Rashica

Rashica.jpg
Veronik Istrefaj17:31 | 18/01/2020

Janë mbyllur 5 nga 6 takimet e sotme në Bundesligën gjermane dhe thuajse në çdo sfidë, ka pasur spektakël. Werder Bremen ka marrë nëj fitore jetike në transfertë përballë rivalëve të Dusseldorf, duke u afruar edhe më shumë me zonën e qetë të tabelës.

Rashica ishte protagonist, pasi krosimi i tij perfekt u shndërrua në gol nga Moisander, që i dha fitoren Werderit. Borussia Dortmund ka fituar me përmbysje 3-5 kundër Ausburg. Njeriu i ndeshjes, padiskutim Haaland. Në debutimin e tij nga stoli, bomberi norvegjez shënoi tre gola. Brandt dhe Sancho iu bashkuan listës së golashënuesve.

Koln mposhti 3-1 ekipin e Wolfsburg, ndërsa Freiburg i Abrashit triumfoi 1-2 në transfertë përballë Mainz.

Bundesliga, java 18

Ausburg – B. Dortmund  3-5
Niederlechner 34′ 55′, Richter 46′ / Brandt 49′, Haaland 59′ 70′ 79′, Sancho 61′

Dusseldorf – W. Bremen  0-1
Moisander 67′

Koln – Wolfsburg  3-1
Cordoba 22′ 45′, Hector 62′ / Steffen 66′

Hoffenhaim – E. Frankfurt  1-2
Stafylidis 48′ / Dost 18′, Chandler 62′

Mainz – Freiburg  1-2
Mateta 82′ / Chang 28′, Petersen 41′

Rashica.jpg
Veronik Istrefaj16:05 | 14/12/2019

Milot Rashica është i jashtëzakonshëm. Sulmuesi shqiptar ka shënuar një supergol në takimin kundër Bayern Munchen.

Ylli i Werder Bremen kaloi në avantazh skuadrën e tij në këtë transfertë të vështirë, duke turpëruar mbrojtësin Boateng dhe duke shtangur portierin Neuer me një predhë nga distanca.

Rashica po bën një sezon absolutisht të shkëlqyer dhe po shënon ndeshje pas ndeshjes.

Yllin dardan nuk e ndal as Bayern Munchen, skuadra kampione në fuqi e Bundesligë. I jashtëzakonshëm!/abcnews.al

Bundesliga

Bayern Munchen – Werder Bremen  0-1
Rashica 24′

Rashica-1.png
Veronik Istrefaj21:03 | 01/12/2019

Milot Rashica është në radarin e disa skuadrave, si Schalke dhe Milan, por sulmuesi shqiptar duket mëse i fokusuar tek ekipi i Werder Bremen.

Në takimin e sotëm në transfertë përballë Wolfsburg, sulmuesi dardan shënoi dy gola, duke i dhënë fitoren 2-3 ekipit të tij.

Pas ndeshjes, Rashica u pyet për mbarëvajtjen e këtij takimi, golat e tij dhe një të ardhme të mundshme larg Ëerderit.

“Jam i lumtur këtu dhe më vjen shumë mirë që u rikthyem te fitoret. Jam shumë krenar për këtë skuadër, luftoi deri në fund dhe nuk u dorëzua asnjëherë.

Edhe kur ishim 2-2 dhe minutat ishin drejt fundit, e dinim që mund të shënonim dhe ia dolëm. Shënova dy gola dhe më vjen mirë që arrita të ndihmoj skuadrën.

Luftuam shumë dhe kjo fitore është dhe për tifozët, që ishin fantastikë”, përfundoi Rashica./abcnews.al

rashica1.png
Veronik Istrefaj18:18 | 01/12/2019

Ylli dardan, Milot Rashica, duket i pandalshëm edhe këtë sezon në Bundesliga. Sulmuesi ka gjetur golin në takimin në transfertë përballë Wolfsburg, vetëm pas 12 minutash lojë. Rashica merr përsipër ekzekutimin e një penalltie dhe arrin të shënojë.

Numri 7 i Werderit tregohet i qetë dhe gjuan në mënyrë të saktë, duke çuar portierin në krahun e gabuar dhe duke gjetur cepin e portës. Një gol shumë i rëndësishëm për Werderin në këtë ndeshje delikate. Ky ishte goli i pestë për Rashicën në Bundesliga./abcnews.al

Rashica-1.png
Veronik Istrefaj18:13 | 26/11/2019

I gjithë populli shqiptar është goditur rëndë nga ngjarjet e orëve të fundit. Tërmete të shumtë kanë tronditur disa zona në Shqipëri, si dhe ka marrë jetë njerëzish, duke u shndërruar në një ngjarje tragjike. Këto ngjarje kanë prekur edhe botën e futbollit, me shumë futbollistë anë e mbanë botës që kanë shpërndarë mesazhe solidarizimi.

Emra si Taulant Xhaka, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Vedat Muriqi, Lorik Cana e shumë të tjerë, kanë shpërndarë mesazhin “PrayForAlbania” dhe këtij mesazhi, i është bashkuar dhe Milot Rashica. Ylli i Kosovës dhe i Werder Bremen është me shqiptarët në këto momente të vështira./abcnews.al

Rashica-1280x825.jpg
Veronik Istrefaj20:59 | 02/11/2019

Milot Rashica shënoi sot golin e katërt në Bundesliga, duke e ndëshkuar Freiburgun pas katër minutash lojë. Edhe pse sulmuesi shqiptar i dha avantazhin Werderit, ekipi i tij nuk arriti të fitojë, duke u ndalur në barazim 2-2 në shtëpinë e tyre.

Pas këtyre dy pikëve të lëna, Rashica foli pas ndeshjes për faqen zyrtare të Werder Bremen, ku u shpreh i zhgënjyer me rezultatin e arritur: “Është gjithmonë mirë kur shënon, por do të isha më i lumtur nëse skuadra do të fitonte.

E kontrolluam shumë mirë ndeshjen për pjesën më të madhe, u ndëshkuam në fund, është për të ardhur keq. Megjithatë, marrim gjërat pozitive nga kjo ndeshje dhe ecim përpara”, tha Rashica. Përveç katër golave të shënuar, sulmuesi shqiptar ka asistuar dy herë për shokët e ekipit, duke qenë padiskutim lojtari më i mirë për Werderin këtë sezon./abcnews.al

Neuer-1280x720.jpg
Veronik Istrefaj17:36 | 02/11/2019

Janë mbyllur 5 sfidat e orës 15:30 në Bundesliga, ku rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Bayern Munchen është mposhtur me rezultatin e thellë 5-1 nga Einchtracht Frankfurt, duke marrë një goditje të rëndë. Ndikoi tepër ai karton i kuq i Jerome Boateng në minutën e nëntë dhe aty filloi rënia e lirë për bavarezët.

Kostic, Sow, Abraham, Hinttereger dhe Pacienca shënuan për Frankfurtin, ndërsa Lewandowski shënoi golin e nderit për Bayern. Në takimet e tjera, Leipzig ka marrë fitoren më të thellë të klubit në Bundesliga, pasi ka fituar me rezultatin 8-0 ndaj Mainz.

Dortmund vazhdon të dhurojë spektakël, duke fituar dhe sot 3-0 kundër Wolfsburg. Werder dhe Freiburg janë ndarë në barazim 2-2. Rashica shënoi për Werderin, ndërsa Abrashi vazhdon të jetë një mungesë e rëndësishme për Freiburg. Gladbach ka triumfuar 1-2 kundër Leverkusen, ndërsa derbi i Berlinit mes Hertës dhe Union do të luhet në orën 18:30./abcnews.al

rashica1.png
Veronik Istrefaj20:31 | 30/10/2019

Janë mbyllur dy sfidat e Kupës së Gjermanisë, Werder Bremen-Heidenheim dhe Wolfsburg-Leipzig. Werderi ka triumfuar me rezultatin 4-1 dhe Rashica, luajti sërish titullar. Vetëm gjashtë minuta i mjaftuan ylli shqiptar që të gjejë rrjetën, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Më pas, shënuan Bittencourt, Klassen dhe Fiedl, të gjithë në pjesën e parë. Golin e nderit për miqtë e shënoi Shchannetter me anë të një penalltie. Me këtë fitore, Werder kualifikohet për na fazën e 1/8-ve në Kupën e Gjermanisë.

Kualifikimin e ka siguruar edhe skuadra e Leipzig. Djemtë e Nagelsmann kanë triumfuar me rezultatin 1-6 në fushën e Wolfsburg. Bruma shënoi një autogol, duke hapur serinë e golave për Leipzig. Më pas, në listën e golashënuesve u shtuan dhe Sabitzer, Forsberg, Laimer dhe Timo Werner, me këtë të fundit që shënoi një dopietë./abcnews.al

Kupa e Gjermanisë, 1/16

Werder Bremen – Heidenheim  4-1
Rashica 6′, Bittencourt 11′, Klassen 18′, Friedl 41′ / Shchannetter 44′

Wolfsburg – Leipzig 1-6
Weghorst 90′ / Bruma (ag) 13′, Sabitzer 55′, Forsberg 58′, Lainer 61′, Werner 68′ 88′

rashica1.png
Veronik Istrefaj18:56 | 30/10/2019

Werder Bremen po luan sot në Kupën e Gjermanisë, përballë Heidenheim. Për të kaluar në avantazh, ekipit të Bundesligës i janë dashur vetëm gjashtë minuta. Ka qenë ylli shqiptar, Milot Rashica, ai që ka shënuar një supergol.

Pasi merr një top në hyrje të zonës, futbollisti kuqezi vazhdon driblimet dhe spostohet drejt qendrës. Më pas, Rashica gjuan me të djathtën dhe mposht portierin mik, duke i dhënë avantazhin Ëerderit. Më pas, jeshilët gjermanë do të shënonin dhe dy herë të tjera brenda 18 minutave, me anë të Bittencurt dhe Klassen./abcnews.al

Kupa e Gjermanisë

Werder Bremen – Heidenheim  3-0
Rashica 6′, Bittencurt 11′, Klassen 18′

Rashica-1280x853.jpg
Veronik Istrefaj19:24 | 26/10/2019

Milot Rashica duket i pandalshëm. Pas një sezoni të shkëlqyer edicionin e shkuar në Bundesliga, ylli shqiptar duket se edhe këtë sezon do të arrijë gjëra të mëdha. Pasi i shënoi Borussia Dortmundit, viktima e radhës e tij është skuadra tjetër e njohur, Bayer Leverkusen.

Kur Werderi i tij po mundej 1-0, Rashica mendon të bëjë gjithçka vetë. Pasi rikuperon një top në mesfushë, 23-vjeçari niset me shpejtësi drejt zonës kundërshtare dhe në hyrje të saj, gjuan me të majtën, duke shënuar një supergol. Ky gol është i treti në kampionat për Rashicën, i cili ka dhuruar dhe një asist./abcnews.al

Bundesliga, java 9

Bayer Leverkusen – Werder Bremen  1-1
Toprak (ag) 4′ / Rashica 40′


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono