reagime

blerta-dhe-idro.jpg
ad min19:20 | 11/10/2019

Fituesi i Çmimit Nobel, Peter Handke, i cili njihet si ithtar i Sllobodan Millosheviçit, ka krijuar shumë polemika të mëdha në Europë mes artistëve, por jo vetëm.  Gjatë ditës së sotme, Akademia e Shkencave të Kosovoës i nisi një letër Akademisë së Shkencave të Suedisë.

“Me indinjatë të thellë morëm lajmin e shëmtuar se laureat i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2019 është shkrimtari Peter Handke, një eksponent i shquar i ideve fashiste të nënshtrimit dhe robërimit të popujve dhe mbështetës i pasionuar i Milosheviqit dhe i luftërave të tij gjenocidale në Ballkan, përfshirë edhe Kosovën”, thuhej në letrën e kryetarit të Akademisë, Mehmet Kraja.

Gazetarja e ABC News, Blerta Dalloshi Berisha gjatë një lidhje me Skype nga Kosova tregoi se në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar Ministria e Jashtme, Presidenti Hashim thaçi, ndërkohë që është organizuar online një peticion për të tërhequr vendimin.

Sipas Dalloshit, kundërshtimi ndaj Çmimit Nobel do të mbetet vetëm në nivel reagimesh pasi çmimi Nobel nuk mund të tërhiqet pasi jepet njëherë.

“Ka reaguar dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe ka kërkuar te akademia që të rishqyrtohet vendimi. Ka reaguar edhe presidenti Hashim Taçi sipas të cilit vendimi ka sjellë dhimbje për viktimat e panumërta. Është organizuar online një peticion që në një kohë rekord mori dhjetëra mijëra nënshkrime për t’u tërhequr nga vendimi. Në Kosovë kam pasur disa intervista gjatë ditës dhe historianë, shkrimtarë thonë që nuk mund të rishqyrtohet vendimi dhe nuk ka kthim mbrapa. Me gjasë do të mbetet vetëm në nivel reagimesh meqë u kuptua që çmimi nuk mund të tërhiqet”, tha Blerta Dalloshi Berisha.

Por në krahun tjetër, në Serbi lajmi se Peter Handke fitoi Çmimin Noble është pritur me gëzim dhe entuziazëm. Për këtë reagoi vetë shkrimtari austriak, i cili për një radio tha se, “jam shumë i befasuar dhe shumë i lodhur, do të flasim më gjatë nesër. Dua të përshëndes të gjithë njerëzit në Beograd dhe Serbi, e ndiej gëzimin tuaj për njohjen e madhe që mora, faleminderit për atë dhe në emrin tim sonte do të pimë raki dhe verë të bardhë”.

Gazetari i ABC News në Beograd, Idro Seferi, tha se edhe në Serbi opinioni ka qenë i ndarë. Ndërkohë reagimet më të shumta kanë qenë nga kundërshtarët e Sllobodan Millosheviçit.

“Edhe këtu ka qenë i ndarë opinioni sidomos kur bëhet fjalë për kolegë të Handke sepse ai ka qenë pjesë e vazhdueshme e vizitave në Beograd dhe ka shkuar pesë libra për Serbinë dhe serbët duke treguar që shtypi perëndimor është duke bërë propagandë të tepruar ndaj serbëve. Kam takuar shkrimtarë që e njihnin Handke. Ajo që gjeta në një video të Sllobodan Millosheviç që ishte fjalimi i Handke është pjesë interesante që mundohet të thotë se po qëndron aty se bota e di të vërtetën por nuk do ta pranojë të vërtetën për Jugosllavinë. Ka njerëz që e mbështesin Handke se thonë që veprat e tij janë të mira, por ka qenë i painformuar. Ka shumë të tillë që thonë se duhet ndarë vepra nga autori ose sjelljet që ka patur me politikën. Nuk ka pasur shumë reagime nga politike më shumë se sa nga njerëz që e kanë luftuar Sllobodan Millosheviçin”, tha Seferi./abcnews.al

arjana-rreli-1280x720.jpg
ad min17:33 | 23/09/2019

Tronditja e shkaktuar nga fenomenet natyrore, siç është tërmeti i të shtunës së kaluar janë një reagim normal i sistemit nervor, që sipas specialistëve kërkon të vetëmbrohet. Kategoritë që kërkojnë vëmendje për shkak të përjetimit më të fortë janë fëmijët e mosha e tretë.

Stresi dhe traumat e shkaktuara nga fatkeqësitë e ndryshme natyrore janë normale sipas mjekëve specialistë. Sistemi nervor reagon sepse është i pafuqishëm për të përballuar disa të papritura, siç është edhe tërmeti thekson mjekja psikiatre, Arjana Rreli.

“Sistemi nervor reagon fuqishëm sepse është i papërgatitur. Të gjithë reagimet tona janë normale dhe ky normalitet përfshin afatin kohor tre deri në katër javë. Pra ne nuk duhet të shqetësohemi për një situatë anormale, sistemi jonë nervor reagon në mënyrë normale. Njerëzit fillojnë e mendojnë se mos ka filluar ndonjë problematikë. Jo! Deri tre deri katër javë është reagim normal pas një traume”, tha ajo.

Grupmoshat që i përjetojnë më shumë traumat nga të tilla fenomene janë fëmijët dhe të moshuarit.

“Situata mund të përjetohet në mënyrë të ndryshme sepse të gjithë jemi të ndryshëm nga njëri-tjetri. Të parët që e vuajnë janë grupmoshat e fëmijëve dhe mosha e tretë sepse fëmijët dhe pleqtë janë një kontingjent me reduktim të kompetenca mbrojtëse të tyre/. Ato më të prekshmit janë persona që tashmë kanë një themel mbi të cilat vendoset ky ankth”, u shpreh mjekja psikiatre.

Po si mund të veprohet në situata të tilla?

“Është një energji e vajtur dëm nëse vazhdojmë dhe analizojmë e aq më tepër duke menduar negativisht. Ne duhet t’i kthehemi sa më parë aktiviteteve tona për të marrë kënaqësitë që kemi patur më përpara jo vetëm nga punët e përditshme, por edhe të shfrytëzojmë sa më tepër hobet”, tha Rreli.

Në rastet kur persona të caktuar nuk arrijnë t’i kalojnë traumat edhe pas 4 javësh nga shfaqja e tyre, mjekët bëjnë thirrje që pacientët të konsultohen me një specialist./ABC News Albania 24/7

rama-smile-1280x680.jpg
ent ela12:19 | 25/07/2019

Kryeministri Rama ka reaguar me tre postime të ndryshme prej mëngjesit të sotëm, për atë çka po ndodh tek Teatri Kombëtar.

Në reagimin e parë në Facebook, kryeministri postoi shprehjen popullore “Zoti u shtoftë inatin, që të na shtojnë takatin”, duke e ilustruar me projektet e realizuara tek Liqeni Artificial, Pazari i Ri e Sheshi Skënderbej.

Më tej me një citim të shkrimtarit Paulo Coelho, Rama shkruan se disa persona jetojnë vazhdimisht në luftë me të tjerët e vetveten, e prandaj shpikin vepra teatrale imagjinare.

Pak minuta më vojë, në një postim të tretë, Rama përcjell një opinion të aktores Rajmonda Bulku ish deputete e PD, në mbështetje të prishjes së godinës ekzistuese dhe ndërtimit të Teatrit të ri. Rama shkruan se “Minoranca e zhurmshme dhe e verbër teatralo -politike, nuk përfaqëson asfare opinionin e shumicës së komunitetit të artistëve të skenës, për projektin e Teatrit Kombëtar!” /ABC News Albania 24/7

KRIZA-HARADINAJ.mpg_snapshot_00.54-1280x720.jpg
nev ila10:26 | 20/07/2019

 

Reagime të shumta ka pasur në Kosovë pas dorëhqjes së kryeministrit Haradinaj e cila i ka zënë të gjithë në befasi. Presidenti Hashim Thaci ka shprehur keqardhje për ftesat që i janë bërë nga specialja kryeministrit Haradinaj dhe disa ish eprorëve të UCK-së.

Mediat ishin ato përmes së cilave presidenti Hashim Thaci ka mësuar për dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Thaci ka thënë se do të veprojë në bazë të kompetencave të tij kushtetuese për shpalljen e zgjedheve të jashtëzakonshme, ndërsa ka shprehur keqardhje për ftesat që Gjykata Speciale u ka dërguar disa ish eprorëve të UCK-së.

Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se LDK në vazhdimësi ka kërkuar që kjo qeveri të japë dorëheqje, por ndjen keqardhje që kjo po ndodhë për shkak të Dhomave të Specializuara.

Për kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit është e vonuar, por me arsye të gabuar.

Ne ishim e jemi kundër Gjykatës Speciale. Kemi nevojë për gjykata normale kundër krimit e korrupsionit në paqe dhe jo për edhe një gjykatë speciale kundër kinse krimeve të luftës së UÇK-së. Ata që e votuan, e vunë veten e tyre dhe gjithë Kosovën nën shantazhin e interesave gjeopolitike jashtë kontrollit tonë“, thuhet në reagimin e Kurtit./ABC News Albania 24/7

haradinaj-1-1280x712.jpg
ad min22:15 | 19/07/2019

Reagime të shumta ka pasur në Kosovë pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj e cila i ka zënë të gjithë në befasi. Presidenti Hashim Thaçi ka shprehur keqardhje për ftesat që i janë bërë nga specialja kryeministrit Haradinaj dhe disa ish eprorëve të UÇK-së.

Mediat ishin ato përmes së cilave presidenti Hashim Thaçi ka mësuar për dorëheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj. Thaçi ka thënë se do të veprojë në bazë të kompetencave të tij kushtetuese për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ndërsa ka shprehur keqardhje për ftesat që Gjykata Speciale u ka dërguar disa ish eprorëve të UCK-së.

“Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se LDK në vazhdimësi ka kërkuar që kjo qeveri të japë dorëheqje, por ndjen keqardhje që kjo po ndodhë për shkak të Dhomave të Specializuara.

Për kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit është e vonuar, por me arsye të gabuar. Ne ishim e jemi kundër Gjykatës Speciale. Kemi nevojë për gjykata normale kundër krimit e korrupsionit në paqe dhe jo për edhe një gjykatë speciale kundër kinse krimeve të luftës së UÇK-së. Ata që e votuan, e vunë veten e tyre dhe gjithë Kosovën nën shantazhin e interesave gjeopolitike jashtë kontrollit tone thuhet në reagimin e Kurtit.

Raporti. Blerta Dalloshi Berisha
Kamera. Visar Kryeziu

MAQEDONI-11-1280x720.jpg
ent ela15:20 | 26/06/2019

Pas operacionit të një dite më parë në fshatin Luboten të Shkupit, Policia Financiare u shpreh se duhani i konfiskuar do të shkatërrohet, por buxheti i shtetit ka pësuar humbje prej 7.5 milionë eurosh. Për këtë arsye ka pasur reagime të shumta për faktin nëse duhej bërë një ndërhyrje në një shkallë kaq të gjerë pikërisht në këtë fshat – për shkak se për personat e ndaluar thuhet se janë të fundit në listën e të dyshuarëve.

Këto janë pamjet pas përfundimit të operacionit policor në fshatin Luboten të Shkupit: Policia financiare ekspozoi 12 tonë duhan të tipit Virxhinia, të importuar, sikurse u tha, nga vende fqinje – Shqipëria, Serbia, Bullgaria dhe Greqia, të grirë e të bërë gati për shitje në rrugë të jashtëligjshme. Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, tha dje për Klan Macedonia se në këtë mënyrë për vetëm një vit e gjysmë buxheti i shtetit është dëmtuar për 7.5 milionë euro.

“Një grup i personave juridik dhe fizik nga Maqedonia e Veriut kryejnë importin e duhanit të papërpunuar të llojit “Virxhinia” që dallohet nga duhani vendor edhe sipas cilësisë, por edhe sipas madhësisë së gjetheve, kurse i njëjti nuk lejohet të prodhohet në vend”.

Përpjekjet për vendosjen e rregullave të ligjshmërisë në treg, për luftimin e krimit të organizuar e të korrupsionit, s’do mend se janë legjitime dhe për t’u përshëndetur. Mirëpo, prania e madhe e policisë dhe bastisja gati-gati e gjithë fshatit, ka hapur debatin nëse operacioni në emër të luftimit të krimit të organizuar duhej të niste pikërisht nga Luboteni ngase, sikundër thuhet, ai nuk është qendër e mafias së duhanit, për shkak se peshqit e mëdhenj janë diku tjetër- shkruan Magazina ekonomike. Vëzhguesit ndërkaq thonë se operacioni i drejtuar nga Policia Fianciare nuk i sjell pikë as Lidhjes Socialdemokrate, për shkak se kreu i saj vjen nga radhët e kësaj partie.

Në të njëjtën kohë, opozita shqiptare, po edhe ajo maqedonase, ka lëshuar breshëri akuzash në adresë të Qeverisë duke e cilësuar aksionin si përpjekje për spostim të vëmendjes nga ato që ajo i quan skandale të përditshme dhe premtime të rrejshme. Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ditë më parë, në studion e TV Klan, të thuash nuk gjeti asgjë të mirë në qeverisjen dyvjeçare të Qeverisë së Zoran Zaev. Madje ai, pa fshehur ironinë, përmendi edhe qytetin e Strumicës, kryetar i së cilës ka qenë kryeministri aktual dhe, për hir të së vërtetës, kjo komunë është shquar për të mirë nga shumë simotra të saj në pjesën tjetër të vendit.

“Dallohet, e saktë, me atë se po ngritet një fabrikë e re, ku ta di unë, për përpunimin e kanabisit. Do të ketë disa ara të kanabisit atje në rrethinën e Strumicës dhe në Strumicë. Ky është përafërsisht dallimi nga Tetova. Këtu ende nuk kam parë një arë të tillë ku do të mbillet kanabisi për shkak se me siguri familja Zaev nuk ka interes për të investuar këtu, ndaj për këtë arsye nuk kanë vendosur, mirëpo licensën sigurisht se do ta merrnin ata ose ndonjë i afërm me ta”.

Opozita mbron qëndrimin se operacioni në Luboten duhet të ndëshkonte vetëm personat e implikuar e jo të gjithë fshatin dhe, poashtu, shtron pyetjen se përse nuk u veprua edhe në pjesë të tjera të vendit ku nuk është e vështirë të sigurohen prova. /ABC News Albania 24/7

para-portofol.jpg
ad min18:32 | 16/06/2019

Ka marrë reagime pozitive historia e një punëtori shqiptar, i cili gjeti një portofol me para dhe e dorëzoi në polici.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, të premten një turiste gjermane ishte paraqitur në ambientet e një komisariati për të denoncuar humbjen e portofolit. Ajo ndodhej me pushime në Imperia të Italisë së bashku me bashkëshortin e saj, por gjatë një shëtitje në qendër kishte humbur portofolin.

Mbi të gjitha, turistja ishte e shqetësuar pasi kishte humbur të gjitha dokumentet e nevojshme që i duheshin për t’u kthyer në atdhe. Por fati i mirë ishte me të. Kjo pasi një shqiptar u paraqit disa orë më vonë në komisariat për të dorëzuar portofolin, të cilin e kishte gjetur në një rrugë.

Bëhet fjalë për një punëtor 56-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik. Pasi autoritetet bënë verifikimet e duhura, ia kthyen turistes portofolin. Në të ndodheshin të gjitha gjërat që ajo kishte pasur në momentin e humbjes; rreth 400 euro, të gjitha kartat e identiteti dhe dokumentet.

Në fund, turistja i kërkoi autoriteteve që ta vinin në kontak me shqiptarin, për ta falënderuar personalisht për gjestin./abcnews.al

lulzim-basha-1.jpg
ad min14:09 | 14/04/2019

Kanë zgjedhur rrjetet sociale opozitarët për të dhënë reagimet e tyre një ditë pas protestës kombëtare 13 Prillit.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përsëritur mesazhin e tij se nuk ka kompromis me ëndrrën “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.  Nëpërmjet një postimi në Twitter, kryedemokrati nënvizon kërkesën për zgjedhje të lira, drejtësi dhe ekonomi të lirë.

“Ky është fundi i qeverisë-bandë të kapur duke vjedhur zgjedhjet me kriminelët, kërcënimi nr.1 për demokracinë, sigurinë, mirëqenien”, shkruan Lulzim Basha në statusin e tij në rrjetet sociale.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj se ka sajuar skenarë me djegie makinash false e policë “të dhunuar” për të mbuluar frikën e shefit të tij të vetmuar.

“Pas grabitjes në Rinas, djegia e makinës false dhe policë “të dhunuar” është “suksesi” i dytë i Llesh Kimikut në 3 ditë”, shkruan sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike sipas të cilit sot opozita është shumicë morale dhe politike. “Nuk ka kthim pas”, e përfundon reagimin e tij Gazment Bardhi në rrjetin social Twitter.

Një tjetër denoncim po në rrjetet sociale u bë nga ish deputeti Bardh Spahia. Nëpërmjet një videoje, ai tregon se si një 26-vjeçar që mori pjesë në protestën e opozitës qëndron i lidhur me pranga në krevatin e spitalit.

Për ish-deputetin Spahia, policia është kthyer në vegël qorre të një regjimi të shkërmoqur tashmë.

“Protestuesi ka kontuzione, edema dhe hematoma të shkaktuar nga dhuna e njerëzve të veshur me uniformë”, shkruan Bardh Spahia sipas të cilit është e pa logjikshme mbajtja me pranga ndërkohë që është i rrethuar edhe nga policë në ambientet e spitalit./abcnews.al

edi-rama.jpg
ent ela17:02 | 15/02/2019

Kanë qenë të shumta reagimet në mediat greke pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në një intervistë televizive. Kreu i ekzekutivit shqiptar u shpreh se Tirana dhe Athina po diskutojnë ende për kufirin detar

Deklarata e kryeministrit Edi Rama se me Greqinë po diskutohet për kufirin detar, ka ngjallur reagime në vendin fqinj. Në fakt, mediat greke e kanë përcjellë në ligjëratë të drejtë, por paksa të cunguar  deklaratën e kryeministrit shqiptar.

Në kohën që Rama, në intervistën e tij u shpreh se “me Greqinë po diskutojmë kufirin detar”, kjo fjala e fundit është hequr nga citimet e mediave greke.

Portali i gazetës “Ta Nea” e cilëson si silurë”, deklaratën e kryeministrit shqiptar, ndërsa Kathimerini, konstaton se ajo shkakton pikëpyetje dhe e rendit Greqinë ndër vendet me të cilat Shqipëria ka probleme kufitare.

Ndaj deklaratës ka reaguar edhe partia më e madhe opozitare, Demokracia e Re. “Pretendimi i zotit Rama se po diskuton me Greqinë çështje kufijsh, përbën një problem madhor për stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga shefi i departamentit ndërkombëtar të Demokracisë së Re, deputeti Jorgos Koumoutsakos.

Partia më e madhe opozitare kërkon gjithashtu që qeveria Tsipras të përgjigjet qartë nëse po diskuton me Shqipërinë ripërcaktimin e kufijve. Dhe së dyti, çfarë qëndrimi ka Athina zyrtare ndaj mendimeve të zotit Rama për një ripërcaktim të kufijve në gjithë rajonin.

Burime nga qeveria greke, që folën në kushte anonimiteti për televizionin Klan, ishin të miriformuara. Ata thanë se Edi Rama e kishte fjalën për kufirin detar dhe negociatat që po zhvillohen prej vitesh midis të dy palëve.

Burimet shtuan se deklarata e kryeministrit shqiptar nuk përbën shqetësim, por nga ana tjetër thanë se nuk do të lejojnë që marrëdhëniet midis Greqisë e Shqipërisë të ndërlidhen me shkëmbime eventuale territoresh që mund të bëhen ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Në korrik të vitit të kaluar, sa kryeministri grek, aq edhe komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn, kishin shkaktuar pështjellim në Greqi, kur kishin deklaruar se Athina dhe Tirana po diskutojnë një ristrukturim të kufijve. Por pas reagimeve të fuqishme, të dy kishin sqaruar se e kishin fjalën për kufirin detar./abcnews.al

zaev.jpg
ad min23:59 | 13/02/2019

Liderët politikë në Ballkan kanë reaguar lidhur me aksidentin e së mërkurës në Maqedoni. Kryeministri Zaev ka deklaruar se do të bëjë gjithçka për familjet e viktimave dhe të mbijetuarit, ndërsa Ali Ahmeti, Ramush Haradinaj dhe Edi Rama kanë shprehur pikëllimin e tyre.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka shprehur dhimbjen dhe pikëllimin e tij në lidhje me aksidentin e ndodhur në aksin Shkup-Tetovë, ku humbën jetën 13 persona. Ndërsa u ka bërë ngushëllimet e tij familjarëve të viktimave, Zaev ka theksuar se, qeveria po mobilizon të gjitha forcat dhe kapacitetet për të ndihmuar të mbijetuarit që janë në rrezik për jetën, në mënyrë që të kthehen sa më shpejt tek të dashurit e tyre. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, përmes një mesazhi në profilin e tij në Facebook , ka ndarë dhimbjen e tij me familjarët e viktimave.

“Do të jemi pranë tyre dhe të lënduarve, duke vijuar me mobilizimin maksimal të zjarrfikësve, policëve dhe mjekëve për t’iu ardhur në ndihmë të gjithëve”, ka thënë Ahmeti.

Përmes Twitterit, kryeministri shqiptar Edi Rama ka shprehur pikëllimin e tij për tragjedinë e autobusit në vendin fqinj.

“Numri i viktimave e të plagosurve ka tronditur e shqetësuar aq shumë familje. U jemi pranë shpirtërisht të gjitha familjeve dhe të gjithë vendit mik”, ka thënë Rama.

Nga Kosova, kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur i tronditur nga ngjarja, të cilën e ka konsideruar një tragjedi të rëndë.

“Një tragjedi që po prek shumë familje, me dhjetëra të lënduar e për fat të keq shumë të vdekur. Ngushëllime të sinqerta për familjet që humbën të dashurit e tyre dhe shërim sa më të shpejtë për të lënduarit”, ka thënë Haradinaj në Facebook.

Edhe presidenti Hashim Thaçi, po përmes rrjeteve sociale, u ka shprehur ngushëllimet më të thella familjeve dhe u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono