raporti

droga-greqi.jpg
nev ila17:53 | 13/11/2019

 “Rreth 62% e marijuanës së sekuestruar nga policia greke në vitin 2018 në Greqi erdhi nga Shqipëria fqinje”, thuhet në një raport që u publikua të mërkurën nga Njësia Koordinuese e Zbatimit të Drogës dhe Njësia e Inteligjencës Kombëtare.

Raporti përfshin të dhënat për vitin 2018 dhe vlerëson se “Greqia është në një nga rrugët kryesore të trafikut të drogës, e ashtuquajtur “Rruga Ballkanike”, e cila lidh rajonet më të mëdha në botë që prodhojnë opiume (Azinë Qendrore) dhe Lindjen e Mesme me vendet e Evropës veriperëndimore, të cilët janë konsumatorët kryesorë të lëndëve narkotike”.

“Për më tepër, thuhet në raport Greqia është ngjitur me Shqipërinë, e cila është furnizuesi kryesor i marijuanës së papërpunuar në vendet e “kontinentit të vjetër”. “Ndërsa zona detare në Jug të Kretës, sipas raportit, është një pikë tranziti për ngarkesat e marijuanës së përpunuar”.

Raporti vlerëson se “për të dytin vit radhazi, sasi të mëdha kanabisi të përpunuar u kapën në anijet që kalonin në jug të Kretës”. Sipas Raportit” Greqia ka një mori portesh dhe aeroportesh ndërkombëtare ku mundësohet importimi i dërgesave të kokainës me origjinë kryesisht nga vendet e Amerikës Latine”. Raporti vlerëson edhe goditjen e organizatave kriminale të transportit të kokainës.

Sipas Raportit një total prej 560 kilograme kokainë u kap në bashkëpunim me autoritetet greke dhe autoritetet ekuadoriane edhe dy organizata kriminale që vepronin në shkallë të gjerë për shpërndarjen e kokainës u shkatërruan në vitin 2018. “Vlera e tregut e sasive të sekuestruara të narkotikëve në Greqi në vitin 2018 i tejkalon 390 milion Euro, duke marrë çmimet për gram dhe tablet”, vlerëson raporti. Gjithashtu sipas raportit te antidrogës greke në vitin 2018, u bë sekuestrimi më i madh i tabletave capatagon (3,127,360), një lloj droge që përdorej nga ushtarët e ISIS në vatrat e luftës në Siri./VOA

perdorimi-interneti-1280x714.jpg
nev ila13:24 | 07/11/2019

4.1 miliard banorë të planetit Tokë janë aktualisht të lidhur me internetin. Siopas raportit më të fundit të Kombeve të bashkuara, numri më I madh I atyre që janë të lidhur me internetin është regjistruar në Europë.

Sipas raportit të Unionit Ndërkombëtar të telekomunikacionit, agjenci e Kombeve të Bashkuara, 4.1 miliard banorë të planetit janë aktualisht të lidhur me internetin. Në krahasim me një vit më parë numri është rritur me 5.3 për qind.

Nga përdoruesit e internetit 48 për qind janë gra dhe 58% burra. Në 10 vitet e fundit 2009-2019 numri i përdoruesve të internetit është rritur nga 25.8 për qind në 53.6 oër qind.

Përqindja më e lartë e përdoruesve të internetit është në Europë, 82.,5% ndërsa më e ulëta është në Afrikë 28.2%. Jo të lidhur me internetin janë 3.6 miliard persona, pjesa më e madhe e të cilëve jetojnë në vende në zhvillim.

Dallimi më i madh mes grave dhe burrave që përdorin internetin është regjistruar në Afrikë, shtetet arabe dhe në rajonin e Azisë./abcnews.al

190411181644-trump-mueller-split-0411-exlarge-169.jpg
ad min13:35 | 26/10/2019

Një gjykatëse në Shtetet e Bashkuara urdhëroi Departamentin e Drejtësisë që t’i japë Kongresit dëshminë e ish-këshilltarit të posaçëm, Robert Mueller, lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane. Ligjvënësit amerikanë janë duke mbledhur të dhëna mbi hetimin për shkarkimin e presidentit, Donald Trump.

Gjykatësja amerikane Beryl Hoëell urdhëroi Departamentin e Drejtësisë që t’i japë një komiteti të Kongresit, dëshminë që kishte dhënë para Jurisë së Madhe, ish-këshilltari i posaçëm Robert Mueller, i cili ka hetuar ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane. Kjo dëshmi është urdhëruar t’u jepet kongresistëve, teksa ligjvënësit amerikanë janë duke mbledhur të dhëna mbi hetimin për shkarkimin e presidentit, Donald Trump.

Vendimi i 25 tetorit njëherësh konfirmon ligjshmërinë e hetimit për procedurat e shkarkimit të Trumpit, teksa gjyqtarja, Beryl Hoëell urdhëroi Departamentin e Drejtësisë që t’i dorëzojë materialet pranë Komitetit për Drejtësi të Dhomës së Përfaqësuesve deri më 30 tetor.

Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se po rishikon vendimin dhe se administrata Trump pritet ta apelojë atë. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratja Nency Pelosi tha se vendimi i gjykatëses “është goditje tjetër ndaj përpjekjeve të presidentit Trump që ta vë veten mbi ligjin”. Kongresi deri më tani ka pranuar vetëm informacione të redaktuara nga raporti i Muellerit./ABC News Albania

dehari.jpg
ad min14:03 | 24/10/2019

Janë publikuar konkluzionet e hetimeve të pavarura të një instituti zviceran lidhur me rrethanat e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari në burgun e Prizrenit. Sipas hetimeve dyshimet janë se Dehari është vrarë.

Familja Dehari qysh në mëngjes ja kishin mësyrë prokurorisë Themelore të Prizrenit për të marrë raportin e pavarur të institutit zviceran i cili sqaronte rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit rreth tri vjet më parë.

Ky institut në raportin e dërguar në prokurori ka rekomanduar hapjen e hetimeve për rastin Dehari pasi që dyshimet kanë të bëjnë me vrasje e jo vetëvrasje si ishte cilësuar ky rast. Sipas raportit intervenimi i një personi të tretë në këtë proces fatal duhet të kihet parasysh.

Prokuroria Themelore e Prizrenit nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se bazuar në të gjeturat e raportit zvicerran do të vazhdojë me hetimin e këtij rasti dhe do ti ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Astrit Dehari aktivist i Vetëvendosjes u raportua të jetë gjetur i vdekur në burgun e Prizrenit më 5 Nëntor të vitit 2016, dhe dyshimet e para sipas hetuesve kishin të bënin me vetëvrasje. Ai ndodhej në paraburgim pasi akuzohej për sulm me mjet shpërthyes në parlamentin e Kosovës.

Ndonëse familja Dehari dhe Lëvizja Vetëvendosje kundërshtonin dhe gjithnjë flisnin për një vrasje pas rreth dy javësh prokuroria Themelore e Prizrenit publikoi raportin e autopsisë në bazë të së cilit konkludonin se Dehari ka vdekur nga asfiksia si pasojë e dëmtimeve të vetëshkaktuara.

Por familja asnjëherë nuk e pranoi këtë raport si të vërtetë dhe kërkoi hetime të pavarura dhe me iniciativë të Ministrisë së Drejtësisë këto hetime iu besuan një institute të Zvicrës./ABC News Albania

tedi-blushi.jpg
ad min17:19 | 11/10/2019

Zëdhënësi i Presidentit, Ilir Meta, Tedi Blushi, doli në një deklaratë për shtyp këtë të enjte në lidhje me raportin e Komisionit të Venecias që u publikua sot. Blushi akuzoi kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Ballën se ka prodhuar dhe shpërndarë në media një material që nuk përcjell në më mënyrë të drejtë opinionin e Komisionit të Venecias.

“Titrat dhe lajmet e gënjeshtërta të shpërndara në panik nga shteti i propagandës, dhe të qarkulluara nga përsheshngrënësit mediatikë të PPP-ve, janë një dëshmi e qartë e dëshpërimit dhe stresit, ku kanë rënë lolot e Rilindjes, me në krye famozin e mashtrimit dhe jo vetëm, Tao Tao, në lidhje me konkluzionet e Opinionit final të Komisionit të Venecias. Së pari dua t’ju bëj me dije një fakt të pakundërshtueshëm dhe lehtësisht të verifikueshëm, që nxjerr në dritë, para të gjithë shqiptarëve dhe opinionit ndërkombëtar, pacipësinë dhe pafytyrësinë e lolove të Rilindjes dhe famozit Tao Tao, që mashtrojnë dhe ndajnë në media, gjoja në emër të Venecias, raporte dhe konkluzione të pavërteta. Ky është dokumenti i vetëm zyrtar i publikuar sot nga Këshilli i Europës, në lidhje me konkluzionet e raportit final të Komisionit të Venecias. Ndërsa ky këtu është dokumenti që Tao Tao, lolot dhe përsheshngrënësit mediatikë kanë publikuar dhe shpërndarë me email, sms apo me titra. Dokumenti Tao Tao përhap lajmin e gënjeshtërt se sipas Venecias, Presidenti nuk mundet të anulojë zgjedhjet. Ndërkohë sipas deklaratës zyrtare për shtyp të Këshillit të Europës, mbi raportin final të Komisionit të Venecias thuhet si më poshtë: “Sipas opinionit të miratuar sot, i cili ishte kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruci, Komisioni i Venecias vëren se edhe në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, siç është lufta apo katastrofa natyrore, Parlamenti do të duhej të miratojë legjislacion ad hoc (të posaçëm) për të shtyrë zgjedhjet”, thotë Blushi.

Sipas Blushit, ndryshe nga raporti i publikuar në media, Komisioni Venecias vërteton se Presidenti nuk e ka shkelur Kushtetutën, por së shpejti do të tregojë që Presidenti ka mbrojtur shkëlqyeshëm Kushtetutën.

“Duke i lënë në pacipësinë e tyre të gjithë lolot e shëmtuar të shtetit të propagandës dhe përsheshngrënësit e tyre mediatikë që nxitojnë të publikojnë lajme të pakonfirmuara, mbështetura mbi dokumente Tao Tao, ju sqarojmë se:

Opinioni Final i Komisionit të Venecias së shpejti bëhet publik dhe shqiptarët do e lexojë me sytë e tyre, e zeza mbi të bardhë, të vërtetën që Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka thënë gjithmonë:

Zero shkelje të kushtetutës! Zero shkelje të kompetencave kushtetuese! Mbrojtje e shkëlqyer e kushtetutës! Mbrojtje e shkëlqyer e konventës europiane të të drejtave të njeriut! Mbrojtje e shkëlqyer e vendimit të gjykatës së strasburgut për të drejtën e zgjedhjes! Mbrojtje e shkëlqyer e detyrimeve ligjore që ka shqipëria nga marrëveshja e stabilizim asocimit me bashkimin europian! Ju bëj me dije dhe ju konfirmoj me përgjegjësi maksimale se: Komisioni i Venecias vërtetoi sërish se Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Komisioni i Venecias gjithashtu ka vlerësuar maksimalisht thirrjet e Presidentit për dialog dhe përpjekjet e tij për arritjen e një kompromisi midis palëve, që ishin të rëndësishme për zgjidhjen e krizës. Kjo është e vërteta e vetme që në ditët në vazhdim do t’i bëhet e ditur çdo shqiptari”!

Raporti përfundimtar i Komisionit të Venecias pritet të publikohet të hënën e 14 Tetorit./abcnews.al

arben-malaj123.jpg
ad min19:32 | 08/10/2019

Banka Botërore ndryshoi parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2019. Në konferencën ku u paraqit Raporti Ekonomik Rajonal për Ballkanin Perëndimor, Banka Botërore korrigjoi treguesit duke thënë se ekonomia shqiptare do të rritet me 2.9 për qind nga 3.8 për qind që kishin parashikuar në fillim të këtij viti.

Eksperti i ekonomisë dhe i financave, Arben Malaj, tha këtë të martë se rënia me 1% e rritjes ekonomike nuk është lajm shqetësues. Gjatë një interviste për ABC News, ai theksoi se vendi është i varura nga burimet energjetike dhe për këtë arsye duhen gjetur mënyra të tjera konkurruese për të rritur ekonominë.

Rënia me 1% e rritjes ekonomike është lajm jo i mirë, por jo shqetësues, në kuptimin që jo ndonjë gjë e madhe ka ndodhur. Duhet të theksojmë se kjo ulje është kryesisht për rënien e prodhimit të energjisë. Nuk mund justifikohemi më që jemi kaq të varur nga shiu. Një vend kur bën një strategji afatgjatë mendon si të ushqejë më mirë rritjen ekonomike. Ne kemi historikisht varësi nga burimet energjetike, por duhet të gjejmë sektorë të tjerë ku jemi më konkurrues dhe nuk na lenë ne në mëshirë të fatit. Rritja më e madhe  është e rëndësishme në dy aspekte. Së pari rrit të ardhurat në duar që marrin njerëzit dhe e dyta na zvogëlon distancën me vendet e tjera të BE-së dhe pastaj në mënyrë graduale me vendet tradicionale të BE-së. Ky mesazh i BB, parashikimi që bën në vijim mendoj se ka nevojë për disa reforma thelbësore në ekonomi dhe vonesa në këto reforma krijojnë shqetësime”, tha Malaj.

Për këtë ai mori në shembull studimin e FMN-së në Bosnjë në lidhje me kompanitë publike.

“Nga një rishikim kritik i FMN-së, po të menaxhoheshin me kujdes rritja arrinte në 3.5. Unë mendoj që po të menaxhohen në Shqipëri rritja mund të jetë 1.5, pra ja nga e nxorrëm një burim”, tha Malaj./abcnews.al

KRONIKE-META-PAS-VENECIAS-ABCM5T2.mpg_snapshot_00.58-1280x720.jpg
ent ela11:15 | 03/10/2019

Presidenca pritet të publikojë nesër qëndrimin e saj zyrtar lidhur me draft-opinionin e Komisionit të Venecias, që mbërriti një javë më parë në Tiranë, pas kërkesës së komisionit hetimor parlamentar për ligjshmërinë e anulimit nga Presidenti Meta të 30 qershorit, si datë e zgjedhjeve vendore.

Burime nga Presidenca i thanë ABC News se bashkë me qëndrimin e kreut të shtetit për draft-opinionin e Venecias, do të bëhen publike edhe disa pyetje që zoti Meta i drejton komisionit të Venecias për këtë çështje.

Në draft-opinionin e këtij komisioni, të përpiluar pas dërgimit të një misioni faktmbledhës në Tiranë, argumentohet se Presidenti i Republikës ka tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese, duke anuluar dhe më pas duke shtyrë datën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Por “Venecia” nuk shprehet me qëndrim, nëse këto shkelje mund të çojnë në shkarkimin e kreut të shtetit. Këtë vendimmarrje Komisioni i Venecias ia lë Kuvendit të Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese.

Pasi të dëgjojë edhe palët e interesuara, Kuvendin e Shqipërisë dhe Institucionin e Presidentit, Komisioni i Venecias do të japë një opinion përfundimtar në 11 tetor. /abcnews.al

presidenca-1280x714.jpg
ent ela13:28 | 30/09/2019

Institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publik brenda javës raportin e tij për Draftin e Opinionit të Komisionit të Venecias. Lajmëi është publikuar në rrjetet sociale nga zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi, sipas të cilit raporti është vazhdim i transparencës dhe larg çdo ndikimi politik dhe të dyshimtë.

Postimi i plotë

Brenda javës institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar Raportin e tij për Draftin e Opinionit të Komisionit të Venecias, gjithmonë në vazhdim të transparencës dhe rëndësisë së çështjes në fjalë, që meriton vetëm shterim kushtetues, ligjor, profesional dhe faktik, larg çdo ndikimi politik dhe të dyshimtë.

ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!

MBROJTJE E SHKËLQYER E KUSHTETUTËS!

MBROJTJE E SHKËLQYER E KONVENTËS EUROPIANE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT!

MBROJTJE E SHKËLQYER E VENDIMIT TË GJYKATËS SË STRASBURGUT PËR TË DREJTËN E ZGJEDHJES!

MBROJTJE E SHKËLQYER E DETYRIMEVE LIGJORE QË KA SHQIPËRIA NGA MARRËVESHJA E STABILIZIM ASOCIMIT ME BASHKIMIN EUROPIAN! /abcnews.al

presidenca-1280x714.jpg
ent ela19:11 | 27/09/2019

Pas mbërritjes së raportit paraprak të Komisionit te Venecias për shkarkimin e Metës, ka ardhur dhe ragimi i zëdhënësit të Presidentit Tedi Blushi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, zëdhënësi i Presidentit shprehet se Presidenti ka mbrojtur kushtetutën dhe ka shmangur gjakderdhjen.

Ai bën apel që të dëgjohet Bungestagu dhe të ulen urgjent për të zgjidhur krizën politik.

Reagimi i plotë

ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!

HARROJINI TRAKTET e porositura ngado që të vijnë!

E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se Presidenti i Republikës ka MBROJTUR Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka SHMANGUR gjakderdhjen dhe Rajshtagun!

DËGJONI Bundestagun!

ULUNI URGJENT dhe ZGJIDHNI krizën e rëndë politike para se t’i shtoni kushte të tjera Shqipërisë! /abcnews.al

KRONIKE-VAKANCA-NE-KLP_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.07-1280x720.jpg
nev ila12:45 | 27/09/2019

Në nisje të seancës plenare Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar ditën e sotme me shumicë votash raportin “Mbi veprimtarinё e Kёshillit tё Lartё tё Prokurorisё pёr periudhёn dhjetor 2018-korrik 2019”.

Në rendin e ditës të KLP ditën e sotme është shtuar për diskutim edhe një pikë tjetër, ajo e zgjatjes së afatit të caktimit të përkohshëm për 3 prokurorë, përkatësisht:

-Violeta Shkurta (Prokurore në rrethin Fier),

-Arben Dyla (Prokuror në Lushnje) dhe

-Alma Bramo (Prokurore në Pukë), të cilëve ju mbaron mandatin aktual me 1 Tetor 2019.

Ndërkohë është shtyrë për mbledhjet e ardhshme miratimi i projekt-aktit “Pёr rregullat pёr caktimin mbi bazё tё parimit tё rotacionit tё avokatit mbrojtës nga lista e avokatëve qё ofrojnë shërbimet e ndihmës juridike dytësore nё procesin penal”.

Relacioni i këtij projekt akti është vënë në dispozicion nga Ministria e Drejtësisë.

Avokati mbrojtës është detyrim që buron nga ndryshimet e fundit në Kodit të Procedurës Penale, në nenin 29 dhe 29 a dhe miratimin e ligjit 111/2017 ” Për ndihmën juridike, të garantuar nga shteti”.

Anëtaret e Këshillit kanë kërkuar kohë të njihen me këtë projekt-akt brenda grupeve të punës.

Gjithashtu për mbledhjet e ardhshme është shtyrë për diskutim edhe projekt-akti “Për rregullat për garantimit e mbrojtjes së detyrueshme”.

Gjatë mbledhjes së sotme është miratuar me shumicë votash rregullorja “Pёr procedurën e verifikimit tё kushteve dhe kritereve ligjore pёr rekrutimin, emërimin si magjistrat dhe caktimin nё pozicion tё kandidatëve pёr prokurorë, si dhe zhvillimin e karrierës sё prokurorëve” gjithashtu me 10 vota pro, projekt–vendimi për caktimin e përkohshëm të prokurorit Z.Edmond Karriqi, prokuror nё Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vazhduar me rendin e ditës duke miratuar me 9 vota pro dhe 1 kundër (Kostaq Beluri) projekt-vendimet pёr ndërprerjet e caktimeve tё përkohshme tё 13 prokurorëve tё caktuar nё Prokuroritë e juridiksionit tё pёrgjithshёm.

-Arben Allajbeu, prokuror i caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Durrës me urdhër nr 153 dt .30.05.2018 të Prokurorit të Përgjithshëm, me emërim në Prokurorinë e Tiranës.

-Astrit Halili, prokuror i caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Krujë me urdhër nr.236 dt.02.11.2018 të Prokurorit të Përgjithshëm, me emërim në Prokurorinë e Shkodrës.

-Agim Dalipaj prokuror i caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Lezhë me urdhër nr.31 dt.17.01.2018 të Prokurorit të Përgjithshëm, me çmerim në Prokurorinë e Tropojës.

-Agron Gjana prokuror i caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Tiranë me urdhër nr.78 dt.02.03.2018 të Prokurorit të Përgjithshëm, me emërim në Prokurorinë e Durrësit.

-Ajola Prençi (Ymeri) prokuror i caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Shkodër me urdhër nr.28 dt.17.01.2018 të Prokurorit të Përgjithshëm, me emërim në Prokurorinë e Kurbinit .

-Elidon Hysenaj prokuror i caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Tiranë me urdhër nr.275 dt.07.12.2018 të Prokurorit të Përgjithshëm, me emërim në Prokurorinë e Sarandës .

-Erjon Shqarri prokuror i caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Tiranë me urdhër nr.276 dt.07.12.2018 të Prokurorit të Përgjithshëm, me emërim në Prokurorinë e Vlorës .

-Esmeralda Ndoçi prokurore e caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Elbasan me urdhër nr.280 dt.07.12.2018 të -Prokurorit të Përgjithshëm, me emërim në Prokurorinë e Shkodrës.

-Gentian Habazaj prokuror i caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Tiranë, me urdhër nr.124 dt.27.04.2018 të Prokurorit të Përgjithshëm, me emërim në Prokurorinë e Beratit. Për këtë vendim ka patur 8 vota pro dhe 2 kundër, prokurorët Kostaq Beluri dhe Bujar Sheshi kanë votuar kundër këtij vendimi.

Kreshnik Ajazi prokuror i  caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Tiranë me urdhër nr.155 dt.30.05.2018 të Prokurorit të Përgjithshëm, me emërim në Prokurorinë e Elbasanit.

Saimir Bahiti prokuror i caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Gjirokastër me urdhër nr.216 dt.12.10.2018 të Prokurorit të Përgjithshëm, me emërim në Prokurorinë e Shkodrës.

Suela Beluri prokurore e caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Durrës me urdhër nr.239 dt.02.11.2018 të Prokurorit të Përgjithshëm, me emërim në Prokurorinë e Fierit ./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono