reagon

edi-rama.jpg
nev ila13:41 | 20/07/2019

Kryeministri Rama ka reaguar ditën e sotme në lidhje me dorëheqjen e kryeministrit të kosovës Ramush Haradinaj. Rama thotë se Ftesat nga Haga për protagonistët e UCK janë sfidë e tyre për të provuar pafajësinë por edhe sfidë kombëtare për anën e duhur të historisë.

 

 , shkruan Rama./abcnews.al

vucic.jpg
nev ila10:46 | 20/07/2019

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në reagimin e tij pas dorëheqjes së Haradinaj, u shpreh se nuk ka vend për eufori. Sipas tij ky është një rreng politik i Haradinaj dhe se ai do të jetë i lirë për 48 orë.

Një reagim për dorëheqjen e Haradinaj dhe pasojat e mundshme që do të sjellë ajo për Serbinë, me këtë arsye presidenti serb Aleksandër Vucic doli në konferencë të jashtëzakonshme për mediat të lajmëruar një ditë më parë.

Ai u shpreh se e kuptonte gëzimin e njerëzve dhe ai vetë ndjente një farë kënaqësie për ftesën e rradhës së gjykatës së Hagës për Ramush Haradinaj.

Por ai shtoi se nuk ka asnjë arsye për të qenë euforik pasi është parë se si shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar e trajton Serbinë dhe popullin e saj pas një ngjarjeje të tillë

Vucic u shpreh i bindur se dorëheqja e Haradinaj është një rreng politik për të fituar popullaritet pasi e ka të pamundur të mundë rivalët politikë në vend

Madje kreu i shtetit serb parashikoi se Haradinaj do të lihet i lirë pas 48 orëve dhe do të kthehet si një hero i shqiptarëve në Kosovë.

Vucic vlerësoi se taksa nuk do të hiqet dhe se fuqitë perëndimore do të shtojnë presionin në pretekstin se liderët e Kosovë po paraqiten në Hagë./ABC News Albania 24/7

karburantet-1280x722.jpg
nev ila10:33 | 20/07/2019

Konfindustria i kërkon qeverisë të tërhiqet nga dhënia me koncesion e shërbimit të kontrollit të aparateve matës të karburanteve.

Administratori i Përgjithshëm Gjergj Buxhuku përmes një njoftimi për shtyp vlerëson se procesi është i paligjshëm dhe në kundërshtim të plotë me interesin publik.

Me këtë koncesion sipas Konfindustrias në treg krijohet një kompani private monopol. Ajo do ti marrë buxhetit të shtetit rreth 70 milion euro ndërkohë që investimi që do të kryhej arrin 500 mijë euro.

Koncesionari privat thotë Buxhuku mund të lidhë marrëveshje të fshehta me operatorë të caktuar për të abuzuar me volumet e shitjes në dëm të konsumatorëve. Këto volume përllogarit Konfindustria, aktualisht shkojnë në vlerat 20-25 milion euro/vit./ABC News Albania 24/7

osce_wien-1280x720.jpg
nev ila19:36 | 11/07/2019

Gjashtë ditë pas publikimit të amendamenteve në ligjin e medias nga këshilli i ministrave, reagon zyra e OSBE në Vjenë. Përfaqësuesi për lirinë e medias Harlem Desir thotë duhen të tjera përmirësime ligjore, krahas atyre të kryera nga qeveria, bazuar në konsultimet e muajve të fundit me OSBE-në.

Në analizën prej 17 faqesh OSBE ka renditur vërejtjet për ndryshimet që pësoi Ligji i Medias.

Harlem Desir përfaqësuesi për lirinë e medias për OSBE-në, është kritik ndaj rolit të Autoritetit të Medias Audiovizive AMA, në amendimet e fundit të këshillit të Ministrave.

“Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), rregullatori i mediave audio-vizuale nuk duhet të jetë zëvendësim i gjyqësorit të pavarur apo mekanizmave të duhur vetërregullues për çështjet e lirisë së shprehjes, duke shtuar se kjo vlen edhe për bllokimin për përmbajtjen, gjobat për shkelje të ligjit dhe modalitetet e së drejtës për t’u përgjigjur”.

OSBE ka publikuar një analizë ligjore të projektligjit, të kryer nga ekspertë të pavarur, në të cilën thuhet se rregullimi i versioneve elektronike të medias së shkruar, e më tej i “ofruesve të shërbimeve elektronike të botimit”, nuk duhet të jetë i njëjtë me atë të shërbimeve audiovizive dhe rekomandon përjashtimin e tyre nga qëllimi i projekt ligjit.

Përfaqësuesi i medias në OSBE Dezir, kujton se bllokimi apo pezullimi i publikimeve online konsiderohet një masë ekstreme e shtetit ndaj të drejtës së lirisë së shprehjes, e se raste të tilla pranohen nga standardet ndërkombëtare vetëm kur ka shkelje shumë serioze të të drejtave të njeriut apo të parimeve demokratike, ose kur nuk mund të zbatohen masa të tjera.

Tre janë rastet, vëren OSBE, kur sipas ligjit mund të ndodhë nga AMA bllokimi i përkohshëm apo kufizimi i aksesit në internet.

“Pornografia e fëmijëve; inkurajimin e akteve terroriste; dhe shkeljet e sigurisë kombëtare dhe kur masat e tilla konsiderohen si të nevojshme dhe proporcionale, duke marrë parasysh ekzistencën e një rreziku të afërt”.

OSBE vëren se duhet të krijohet mekanizmi i duhur i apelimit dhe rishikimit të masës para gjykatës, si mbrojtje për botuesit e vetë qytetarët. Në rastet e tjera, masa të tilla duhet të trajtohen nga gjykatat.

“Kompetencat e AMA-s, thotë OSBE nuk mund të shtrihen në trajtimin e çështjeve si shpifja.

Përfaqësuesi për lirinë e medias në OSBE shpreh gatishmërinë për të dhënë asistencë për këtë ligj të rëndësishëm e nënvizon rëndësinë që amendamentet mbi median duhet t’i nënshtrohen një kujton se është procesi publik e gjithëpërfshirës konsultimi me të gjithë profesionistët e medias, organizatat e gazetarëve dhe aktorët e tjerë relevantë vendas e ndërkombëtarë./ABC News Albania 24/7

haradinaj-1280x708.jpg
Sej rie16:40 | 10/07/2019

Reagime në Kosovë pas publikimit në media të bisedës së Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev me dy komedianët rus.  Kryeministri Haradinaj thotë se sovranitetin e Kosovës do ta mbrojmë me çdo çmim.

Shqetësimet e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev në bisedën telefonike me dy komedianët rus për planet për ndarje të Kosovës kanë zgjuar reagime edhe në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë se askush nuk mund të cenojë integritetin territorial të Kosovës.

 “Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi bashkë dhe jemi të fortë! Askush nuk do të na ndajë. Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim” ka shkruar shkurt Haradinaj në Facebook.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar largimin e Presidentit Hashim Thaci.

Deputeti Rexhep Selimi thotë se kjo bisedë dëshmon më së miri për planet dhe marrëveshjet eventuale me Serbinë që po vazhdojnë të jenë të fshehta dhe kundër interesit të shqiptarëve të Luginës.

Rexhep Selimi: “Kryeministri Zaev shprehet si i informuar mirë me planet që kanë të bëjnë me ndarjen e Kosovës dhe lidhët me deklaratat e Thaçit në lidhje me këtë . Duke mashtruar popullin e vet, Thaçi duke bërë marrëveshje të fshehta ai po vazhdon të shtyj agjendën e ndikimit të Moskës në rajon e Kosovë”.

Sipas Selimit zgjedhjet janë mënyra e vetme që të largohet një gjendje e tillë nga vendi.

Rexhep Selimi: “I bëjmë thirrje forcave politike të shkojmë në zgjedhje dhe të krijojnë kushte Presidenti të largohet, i cili i bën dëm vendit që ka plane të këqija për vendin. Zgjedhjet e menjëhershme janë porta e daljes së vendit nga kriza”.

Të martën u publikuan disa biseda mes dy komedianëve rusë të paraqitur si zyrtarë të Ukrainës dhe NATO-s dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev biseda në të cilat flitet për planin rus për ndarjen e territorit të Kosovës.

Pre e këtij mashtrimi pati rënë edhe Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Biseda me të ende nuk është publikuar por menjëherë pas kësaj telefonate ai pati shkruar një status në tëitter derisa u komedianët menjëherë më pas e kishin konfirmuar se kanë biseduar me Haradinajn./ABC News Albania 24/7

1043383901.jpg
nev ila23:34 | 08/07/2019

Rusia shpreh shqetësim pas marrëveshjes së nënshkruar pak ditë më parë midis Ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj dhe kryediplomatit të Kosovës, Behgjet Pacolli për hapje të ambasadave të përbashkëta.

Lidhur me këtë marrëveshje Ministria e Jashtme e Rusisë shprehet se këto “hapa provokues nga Tirana dhe Prishtina, të cilat janë në përputhje me konceptin e ‘Shqipërisë së Madhe’, shkaktojnë shqetësim serioz.

“Hapat provokative të Tiranës dhe Prishtinës, të cilat janë në përputhje me zbatimin e konceptit të “Shqipërisë së Madhe” po shkaktojnë shqetësim serioz. Në këtë kontekst, ne kemi nënshkruar më 2 korrik të këtij viti. Marrëveshja Shqipëri-Kosovë mbi bashkimin e misioneve diplomatike në vendet e treta.

Vëmë re se veprimet provokuese të Tiranës dhe Prishtinës nuk janë aksidentale. Për disa vite tani, nga atje janë dëgjuar deklarata rreth integrimit de facto. Kjo linjë e udhëheqjes shqiptare dhe kosovare bie ndesh me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB, minon dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e BE dhe shkatërron stabilitetin në Ballkan.

Ne vërejmë se SHBA dhe BE preferojnë të mos reagojnë ndaj masave të tilla destruktive, të cilat në fakt janë duke mbuluar manifestimet e mëdha shqiptare që janë shkatërruese për rajonin”, thuhet në komentin e Ministrisë së Jashtme Ruse. (kliko ketu)./abcnews.al

george-soros-1280x720.jpg
nev ila22:28 | 08/07/2019

Fondacioni “Soros” i ka cilësuar si “të çuditshme” akuzat e presidentit Meta ndaj themeluesit Xhorxh Soros, se po organizonte një përplasje civile në Shqipëri. Në reagimin e tij, fondacioni ka deklaruar se misioni i tij është të ndihmojë në reformat në sektorë të ndryshëm, përfshirë atë në drejtësi.

Fondacioni “Shoqëria e Hapur”, i njohur ndryshe edhe si fondacioni “Soros” e ka cilësuar si të “çuditshme” deklaratën e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, që akuzonte themeluesin Xhorxh Soros për ndërhyrje në zhvillimet e brendshme të Shqipërisë e veçanërisht në reformën në drejtësi.

Në një reagim zëdhënësja e fondacionit, Laura Silber ka deklaruar se “Shoqëria e Hapur” është krenare për rolin që ka luajtur në mbështetje të sistemit gjyqësor në Shqipëri, që siç ka vënë në dukje ajo, është një kërkesë e domosdoshme për hapjen e negociatave me BE-në.

“Karakterizimi që presidenti Meta i ka bërë kësaj përpjekjeje kaq publike si një komplot, është i çuditshëm. Ne presim që të takohemi në të ardhmen e afërt me presidentin Meta, në bazë të ftesës që na ka dërguar”, ka thënë zëdhënësja Silber.

Fondacioni për një Shoqëri të Hapur është një rrjet ndërkombëtar organizatash jofitimprurëse, të pavarura, joqeveritare dhe jopolitike që mbështesin financiarisht grupe të shoqërisë civile në sektorë të drejtësisë, arsimit, shëndetit publik dhe shtypit të pavarur në mbarë botën. Në Shqipëri Fondacioni “Soros” e zhvillon aktivitetin e tij që prej vitit 1994.

Meta e akuzoi zotin Soros se qëndronte pas “një komploti të kurdisur prej kohësh për të ushqyer përplasjen civile më 30 qershor, si dhe për të ndikuar reformën në drejtësi”./abcnews.al

makina-933x445.jpg
Sej rie21:45 | 07/07/2019

Policia e Shtetit ka zbardhur sulmin ndaj makinës së gazetarit Fatos Lubonja. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur më datën 1 Korrik, ku një person me probleme mendore ka goditur me gur xhamin e makinës.

Ka qenë vëllai i gazetarit që ka denoncuar ngjarjen në komisariatin numër 2 dhe pas kësaj është vënë në pranga 50-vjeçari Arben Hackaj.

Në reagimin për mediat thuhet se gjithçka është shumë mediatike dhe policia hedh poshtë të gjitha të pavërtetat dashakeqëse.

Tv Klan

TAHIRI-930x445.jpg
Sej rie23:45 | 04/07/2019

Institucionet e Kosovës kanë reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në lidhje me hetimet për vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviç.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një deklarate për media, ka thënë se deklarata e Vuçiçit është “tërësisht politike, mbi një fushë për të cilën ai nuk e ka asnjë kompetencë”.

“Është për keqardhje që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka marrë rolin e gjykatësit, prokurorit, hetuesit dhe secilin rol tjetër që atij i nevojitet, në përpjekje e sipër për ta fshehur të vërtetën, kurdo që ajo afrohet të dalë në pah”, thuhet në deklaratë.

Ndaj kësaj deklarate të ministrit Tahiri, ka reaguar drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili ka thënë se “Tahiri po mbron kriminelët e luftës dhe po i fsheh vrasësit e Oliver Ivanoviçit”.

Të mërkurën, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se Beogradi “mendon se e ka emrin e vrasësit të Oliver Ivanoviçit”, por po përpiqet të sigurojë prova materiale.

Ai tha se Milan Radojçiç, nënkryetar i partisë së serbëve të Kosovës “Lista Serbe”, nuk ka lidhje me këtë vrasje.

Autoritetet e Kosovës dyshojnë se ai është i përfshirë në këtë krim.

Oliver Ivanoviç është vrarë më 16 janar, 2018, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut. Ai ka qenë kryetar i Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”.

Në nëntor të vitit të kaluar, Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në veri të Mitrovicës, të cilët dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e Ivanoviçit, ndërsa Radojçiç, i cili është kërkuar po ashtu, nuk është gjetur në banesën e tij./REL


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono