ranë

gent-sejko-ilir-meta-1280x707.jpg
nev ila14:32 | 11/10/2019

Kreditë me probleme kanë shënuar rënie në nivelin më të ulët historik prej 11%. Të dhënat i bëri publike guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në konferencën mbi të ardhmen e Bankave. I pranishëm në këtë takim, Presidenti Meta shprehu shqetësim  për stopimin e dhënies së kredive nga bankat.

Lajm  i mirë vjen nga sektori i kredive të këqia.

“Kreditë me probleme sot kanë shënuar rënie në nivelin më të ulët historik prej 11%, kundrejt nivelit 25% që shënonte në vitin 2014”, deklaroi Gent Sejko.

Shpresëplotë është guvernatori i Bankës së Shqipërisë për rritjen e ekonomisë shqiptare por edhe I vetëdijshëm se ka edhe sfida që nuk mund të realizohen nëse vendi mbetet në këto nivele të kulturës financiare.

“Shqipëria duhet t’i kushtojë vëmendje zhvillimit të segmenteve të tjera të tregut financiar, si tregu i kapitalit apo fondet e pensionit dhe të investimit. Rëndësi primare në këtë kontekst ka harmonizimi i kujdesshëm i kuadrit ligjor e rregullator, për të shmangur lindjen e vatrave të rrezikut sistemik apo mundësitë e arbitrazhit rregullator”, tha Sejko.

Ndaj mangësive ligjore është i shqetësuar edhe presidenti i republikës, pasojat e të cilave janë ndjerë në dhënin e kredive u shpreh ai në Konferencën “Një botë e re e guximshme – E ardhmja e bankave në Evropë”

“Mbetet shqetësim që bankat në Shqipëri, nuk kanë shumë efekt. Gjatë 10 viteve të fundit, Shqipëria ka nivelin më të vogël të kredive. Një nga arsyet që bankat kanë stopuar në dhënien e kredive, është sundimi i ligjit”, tha Meta. 

Edhe pse një ish ministër i financave dhe ekonomisë, Arben Ahmetaj është i paqartë për shkakun e  problemeve që nënvizuan guvernatori dhe presidenti.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj risolli në vëmendje se qeveria ka patur presion për të rritur borxhin, por në të vërtetë ai kërkoi që ulja e borxhit duhet të kthehet në domosdoshmëri dhe objektiv patriotik./ABC News Albania 24/7

 

 

Clirim-Gjata-1280x758.jpg
ent ela20:45 | 26/03/2019

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD Çlirim Gjata është shprehur se dosjet e famshme 339 dhe 184 nuk i ka prekur kush me dorë dhe se ndaj tyre nuk ka nisur asnjë hetim. Këto deklarata Gjata i bëri në emisionin “Provokacija”. Ndër të tjera ai theksoi se këto dy dosje janë vetëm maja e ajsbergut, ku eksponatet të lartë të PS flasim me bosët e krimit në Shqipëri për blerje votash.

Çlirim Gjata: Askush nuk i prek dy dosjet e famshme sepse vetëm dy dosje janë që dimë ne që kanë dalë kanë marrë dhen lere sa ka atje. Përgjimet ku politikanët e lartë të mazhorancës thuhet se kanë komunikim me bosët e bandave në Shqipëri për blerje votash. Çfarë ka ndodhur? Shërbimet e huaja kanë përgjuar bandat e drogës, për trafik ndërkombëtar droge dhe i kanë përgjuar për hesap të tyre. Nuk e dinin ata se po merreshin me blerje votash pasi nuk u intereson shënimeve të huaja partnere çështja e blerjes së votave në Shqipëri, ata kanë problemin e trafikut të drogës. Duke hetuar këta banda ka dalë se shumë nga eksponatët dhe shefat e këtyre bandave flasin me politikanë të lartë për blerje votash.

Mustafa Nano: Më politikanë të lartë për cilët, e keni fjalën për Durrësin?

Çlirim Gjata: Duke filluar  që nga Vangjush Dako, ministri Gjiknuri e deri tek Edi Rama ka biseda.

Mustafa Nano: Ka biseda kur Edi Rama…

Çlirim Gjata: Po po e kanë thënë vetë prokurorët dhe vetëm majën e ajsbergut kanë nxjerrë BIRN dhe Zëri i Amerikës. Kjo pjesë e përgjimeve ka ardhur pastaj në Shqipëri dhe janë dy dosjet e famshme 339 dhe 184. Pse nuk hetohen? Nuk po themi pse nuk po i marr t’i arrestojë, t’i dënojë, por kërkojmë t’i hetojë. Por nuk i prek kush me dorë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono