Rames

aliabeaj-1280x701.jpg
ad min15:45 | 09/08/2019

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se nën qeverisjen e tij vendi është kthyer në një parajsë të krimit të organizuar. Në një deklaratë nga selia blu, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj iu referuar reportazhit të RAI 3, kur tha se autoritetet italiane pohojnë se vendi është kthyer në një qendër të trekëndëshit të trafikut të drogës Meksikë-Kolumbi-Shqipëri. Për demokratët vendi është shndërruar në lavatriçen më të madhe në Ballkan për pastrimin e miliardave të drogës.

 

bb-1-1280x718.jpg
ad min13:00 | 14/06/2019

Përmes një deklaratë nga selia blu Lulzim Basha i cilësoi këto arrestime si reprezalje nga ana e Ramës ndaj kundërshtarëve politike. U ndaluan nga policia sepse protestuan.

Mbajtja në ambientet e policë të katër drejtueseve të Partisë Demokratike të Librazhdit e Përrenjasit, ish-deputetit dhe ish-kryetarit të PD-së Elbasan dhe mbështetësve së Partisë Demokratike e detyrojnë kryedemokratin Lulzim Basha të njoftojë një deklaratë urgjente për median.

“Këto veprime janë reprezalje të hapura politike ndaj kundërshtarëve politikë dhe qytetarëve që protestojnë kundër regjimit të Edi Ramës”.

Ato vinë mbas ndalimit të rreth 500 anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike gjatë pesë muajve të fundit. Ndërkohë mbi 50 mbështetës dhe anëtarë të Partisë Demokratike mbahen në arrest në burgje qindra qytetarë të tjerë nga e gjithë Shqipëria janë rrahur e keqtrajtuar në mënyrë të paligjshme këto muajt e fundit.

Ky bilanc i bërë publik nga lideri  opozitës ka pas qëllime politike thotë ai.

“Të intimidojnë opozitën dhe qytetarët për t’u tërhequr nga beteja jonë kundër regjimit të tij kriminal. Është plani diabolik i një njeriu në panik total për humbjen e pushtetit. Është rruga pa krye që po e çon Ramën drejt greminës, ku kërkon të tërheqë me vete të gjithë Shqipërinë”.

Nuk po e ndërmerr i vetëm sqaron kryedemokrati Basha.

“Në këtë aventurë të rrezikshme, Edi Rama ndihmohet nga dy vegla të paskrupullta, Sandër Lleshi dhe Arta Marku, të cilët e kanë kthyer policinë dhe prokurorinë në instrumenta të represionit politik në shërbim të pushtetit personal dhe të korruptuar të Edi Ramës”.

Beson se ka ende veshë që e dëgjojnë nga njerëzit e ligjit ndaj i kërkon të mos i binden urdhrave të Edi Ramës dhe atyre që i quan vegla të tij sepse këto akte nuk do ta shpëtojë drejtuesin e tyre.

“Ato e bëjnë të pashmangshëm dhe të shpejtë fundin e tij të keq, si dhe të bashkëpunëtorëve të tij, pa asnjë përjashtim, nga kriminelët e bandave deri tek policët dhe prokurorët e kriminalizuar që i shërbejnë Edi Ramës”.

Në mesazhin e tij të fundit i kujton mazhorancës se opozita nuk do të heshtë asnjë hap pas, përkundrazi për ta beteja vazhdon./ABC News Albania 24/7

eskorta-1280x709.jpg
ad min09:30 | 14/06/2019

Kryetari i PD-së në Librazhdit Bujar Vreto dhe ish- deputeti i PD Aurel Bylykbashi janë ndaluar nga policia pas protestës së djeshme në kohën kur Kryeministri Edi Rama po udhëtonte për fushatë në Përrenjas. Bashkë me Vreton dhe Bylykbashin janë ndaluar edhe pesë persona të tjerë, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 23 protestues. Të enjten pasdite, dhjetëra banorë dolën në rrugë dhe tentuan të pengojnë eskortën e kreut të qeverisë. Aty ndërhynë forcat speciale por turma nuk kontrollohej dhe në drejtim të eskortës janë hedhur kapsolla. /ABC News Albania 24/7

mediu-1280x716.jpg
ad min13:30 | 09/06/2019

Presidenti i Republikës në këndvështrimin e kryetarit e Partisë Republikane Fatmir Mediu shmangu një konflikt civil dhe i hapi rruge palëve për diskutuar për zgjidhjen e krizës politike në vend. Qëndrimin e kryeministrit Rama për zhvillim të zgjedhjeve vendore me 30 Qershor Mediu e konsideron puçist, ndërsa opozita sipas tij duhet të ulet e të diskutojë për rrugën institucionale që duhet të ndjekë.

Një konflikt civil është shmangur ndërsa një dritë jeshile për të zgjidhur krizën politike që ka përfshirë vendin është ndezur.

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu e lexon në ketë mënyre vendimin e Presidentit të Republikës për të ç’dekretuar zgjedhjet e 30 Qershorit.

“Presidenti në rastin e këtij vendi ka shfrytëzuar autoritetin e tij kushtetues edhe në mungesë të Gjykatës Kushtetuese. Është i vetmi autoritet që mund të japë dekrete dhe të zhvlerësojë dekrete, sepse nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe ajo u shkatërrua qëllimisht nga Edi Rama. Ai ka kryer një veprim të drejtë dhe veprimi i Presidentit nuk duhet parë si triumf nga njëra ose tjetra palë. Duhet parë si një moment rivlerësimi për t’i kthyer pushtetin qytetarëve.  I vetmi moment për t’i kthyer pushtetin qytetarëve janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe ndëshkimi i krimit elektoral nëpërmjet influencave dhe lidhjeve politike”.

Në kushtet kur kryeministri Rama shprehet prerazi për mbajtje të zgjedhjeve vendore me 30 Qershor dhe pas vendimit te presidentit Meta  kreu i republikaneve sugjeron reflektim brenda Partisë Socialiste dhe intelektualeve në vend.

“Qëndrimi i tij i djeshëm është një qëndrim puçist, po ashtu edhe qëndrimi i tij i sotëm është një qëndrim puçist. Një njeri i cili kontrollin Prokurorinë në mënyrë të paligjshme.  Një njeri që kontrollon gjyqësorin dhe shkatërroi Gjykatën e Lartë në mënyrë të qëllimshme, një njeri i cili kontrollon parlamentin për të pasur pushtet absolut. Ky njeri nuk do të ndalet përballë asnjë gjëje ndaj kërkon që brenda PS-së të ketë një reflektim”.

Sa i përket opozitës sipas Mediut ajo tashme duhet të ulet e të diskutojë aksionin e saj nga pikëpamja institucionale. Të  qartësoje rrugën se si do të shkohet drejt zgjidhjes që propozon, qeverisë tranzitore pa Ramën Kryeministër. Dy mundësi me herët Basha i ka artikuluar dhe publikisht.

Marrëveshja për kalimin e krizës sipas kryetarit te Partisë Republikane duhet të shoqërohet dhe me marrëveshje për ndryshime kushtetuese të cilat limitojnë autoritetin e qeveritarëve./ABC News Albania 24/7

lul-basha-selia-1280x726.jpg
ad min11:00 | 09/06/2019

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sot duke ironizuar fushatën e ndërmarrë nga PS-ja për zgjedhjet e 30 Qershorit. Kryedemokrati shkruan: “Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha të luftojmë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve!”

Ndër të tjera Basha e vijon reagimin e tij si më poshtë: “Ora e Shqipërisë si e gjithë Europa po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë! Falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme, falë bashkimit të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve të lirë, zgjedhjet farsë të 30 Qershorit u anulluan!
Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standarteve dhe vlerave europiane. Pengesa e vetme për në Europë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin, është qeveria e ardhur me votën e krimit, është kryeministri i Avdylajve. Largimi i Ramës është i panegociueshëm. #ShqiperiaSiEuropa 🇪🇺🇦🇱”./abcnews.al

basha-lezhe.jpg
nev ila12:20 | 04/05/2019

Ka dashur ta shpërndajë i pari lajmin se u nis drejt Lezhës Nuk është vetëm një ditë dedikuar anëtarësimeve të reja në Partinë Demokratike, por edhe për të dhënë mesazhin se Kryeministri nuk di ç’bën.

“Me propagandë të shfrenuar po mundohet t’u mbushë mendjen shqiptarëve se Shqipëria nuk ka asnjë problem, përkundrazi, edhe shqiptarët e ngritur në protestë janë një ftesë për turistët, e kuptoni se deri ku shkon çoroditja e një njeriu të shkëputur totalisht nga realiteti i mjerimit që ka shkaktuar. Po, i ka ikur truri! Nganjëherë është më mirë të flasim me fjalët direkte të qytetarëve, i ka ikur truri komplet”, tha Basha.

Arsyen e kësaj sjellje të shefit të qeverisë, kryetari i opozitës e sheh te pamundësia për të dekurajuar shqiptarët. Ata që duhet të tremben nuk janë shqiptarët në rrugë, por oligarkët paralajmëroi kryedemokrati sipas të cilit protesta e 11 Majit do të jetë treguesi i radhës kryeministri i është afruar humnerës së pushtetit.

“11 maji na thërret në një tjetër përballje vendimtare të vlerave tona, të lirisë, të demokracisë, Europës dhe Amerikës me tiraninë despotike-kriminale-orientale, që kurrë nuk do ta marrë Shqipërinë peng, nuk do t’ia vërë duvakun popullit shqiptar, popullit më europian të Ballkanit”, tha ai./ABC News Albania 24/7

meta-rama-1280x636.jpg
ad min13:15 | 27/04/2019

Opozita zyrtarizoi vendimin për të mos hyrë në zgjedhjet e 30 Qershorit, teksa një parti e re u krijua nga të larguarit prej Partisë Demokratike. Këto zhvillime tërhoqën debatin publik, por më në hije, nisi një lëvizje e partive aleate të Lulzim Bashës për të aktivizuar presidentin e Republikës me konsensus të ndërkombëtarëve në Tiranë. Mimoza Koçiu na sjell këtë dinamikë me Politika në ABC News./abcnews.al

oerd-bylukbashi.jpg
nev ila14:10 | 17/04/2019

Ish-bashkëkryetari demokrat i komisionit të reformës elektorale, Oerd Bylykbashi, ftesën e përsëritur të kryeministrit Rama drejtuar opozitës, për të zënë karrigen e vëzhguesit në komisionin e reformës zgjedhore, me të drejtë veto-je, e sheh si aktin e fundit të një drame tragji-komike.

“Halli ku nuk e çon Edi Ramen, të bëj deklarata, ti quaj ftesa. Edi Rama është një njeri që jo vetëm tallet me gjithë shqiptarët por është gati të shkatërroje bazat e bashkëjetesës demokratike në vend. Me një parlament të këtij lloji që bazohet në këtë masakër elektorale, sigurisht që nuk mund të jesh pjesë e tij. Nuk mund të vazhdoje më, ndaj ftesa e Edi Ramës është sa komike aq edhe tragjike pra i gjithë ky kuadër  e bën atë ftesë të pakuptim dhe diçka për tu hedhur në kosh pa u marrë fare në konsideratë”, deklaron Bylykbashi.

Projektvendimin e miratuar në seancën parlamentare të 11 prillit, i ardhur si propozim i mazhorancës, për zëvendësimin në komisionet parlamentare të përfaqësuesve të opozitës, e ka komentuar kështu:

“Një gjë duhet thënë, askush që është sot në atë parlament, nuk mund të përfaqësoje PD, LSI, PR, LZHK. Kështuqë çdo lloj akti që del në parlamentin e Shqipërisë duke zëvendësuar anëtarët e PD, me gjoja anëtarë të tjerë të PD-së, është qesharake dhe e paligjshme”, thotë  ai.

Kjo jo vetëm bazuar në rregulloren e kuvendit, sipas Bylykbashit, por në rastin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, edhe vetë vendimit të Parlamentit.

“Këta njerëz nuk kanë tagër përfaqësimi dhe kaq është çështja. Vendimi i parlamentit flet për një komision bipartizan konsensual, dhe mbushja me elemente që nuk përfaqësojnë askënd politikisht, thyen vet vendimin e parlamentit”, thekson ai.

Sa i përket draftit të ndodhur në tryezën gjysmë bosh të komisionit të reformës zgjedhore, Bylykbashi shprehet se:

“Ai draft nëse sot përfshihet në kod është i paplotë dhe i papërfunduar, dhe nëse do të miratohej sot, do çonte në kaos përgatitjet zgjedhore sepse është i papërpunuar”, deklaron Bylykbashi.

Kush sot vetë-identifikohet si opozitë, për shkak të pozicionit gjeografik në seanca parlamentare, Bylykbashi i komenton se janë individë që do të zhduken vetë nga skena politike.

“Janë individë të cilët do të zhduken shumë shpejt nga jeta politike në vend nëpërmjet votës”, shprehet ai.

Kjo jo vetëm bazuar në aftësitë që ata mund t’i ofrojnë një procesi kompleks si ai i reformimit të kodit apo sistemit zgjedhor, por fillimisht për shkak të mungesës së legjitimitetit përfaqësues, që kërkon ri-konfirmim periodik me votë qytetare, një testi që për Bylykbashin deputetët e rinj nuk i mbijetojnë dot./abcnews.al

bashaa1-933x445.jpg
ad min22:21 | 13/04/2019

Nga selia e PD-së, Lulzim Basha në përfundim të protestës së opozitës u tha protestuesve se fundi i Kryeministrit Edi Rama është vulosur.

Lulzim Basha: Ju morët me vete dhe bashkuat në këtë protestën dritën e shpirtit tuaj dhe ndriçuat rrugën, shtegun e shpresës i cili do të kalojë vetëm përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme që do t’i rikthejnë vendit Parlamentin legjitim. Sot ju keni vulosur largimin e Edi Ramës si kusht i panegociushëm për qeveri tranzitore që do të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ata u munduan ta shpërndanin këtë protestë akoma pa filluar, me lajme të rreme, me terror, me makinerinë e poshtër të propagandës. Nuk ja doli dot. Qeveria kriminale e Edi Ramës, e cila mbahet me forcën dhe paratë e krimit dhe të oligarkëve, sot u soll edhe njëherë si pushtues ndaj nënave dhe motrave, fëmijëve e të rinjve. Asnjë veprim i kundërligjshëm, as hedhja e gazit, as arrestimet nuk ka për të pasur sukses. Fundi i Edi Ramës është firmosur dhe vulosur nga populli sovran./abcnews.al

Basha-ne-Vlore-1280x722.jpg
ad min15:24 | 11/04/2019

Në një takim me strukturat e Partisë Demokratike kreu i opozitës së bashkuar Lulzim Basha theksoi se largimi i Kryeministrit Rama është kusht i panegociueshëm për opozitën e bashkuar.

Në takimin e zhvilluar në qytetin bregdetar të Vlorës me strukturat e forcës politike që drejton, kreu i demokratëve Lulzim Basha përsëriti kushtin e panegociueshëm të opozitës së bashkuar, largimin e Kryeministrit Rama.

Për kryedemokratin, pushteti i kryeministrit ka ndarë Shqipërinë në dy pjesë. Për këtë ftoi qytetarët t’i bashkohen në protestën kombëtare të pasdites së 13 Prillit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono