real betis

real-madrid-betis.jpg
Veronik Istrefaj23:10 | 02/11/2019

Është mbyllur takimi mes Real Madrid dhe Real Betis, me rezultatin e bardhë, 0-0. Të besuarit e Zinedine Zidane ishin favoritë absolutë për të triumfuar në këtë takim, pasi sfida luhej në “Bernabeu” dhe Reali kishte mundësin të merrte dhe kreun e La Ligas.

Megjithatë, asnjë nga sulmuesit madrilenë nuk arritën të shënonin, duke u ndalur nga një Betis pragmatik dhe luftarak. Plot 22 herë tentoi Real Madrid të shënonte në portën e Betis, por dhe fati nuk ishte me ta.

Me këtë pikë të marrë, Reali barazon Barcelonën me 22 pikë, por katalanasit mbeten në krye të kampionatit falë një golavarazhi shumë herë më të mirë. Shënimi i golave te Reali nuk ka qenë problem deri më tani, pasi kishin shënuar 21 në 10 sfida, por kundër Betis, asnjë nuk ia doli të gjejë rrjetën./abcnews.al

La Liga, java 11

Real Madrid – Real Betis  0-0

Alena.jpg
Veronik Istrefaj22:51 | 15/10/2019

Talenti i Barcelonës, Carles Alena, me shumë gjasa do të largohet nga katalanasit që në muajin janar. 21-vjeçari nuk po gjen minuta në formacionin e Ernesto Valverdes dhe ardhja e De Jong në verë nuk e ka ndihmuar aspak.

Si pasojë, mesfushori ka vendosur që të largohet. Mediet spanjolle raportojnë se agjenti i futbollistit ka pasur një takim me drejtuesit e Real Betis, që janë të interesuar për firmën e 21-vjeçarit. Mendohet se mënyra e transferimit do të jetë huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Alena bëri disa paraqitje shumë të mira sezonin e shkuar me fanellën e Barcelonës, por këtë sezon, nuk ka figuruar aspak. Kjo situatë e ka bindur mesfushorin se është koha të largohet./abcnews.al

rb.jpg
ad min18:02 | 19/05/2019

Reali mbylli me humbje sezonin më negativ të shekullit të 21-të. Skuadra e Zidanit u mposht nga Betisi në Madrid, ndërsa ka dyshime të mëdha për edicionin e ardhshëm

Më në fund, përfundoi. Një vit i tmerrshëm, “anus horribilis”, u mbyll për klubin më të madh të botës në futboll, Realin e Madridit, dhe përfundoi ashtu siç e meritonte. Me humbje, madje brenda në “Santiago Bernabeu”, i mposhtur nga Betisi, 0-2.

Me Championsin të siguruar prej kohësh, por pa asnjë trofe të rëndësishëm për të luftuar, Reali thjesht nuk ishte vetvetja, edhe pse prej muajsh drejtohet nga një emër I madh si Zinedine Zidane.

Nuk është se nuk pati emra të shquar në fushë. Kejlor Navas, Marcelo, Carvajal, Modriç, Benzema apo Vinicius mund të mjaftonin për të shmangur turpin e radhës, veçse, siç tha Zidane më pas, problem ishte motivimi.

Loren Moron dhe Jese shënuan pas pushimit për Betisin, me trajnerin Kike Setien që arriti të fitonte edhe në “Bernabeu”, pasi ia doli në “Kamp Nou”.

Me 68 pikë në 38 ndeshje, me vetëm 63 gola të shënuara dhe plot 46 të pësuar, skuadra madrilene i dha fund sezonit më të keq të shekullit të 21-të, dhe njërit nga negativët në gjithë historinë e tij.

“Nuk është se nuk deshëm ta fitonim ndeshjen, – tha trajneri pas humbjes, – nuk ishim në gjendje që të fitonim, është çështje motivimi. Gjëja më e mirë që ndodhi është që sezoni përfundoi dhe mund të mendojmë për të ardhmen. Duhet ta pranojmë këtë edicion kështu siç ndodhi, madje do të na ndihmojë në vazhdim. Gjithsesi, jam i bindur se do të ndryshojmë dhe do të ngrihemi”.

Pyetja është e thjeshtë, e drejtpërdrejtë dhe që të tremb: A do të ketë reagim të shpejtë, sepse vetëm kështu e do tradita e klubit, dhe tifozët e tij të paduruar? E sigurt është që do të ketë ndryshime të mëdha, me mjaft lojtarë të larguar dhe me përforcime të rëndësishme, por kjo nuk garanton sukses që sezonin e ardhshëm./ABC News Albania 24/7

barca123.png
ad min21:49 | 11/11/2018

Barcelona pësoi një humbje të papritur në kampionatin spanjoll, madje brenda në stadiumin “Kamp Nou”. Betisi e mundi 4-3, edhe pse katalanasit patën sërish në ekip, kapitenin e tyre.

Duhej të ishte mbrëmja e madhe e rikthimit të Mesit. Vërtet, duhej, pasi nuk ndodhi kështu dhe argjentinasi u prit me një humbje në shtëpi, ndërsa la pas dëmtimin. Festa u prish nga Betisi, skuadër e Seviljes që triumfoi 4-3 në “Kamp Nou” ndaj Barcelonës, kampione dhe kryesuese e La Ligës.

Një ndeshje që filloi dhe përfundoi e tensionuar për vendasit, të cilët ishin edhe të lodhur, por edhe disi të vetëkënaqur pasi kaluan me sukses provat me Interin në Champions. Zhunior Firpo e Hoakin shënuan dy golat e parë për miqtë në pjesën e parë. Pas pushimit, erdhi reagimi i katalanasve, por jo i mjaftueshëm. Mesi shënoi me 11-metërshin e fituar nga Zhordi Alba, por Barça është sot një ekip thuajse pa mbrojtje.

Argjentinasi Zhovani Lo Selso realizoi për 3-1 për Betisin, duke e bërë shumë të vështirë detyën e lojtarëve të trajnerit Valverde. Pati sërish shpresë në “Kamp Nou”, kur Mesi krijoi aksionin e golit të tretë, realizuar nga Arturo Vidal, veçse nuk qe e thënë që kampionët të merrnin të paktën një pikë. Betisi ndëshkoi sërish dobësinë difensive të katalanasve, duke bërë që goli i fundit, realizuar nga Mesi të ishte thjesht një kënaqësi personale.

Edhe pas kësaj humbjeje, Barcelona mbeti në krye të renditjes në La Liga, me 24 pikë, veçse me vetëm 1 pikë më shumë sesa Atletiko e Madridit apo Sevilja. Kampionët e Spanjës nuk po gjejnë dot stabilitet, duke kaluar nga ndeshje të mëdha si ndaj Realit e Interit, në paraqitje të dobëta si ndaj Leganjesit apo Betisit, dhe kjo ia rrezikon objektivin në kampionat dhe në Champions./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono