“RAI 3”

Rai-3-emisioni.png
R D20:30 | 31/01/2020

Televizioni shtetëror italian RAI3 i është kundërpërgjigjur Kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili një ditë më parë e quajti investigimin e RAI3 për kanabisin “turp gazetaresk”.

Në edicionin qendror të lajmeve TG3, spikerja anoncon kronikën: “Folëm për BREXIT, por ka edhe nga ata që duan të hyjnë në Europë, Shqipëria. BE i kërkon të bëjë hapa përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në udhëtimin tonë atje ne kemi folur për një rritje masive të plantacioneve të marijuanës, numra që policia shqiptare i mohon, por ndryshe nga e kaluara nuk ka nxjerrë të dhëna zyrtare. Ne, në bazë të burimeve tona, i konfirmojmë shifrat qe kemi publikuar; rritjen me 1200% të sasisë së kanabisit të mbjedhë gjatë këtij viti në Shqipëri”.

RAI3 përveç se sfidon Ramën, duke i kërkuar të nxjerr publikisht shifrat për kultivimin e kanabisit gjatë vitit të fundit, i kujton situatën me median në vend.

Gazetari Valerio Cataldi, gjatë raportimit ndalet fillimisht në procesin e Vetingut, një kërkesë e Bashkimit Evropian që sipas ministres së Drejtësisë ka nxjerrë nga sistemi gjysmën e prokurorëve dhe gjykatësve të kaluar në filtër. Më pas ai ndalet në lirinë e e medias që gjithashtu kërkohet nga Brukseli.

“Mediat janë të koncentruara në duart e pak pronarëve të mëdhenj. 4 familje kontrollojnë 90% të tregut dhe kanë raporte direkte me politikën. “Propaganda që prodhon politikë, politika që prodhon pushtet, pushteti ka fondet publike që u jepen kompanive të ndërtimit të cilat financojnë mediat dhe mediat prodhojnë propagandë dhe rrethi vazhdon” – thotë Dorian Matlia i fondacionit “Respublika” në kronikën e televizonit italian.

Komunikimi publik në Shqipëri kalon nëpërmjet një kanali të vetëm televiziv që quhet “Edi Rama TV” dhe që është emri i kryeministrit. Gazetarët nuk kanë asnjë mundësi për të marrë informacion nga qeveria. Jemi ndoshta rast i vetëm në botë, në Eurpë me siguri” – thotë Armand Shkullaku.

“Hyrja në Bashkimin Europian këtu në Shqipëri nuk do të thotë vetëm nënshkrim i traktateve ekonomike dhe financiare, por duhet t’i takojë edhe respektimit të të drejtëve themelore duke filluar nga liria e medias dhe e drejta e qytetarëve për të qenë të informuar” – thotë Raffaele Lorusso, sekretar i FNSI.

*Ndiqni kronikën e plotë TG3 

fdkljhfkj.jpg
Autor E14:15 | 28/01/2020

Televizioni italian Rai 3 ka publikuar filmimet nga ajri të Guardia di Finanza në lidhje me mbjelljen e kanabisit në Shqipëri duke raportuar se kemi të bëjmë me një rritje të madhe me 12 herë krahasuar me vitet e mëparshme.

“Hapësira e mbjellë u rrit me 1 200 për qind”, raportoi Rai 3. Televizioni italian theksonte se trafikantët shqiptarë kanë sjellë nga Vietnami një fare të re kanabisi, e cila bën që bima të rritet dhe të bëhet gati për treg shumë shpejt duke siguruar fitime të mëdha.

Kronika është transmetuar gjatë edicionit të mbrëmshëm të lajmeve në orën 19:00 duke dhënë alarmin për rikthimin e hapësirave të mëdha me kanabis në vend.

Ndërkohë lidhur me këtë ka reaguar Policia e Shtetit, duke e cilësuar këtë si lajm të rremë të televizionit italian.

Sipas policisë “Drejtori i Përgjithshëm e ka përcjellë menjëherë shqetësimin e krijuar nga ky lajm tek partneret italianë dhe ka kërkuar prej tyre saktësimin e këtij informacioni pa asnjë bazë, i cili ka krijuar terren për spekulime politike dhe mediatike edhe në Shqipëri”.

Njoftimi i plotë:

Reagimi i Policisë së Shtetit në lidhje me një lajm të transmetuar në kanalin prestigjioz RAI 3

Policia e Shtetit është krenare për rezultatet e arritura ne luftën kundër kultivimit të kanabisit dhe nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit me partneret italianë. Falë këtij bashkëpunimi rezultatet domethënëse thellohen çdo vit dhe janë të monitoruara e të certifikuara nga autoriteti i lartë profesional i Guardia di Finanza-s.

Viti 2019 shënoi sasinë më të vogël historike të kanabisit me origjinë nga Shqipëria, të kapur në Itali, duke provuar kështu suksesin e madh dhe të padiskutueshëm të luftës tonë në këtë front.

Në emër të të gjithë trupave tona të angazhuara në ketë betejë të shtetit dhe ligjit me antishtetin dhe antiligjin, ne shprehim keqardhjen e thellë dhe indinjatën legjitime për lajmin e rremë të transmetuar mbrëmë nga kanali prestigjioz RAI 3, ku dezinformimi mbi kultivimin e kanabisit në Shqipëri ishte skandaloz.

Drejtori i Përgjithshëm e ka përcjellë menjëherë shqetësimin e krijuar nga ky lajm tek partneret italianë dhe ka kërkuar prej tyre saktësimin e këtij informacioni pa asnjë bazë, i cili ka krijuar terren për spekulime politike dhe mediatike edhe në Shqipëri.

Partnerët italianë janë shprehur të habitur me lajmin në fjalë dhe kanë konfirmuar se ky lajm nuk bazohet në asnjë burim të drejtpërdrejtë informacioni të verifikuar.

Duke e garantuar opinionin publik shqiptar se Policia e Shtetit ka vijuar pa lëkundje dhe do të vijojë vendosmërisht luftën kundër krimit e trafiqeve, për ta bërë Shqipërinë një vend me nivele gjithnjë e më pranë mesatares europiane në aspektin e statistikave të kriminalitetit të çdo lloji, ne mbetemi në pritje të një përgënjeshtrimi zyrtar nga autoritetet përkatëse italiane, të cilave përfitojmë nga rasti t’u shprehim konsideratën tonë më të lartë për mbështetjen dhe bashkëpunimin në luftën kundër krimit, ku pastrimi i Shqipërisë nga fenomeni i kultivimit masiv të kanabisit është tanimë një histori e certifikuar suksesi.

/abcnews.al

Freedom-of-press.jpg
nev ila20:25 | 11/12/2019

Televizioni italian, Rai 3 i ka kushtuar një emsion lirisë së shtypit në Shqipëri. Me titullin “Shqipëria, gojët e qepura”. Emisioni në Rai 3 i mëshon fort faktit  se liria e shtypit në Shqipëri është në rrezik.

Të ftuar në studion e gazetares italiane Maria Rosaria Di Medici ishin Giuseppe Beppe Giulietti, President i Federatës Kombëtare të shtypit italian dhe Koloreto Cukali i Këshillit të Mediave Shqiptare.

Në studion e Rai 3 “Fuori Tg” u përshkrua shkurtimisht situata në vendin tonë, ndërsa përmenden edhe tre episode të ndodhura ditët e emergjencës pas tërmetit, ku mes tyre edhe arrestimi i Xhulia Aliajt për përhapje të panikut.

Artikulli i plotë:

Programi televiziv “Fuori Tg” nga Rai3, i ka kushtuar një episod lirisë së shtypit në Shqipëri  me titull “Shqipëria, gojët e qepura”.

Në Shqipëri, liria e shtypit është në rrezik. Në një skenar mediatik të kushtëzuar nga përqendrime të forta editoriale dhe marrëdhënie gjithnjë e më të ngushta midis botimit dhe pushtetit politik, masat e fundit të qeverisë rrezikojnë informacionin mashtrues dhe të ndërlikojnë punën e reporterëve, me një efekt të mundshëm domino në demokracitë e brishta të Ballkanit.

Kronikat e tërmetit

Në ditët e emergjencës së tërmetit në Shqipëri ndodhën tre gjëra: një vajzë 25-vjeçare u arrestua sepse kishte shkruar në në Facebook se në portin e Durrësit ekzistonte rreziku që të shpërthente një depo gazi; kryeredaktorët e një TV dhe një faqe në internet janë të kërcënuar me arrest nëse nuk tërheqin një artikull, sipas të cilit, paketat e ndihmave për viktimat e tërmetit përfunduan në ministrinë e brendshme;  një ëebfaqe e famshme është bllokuar sepse në një koment publik numri i viktimave është më i lartë se ai zyrtar.

Seksioni i reporterëve pa kufij mbi lirinë e shtypit thotë me qartësi të madhe se nëse rruga për në Bashkimin Evropian është akoma e gjatë për Shqipërinë është edhe për shkak të një problemi të demokracisë që gjithashtu është dhe mbi të gjitha i bazuar në lirinë e shtypit.

Vendi i 82-të në renditjen botërore, në vitin 2018 sulmi ndaj gazetarëve shqiptarë arriti nivele që nuk u panë kurrë më parë përplasje mes qeverisë dhe krimit të organizuar, me fyerje, kërcënime me vdekje, padi për të trembur dhe ndaluar hetimet e korrupsionit. Edhe gjatë tërmetit informacionet në Shqipëri udhëtojnë në një kanal të vetëm: quhet Edi Rama TV.

“Gazetarët nuk kanë asnjë shans për të marrë informacion nga qeveria. Ne jemi një rast unik mbase në botë, sigurisht në Evropë, ku Kryeministri dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës japin të gjitha raportet e përgatitura vetë”, thotë gazetari Armand Shkullaku në raportin e gazetarit të RAI, Valerio Cataldi.

I njëjti Cataldi më pas ndërhyn në studion telefonike për të ofruar një dëshmi të drejtpërdrejtë të lirisë së shtypit në Shqipëri gjatë ditëve të emergjencës së tërmetit:

“Ne kemi kryer një speciale për trafikun e drogës në Shqipëri dhe episodi i tregoi Shqipërisë në lidhje me trafikun e drogës, tregoi se si mafia shqiptare është një qendër me rëndësi dhe forcë, dhe gjithashtu tregoi sesi politika u përfshi disi në hetimet dhe hetimet e trafikut të drogës.

Ky shërbim kur transmetoi shkaktoi një reagim shumë të fortë nga qeveria shqiptare. Kryeministri shkroi gjëra të tmerrshme në lidhje me Facebook-un kundër Facebook-ut, tha që ne ishim gënjeshtarë dhe se ata ishin të gjithë të përbërë dhe një seri komentesh dhe sulmesh u nxitën përmes Facebook dhe përmes rrjeteve sociale.

Pas këtij qëndrimi të dhunshëm nga Kryeministri, erdhën kërcënime me vdekje kundër meje dhe fyerjet ndaj kumtesës sonë, e cila u akuzua për ndërtimin e lajmeve të rreme për lajme që në të vërtetë janë brenda mundësive të të gjithëve dhe konstatohet”, deklaroi Cataldi.

Ligji i ri për median

“Kryeministri tashmë ka mbrojtur pothuajse të gjitha mediat tradicionale. Megjithatë, ai ende nuk ka media në kontrollin e tij. Kjo është arsyeja pse ai po e zbaton këtë ligj, për të kontrolluar edhe median online. Gjëja e parë që duhet të keni frikë është se do të ketë një efekt domino në të gjithë Ballkanin”, deklaron Koloreto Cukali, kryetari i Këshillit të Mediave Shqiptare.

“Regjimet kanë nevojë për errësirë, është një rregull që zbatohet në botë. Ky lloj qëndrimi ndaj atyre që denoncojnë është diçka që përhapet. Në Itali kemi 24 reporterë nën mbrojtje: ata që nuk duan të dinë se çfarë po ndodh, kanë nevojë për errësirë.

Gjithashtu në rrjetë ata do të bëjnë ligje, për fat të keq flitet edhe në Spanjë për të prishur lidhjen në bazë të një përkufizimi të papërcaktuar të rendit publik, terrorizmit, rrezikut për kombin. Kjo është fjala që përdorin regjimet, ekziston rreziku i sigurisë.

Reporteri që bën një pyetje të pakëndshme bëhet një rrezik sigurie, që është një terrorist. Dhënia e zërave për ata që rrezikojnë të humbasin lirinë e tyre na shqetëson. Të luftosh për Shqipërinë do të thotë të luftosh për nenin 21 të Kushtetutës në Itali. Këto nuk janë tema të ndara ”, deklaroi Giulietti, president i Federatës Kombëtare të Shtypit Italian./abcnews.al

 

 

 

 

 

selia-PD-1280x713.jpg
nev ila16:51 | 10/08/2019

Partia Demokratike përmes një reagimi në rrjetet sociale nga Sekretari i Përgjithshëm i saj Gazment Bardhi, kthen vëmendjen në Lazarat.

Sipas Gazment Bardhit, Rai 3 është në listën e armiqve të Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt bashkë me Zërin e Amerikës dhe Bild. Bardhi vazhdon akuzat që në Shqipëri krimi i organizuar ka mbështetje në të gjitha nivelet.

, shkruan Bardhi./abcnews.al

 

edi-rama-5-1280x722.jpg
nev ila16:35 | 10/08/2019

Pas publikimit të dokumentarit “Narcotica”, në RAI 3 reagoi sot edhe kryeministri Edi Rama.

Rama përmes një reagimi në rrjetet sociale ka shkruar se ajo që serviret sot nga RAI 3 nuk ka aspak lidhje me gazetarinë.

“S’kemi ç’bëjmë! E kotë të harxhosh kohë me shumëçka sot serviret ende si gazetari, po me gazetarinë s’ka pikë lidhje. Çka vërtetë vlen çdo minutë janë reformat, punët, veprat. Ato do të flasin, kur llafet t’i ketë marrë era dhe baltën ta ketë fshirë uji i kohës”, shkruan Rama.

Më herët ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj reagoi duke thënë se e vërteta ishte krejt ndryshe nga ç’ka paraqet mishmashi televiziv i përgatitur nga njerëz që janë larg së qeni në nivelin e respektit tonë për kanalin publik italian./abcnews.al

 

voda-1280x728.jpg
ad min13:30 | 09/08/2019

Akuzat e prokurorëve italiane për kanabizimin e Shqipërisë, të bëra përmes një cikël reportazhesh i televizionit italian “Rai 3”, i titulluar “Narcotica”, iu është përgjigjur zv ministrja e Brendshme Rovena Voda. Nga Vlora ajo tha se po hidhet baltë mbi vendin tonë dhe se që prej 2017 është bërë progres në luftën kundër kanabisit.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono