reagim

babai.png
R D15:32 | 12/12/2019

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas publikut të kronikës në Abc News për familjen Deda në Laç. Kryefamiljari tha për gazetarin Juxhin Mustafaraj se po qendrojnë në çadrat e kishës dhe nuk kanë asnjë ndihmë nga shteti. “Dua të di nëse pallati është i banueshëm apo jo. Fëmijët nuk mund të qendrojnë jashtë me këtë të fohtë. Kam 5 ditë që çoj vajzën në spital ndërsa djali qendron në çadër”, shprehet ai.

Menjëherë ka reaguar zyra e shtypit, duke thënë se “Pas kronikës suaj, Ministrja Xhaçka urdhëroi vëmendje të menjehershme për familjen Deda dhe si për kishën ku po strehohen familje të pastreha në Laç. Do asistohen me ushqime, veshje, çader dimërore dhe nje mjek për familjen”. /abcnews.al

 

demi-ok.png
R D13:10 | 11/12/2019

Duke folur për dhunën ndaj grave, e veçanërisht rastet e përdhunimeve në Shqipëri, gazetari Enkel Demi bëri një deklaratë të pazakontë në studion e emisionit të drejtuar prej tij “ABC e mengjesit”.

“O sa keq më qenë shqiptar, është masakër me qenë shqiptar!”- tha Demi, në një moment kur në vemendje riktheu për shikuesin rastin e dy motra me aftësi të kufizuara, të cilat abuzoheshin seksualisht prej vitesh nga banorët e një fshati në Krujë.

Ky shpërthim i moderatorit që njihet për qetësinë dhe ekuilibrin në drejtimin e emisioneve të drejtuara prej tij, erdhi edhe pasi më heret e ftuara në studion e emisionit “ABC e mëngjesit”, Alba Agolli, pjesë e strukturave të UN Ëomen, bëri publike shifrat tronditëse të dhunës ndaj grave në familjes. Sipas saj, një ndër dy gra dhunohet, ndërsa 1 në pothuajse 5 femra dhunohet fizikisht ose përdhunohet. E çka është më e keqja, sipas statistikave, përdhunimet vetëm në një masë prej 3.3 përqind kryehen nga të panjohur, pasi abuzuesit e tyre janë kryesisht shokët e shkollës (15 %), mësuesit (7.1%); miqtë / të njohurit (5.4%); babai/njerku (5.2%); nëna/njerka (4.4%).

“Të abuzosh kaq shumë me fatin e tjetrit, do të thotë se ke një problem në gen. Na rroftë që bertasim o sa mirë me qenë shqiptar! O sa keq me qenë shqiptar! Është masakër me qenë shqiptar.” – tha mes të tjerave gazetari Enkel Demi.

tedi-blushi-1.jpg
nev ila11:29 | 21/11/2019

Pas vendimit të KPA për shkarkimin e Besnik Muçit ka ardhur dhe reagimi i Presidencës në lidhje me Muçin.

Përmes zëdhënësit të saj Presidenca thotë se është rikthyer skenari për bllokimin e Gjykatës Kushtetuese nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet.

ZERO SURPRIZË nga vettingu i Partisë. Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese, rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet. TURP! TURP! TURP!”, shkruan zëdhënësi i Presidentit./abcnews.al

gazment-bardhi-1.jpg
ger ta14:51 | 17/11/2019

Fatmir Xhafaj e cilësoi si të padenjë për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllarin, e dekretuar nga Presidenti Ilir Meta.

Ndërkohë, nuk ka vonuar dhe ka ardhur një përgjigje nga Partia Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve, Gazment Bardhi shprehet se reagimi i Xhafajt është i papranueshëm dhe bie ndesh me qëllimin e Reformës në Drejtësi.

Teksa i referohet si vëllai i Geronit, numri dy i PD, deklaron mes të tjerash se Xhafaj kërkon që të ketë në Gjykatën Kushtetuese një person që betohet tek zyra e tij për shërbime partiake

Reagimi i plotë:

Sulmi i vëllait të Geron Xhafës ndaj Gjykatës Kushtetutese përse zbatoi Kushtetutën dhe jo urdhrat e Partisë është i papranueshëm dhe bie ndesh me qëllimin e Reformës në Drejtësi, që politika të rrijë larg vendimmarrjeve të gjyqësorit.

E kuptojmë që vëllai i Geronit kërkon që të ketë në Gjykatën Kushtetuese një person që betohet tek zyra e tij për shërbime partiake, por Kushtetuta është e qartë në tre pika:
1. Emërimi i 3 gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese bëhet nga Presidenti i Republikës dhe jo nga Dvorani i Partisë në KED (neni 125 i Kushtetutës).
2. Gjyqtari i emëruar që të fillojë detyrën duhen të betohet përpara Presidentit të Republikës dhe jo në zyrën e Fatmir Xhafës apo selinë e Partisë Socialiste (neni 129 i Kushtetutës).
3. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese duhet të betohet që do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, dhe jo pushtetit popullor dhe Statutit të Partisë Socialiste (neni 129 i Kushtetutës).

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk ka shpallur asnjë fitues, sepse nuk e ka këtë kompetencë (neni 149/d i Kushtetutës). Dvorani i Partisë ka bërë veprime administrative të paligjshme në zbatim të urdhrave të Partisë, por ato nuk janë vendime të organit kolegjial KED, por vendime personale të ushtarit të vëllait të Geronit në KED.

Ata që spo lenë organ të ri të drejtësisë pa futur duart, me monovra kriminale, politike, qëllimkëqija dhe antikushtetuese, duhet të kuptojnë se zbatimi korrekt dhe sipas Kushtetutës i Reformës në Drejtësi është parakusht për ecurinë e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Drejtësia e re nuk bëhet me shërbëtor partiak, por me individë që respektojnë Kushtetutën dhe zbatojnë atë në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Arta Vorpsi me sjelljen prej shërbëtorje politike humbi çdo mundësi për të qenë, ligjërisht dhe moralisht, gjyqtare e Gjykatës Kushtetutese. Ajo u provua se ishte e renditur e parë, jo për aftësi e profesionalizëm, por për miqësi me Fatmir Xhafën dhe ushtarët e tij në KED Ardian Dvorani e Arta Marku.

Reforma në Drejtësi duhet të zbatohet vetëm sipas Kushtetutës! Vetëm kështu drejtësia e re përmbush standardet e vendeve partnere që na ndihmuan në realizimin e saj./abcnews.al

 

 

 

olsian-celaaa.jpg
ger ta20:23 | 15/11/2019

“Po vjen nipi i prokurorit gjakatar Aranit Çela”, ishte fraza që dominoi për disa orë rrjetet sociale kur Olsian Çela u rendit në krye të listës së kandidatëve për Prokuror i Përgjithshem. Po supozohej se Olsian Çela ishte nipi i prokurorit të diktaturës Aranit Çela dhe kaq mjaftoi për të krijuar stuhi sulmesh kundër tij. Pas rrëmujës së krijuar në disa media e rrjete sociale, Olsian Çela ka sqaruar për ABC News se nuk ka asnjë lidhje me prokurorin e diktaturës komunsite.

Mbiemri “Çela” dhe profesioni “prokuror”, janë dy detaje që aksidentalisht e lidhën Olsian Çelën me prokurorin famëkeq të kohës së diktaturës. Prokurori i ri i kohëve të sotme ka dëgjuar me siguri për ish-prokurorin gjakatar, por ndoshta kurrë nuk i kishte shkuar në mëndje se qoftë edhe për pak orë, do të gjendej nëpër rrjetet sociale e disa media, si nipi i tij, pra nipi i prokurorit komunist Aranit Çela.

I sapo renditur në krye të listës së kandidatëve për Prokruror i Përgjithshëm, Olsian Çela, ishte një ndër emrat më të përmendur nëpër rrjete sociale gjatë ditës së enjte…qindra statuse personash publikë e të tjerë iu sulën duke e lidhur me gjyshin e supozuar, prokurorin e diktaturës, Aranit Çela, me të cilin për rastësi mban të njëjtin mbiemër.

Ky është gjyshi im i pushkatuar nga gjyshi i atij që kryeson listën e kandidatëve për Prokuror i Përgjithshëm. Ta gëzoni reformën në drejtësi!” janë fjalë të shkëputura nga një status në facebook i Genc Sejkos, një prej personazheve më aktive në rrjetet sociale, i njohur për memet e tij të goditura. Por pak orë më vonë, në mëngjesin e së premtes, Genc Sejko kërkoi ndjesë publikisht duke sqaruar se informacionet për kandidatin për Prokuror të Përgjithshëm i kishte të gabuara:  Kurrë nuk kam qenë më i lumtur që isha gabim”, shkruan ndër të tjera Sejko.

Sepse Olsian Çela nuk ka asnjë lidhje farefisnore me ish-prokurorin e diktaurës. I pyetur nga ABC News, ai tha: “Nuk kam asnjë lidhje farefisnore me Aranit Çelën”.

Kandidati për kryeprokuror Olsian Çela ka përgënjështruar lajmin duke mohuar kategorikisht lidhjen familjare me Aranit Çelën. Sulmi mediatik ndaj Olsian Çelës vjen menjëherë pasi është renditur i pari në garën për Prokuror të Përgjithshëm duke marrë pikët më të larta në renditjen e KLP-së.

Me 459 pikë, është renditur në krye të listës së KLP-së, kandidati për Prokuror i Përgjithshëm Olsian Çela. Ai ka lënë pas dy kandidatet e tjera, Arta Marku me 406 pikë dhe Fatjona Memçaj me 362 pikë.

Është kandidati i vetëm për Kryeprokuror që është paraqitur me një platformë që parashikon cila do të jetë Prokuroria e Përgjithshme e drejtuar prej tij.

Ish-drejtues i Krimeve të Rënda, në kohën e tij ka goditur grupe kriminale si ai i Shullazit dhe ka hetuar çështjen e Xibrakës. Është një ndër prokurorët që veçohet për profesionalizëm dhe integritetin në detyrën e tij prej, 18 vitesh./abcnews.al

1548753555_ArdianDvorani.jpeg
ger ta17:07 | 15/11/2019

Kreu i KED, Ardian Dvorani ka reaguar pas deklaratës së Metës i cili u shpreh se do e kallëzonte penalisht të hënën.

Dvorani në një qendrim për mediat bën me dije se ka mësuar që kreu i Shtetit ka vendosur ta kallëzojë penalisht. Sipas tij Presidenti po ushtron një të drejtë që gjithësesi Kushtetuta dhe ligji ia njeh kujtdo.

“Në media po mësoj se zoti President, ka vendosur apo po mendohet në fundjavë e deri të hënën, që të bëjë kallzim penal ndaj meje.

Së paku, vërej se, si çdo shtetas a funksionar tjetër, më në fund e në këtë rast, Presidenti po e ushtron një të drejtë që, gjithsesi, Kushtetuta dhe ligji ia njeh kujtdo.

Ndërsa unë, si çdo shtetas dhe funksionar tjetër, i nënshtrohem Kushtetutës dhe ligjeve penale të vendit tim.

Edhe këtë detyrim duhet ta pranoj si kushdo tjetër, pa u justifikuar dhe pa u shmangur me lojra mediatike dhe procedurale përballjes me ligjin, një fenomen ky që jo pak herë ka ndodhur me njerëz të pushtetshëm në çdo kuptim të fjalës.

Respektimi i barazisë para ligjit dhe zbatimi i tij i barabartë për të gjithë ishte nevoja dhe një nga sfidat më të mëdha për të cilën u miratua dhe po fillon të zbatohet hap pas hapi Reforma në Drejtësi”, ka deklaruar Dvorani.

Presidenti Ilir Meta njoftoi përmes një konference të jashtëzakonshme për shtyp pasditen e sotme se do të kallëzonte penalisht kreun e KED për shpërdorim detyre./abcnews.al

 

 

shpetim-idrizi.jpg
ger ta19:57 | 12/11/2019

PDIU ka reaguar për aksionin e sotëm të IKMT në zonën  e Astirit, ku u shembën 33 objekte, të cilat do i hapin rrugë ndërtimit të projektit për Unazën e Madhe.

Sipas PDIU, sot në Astir u konsumua edhe akti i fundit i dramës se filluar dy vite më parë dhe se kryeministri Rama plotësoi trekëndëshin dhunë, krim e korrupsion.

Në një linjë me partitë e tjera opozitare edhe PDIU në reagimin e saj thekson se qytetarët do marrin gjithë dëmshpërblimin që i përket nga qeverisja e ardhshme.

Reagimi i plotë:

Sot ne shtëpitë e banorëve të Astirit u konsumua dhe akti i fundit i drames se filluar dy vite më parë. Rilindasi Rama plotësoi trekëndëshin dhunë krim e korrupsion me trajtimin çnjerëzor që i bëri grave, burrave, femijëve e të moshuarve banorë të Astirit. Dhuna dhe përdorimi i gazit helmues në shtëpitëe shqiptarëve është një akt i patolerueshëm e i dënueshëm nga cdo ligj ndërkombëtar dhe njerzor

Ndërsa konsumon milionat e megaskandalit të vjedhjes së shekullit të Unazës së Astirit, ai u mohon edhe therrimet banorëve të Astirit që po mbrojnë banesat e tyre. 40 milionët e vjedhura në këtë meegaskandal do të mjaftonin disa herë që banorët të dëmshpërbleheshin denjësisht po për Edi Ramën nuk ka asnjë rëndësi kompromisi dhe zgjidhja paqësore e konfliktit. Ne vend të një zgidhjeje komprommisi u zgodh dhuna dhe terrori me qëllimin e vetëm që bashkë me Astirin të shuhej çdo vatër e reagimit dhe rezistencës qytetare.

Pa asnjë dyshim qytetarët do marrin gjithë dëmshpërblimin që i përket nga qeverisja e ardhshme e opozitës së sotme por kjo vatër rezistence qytetare do mbetet në historinë politike shqiptare si rasti më i mirë i reagimit qytetar ndaj një autokrati që ka 21 vite në pushtet e që sot duhet të mbajë përgjegjësi për gjendjen në vend si ish-ministër kulture, si ish-kryetar bashkie e sot si kryeministër./abcnews.al

 

kejvina.png
ger ta16:52 | 09/11/2019

Modelja e njohur Kejvina Kthella ka reaguar për herë të parë pas lajmeve të publikuara në media. Kejvina prej ditësh ka qenë në qendër të vëmendjes pasi u raportua se është e dashura e Redjan Rrajës, të arrestuarit për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj dhe se është thirrur në prokurori për të dëshmuar.

Mirëpo, në një postim në Instagram, modelja i ka mohuar të gjitha akuzat, ndërsa ka kërcënuar edhe gazetarët me padi.

“Gazeflliqësira do përgjigjeni shumë shpejt për këto artikuj që keni përdorur në emrin tim. Por abuzoni si kafshët”, shkruan modelja.

Redjan Rraja është nën masën e arrestit, si i dyshuar kryesor për atentatin ndaj prokurorit, Arjan Ndoj, ku mbeti i plagosur ky i fundit, miku i tij Aleksandër Laho dhe shoferi, Andi Maloku, i cili më pas humbi jetën te Trauma./abcnews.al

ambasada.jpg
nev ila11:07 | 06/11/2019

Pak minuta më parë ambasada amerikane ka reaguar në lidhje me rrjetin 5 G që pritet të implementohet edhe në Shqipëri gjatë vitit 2020. Sipas ambasadës disa media në Shqipëri nuk e kanë pasqyruar si duhet dhe kanë synuar të shtrembërojnë politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrjetin 5G.

“Shqipëria tashmë po bën gjënë e duhur duke ushtruar vigjilencë në mbrojtje të rrjeteve të saj”, thekson ambasada amerikane.

️”Faktet kanë rëndësi. “Gazetaria” shkel e shko dhe çorientuese, që synon të shtrembërojë politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrjetin 5G, nuk e ndryshon të vërtetën. Faktet janë këto: Shtetet e Bashkuara e mbështesin qasjen e matur dhe të përgjegjshme të Shqipërisë për rrjetin 5G. E Ngarkuara me Punë, a.i. Leyla Moses-Ones e tha këtë javën e kaluar në Konferencën “Politika e Sh.B.A. në Ballkanin Perëndimor”: “Shqipëria tashmë po bën gjënë e duhur duke ushtruar vigjilencë në mbrojtje të rrjeteve të saj. Edhe një herë, disa gjëra në Shqipëri thjesht nuk janë për shitje”, shkruan ambasada amerikane në reagimin e saj.

Në 2020 Shqipëria do të nisë procedurat për futjen në përdorim të teknologjisë 5G, e cila mundëson internet të shpejtë përmes telefonave celulare dhe apo pajisjeve të tjera të lëvizshme, por ditën e djeshme pati polemika për këtë çeshtje, pasi sipas këtyre zërave futja e rrjetit 5 G nga Kina, mund të përbënte kërcënim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë./abcnews.al

pdiu-1.jpg
ad min09:52 | 19/10/2019

PDIU ka reaguar për mos-hapjen e negociatave nga Këshilli Europian për Shqipërinë. PDIU bën përgjegjës për këtë vendim Kryeministrin Rama, duke theksuar se alibia e problemeve të brendshme të Europës është e papranueshme.

PDIU thotë se familja europiane e ka të pamundur të pranojë një vend që eksporton vetëm krim të organizuar, drogë dhe emigrantë.

Gjysmë milioni shqiptarë që ikin nga sytë këmbët janë treguesi më domethënës për gjendjen në vend. Për gjithë situatën ku është katandisur vendi ka vetëm një përgjegjës, kryeministri Edi Rama dhe politikat e tij në mbrojtje të krimit, shkatërruesit të demokracisë funksionale dhe ekonomisë, të cilat po detyrojnë shqiptarët të braktisin masivisht vendin dhe po i vënë Shqipërisë një vulë turpi të pamerituar në familjen Europiane”, deklaron PDIU.

Sipas kësaj force politike, ka tre vite që shqiptarët po gënjehen me zë dhe figurë nga vetë kryeministri i tyre çdo Tetor kur hap shishen e shampanjës për hapjen e negociatave.

PDIU thekson në fund të reagimit se i vetmi hap që kryeministri duhet të mendojë sot dhe pa humbur asnjë minutë është dorëheqja e tij dhe hapja rrugë e normalizimit të klimës politike në Shqipëri dhe zgjedhjeve te parakohshme./ABC News Albania 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono