raketat

2030343_screenshot-5_ff.jpg
Autor E12:12 | 24/10/2019

Serbia dhe Rusia janë duke u përgatitur për një stërvitje të madhe të përbashkët të quajtur “Mburoja sllovene”.

Mediat serbe raportojnë se në kuadër të kësaj stërvitjeje, ushtria ruse ka dërguar pranë Beogradit raketat S-400 si edhe ato “Panstsir”, të cilat do të përdoren ndaj objektivave imagjinar, raporton Albeu.com.

Kjo është hera e parë që Rusia nxjerr raketat e saj S-400 dhe “Pantsir” për një stërvitje, në të cilën do të marrin pjesë forcat ajrore dhe këmbësoria serbe.

Stërvitja bëhet në një kohë kur rajoni ka filluar të armatoset, ndërsa më parë presidenti serb Vuçiç theksoi se serbët po ndjekin nga afër këtë proces.

Serbia ka marrë nga Rusia sëfundmi disa avionë Mig-29 dhe helikopterë ushtarakë.

 

PUTIN-SKRIPAL-1280x620.jpg
nev ila15:58 | 11/10/2019

Raketat me rreze të shkurtër dhe të mesme të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës planifikojnë të vendosin në Azi janë në gjendje të godasin territorin rus.

Deklarata është bërë nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili theksoi se Moska nuk është aspak e lumtur për situatën aktuale.

Putin nënvizoi se dhe Rusia do të rinisë zhvillimin e këtyre raketave meqenëse dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e bëjnë./ABC News Albania 24/7

5d60d377370f2cb72f8b4609.jpg
ent ela15:30 | 24/08/2019

Presidenti amerikan Donald Trump reagoi pas hedhjes së dy raketave të reja nga ana e Koresë së Veriut. Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se liderit koreanoverior i pëlqen të testojë raketa dhe një gjë e tillë nuk shkel asnjë marrëveshje mes Penianit dhe Uashingtonit.

Koreja e Veriut hodhi dy raketa të reja nga bregu i saj lindor, sipas asaj që konfirmohet nga ushtria e Koresë së Jugut në Seul. Sipas rojeve bregdetare japoneze bëhet fjalë për raketa balistike me rreze të shkurtër, si raketat e tjera të lëshuara javët e fundit. Hedhja e raketave ndodhi mëngjesin e të shtunës në Sondol në pjesën lindore të vendit. Raketat fluturuan për 380 kilometra duke arritur një lartësi prej 97 kilometrash. Qeveria japoneze përgenjështroi lajmin se raketat kishin përfunduar në një zonë ekonomike ekskluzive.

Testet raketore, shtatë në një muaj, po komplikojnë dhe më shumë negociatat për ç’armatimin bërthamor mes Penianit dhe Uashingtonit. Presidenti amerikan Trump dhe lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un vendosën të rifillojnë negociatat në qershor, por cdo gjë ka mbetur aty. Peniani rifilloi hedhjen e raketave në 25 korrik në shenjë proteste kundër manovrave ushtarake të përbashkëta mes Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një lëvizje që Peniani e interpreton si një përgatitje për pushtim të mundshëm. Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Presidencës koreanojugore shprehu shqetësim për situatën e krijuar duke shtuar se Seuli po përpiqet të bindë Penianin të ulet sërish në tryezën e negociatave.

Uashingtoni ndërkohë bëri të ditur se po monitoron situatën duke u konsultuar me aleatët japonezë dhe koreanojugorë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë Tramp u shpreh se hedhjet e vazhdueshme të raketave nuk shkelin asnjë marrëveshje me Penianin. Tramp para gazetarëve u shpreh se Kim Jong Un –ut i pëlqejnë të testojë raketa dhe se nuk është folur asnjëherë për të kufizuar raketat me rreze të shkurtër. Sipas tij shumë vende testojë raketa të tilla. /ABC News Albania 24/7

C515E3A2-B3C1-479F-A058-9211DB5989BE_cx0_cy4_cw0_w1023_r1_s.jpg
ent ela22:40 | 31/07/2019

Britania, Gjermania dhe Franca i kanë kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të realizojë një takim me dyer të mbyllura të enjten, për të diskutuar testimet e fundit raketore të Koresë Veriore, kanë thënë diplomatët.

Koreja Veriore ka nisur dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi të mërkurën, ka thënë ushtria jugkoreane, vetëm disa ditë pasi Phenjani ka testuar dy raketa të ngjashme duke i bërë presion kështu Koresë Jugore dhe Shteteve të Bashkuara që të pezullojnë stërvitjet e ardhshme ushtarake.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres beson që testimet raketore janë “vetëm një tjetër rikujtim për rëndësinë e bisedimeve për denukelarizim të Gadishullit Korean”, ka thënë zëdhënësi i OKB-së për media, Stephane Dujarric.

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri verikorean, Kim Jong-un kanë mbajtur dy samite për denukelarizim të Gadishullit Korean mirëpo pavarësisht zotimeve është arritur pak përparim.

Koreja Veriore kërkon heqjen e sanksioneve ndërkombëtare para fillimit të negociatave për denuklearizim, mirëpo një gjë e tillë është e papranueshme deri më tani për SHBA-në. /REL

Koreja.jpg
ent ela13:40 | 26/07/2019

24 orë pas hedhjes së raketave nga ana e Koresë së Veriut drejt Japonisë, Kim Jong Un deklaroi se bëhet fjalë për një armë taktike të re, si paralajmërim ndaj ushtarëve të Koresë së Jugut.

Operacioni ndodhi pas takimit më të fundit mes Kim Jong Un dhe Donald Tramp në kufirin mes dy koreve që dukej se do i jepte një kthesë të re negociatave për programin bërthamor.

Gjesti i Penianit është dhe një kundërshtim ndaj marrëveshjes SHBA – Kore e Jugut për stëvitje të përbashkëta ushtarake. /ABC News Albania 24/7

Koreja.jpg
ent ela08:50 | 25/07/2019

Dy raketa me rreze të shkurtër të hedhura nga Koreja e Veriut kanë përfunduar në detin e Japonisë. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet e Koresë së Jugut, ndërkohë që forcat e armatosura amerikane dhe ato koreanojugore po analizojnë trajektoren e fluturimit, për të zbuluar se për cfarë raketash bëhet fjalë.

Korea e Veriut ka hedhur të paktën dy raketa me rreze të shkurtër nga Uonsan, qytet bregdetar në lindje të Penianit. Raketat kanë udhëtuar për 430 kilometra dhe përfunduan në detin e Japonisë. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet e Koresë së Jugut, sipas asaj që raporton Nju Jork Tajms. Kjo është hera e parë që kur presidenti amerikan Donald Tramp dhe lideri koreanoverior Kim Jong Un u takuan në qershor në kufirin mes dy Koreve.

Autoritetet koreanojugore së bashku me forcat e armatosura amerikane po analizojnë trajektoren e fluturimit për të zbuluar se për cfarë rakete bëhet fjalë. Ky mendohet të jetë reagimi i Koresë së Veriut ndaj lajmit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Korea e Jugut do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake në muajin gusht.

Presidenti amerikan Tramo nuk u tregua i shqetësuar duke u shprehur se nuk mërzitej nga testet e reja raketore të Penianit. /ABC news Albania 24/7

S-400-missile-defense-system-russia-artic-1280x757.jpg
nev ila21:21 | 11/04/2019

Turqia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se do të mbështetet tek armatimet ruse nëse ato refuzojnë t’i shesin raketat “Patriot” dhe avionët luftarakë “F-35”. Ankaraja zyrtare ka deklaruar se, pajisja me armatime ruse nuk bie ndesh me parimet e NATO-s.

Turqia ka kaluar në kundërsulm duke paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se, nëse nuk i shesin raketat “Patriot”, në të ardhmen do të blejë një tjetër sistem mbrojtës “S-400” nga Rusia.

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavushoglu’ ka deklaruar se e njëjta gjë vlen edhe për avionët “F-35”, derisa Turqia të jetë në gjendje t’i prodhojë ata në mënyrë autonome. Shefi i diplomacisë turke ka theksuar se, janë disa vende të NATO-s që zotërojnë raketa ruse të brezit të vjetër “S-300”, duke iu referuar këtu Greqisë.

Duke folur pak ditë pas takimit të zhvilluar të hënën në Moskë mes presidentëve Erdogan dhe Putin, Çavushoglu’ ka thënë se të zotërosh një sistem raketor mbrojtës ndryshe, nuk bie ndesh me parimet e anëtarësisë në NATO.

Ai ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për refuzim të bashkëpunimit kur ka thënë se, deri tani ato i janë përgjigjur negativisht propozimit të Turqisë për të ngritur një komision të përbashkët teknik për të mbikëqyrur instalimin e sistemit “S-400” dhe për të monitoruar interferencën e mundshme të tij në sistemet e NATO-s.

Vetë Aleanca deklaroi disa ditë më parë lidhur me blerjet e armatimeve ruse nga Ankaraja se nuk ka ndërmend ta përjashtojë Turqinë për shkak të këtij veprimi./abcnews.al

f5987a1d-dd8a-47b6-b1e5-667e83d03d57-EPA_RUSSIA_PUTIN_STATE_OF_THE_NATION-1280x720.jpg
ent ela23:15 | 20/02/2019

Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi Uashingtonin se nëse amerikanët vendosin sisteme raketore në Europë, do përballen me raketat ruse. Kërcënimi u bë gjatë mesazhit të përvitshëm parlamentar, ku nënvizoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit me Bashkimin Europian.

Presidenti Rus Vladimir Putin kërcënoi hapur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se do përballen me raketat ruse, nëse amerikanet vendosin sisteme raketore në Europë.

Në fjalimin e përvitshëm para parlamentit, Putin tha se qeveria e tij nuk do të tolerojë asnjë veprim që cënon sigurinë e Rusisë, “Nëse Shtetet e Bashkuara vijojnë të zhvendosin raketat e tyre me rreze të mesme në Europë, ne do të marrim masa duke kërcënuar vendin ku do të vendosen raketat dhe do të shënjestrojmë vendin ku është vendosur përdorimi i këtyre armëve, tha Putin.

Presidenti rus kritikoi Uashingtonin që u tërhoq nga traktati për armët bërthamore e Luftës së Ftohtë, i nënshkruar nga Gorbacov e Regan në vitin 1987, duke thënë se akuzat se Rusia shkeli traktatin, u bënë për të mbuluar faktin që amerikanët gjithmonë donin të tërhiqeshin prej tij. Shefi i kremlinit tha se SHBA i inoruan interesat legjitime të Rusisë dhe vazhduan të organizonin aktivitete anti ruse, sic ishin sanksionet ekonomike.

Duke nënvizuar se Rusia nuk po kërkon një konfrontim direct me SHBA, Putin tha sidoqoftë se Uashingtoni duhet të llogarisë armët ruse, para se të bëjë cdo lloj lëvizje, pasi ai vetë do garantonë sigurinë e vendit të tij.

Duke folur për marrëdhëniet me botën, Putin nënvizoi bashkëpunimin me Kinën, Indinë e Japoninë e tha se shpreson të vendosë marrëdhënie me Bashkimin Europian. “Ne gjithashtu shpresojmë se BE, vendet që udhëheqin Europën do ndërmarrin hapa të vertëte për të patur marrëdhënie normale politike e ekonomike me Rusinë”tha Putin duke theksuar se qytetarë të këtyre vendeve janë të interesuar për këtë lloj bashkëpunimi me Rusinë./abcnews.al

RUSIA-VS-SHBA-PER-SIRINE-1-1280x720.jpg
ent ela15:03 | 11/04/2018

Presidenti Donald Trump i është kundërpërgjigjur kërcënimit të Rusisë se do të rrëzojë çdo raketë të ushtrisë amerikane që do të niset për në Siri. Kreu i Shtëpisë së Bardhë thotë se shumë shpejt regjimi i Damaskut do të goditet me raketa. Ndërsa nënvizon se marrëdhëniet mes SHBA dhe Rusisë janë më të këqija se në Luftën e Ftohtë.

Uashingtoni dhe Moska janë në prag të një përplasje ushtarake në Lindjen e Mesme. Presidenti amerikan Donald Trump i është kundërpërgjigjur një kërcënimi të Rusisë, se do të rrëzojë çdo raketë të mundshme që do të lëshohet për të goditur regjimin e Bashar al-Assad. Me anë të një mesazhi në tuitër, kreu i Shtëpisë së Bardhë shkruan:

“Rusia premton se do të rrëzojë të gjitha raketat e lëshuar në Siri. Rusi bëhu gati, pasi ato do të vijnë, të bukra, të reja dhe të zgjuara! Nuk duhej të ishit partner me një kafshë që vret me gaz popullin e tij dhe kënaqet me këtë”.

Ndërsa më tej, Trump flet edhe për raportet me Moskën. “Mardhënia jonë me Rusinë është me keq se ndonjëherë më parë, përfshirë dhe Luftën e Ftohtë. Nuk ka asnjë arsye për këtë. Rusia ka nevojë për ne që ta ndihmojmë në ekonominë  e saj”, vijon më tej mesazhi i presidentit amerikan i cili kërkon ndalimin e garës së posedimit të armëve dhe që të gjithë shtetet të punojnë sëbashku.

Më herët ambasadori i Rusisë në Liban, Alexander Zasypkin tha se ushtria e Kremlinit rezervon të drejtën për të rrëzuar dhe shkatërruar raketat e lëshuara nga SHBA në Siri. Gjithashtu kërcënoi se do të shkatërrohen mjetet të cilat do të lëshojnë raketat që do të sulmojnë regjimin sirian. Kjo përplasje mes dy palëve erdhi në sajë të reagimeve të ndryshme për sulmin e dyshuar me armë kimike në Siri.  Ambasadori. Nga ana tjetër, liderët perëndimor thonë se janë dakordësuar që të punojnë sëbashku për të goditur përgjegjësit për sulmin në Duma të Gutës Lindore.

Ndërkohë, akvistët e opozitës siriane, ekipe të shpëtimit dhe disa mjekë njoftojnë se rreht 100 persona kanë humbur jetën në një sulm të dyshuar me armë kimike në qytetin Duma të kontrolluar nga rebelët në rajonin e Gutës Lindore. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, 500 qytetarë janë helmuar nga substancat kimike.

Qeveria e presidentit Bashar al-Assad, e cila mbështetet nga Rusia, mohon të ketë kryer ndonjë sulm të tillë. Ndërkohë, këto zhvillime vijnë pasi Këshilli i Sigurisë në OKB dështoi të miratonte ndonjë masë që do të vendoste nisjen e ndonjë hetimi për rastin në fjalë. /abcnews.al

ALARMI-MESDHE-RAKETAT-1280x720.jpg
ent ela13:40 | 11/04/2018

Organizata europiane për sigurinë ajrore ka dhënë alarmin se në Mesdhe, lëshimi i raketave nga SHBA për në Siri, mund të shkaktojë probleme në qarkullimin ajror. Gjithashtu theksohet se një sulm i mundshëm raketor mund të ndodhë brenda 72 orëve.

Tensioni është shumë i lartë për Sirinë, dhe OKB është e pafuqishme përballë erërave të luftës që fryjnë në Lindjen e Mesme. Luftanija amerikane “Donald Cook”, e armatosur me raketa “Tomahaëk”, është larguar nga porti qipriot i Lanarkasë dhe gjendet në ujrat e mesdheut lindore, në mënyrë që të përgatitet të godasë Damaskun, që akuzohet ngë perëndimi se ka përdorur armë kimike në Duma të Gutës Lindore.

Eurocontrol, organizata europiane për sigurinë ajrore, ka lëshuar një alarm për kompanitë ajrore që të fluturojnë me kujdes në iteneraret e Mesdhetu lindore për shkak të ndonjë sulmi të mundshëm raketor në Siri që mund të ndodhë në 72 orët e ardhshme. Sipas kësaj organizate, hapësira ajrore në fjalë mund të jetë subjekt i një bllokimi të radiove duke shkaktuar problem të shumta në navigimin ajror. “Këshillohet planifikimi me kujdes i operacionieve të udhëtimit në zonën e lindjes të Mesdheut, në Nicosia”, lexohet në deklaratën e Eurocontrol.

Ndërkohë, gjatë të martës u raportua një lajm, i cili më pas u përgënjeshtrua nga Uashingtoni, se disa avionë rusë kanë fluturuar ulët duke bërë manovra kërcënuese ndaj luftëanijes amerikane. Përveç kësaj, NBC shkruan se forcat ruse po bllokojnë sinjalin e disa avionëve të SHBA që fluturojnë në qiellin e Damaskut, duke vështirësuar operacionet ushtarake të Uashingtonit. Nga ana tjetër ushtria izraelite ka vendosur disa bateri raketore të mbrojtjes në afërsi të kufirit me Sirinë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono