reagim

HOXCRlH801nWSc_2dGRF7VHWg2y74HIUpAKITzU2_6I.jpg
R D22:51 | 22/02/2020

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar disa ditë pas skandalit me njohjen e vendit nga Xhamajka. Presidenti i Kosovës, Thaçi ishte shprehur se për njohjen e Xhamajkes e kishte informuar nga Çitaku, por Xhamajka ka mohuar se ka njohur shtetin e Kosovës.

Reagimet në Kosovë kanë qenë të shumta, ndërsa sot Citaku ka vendosur të japë përgjigje.  Nëpërmjet një shkrimi në Facebook ajo shprehet se “çdo gjë do të sqarohet me kohë”. “Jam përmbajtur nga deklarimi publik lidhur me kaosin e shkaktuar rreth njohjes nga Xhamjaka sepse shumë palë të tjera janë të përfshira. Palë që ndodhen jashtë Kosovës. Do të ishte jo diplomatike, jo korrekte, dhe anti-kombëtare që unë sot, për ta mbrojtur veten, të zbuloj emra dhe detaje. Asnjëherë nuk do të dorëzohem para shantazhit publik”.

Reagimi i plotë

Zëvendës Kryeministri i Kosovës, z.Haki Abazi qenka marrë pak me mua. Më paska quajtur mua dhe Ambasadën në SHBA instrumente në shërbim të Presidentit, e jo të Kosovës.

Nuk është hera e parë që z.Abazi merret me mua dhe shpif kundër meje. Nuk e kam kuptuar ende pse. Nuk i jam përgjigjur më herët sepse z.Abazi nuk ka mbajtur post publik dhe nuk ka pasur përgjegjësi publike.

Jam përmbajtur nga deklarimi publik lidhur me kaosin e shkaktuar rreth njohjes nga Xhamjaka sepse shumë palë të tjera janë të përfshira. Palë që ndodhen jashtë Kosovës. Do të ishte jo diplomatike, jo korrekte, dhe anti-kombëtare që unë sot, për ta mbrojtur veten, të zbuloj emra dhe detaje.

Çdo gjë do të sqarohet me kohë.

Zv Kryeministrit i them publikisht, meqë asnjëherë, si zv Kryeministër, nuk më ka kontaktuar që ta sqarojë situatën në fjalë, nëse nuk dëshiron të kontaktoi me mua, atëherë le ta kontaktojë Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Për më tepër, është e ditur botërisht që unë jam emëruar Ambasadore përmes çelësit politik, njësoj si shumë Ambasadorë tjerë. Kjo nuk është shkelje apo diçka e jashtëzakonshme. Në fakt, është e rregulluar me ligj. Si Ambasadore, unë i kam shërbyer Kosovës. Kam punuar me nderë tërë jetën time. E tillë do të vazhdoj të jem.

Nuk do të lejojë që puna dhe mundi i kolegëve të mi të njolloset e të përbaltet. Është e frikshme kur institucionet baltosen për inate politike e personale. Jam shumë krenare me punën e kolegëve të mi dhe asnjëherë nuk do të dorëzohem para shantazhit publik.

E kam thënë edhe më herët, të jem Ambasadore e Kosovës në Washington DC është nderi i jetës sime.

/abcnews.al

rama-4.jpg
R D16:48 | 22/02/2020

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë ndaj Presidentit Meta i cili ka thirrur protestë më 2 Mars. Pa ia përmendur emrin, por që nënkuptohet qartë Rama shkruan se “Shqipëria i ka lënë pas, ndaj ju (shqiptarët) mos humbisni kohë me ta, pasi janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes”.

Statusi i plotë i Ramës në Twitter

Mos humbim kohë me ta, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër nesh!Shqipëria i ka lënë pas dhe kërkon nga ne ta çojmë përpara; duke e forcuar çdo ditë, përmes reformave e punëve që s’u bënë kurrë në kohën e tyre të shkuar.

Sa më shumë Shqipëria forcon trupin e saj të brishtë, aq më shumë ata që e penguan, shfrytëzuan, dërrmuan për vite të tëra, dëshpërohen e lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit!

Tamam kur Shqipërisë i’u bë një deklaratë publike dashurie nga BE dhe bota mbarë në 17 shkurt, ata u marrosën…

/abcnews.al

spiropali-1280x712.jpg
R D15:32 | 19/02/2020

Ministrja per Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar thirrjet e presidentit për protestë në 2 mars. “Pyetja është pse Ilir Meta priti Konferencën e Donatorëve për ta ribërë leckë Presidentin! Keqardhja për Presidentin ka sosur. Ajo për Ilir Metën s’ka të sosur! Zoti e ndihmoftë Ilir Metën se Presidentin s’e ndihmon dot më as Luli! Populli jo e jo”.

Sipas saj thirrjet e Metës kundër mazhorancës vijnë sa here miratohen ligje me konsensusin e SHBA dhe BE. Pra sipas saj, ligji qe kundershton Meta me ashpersi per betimin e anetareve te Kushtetueses ka patur edhe dakordesine e nderkombetareve.

“Sa për grushtin e shtetit, ai ka nisur në kokën e Ilirit qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushta”, shkruan Spiropali.

braho-1280x682.jpg
R D10:14 | 19/02/2020

Deputeti socialist i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho reagoi ashpër ndaj Ilir Metës, i cili deklaroi dy ditë më parë se mazhoranca po bën grusht shteti, duke tentuar të kapë Gjykatën Kushtetuese.

Gjatë mbledhjes së komisionit, teksa diskutohej akti normativ “anti-KCK”, Braho u shpreh “Është absurde, si mundet që Edi Rama të bëjë grusht kundër vetes së tij. Opozita i organizon grushtet e shtetit. Mazhoranca e ka pushtetin pse do bëjë grusht shteti! Kështu kjo është jo vetem qesharake por është një lloj justifikimi. Unë jam deputet i vjetër, kam qenë prezent kur Sali Berisha ka tentuar dy here të bëjë grusht shteti. Edhe njëherë po ju them nuk e bën grusht shteti mazhoranca sepse ajo e ka pushtetin. Kaq e thjeshtë është logjika”.
/abcnews.al

Lexo edhe:“Tentativë për grusht shteti”, Meta reagon ashpër për ndryshimin e ligjit për betimin

Screenshot_3-12.png
R D21:00 | 13/02/2020

Një nga personat që i është dërguar formular nga OFL për të vertetuar pasurinë është Saimir Taullau. Po kështu i kanë sekustruar makinën, që sipas policisë është e blinduar.

Në një intervistë për Basir Çollakun në ShijakTv ai ka thënë se nuk ka makinë të blinduar, por ka biznese, të cilat i menaxhon prej vitesh dhe është taksapagues i rregullt i shtetit. Sipas tij, po bëhet show në media me emrin e tij dhe sa herë ka ngjarje në Lushnje policia i troket në derë.

“Erdhën 10 policë, më thanë kemi ardhur dhe do të marrim këtë fuoristradën dhe do ta çojmë për sekuestro, sepse na kanë dhënë urdhër nga Tirana. Kjo makinë tip Nisan, prodhim i vitit 2004, është blerë para një viti e gjysmë me vlerën 3 milionë lekë të vjetra”.

I pyetur nëse automjeti  është i blinduar, Taullau përgjigjet: Jo aspak. Nuk ka lidhje fare me makinë të blinduar. Unë nuk e kuptoj kush ma bën këtë shoë, ma bën prokuroria, policia, gazetaria. Nuk e kuptoj. Na vjen zor nga fëmijët kur shkojmë në shtëpi”.

Ndërsa lidhur me pronat tha se “unë kam një pronë që ia kam marrë me qira vëllezërve të mi, Bertit dhe Fatmirit, më kontratë sigurisht. Ata janë marrë me biznes. Kanë shitur dhe një tokë këtu në autostradë para shumë vitesh, 3 milionë e 200 mijë euro. Detyrimet në shtet i paguaj rregullisht. Edhe tokës së karburantit ia paguaj bashkisë taksat rregullisht, katër deri në 6 milionë lekë në vit, edhe punëtorët i kam të gjithë të siguruar. Madje njëri që ishte një ditë përkohësisht më gjobitën për 2 milionë lekë dhe unë kam paguar gjobën. Jemi të hapur për hetim, vetëm të na lërë rehat policia” , u shpreh ai. /abcnews.al

Lexo edhe:Pas Dash Gjokës, OFL i bllokon makinat e blinduara Durim Bamit dhe Saimir Taullaut
OFL i dërgoi formularin por Saimir Taullau justifikon pasurinë brenda 48 orësh
Grupi i Aldo Bares i vrau vëllanë, OFL i kërkon burimin e pasurisë: Kush është Saimir Taullau

ylli-manjani.jpg
R D20:38 | 13/02/2020

Ish-ministri Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një statusi në facebook i kërkon ambasadores së SHBA, Yuri Kim të reagojë ndaj ligjit anti-KCK. Ai merr shkas nga deklarata e Kim e cila ka thënë se “SHBA mbështet me forcë sundimin e ligjit në Shqipëri”. Në replikën e tij, Manjani thotë se nëse ambasadorja dëshiron sundimin e ligjit, duhet të ndalojë Bosin (nënkupton Ramën) të përgjojë e shantazhojë gjyqtarët e prokurorët.

Statusi i plotë

Ambasada e SHBA thotë është në ..”mbështetje të sundimit të ligjit..”.

I couldn’t agree more!

1000% dakort! Këtë po kërkojmë të gjithë të sundojë ligji dhe jo Bosi!

Që kjo të ndodhë, si fillim duhet ndaluar mbështetja për Bosin, që dhunon sistematikisht Kushtetutën e Republikës, pikërisht për të mos lejuar sundimin e ligjit. Kushtetuta është ligji më i rëndësishëm në vend,por që ka dalë nga funksioni për shkak të ndërhyrjeve të Bosit. Ky i fundit na thotë se i bën me bekimin e Amerikës…

Në vijim duhet ndaluar Bosi të përgjojë, shantazhojë e kërcënojë gjykatës e prokurorë. Vetëm drejtësia e pavarur është garanci për sundimin e ligjit.

SPAK vërtetë duhet ta mbështesim, por më parë duhet ta çlirojmë nga mbingarkesa artificiale. Ta ndihmojmë të fokusohet tek tenderat pa garë dhe sekret, ku gjithmonë fituesi i bie në kokë çmimit; tek koncensionet abuzive; tek abuzimi me financat publike në tërësi.

Kështu që jam krejt dakort me sa thotë Ambasada Amerikane, pavarësisht se jo gjithmonë ato që bën korrespondojnë me këtë që thotë..!

Nëse duan të na ndihmojnë të sundojë ligji, duhet të mos mbështesin ato që bën Bosi.

Përndryshe nëse do vijojnë të na thonë se ata “punojnë me Bosin (dmth qeverinë)”, duhet të mbajnë në konsideratë se sundim të ligjit nuk ka.

P.s. Për të qenë i drejtë në argument, fjala “Bosi” sot nënkupton Edi Ramën. Por në parim kjo gjë ka ndodhur dhe mund ndodhë edhe me të tjerë në vend të tij. Prandaj preferoj ti qëndroj argumentit në parim.

/abcnews.al

i-e1564090020868-600x519-1.jpg
R D19:15 | 12/02/2020

Moderatorja e TCH, Ilda Bejleri ka reaguar pas lajmit të publikuar në median online për një aksident, ku sipas mediave ajo është përfshirë.

“Sot rreth orës 12:20, Enriketa Gjuzi, ka mbetur e plagosur rëndë në aksident. 64-vjeçarja është goditur me makinë, në vijat e bardha pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, nga makina me targa AA998NY. Automjeti “X5” i zi rezulton të jetë i Ilda Bejlerit. Nuk dihet nëse ka qenë ajo në makinë në momentin e aksidentit, por dëshmitarët pohojnë për dritare.net që e kanë parë atë të largohet me shpejtësi, pas ngjarjes”, shkruan portali Dritare.net.

Pas këtij lajmi, ka reaguar moderatja e Procesit Sportiv, duke e përgënjeshtruar atë.   Në një instastory ajo shkruan: ” Unë nuk i kuptoj dot këta gazetarët tanë?! Si mund të shpifin për njerëzit kështu!!”  /abcnews.al

VJOSA-OSMANI-MBULIM.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
nev ila21:12 | 04/02/2020

PDK-ja në opozitë, ka reaguar ashpër ndaj kryetares së re të kuvendit, Vjosa Osmani, e cila ka hequr nga zyra e saj fotografinë e presidentit Thaçi.

PDK ka thënë se ka dhënë shembull pas zgjedhjeve të 6 tetorit duke mbetur në opozitë dhe duke siguruar tranzicionin e pushtetit, por ka shtuar nuk do të tolerojë që të cenohet rendi kushtetues e ligjor dhe asnjë institucion  i rëndësishëm i Kosovës.

“PDK-ja është po ashtu duke shqyrtuar dhe analizuar anën legale të zgjedhjes së saj si kryetare natën e mbrëmshme. PDK bën thirrje që kthimi i fotografisë së Presidentit të ndodhë sa më parë. Administrata e Kuvendit të Kosovës të reagojë pa vonesë, në të kundërtën, fotografia  e Presidentit do të rikthehet në pozitën e vet me çdo kusht, si ruajtje e karakterit kushtetues dhe sovranitetit të vendit”.

“Vjosa Osmani,  e zgjedhur natën dhe me votat e Listës Srpska, ka shkelur rëndë ligjin NR.03/L-132 Për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës duke hequr fotografinë zyrtare të  Presidentit. Zbatimi i ligjit nuk varet nga dëshirat e askujt pavarësisht bindjeve politike dhe këtë gjë ajo duhet ta dijë mirë si eksperte dhe ligjëruese e jurisprudencës”, thuhet në reagimin e PDK-së.

PDK e ka quajtur primitiv veprimin e kryetares se re të parlamentit.

Me veprimin e saj primitiv kryetarja e sapo zgjedhur në mënyrë të dyshimtë, Vjosa Osmani përfaqëson mentalitetin e vjetër që synon hakmarrjen dhe përçon gjuhën e urrejtjes dhe përçarjes së qytetarëve. Që në ditën e parë në pozitën e re, ajo po dëshmon se përfaqëson vetëm interesin e saj brenda partisë së vet dhe jo ti shërbej institucionit ku është zgjedhur. Me këtë veprim anti-ligjor ajo gjithashtu fyen rëndë edhe institucionin që drejton, Kuvendin e Kosovës, tempullin e demokracisë dhe ligjvënies në vendin tonë”, thuhet në reagim./abcnews.al

 

trebicka-649x365-1.jpg
nev ila20:10 | 28/01/2020

Aktori dhe regjizori i njohur Alfred trebicka  ka reaguar ashpër ndaj filmave të Ermal Mamqit dhe Bes Kallakut, duke i quajtur “sharlatanë të kinemasë”.

Në reagimin e tij aktori Trebicka u shpreh se në Shqipëri njerëz pa asnjë lloj formimi dalin e vetëquhen kineastë, ndërsa i bëjnë të gjitha vetë nga regjia, skenarët dhe roli.

Gjatë një prononcimi për emisionin televizion “Vizioni i Pasdites”, aktori nuk ka përmednur emra por dihet se filmat e fundit të trasmetuar janë “I love Tropoja” i Mamaqit dhe “Falko” i Bes Kallakut.

Trebicka është shprehur se se fjala kineast është fjalë shumë e madhe dhe që një person ta zotërojë atë duhet ta pyesë mirë veten nëse i ka komponentët e duhur.

“Vetëshpallen kineastë, nuk dua ti përmend me emra sepse nuk është etike, por po i shohim nga dita në ditë, një film nga ky, një film nga ai dhe thua ore kush është ky që thotë një film ka ky. Ore bëjnë skenarin vetë, regjinë vetë, rolet vetë. Është e pamundur sepse nga historia e kinemasë, nga përvoja ime, vazhdimisht them me vete nëse ka art më të vështirë për tu ekzekutuar është arti i kinemasë, është art kompleks ka të bëjë me imazhin, zërin me mendimin, filozofinë, një mori komponentësh. Një njeri që vjen nga asgjëja dhe thotë do të bëj film,” ka thënë ai.

Ndërkohë në lidhje me filmat e fundit që janë prodhuar në Shqipëri duket se regjizori ka rezervat e veta, pasi sipas tij të bërit kinema dhe filma nuk është çështje tregu.

“Këtu janë keqkuptuar shumë gjëra të tjera. Të bërit kinema apo film nuk është çështje tregu. Ka kapur tregun ky, di se çdo tregu ky, cili treg? Për cilin treg flasin këta? Unë si profesionist do ti quaja sharlatanë këta janë sharlatanë të këtij arti të madh siç është kinemaja. Dhe trumbetojnë, kanë ca mjete, kanë gjetur ca burime financiare që ata e dinë, punë e tyre as hyj dhe as nuk më intereson fare. Ti mund të kesh aftësinë për të gjetur këtë por deri këtu, kur vjen puna për të nivelin profesional që do një vepër siç është filmi artistik “ndalu beg se ka hendek”, është shprehur Trebicka

Ndërsa shtoi se ka heshtur deri më sot, por tashmë e ka të pamundur pas sipas tij të vetëshpallurit kineastë janë bërë si viruse të frikshme./abcnews.al

isa-mustafa.jpg
ger ta20:21 | 09/01/2020

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me diskutimet mes kësaj force politike dhe Vetëvendosjes për formimin e qeverisë.

Në një njoftim, LDK bën me dije se lajmet që kanë qarkulluar sot në mediat kosovare për diskutimet mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit janë të pavërteta. Thuhet vetëm se VV-së i kanë bërë ofertë tjetër për bashkëqeverisje.

“Të gjitha supozimet dhe hipotezat që po qarkullojnë sonte nëpër medie rreth diskutimeve të sotme në mes të LDK dhe LVV janë të pavërteta. LDK, në mirëbesim dhe me vullnet për të arritur marrëveshje, i ka paraqitur ofertën LVV-së për bashkëqeverisje”, thuhet në njoftimin e LDK’së.

Ky është reagimi i parë zyrtar që nga përfundimi i takimit të sotëm mes Kurtit e Mustafës. Pasditen e sotme dy liderët, ndryshe nga herët e tjera, refuzuan të proncohen për mediat./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono