rama

PROVOKACIA-8-NENTOR-MONOLOG-YLLI-RAKIPI.mpg_snapshot_14.33-1280x720.jpg
ent ela22:05 | 08/11/2019

Ylli Rakipi rrëfeu në studion e “Provokacija” se ishte duke shkruar një libër për të gjitha ato që ka parë në këto 30 vite dhe sesi pushteti i ka bërë qesharakë si Ramën dhe Berishën.

“Rama nuk mban dot peshën e pushtetit, pesha e pushtetit të vret të bën qesharak. Pesha e të gjithë këtij pushteti të bën qesharak. Edhe Berisha në fare pak vite, pesha e madhe e pushtetit e bëri qesharak. Mbeti vetëm. Luftonte me Don Kishotin. Në ‘97 ra gjithçka kishte rënë ishte krijuar një rrënojë e madhe. Ishte vetëm Sali Shehu në qendër të qytetit me dy autoblinda kalonte nga universiteti tek Presidenca dhe nuk kuptonte kë komandonte. Kishte rënë gjithë shteti”.

Të gjitha këto Rakipi mendon t’i përfshijë në librin e tij.

I pyetur nëse ka bërë mea culpa për ato gjëra që ka bërë pas viteve ’90 ai shprehet se në këtë stad ku ka arritur gazetaria sot është e turpshme të bësh një gjë të tillë, por sipas tij kjo kategori gazetarësh dhe pronarësh i duhen regjimit.

“Ne jemi përpjekur të jetojmë në këto kohë. Vija nga një pjesë e shtypur dhe isha atje ku duhej të isha me idenë që ikën këta dhe duhej të vinim ne…! Sa u përket medias unë besoj që kam ardhur drejt një përmirësimi të dukshëm. Nëse i bashkohesh politikës je kot aty, je një njeri që nuk ke vlera.

Pjesë e jetës sime është ajo që kam shkruajtur. Siç ishim në vitin 1998 me “Koha Jonë”: e fortë për socialistët dhe ne “Albania” por të besh mea culpa duke parë se si kanë hequr mender bre*et sot gazetarët, është e turpshme. Kjo kategori gazetarësh dhe pronarësh i duhen regjimit. Ndryshe regjimi nuk jeton dot”. /abcnews.al

PROVOKACIA-8-NENTOR-MONOLOG-YLLI-RAKIPI.mpg_snapshot_08.31-1280x720.jpg
ent ela21:48 | 08/11/2019

Ylli Rapiki e akuzon kryeministrin Edi Rama se kërkon të sundojë Shqipërinë me njerëz anonimë, që i merr nga rruga dhe i bën ministra. Gjatë bisedës në Provokacija me Mustafa Nanon, ai shprehet se Ramës nuk i dhimbset asgjë.

“Ai s’ka rrugë tjetër, se këta që hoqi ai i quan edhe fajtorë. I ngarkoi ata të gjithë me faj dhe gjasme mori të pafajshëm ose fëmijë pa një identitet. Merr 20 njerëz anonimë që kalojnë në rrugë dhe i bën ministra. Nuk i dhimbset asgjë.Vjen Papa në Shqipëri vendos martirët dhe mbush bulevardin, i sheh Papa ata dhe ikën.

Tani nxjerr heronjtë, dëshmorët. Pastaj nëse ka probleme me dëshmorët nxjerr 4 veta që kanë vrarë diversantet.

Pastaj del Paskal Milo dhe thotë ja nxorrëm edhe katër që u vranë nga diversantët”.

KÇK-në, Rakipi e quan një shpikje të kryeministrit Rama, njësoj si Enver Hoxha shpik grupe armiqësore.

“ I rrëmbeu…jo frika e amerikanëve, etj. I mori ata të gjithë. Ore ke parë ti kryeministër që të dalë të thotë: Organizata më e rrezikshme është. Ai shpiku KÇK-në si Enver Hoxha që shpikte grupe armiqësore”, – shprehet Rakipi, ndërsa pohon se e ka votuar Ramën në vitin 2013. /abcnews.al

 

SAMITI-I-OHRIT-1280x720.jpg
ent ela16:40 | 06/11/2019

Kryeministri Rama udhëton të shtunën për në Ohër ku do të jetë i pranishëm në darkën e shtruar nga presidenti maqedonas Stevo Pendarovski. Samiti i Ohrit i cili mbahet të dielën, ka të bëjë me zbatimin e katër lirive të Bashkimit Evropian. Presidenti serb Vuçiç tha se është e rëndësishme për të që të bisedojë me Edi Ramën dhe Zoran Zaev.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç komentoi në një intervistë për televizionin shtetëror të Serbisë iniciativën për krijimin e Shengenit ballkanik dhe takimin e radhës që mbahet këtë fundjavë në Ohër me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë te Maqedonisë se Veriut Zoran Zaev.

“Përfaqësuesi Special për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell ka një energji të jashtëzakonshme dhe ka ide për ngritjen e gjendjes ekonomike në të gjithë Ballkanin. Një gjë e tillë mund të jetë një bazë për negociata shumë më serioze edhe për marrëveshje. Ndaj është e rëndësishme që të bisedoj me Edi Ramën dhe Zoran Zaevin, në mënyrë që të krijohen raporte sa më të mira në rajon”.

Kryeministri Rama udhëton të shtunën për në Ohër ku do të jetë i pranishëm në darkën e shtruar nga presidenti maqedonas Stevo Pendarovski. Samiti i Ohrit i cili mbahet të dielën, ka të bëjë me zbatimin e katër lirive të Bashkimit Evropian.

Koha raportoi se tre liderët do të takohen në Ohër për të konkretizuar hapat e radhës për marrëveshjen e Shengenit ballkanik, që u nënshkruar në Novi Sad ditë më parë. Nisma synon të lehtësojë bashkëpunimin ekonomik mes vendeve të rajonit duke hequr barrierat doganore dhe duke mundësuar lëvizjen e lirë të njerëzve. Kosova është shprehur kundër kësaj nisme që rrezikon krijimin e një ish-Jugosllavie të dëshiruar nga Serbia. /abcnews.al

 

KRONIKE-RAMA-KADASTRA-DURRES.mpg_snapshot_00.33-1280x720.jpg
ger ta16:09 | 06/11/2019

Rastësisht apo jo një ndër problemet e prezantuara si të zgjidhura nga platforma e bashkëqeverisjes ishte e ajo e një qytetari me kadastrën e Durrësit.

 “Na preke në plagë të hapura, që është Kadastra e Durrësit”.

Nuk e la me kaq kryeministri Rama fjalën e tij duke i kujtuar grupit që e ka emërtuar Kap ctë kapësh se një ligj special do të jetë fundi i tyre.

“Shumë nga ‘xhakajdurët’ që janë në sistem dhe që e dinë vetë që nuk e kalojën filtrin e vettingut janë lëshuar KÇK.

Po bëhemi gati që paralelisht me një ligj special për ta çuar luftën krimit të organizuar në një nivel të lartë, ne do të çojmë në Parlament masa speciale ndaj anëtarëve të KÇK. Herët se vonë do të shihen në praktikë rezultatet e një ofensive frontale që qeveria do të ndërmarrë qoftë ndaj krimit të organizuar, qoftë ndaj KÇK”

Ky ligj do të jetë shërim edhe për plagën e hapur të kreut të qeverisë, kadastrën e Durrësit, e jo vetëm. Akoma më i ashpër duket ndaj atyre që i përdorin zonat turistike për të të pastruar paratë e pista.

 “Ligji special do të shërojë edhe kadastrën e Durrësit. Edhe Kadastrat e tjera. Sidomos në zonat që kanë interes zhvillimi aty ku krimi i organizuar përpiqet të shpërlajë parat e pista por nuk do ti gëzojnë”.

Një parlajmarim të ngjashëm kryeministri Edi Rama e ka dhënë edhe për prokurorin Arjan Ndoj duke e akuzuar se punon për bandat. /abcnews.al

 

mirela-paloka-1280x720.jpg
ent ela20:48 | 05/11/2019

I pyetur nga gazetarja Milori se si duron me politikën e qetë përballë Ramës, Paloka thotë se opozita ka zgjedhur këtë rrugë, sepse e kërkojnë ndërkombëtarët dhe Bundestagu, por Rama sipas tij  njeh vetëm dajakun.

Milori: Si duroni ju me politikën e qetë përballë Ramës?

Paloka: Këtu nuk ka qetësi.

Milori: Pse nuk jeni më të ashpër dhe më të fortë përballë kësaj qeverie?

Paloka: Është e vërtetë që Rama njeh vetëm një mënyrë, vetëm dajakun dhe kështu mendojnë të gjithë shqiptarët. Është i njëjti i korruptuar, i lidhur me krimin, bandat, arrogant dhe nuk kam pse ndryshoj mendim, kur nuk ka ndryshuar personazhi.

Fakti që kemi zgjedhur këtë rrugë dhe strategji se na i kërkojnë partnerët tanë dhe ka një zgjidhje që vjen përmes kushteve të Bundestagut.

Sot sikur të bëhen votime, megjithë Ramën aty në momentin që zhvillohen zgjedhje, Rama ikën se këtu do bëhët katastrofë,  nëse do të guxojë të vjedhë e manipulojë zgjedhjet. Ka dy rrugë për opozitën ose të përballet me mënyrat e tij, ose në zgjedhje të lira e të ndershme, por këtë e di dhe ai, se e testoi këtë punë  dhe të hynte në zgjedhje për 45 ditë e pa që nuk fitonte prandaj po zvarritet tani. /abcnews.al

parlamenti-1280x709.jpg
nev ila14:06 | 04/11/2019

Kryeministri Rama nuk shkoi sot në parlament, për të dhënë shpjegime mbi fëmijët shqiptarë të ngecur në kampet siriane, siç opozita kishte kërkuar.

Edhe pse rregullorja e Kuvendit nuk e parashikon një gjë të tillë, Gramoz Ruci, lejoi Elisa Spiropalin të zëvendësonte Ramën, e cila tha se qeveria po punon për këta fëmijë, por të dhënat nuk bëhen dot publike për arsye sigurie.

Ishte njoftuar si një interpelancë me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, mandat të cilin Edi Rama e mban vetë me dekret presidencial. Por kryeministri nuk u paraqit.

Në fakt, neni 96 i Rregullores së Kuvendit që normon interpelancat, në asnjë rast nuk i njeh kryeministrit apo ministrave të drejtën e refuzimit të një interpelance, apo transferimin e përgjegjësisë tek ndonjë ministër tjetër. Gjithsesi, Andi Përmeti pranoi t’ia drejtonte pyetjet Elisa Spiropalit.

Më shumë se sa për vogëlushin Alvin Berisha, në interpelancë u sfiduan aftësitë e dy ligjvënësve për batuta politike.

Edi Rama gjithashtu anuloi pa ndonjë shpjegim, edhe një mbledhje të parashikuar pasditen e kësaj të hëne, me strukturat socialiste të Shkodrës, për tu dhënë drejtim emërimit të drejtorëve të rinj në qark./abcnews.al

rama-konte.jpg
ent ela17:30 | 31/10/2019

Kryeministri Rama u takua në Itali me homologun e tij Conte, ku e cilësoi mos hapjen e negociatave dobësi dhe paaftësi të BE-së per të mbajtur premtimet. Kryeministri italian tha se BE bëri një gabim historik.

Dy javë pasi u takuan në Tiranë, Edi Rama dhe Xhuzepe Konte diskutuan në Romë mbi persektivën Evropiane të Shqiperisë. Kryeministri shqiptar e quajti dobësi nga ana e unionit, mbylljen e deres per Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri Italian shprehu mbështetjen e vendit të tij për integrimin e Ballkanit dhe kritikoi vendimin e liderëve të BE.

Conte:Mos hapja e negociatave për Shqipërinë për anëtarësimin në Bashkimin Europian ishte një gabim historik. Ia thashë Ramës dhe po e them dhe për popullin shqiptar se integrimi europian është rruga më e mirë dhe e vetme që populli i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut të integrohet në Bashkimin Europian.”

Rama tha se Shqipëri do të kryejë reformën zgjedhore ndërsa nga Italia njoftoi se do të marrë ndihmë për paketën anti krim e anti korrupsion që qeveria po përgatit. /ABC news Albania 24/7

Duka.png
Veronik Istrefaj19:33 | 30/10/2019

Kreu i FSHF-së, Armando Duka, i ka rikujtuar Kryeministrit Rama, që komuniteti i futbollit pret ende paketën e ligjeve financiare për miratim. Sipas Dukës, përpara shiritit të inaugurimit të “Arenës Kombëtare”, Rama duhet të kalojë për miratim në Parlament, paketën e ligjeve të sportit, e cila mbahet pezull dhe e bllokuar nga Ministria e Financave.

Kryeministri nuk po mban fjalën! Kështu desh të përçonte në publik mes të tjerash presidenti Duka në lidhje me paketën e ligjeve financiare që ende nuk po gjen zgjidhje nga ana e qeverisë dhe që i është premtuar komunitetit të futbollit dhe sportit në tërësi. Një paketë që vetë kreu i Qeverisë e premtoi që në fund të muajit korrik, përpara medieve, teksa anë kohë theksoi:

“Kryeministri duhet të mbajë fjalën dhe të bëjë ndryshimet lighjore që ka premtuar para komunitetit sportiv. Se sa dhe në çfarë mase, nëse 100% apo 80% e tyre, por të paktën duhet parë te inagurimi i stadiumit se çfarë do të ndodhë.

Sipas tij, koha po ecën, dhe fakt nuk ka ende asgjë. Telegrami mediatik i anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, për kreun e Qeverisë shqiptare ishte i qartë: Mbaj premtimin para se të presësh shiritin e stadiumit.

President Duka, familja e futbollit mbeten në pritje të lëvizjes së Ramës për paketën e ligjeve. Por, duket që Ministria e Financave mbetet një bllokadë e madhe për sportin për momentin në lidhje me atë që ka kërkuar grupi i ekspertëve për kuotën e sponsorizimit. Ministria e Financave ka dhënë një version të sajin, por burimet mediatike afër Ministrisë së Sporteve e cilësojnë krejtësisht të papranueshëm ofertën draftore të propozuar nga financat. ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono