reagimi

MBULIM-REAGON-PARTIZANI-1280x720.jpg
ent ela19:33 | 02/02/2019

Partizani ka reaguar pas aludimeve se ishin tifozët e tij që shkaktuan dhunë ndaj lojtarëve të Skënderbeut në Fushë Krujë. Klubi kryeqytetas ka dalë me deklaratë zyrtare, ku ka hedhur poshtë këto pretendime.

“Është e vërtetë, – shkruhet në deklaratë, – se klubi ynë ka tifozë në të gjithë Shqipërinë, por tifozët tanë janë më korrektët nëpër stadiume. Nuk e kuptojmë sesi lojtari Neziri I Kastriotit ka arritur të identifikojë agresorët e sulmit ndaj lojtarëve të Skënderbeut”.

Partizani e dënoi incidentin në Fushë Krujë dhe theksoi se ngjarje të tilla nuk duhet të cënojnë aktorët e lojës së futbollit. /abcnews.al

DASH-PER-VIZEN-E-BERISHES-1280x720.jpg
ent ela15:33 | 01/02/2019

Ish-Kryeministri Sali Berisha nuk rezulton në listën e personave që i është refuzuar viza nga Shtetet e Bashkuara të Amerikes, për shkak të përfshirjes në korrupsion. Mediat shqiptare kanë kontaktuar Departamentin Amerikan të Shtetit pas debateve të ashpra në seancën e djeshme në Parlament mes Kryeministrit Rama dhe Sali Berishës. Dyshimi lindi pas asaj që dukej si një pyetje retorike e kreut të qeverisë Rama, kur pyeti Berishën nëse mund të kalonte dot oqeanin nëse dëshironte. Pas interesimit të mediave shqiptare, Departamenti Amerikan i Shtetit paraqiti rastet e publikuara të refuzimit të vizës që lidhen me çështje të korrupsionit, ku pas verifikimeve rezulton se emri i Sali Berishës nuk është në listë. Përpos këtyre pak rasteve të publikuara, Shtetet e Bashkuara përgjithësisht nuk komentojnë rastet individuale të vizave – përfundon Departamenti Amerikan i Shtetit. /abcnews.al

 

3901.jpg
ent ela17:37 | 22/01/2019

Edhe pse ka këmbëngulur se Bashkimi Europian nuk është i shqetësuar, zëdhënësi i Komisionit Europian Shinas i bëri apel Italisë dhe Francës që të bashkëpunojnë dhe të mos akuzojnë njëra -tjetrën për çështjen e emigrantëve.

Përshkallëzimi i tensioneve mes Francës dhe Italisë nuk shqetëson Bashkimin Europian, sipas të cilit këto çështje nuk kanë një impakt thelbësor në marrëdhëniet mes dy vendeve. Por zëdhënsi i Komisionit Europian Margaritis Shinas u shpreh se do të ishte më mirë të zgjidhej bashkëpunimi dhe jo akuzat e ndërsjellta.

Në fakt zv/kryeministri Italian Di Maio akuzoi Parisin se po vazhdon të konolizojë Afrikën duke nxjerrë në qarkullim dhe një monedhë me të cilën financon borxhin public francez.

Pas kësaj fraze Ministria e Brendshme franceze thërriti në një takim urgjent ambasadoren italiane në Paris Tereza Kastaldo duke i kërkuar sqarime për këto deklarata. Parisi zyrtar e ka cilësuar si të papranueshme dhe të kotë akuzën, Por di Maio këmbëngul se ka thënë vetëm të vërtetën

Ai i bëri apel dhe Bashkimit Europian që të sanksionojë vende si Franca të cilat varfërojnë shtete afrikane duke i detyruar njerëzit që të arratisen në Europë.

Komisioneri për çështje ekonomike në BE Pier Moskovici nga ana e tij i ka cilësuar si të papërgjegjshme deklaratat e DI Maios duke theksuar se cilësia e marërdhënieve mes Francës dhe Italisë është shumë e rëndësishme./abcnews.al

kelmend-balili-933x445-1.jpg
ent ela17:14 | 15/01/2019

Nuk ka vonuar qëndrimi i selisë blu për Klement Balilin e cila përmes nënkryetarit Edi Paloka thekson faktorin “vetëdorëzim” dhe jo arrestim në historinë e të shumëkërkuarit Balili, i përfshirë sipas demokratëve, në një skemë të kontrolluar dhe menaxhuar nga, dhe në pakt me kryeministrin Rama.

“Me vetëdorëzimin e Klement Balilit, pas kapjes së plotë të drejtësisë, Edi Rama po zbaton të njëjtën skemë të sofistikuar si me Saimir Tahirin: dorëzim i kontrolluar, hetim sipërfaqësor, çlirim nga akuzat e rënda për trafik droge.  Skema “Tahiri” do të funskionojë edhe për bashkëpunëtorin e tij, Klement Balili. Prandaj Drejtori i Transporteve të Edi Ramës, të cilin Partia Demokratike e denoncoi 5 vjet më parë si person kyç në trafikun ndërkombëtar të drogës, ka pranuar të vetëdorëzohet. Gjatë gjithë kësaj kohe, Klement Balili, ka patur mbështetjen e qeverisë së Edi Ramës. Ka jetuar në Sarandë dhe zonat përreth saj nën mbrojtjen e Edi Ramës. Megjithëse në kërkim ndërkombëtar, kompania e tij ka marrë, deri pak muaj më parë, 77 tendera nga qeveria e Edi Ramës, shumicën e tyre pa garë. Pasuria e tij, përfshirë edhe resortin luksoz në Sarandë, është ruajtur e paprekur nga qeveria e Edi Ramës”.

Një reagim në rrjetin social facebook e dha edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i pari i cili njoftoi përmes së njëttit portal vetëdorëzimin e Klemend Balilit.

“Balili u dorëzua, por Rama dhe ministra janë pengje të tij! Donin të mashtronin me Balilin, ta paraqisnin si arrestim. Ai nuk pranoi. Betejë e madhe për videot e orgjive të Ramës dhe ministrave në Santa Quaranta. Balili nuk dorëzon origjinalin, por kopje tek Ardi Veliu”.

Prej dy vitesh Kelmend Balili rezulton në listën e personave shumë të kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe ajo greke i dyshuar për përfshirje në narkotrafik ndërkombëtar. Në Greqi, Balili është i pagëzuar nga mediat greke si “Eskobari i Ballkanit”. /abcnews.al

rama-konference.jpg
ent ela20:01 | 14/01/2019

Erdhi dita që Zëri i Amerikës të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë llogjesh telefonike. Është ky reagimi i kryeministrit Edi Rama pas kronikës investigative të transmetuar nga Zëri i Amerikës. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale kryetari  i qeverisë thotë se: “Për herë të parë në Shqipëri organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik. Çfarë katandie!”– e mbyll reagimin e tij kryeministri Edi Rama. /abcnews.al

edi-rama-qeverria.jpg
ent ela13:52 | 10/01/2019

Pas refuzimit të Presidentit Ilir Meta për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit Edi Rama. Në një postim në twitter, Rama e konsideron vendimin e Presidentit një akt të turpshëm dhe antikushtetues.

“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm.Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp”– shkruan Rama. /abcnews.al

QEVERIA-KOSOVE-URIMI-1280x561.jpg
ent ela14:47 | 14/12/2018

Me anë të një deklarate të gjatë për media qeveria e Kosovës ka uruar popullin me rastin e krijimit të ushtrisë. Ndër të tjera në deklaratë thuhet se ushtria është një e drejtë që Kosova e ka fituar me shumë gjak e sakrifica.

“Kosova është NATO dhe NATO është Kosovë. Për këtë askush mos të ketë asnjë dyshim. Së bashku me aleatët, NATO-n do të jemi vetëm në shërbim të demokracisë, sigurisë, paqes dhe zhvillimit në Kosovë, rajon e kudo që kërkohet”. Këthu thuhet ndër të tjera në urimin e gjatë që qeveria e Kosovës I bën popullit me rastin e krijimit të ushtrisë së vendit. Më tej aty theksohet se Kosova e ka fituar këtë të drejtë me anë të sakrificave të shumt. Dhe për këtë arsye është e drejta e Kosovës që të ketë ushtri, një forcë multietnike e profesionale të ndërtuar sipas standardeve më të larta të NATO-s.

Duke kujtuar dhe nderuar të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për lirinë dhe shtetin tonë dhe duke shprehur mirënjohje për misionin e NATO-s, KFOR-it, të gjithë trupave ushtarake të vendeve aleate: SHBA-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, e të gjitha atyre vendeve që i shërbyen paqes në Kosovë, Qeveria e Republikës së Kosovës thekson se sot u kurorëzua rrugëtimi për konsolidimin e plotë e të brendshëm shtetëror të Republikës së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se me miratimin e Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Kosova përcakton kompetencat, organizimin dhe funksionimin e FSK-së, si forcë multietnike, profesionale, e armatosur dhe e autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit, në pajtim me mandatin e dhënë kushtetues dhe ligjor në mbrojtje të integritetit territorial, qytetarëve, pronës dhe interesave të Republikës së Kosovës, dhe e cila i nënshtrohet kontrollit civil demokratik. /abcnews.al

edi-ramaaaa.jpg
ent ela13:55 | 14/12/2018

Pas publikimit të opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias për vetingun në politikë,  erdhi dhe reagimi i kryeministrit Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë nuk kurseu   ironinë në adresë të kryetarit demokrat Basha. Duke e cilësuar si një dështim të aksionit opozitar, Rama i drejtohet Bashës, “u mbyt në ujin e Venecias edhe Gjojavetingu yt, një nga ato manovrat e tua që e kanë bërë PD joserioze në sytë e njerëzve, sa jeni hedhur në ilegalitet për të penguar Dialogun mes studentëve e qeverisë”, mbyll postimin Rama.

Por, nga ana e tij kreu demokrat Basha vlereson se ky reagim i kryeministri Rama erdhi per shkak se nuk ka lexuar si duhet opinionin e Venecias.

“Nuk kupton as shqipen, pale pastaj anglishten! Mirënjohje Komisionit të Venecias që hapi dritën jeshile për vetingun e politikanëve. Koha kur politikanët janë mbi ligjin po mbaron!”, shkruan Basha në rrjetet sociale. /abcnews.al

ambasada-amerikane-3_1510145611-8852936.jpg
ent ela20:13 | 12/12/2018

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka mirëpritur krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në një njoftim të shpërndarë në rrjetet sociale, ambasada e cilëson një hap vendimtar për zbatimin e reformës në drejtësi të Shqipërisë, e cila sipas saj, zëvendëson një sistem të prishur me një sistem me integritet.

“Ne përgëzojmë prokurorët dhe gjykatësit që morën pjesë në votim për kurajon e tyre dhe që zgjodhën të ndryshojnë historinë e Shqipërisë. Krijimi i Këshillave shënon një hap vendimtar në zbatimin e reformës në drejtësi të Shqipërisë, e cila zëvendëson një sistem të prishur me një sistem me integritet, i cili përmbush dhe u shërben nevojave të qytetarëve shqiptarë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë janë dy shtyllat e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe cilësor. Ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të mundësojë tani krijimin e Strukturës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, si edhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përhershëm. Këto institucione të drejtësisë janë të gjithë gurë të rëndësishëm në ndërtimin e shtëpisë së drejtësisë.

Aktorët kombëtarë duhet tani të konsolidojnë këtë përparim të reformës në drejtësi, përfshirë edhe nëpërmjet rekrutimit dhe emërimit të magjistratëve të rinj, gjë që është vendimtare për funksionimin e gjyqësorit. Një gjyqësor i fortë dhe i pavarur është kritik për të sjellë për popullin shqiptar rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Shtetet e Bashkuara mbeten plotësisht të angazhuara në mbështetjen e Shqipërisë për ndërtimin e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe cilësor, i cili sjell drejtësinë për të gjithë qytetarët shqiptarë”.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono