranueshëm për ekipet e veta.

Mançester Siti shkon në fushën e Bazelit, Liverpuli luan ndaj Portos, ndërsa Mançester Junajtid e ka pak më të vështirë ndaj Seviljes spanjolle.

Së fundi, por jo e fundit për nga rëndësia, Roma e Serisë A do të duhet të matet me kampionen e Ukrainës, Shahtarin me përvojë.

Ndeshjet e para do të luhen në 13-14 shkurt e në 20-21 shkurt, dhe ndeshjet e kthimit në 6-7 mars si dhe në 13-14 mars./abcnews.al

vlcsnap-error351-1280x720.jpg
us er18:17 | 07/12/2017

Kristiano Ronaldo vendosi një tjetër rekord të madh në karrierë. Ylli i Realit u bë i pari lojtar në historinë e Championsit, që shënon gol në secilën ndeshje të grupeve.

Këtë konkurrim e ka si shtëpinë e tij.
Pak rëndësi ka për Kristiano Ronaldon nëse është apo jo në formë në ligën spanjolle, pasi në Champions gjithnjë shkëlqen.
Portugezit nuk i mjaftoi që prej kohësh u bë shënuesi më i mirë në histori dhe i pari që kaloi barrierën e 100 golave.

Me rrjetën që realizoi ndaj Dortmundit në “Bernabeu”, Kristiano u bë i pari lojtar në Ligën e Kampionëve, që arrin të shënojë në çdo ndeshje të fazës së grupeve.
Ronaldo kishte shënuar dy gola në fitoren 3-1 të Realit në Dortmund.

Po ashtu, ia kishte dalë katër herë ndaj APOEL-it të Limasolit, në suksesin 3-0 në Madrid dhe 6-0 në Qipro.
Edhe kundërshtari tjetër i grupit, Totenhemi, pavarësisht se zuri vendin e parë nuk shpëtoi pa provuar këtë shije të hidhur.

Ylli 32-vjeçar ia doli të shënonte të paktën nga një herë në secilën ndeshje, në Madrid dhe në Londër, kjo e fundit e humbur 1-3.
Për të gjashtën herë në fazën e grupeve, Ronaldo u shpall golshënuesi më i mirë, ndërsa në total, ai ka shënuar 115 gola në Champions, prej të cilëve 99 me fanelën e Realit dhe 16 me Mançester Junajtidin./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono