reagimi

metaa-1280x714.jpg
ent ela10:20 | 24/07/2019

Për prishjen e Teatrit Kombëtar ka ardhur edhe reagimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta. Në një postim në facebook, Kreu i Shtetit shkruan se rrethimi me policë i godinës një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme.

Ai i bëri thirrje Policisë së Shtetit të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit.

Reagimi i Presidentit

Rrethimi me policë i Teatrit Kombëtar dhe përplasjet fizike me komunitetin e artistëve, të cilët janë aty në mbrojtjen e një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, janë një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit, dhe as t’i lëndojë ata shpirtërisht, në respekt të dinjitetit njerëzor dhe kontributeve të vyera që kanë dhënë për artin e kulturën kombëtare.

As sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor ’90!

Shumë turp! Shumë turp! Shumë turp! /abcnews.al

67688775_2384304161615843_3881525910066692096_o-1280x890.jpg
ent ela21:15 | 19/07/2019

Për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta. Në një postim në faqen zyrtare Meta shkruan se është i bindur në pafajësinë e tij, ndërsa shton se nuk Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit!

“Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij! Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit!

Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacënuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen evropiane”– shkruan Meta. /abcnews.al

lulzim-basha-1.jpg
ent ela18:00 | 19/07/2019

Pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kryedemokrati shkruan në Tëitter se Haradinaj është akti i një njeriu që ve Atdheun mbi gjithçka. “Ramush Haradinaj është Kosova – Kosova e lirë, Kosova e pavarur, Kosova europiane.”- shkruan më tej Basha.

Lulzim Basha në një tjetër postim, shkruan se Askush dhe asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë!

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen pasditen e së premtes. Ai tha se është thirrur nga  Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar, dhe atje do të paraqitet si qytetar. /ABC News Albania 24/7

arben-malaj.jpg
nev ila11:02 | 16/07/2019

 

28 deputetë të Partisë Socialiste kanë firmosur kërkesën për shkarkimin e Arben Malajt nga Këshilli i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë, me argumentin se ka shkelur Kodin e Etikës. Vetë Malaj thotë se shkarkimi vjen pasi nuk i ishte bindur Taulant Ballës për emërime partiake në Bankën Qendrore.

Arben Malaj është një socialist i vjetër. Ai u rizgjodh në anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në vitin 2018, por postin e lakmuar tashmë e ka në rrezik.

28 deputetë socialistë, kanë kërkuar shkarkimin e tij, me argumentin se ka shkelur Kodin Etik dhe ka cenuar besueshmërinë e institucionit që përfaqëson.

“Secila prej daljeve publike të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës dhe të gjitha të marra së bashku, mund të çojnë në konkluzionin se temat e trajtuara dhe qëndrimet e shprehura, mund të kenë ndikim negativ në detyrimet që ai ka ndaj Bankës së Shqipërisë, dhe duke qenë se ato shprehin vlerësime që janë pjesë e analizave politike, të lidhura me grupime politike, besojmë se ato dëmtojnë edhe imazhin e Bankës së Shqipërisë”.

ABC News pyeti disa prej firmëtarëve, nëse shkarkimi kërkohej për shkak të qëndrimeve kritike të Arben Malajt ndaj lidershipit të kryeministrit Rama.

Disa nuk janë të ndërgjegjshëm që kanë firmosur. Vetë Malaj bëri një sqarim në rrjetet sociale, duke thënë se ishte paralajmëruar për shkarkimin.

“Kërcënimet paralajmëruese mi ka dërguar Taulant Balla pas mos pranimit te ndërhyrje se tij edhe me SMS me rekomandime partiake ne proceset përzgjedhjes ne Bordin e Bankës se Shqipërisë. Shqetësimi është i protokolluar ne mbledhjen e Bordit te BSH.  Fakti qe pas shkarkimit nga Erdogan te Guvernatorit te Bankes se Turqise, ky mund te rast i dyte qe maxhorancat e gjithe pushteteshme shkarkojne nje anetar Bordi te Bankes Qendrore, Vetem profesionalisht me trishton. Veprimi i tyre eshte i paster politik”.

Malaj, një socialist i hershëm që, veçse deputet, ka shërbyer edhe si Ministër Financash gjatë qeverisë socialiste, e mbyll reagimin e tij duke ju kujtuar ish kolegëve se mes karriges dhe lirisë, do të zgjidhte gjithmonë këtë të fundit./ABC News Albania 24/7

zaev-1-1-1280x700.jpg
ent ela14:50 | 11/07/2019

Rusia nuk është vendi që zhvillon luftë speciale kundër Maqedonisë së Veriut. Kështu ka deklaruar Kryeministri Zoran Zaev gjatë një takimi me ambasadorin rus në Shkup Sergej Bazdnikin. Zaev ka lënë të kuptohet se Rusia zyrtare është haptazi kundër hyrjes së vendit në NATO, por se nuk është e përfshirë në kurdisjen me bisedat telefonike.

Pasi kërkoi falje nga presidentet e Kosovës dhe Serbisë, i erdhi rendi ta ulë topin edhe me ruset. Kryeministri Zoran Zaev, u paraqit sot në hapjen e pompës së benzinës në hyrje të Haraçinës, kur prezent ishte edhe ambasadori rus, Sergey Bazdnikin.

“Pasi të përfundojmë këtu shkojmë në takim që e kemi aranzhuar para 10 dite, për shkak se komunikim të rregullt me të gjithë ambasadorët, ashtu është edhe me ambasadorin rus. Federata ruse është mik i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këto performaca të rrejshme që janë bërë edhe ndaj meje për fat të keq, janë punë private, nuk janë akt i Federatës Ruse”.

Zaev tha se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, nuk do të thotë se do të jemi armiq të Federatës Ruse. Një shtet i vogël si Maqedonia e Veriut, dëshiron miqësi me të gjitha shtetet.

“Ka shumë qendra të fuqisë që nuk u shkon në dobi të tyre që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e NATO-s, dhe këtë e thonë qartë shumë shpesh. Unë i kuptoj argumentet që i kanë për këto qëndrime, por edhe në herë e përsëris se alternative përveç anëtarësimit në NATO dhe BE nuk ka dhe kjo është përcaktim i qytetarëve”. 

Përveç audio xhirimeve, portale të afërta me opozitën, filluan të publikojnë edhe fotografi nga mesazhet që i kanë ndërruar Zaev dhe Poroshenko i rrejshëm.

/ABC News Albania 24/7

basha-3-933x445.jpg
Sej rie13:00 | 09/07/2019

Një ditë pas protestës së 10-të të opozitës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale. Kryedemokrati ka falenderuar qytetarët që morën pjesë në protestë dhe ju premton atyre se prioriteti i tij  është ndryshimi dhe fundi i tranzicionit.

Mirënjohje të thellë dhe falenderime nga zemra për të gjithë ata që na janë bashkuar në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Bashkë do ta largojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare. Sa më parë, aq më mirë për Shqipërinë!
Detyra më e madhe, prioriteti numër një, është t’ju japim shqiptarëve ndryshimin e vërtetë, fundin e tranzicionit, Shqipërinë e lirive, mundësive dhe mirëqenies për të gjithë”, shkruan Basha.

Me të njëjtin kusht të panegociueshëm pas bojkotit të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, opozita protestoi paqësisht ditën e hënë (8 Korrik) në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Basha e cilësoi referendum kundër të keqes 30 Qershorin, teksa poshtë zyrës së kryeministrit të rinjtë demokratë vendosën në mënyrë simbolike fletët e votimit me mbishkrimin “Rama Ik”.

66700772_2365883723457887_8089262579198722048_n.jpg
ent ela09:15 | 09/07/2019

Presidenti i Republikës ka postuar mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një foto nga betimi i tij si President, si përgjigje ndaj ngritjes së komisionit hetimor për shkarkimin e tij, i cili u miratua një ditë më parë.

Në këtë foto Ilir Meta betohet mbi kushtetutë, ndërsa merr postin e lartë të Presidentit.

“Photo of my life! Shqipëria e para”, shkruan Presidenti. /abcnews.al

E238E5B4-AA31-41B1-9B00-B6FF82173E90.jpeg
ent ela11:31 | 29/06/2019

Bashkia e Pogradecit ka reaguar pas arrestimit të dy punonjësve të cilët mbyllën me çelës 4 shkolla që ishin miratuar si qendra votimi nga KQZ. Një një dekalratë të shpërndarë për mediat Bashkia e Pogradec dënon këtë akt, ndërsa i bën thirrje Policisë të Shtetit dhe Prokurorisë të lirojë menjëherë dy punonjësit e Bashkisë. Sipas saj këta punonjës kanë kryer punën e tyre.

Njoftimi i Bashkisë Pogradec

Dje më datë 28.06.2019 forcat e Policisë të Shtetit, të Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë arrestuar padrejtësisht punonjës të Administratës të Bashkisë, të cilët ishin në zbatim të plotë të ligjit dhe të detyrës të tyre funksionale.

Bashkia Pogradec dënon këtë akt të turpshëm, i cili sjell në mëndjen e çdo qytetari, masat e patetike të regjimit komunist, duke dashur të përcjellë frikë dhe kërcënim ndaj banorëve të Bashkisë Pogradec.

I bëjmë thirrje Policisë të Shtetit dhe Prokurorisë të lirojë menjëherë dy punonjësit e administratës të Bashkisë, pasi këta punonjës si çdo ditë tjetër ndodheshin pranë këtyre shkollave duke kryer punën e përditshme për përmirësimin e kushteve të shkollave, kopshteve dhe ruajtjen e ambjenteve të tyre.

Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të mos tremben dhe frikësohen nga ky lloj presioni.

Të mos bien pre e asnjë lloj provokimi duke shmangur çdo lloj situate konfliktuale për të treguar qytetari dhe përgjegjshmëri duke mos u bërë shkas për përplasje civile

Gjithashtu denoncojmë dhe kërkojmë masa të mënjehershme për arrestimin e personave, të cilët nga mengjësi i sotem po shkatërrojnë në mënyrë të paligjshme dyert e institucioneve arsimore që janë në pronësi të Bashkisë .

Bashkia Pogradec është në mbrojtje të ligjit dhe Kushtetutës si dhe në zbatim të plotë të Dekretit të Presidentit të Republikës. /abcnews.al

 

META-SINKRON.mpg_snapshot_00.13-1280x720.jpg
Sej rie11:30 | 28/06/2019

Kjo është një ditë votimesh në Shqipëri në vitin 1982. Video publikohet nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. Kreu i shtetit i drejtohet qytetarëve e njëkohësisht i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama i cili përsërit se zgjedhjet vendore do te zhvillohen me 30 Qershor.

“Ndoshta e teproj, por për t’i shijuar tamam votimet socialiste dhe për t’ju rikthyer qoftë dhe për 1 ditë asaj periudhë 45-vjeçare, shoqërojini me dajre e daulle si njëherë e një kohë. Ata vetë do votojnë, vetë do t’i numërojnë. Të gjithë shqiptarët së bashku, në mënyrë demokratike, të fshehtë, të lirë dhe të ndershme do të zgjedhin vetëm në 13 Tetor 2019. Ndaj ju ftoj të ndiqni dhe këtë video për t’u çtensionuar sadopak në prag të kësaj fundjave interesante”.

Kryetari i shtetit përsërit se data kushtetuese e zgjedhjeve vendore është 13 Tetor 2019  ndërsa i bën thirrje qytetareve te mos bien pre e provokimeve me 30 Qershor.

“Situata është e qartë dhe e padiskutueshme nga ana ligjore dhe kushtetuese. Gjithsesi kryeministri po insiston për të shkuar në votime socialiste në datën 30 qershor 2019. Ju këshilloj ta merrni atë me qetësi e mençuri, dhe të mos bini pre e provokimeve, sepse ato u shërbejnë vetëm atyre që duan të legjitimojnë kapjen totale të shtetit dhe instalimin e një regjimi njëpartiak. Të dashur qytetarë, t’i respektojmë dhe të mos konfrontohemi me të gjithë ata bashkëqytetarë që do të shkojnë në këto votime socialiste”.

Dhuna apelon Presidenti i Republikës nuk i shërben Shqipërisë dhe të ardhmes se saj evropiane./ABC News Albania 24/7

 

sander-lleshaj.jpg
nev ila19:10 | 26/06/2019

Kreu i nje grupi kriminal i cili dyshohet se ka trafikuar ne disa vende te europes mbi 1.5 ton kokainë është vënë në pranga.  51 vjecari Astrit Beqiri, banues në Shkodër është arrestuar nga policia vendore, e mbështetur nga forca policore të Tiranës e Korçës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Aksioni ishte pjesë e një operacioni ndërkombëtar të koordinuar nga EUROPOL, i shtrirë në Danimarkë, vendi iniciues, Suedi, Gjermani, Belgjikë, Holandë, Slloveni e Shqipëri.

Pas ketij operacioni ka reaguar Ministri i Brendshem Sandër Lleshaj. Lleshaj përmes një statusi në rrjetet sociale ka shkruar se pjesë e goditjes së këtij operacioni janë shumë pjestarë të krimit të organizuar.

“Goldfinger”, operacioni i koordinuar nga EUROPOL, ku merr pjesë Policia dhe Prokuroria Shqiptare, godet fort në Europë dhe në Shqipëri. Pjesë e goditjes janë shumë pjestarë të krimit të organizuar dhe sasi të mëdha asetesh kriminale. Kjo goditje e radhës provon pjekurinë, motivimin, besueshmërinë dhe profesionalizmim e lartë të organeve tona ligjzbatuese“, shkruan Lleshaj./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono