racizmi

Figo-Petit.png
Igli Nikolli16:19 | 05/12/2019

Emanuel Petit bëri një deklaratë të bujshme ditën e djeshme. Ish-mesfushori francez, fituesi i Kupës së Botës dhe Europianit me kombëtaren e tij, u shpreh se në dhomat e zhveshjes së ekipit katalanas ka ekzistuar racizmi.

Kam përjetuar racizmin brenda dhomave të zhveshjes së Barcelonës. Kjo gjë ndodhte spontanisht, por me disa lojtarë të caktuar ndodhte herë pas here. Kishte një betejë midis lojtarëve katalanas dhe atyre holandezë. Trajneri ishte i paaftë për të menaxhuar këtë. Nacionalizmi katalanas ishte në kufijtë e racizmit“, zbuloi 49-vjeçari, i cili ishte pjesë e kampionëve të Spanjës në sezonin 2000-2001.

Replika nuk ka munguar dhe Luis Figo përgënjeshtron gjithçka. Portugezi u aktivizua me Barcelonën në vitet 1955-2000, përpara se të kthehej në tradhëtarin kryesor të tifozëve me transferimin e tij tek “armiqtë” e Real Madrid.

Nuk kam provuar asnjë lloj racizmi në dhomat e zhveshjes te Barcelona. Unë isha i huaj, por nuk kam pasur asnjë problem me lojtarët katalanas apo ato spanjollë“, thekson Luis Figo gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes miqësore midis yjeve spanjollë dhe atyre botërorë. /abcnews.al

Petit.png
Igli Nikolli17:13 | 04/12/2019

Racizmi ka ekzistuar gjithmonë, por kohët e fundit është shtuar shumë në futbollin europian. Futbollistë me ngjyrë po përfundojnë nën sulmet e tifozëve të ndryshëm dhe kjo çështje po sjell shumë shqetësim dhe një debat të madh.

Emanuel Petit fitoi Botërorin dhe Europianin me Francën dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur me klube si Arsenal, Barcelona dhe Chelsea. 49-vjeçari ishte pjesë e klubit katalanas në sezonin 2000-2001 dhe e mbylli aventurën spanjolle me 38 ndeshje të zhvilluara. Ish-mesfushori ka dhënë një deklaratë shumë të fortë për RMC, aty ku flet rreth racizmit që ekzistonte në skuadër.

Kombëtarja e Francës, kampione bote në vitin 1998

Kam përjetuar racizmin brenda dhomave të zhveshjes së Barcelonës. Kjo gjë ndodhte spontanisht, por me disa lojtarë të caktuar ndodhte herë pas here. Kishte një betejë midis lojtarëve katalanas dhe atyre holandezë. Trajneri ishte i paaftë për të menaxhuar këtë. Më kërkuan të mësoj gjuhën katalanase, jo atë spanjolle. Nacionalizmi katalanas ishte në kufijtë e racizmit“, zbulon Emanuel Petit. /abcnews.al

Ibra-1280x853.jpg
Vladimir Prenga11:57 | 04/12/2019

Zlatan Ibrahimovic është ndryshe, në fushë dhe jashtë saj. Sulmuesi nga planeti “Zlatan” nuk mjaftohet me të luajturit futboll. Ai mendon për këtë sport, sikurse edhe shprehet në intervistën e dhënë për GQ Italia. Suedezi është gjithmonë në kërkim të perfeksionit.

“Ka futbollistë që luajnë futboll dhe të tjerë që mendojnë për futbollin. Kur dikush mendon të shpikë një mënyrë re të të luajturit futboll, të tjerët e ndjekin dhe kaq. Mua më pëlqen të bëj një ndryshim, nuk dua të bëj mirë një ose dy gjëra, dua t’i bëj të gjitha”, shprehet Ibra, i cili është pyetur edhe për racizmin në Itali.

“Të veshësh fanellën me shkrimin ‘Jo racizmit’, apo tundja e flamujve ‘Jo racizmit’ është gjë e bukur, por nuk e zgjidh problemin. Më mirë të hiqen pikë, të ndalohen ndeshjet, apo të bllokohet merkato. Kështu rrezikohet të shkohet në Serie B.

Duhet të jesh i rreptë, njerëzit nuk e kuptojnë derisa të paguajnë pasojat. Kur isha në Itali ata më thërrisnin ‘cigan’. Edhe kjo është racizëm, është injorancë, edhe nëse kur më shohin jashtë stadiumit më komplimentojnë dhe më kërkojnë të bëj foto”, ka deklaruar sulmuesi me origjinë boshnjake. /abcnews.al

Lukaku-Martinez.png
Igli Nikolli17:30 | 28/11/2019

Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku i dhuruan një fitore shumë të rëndësishme Interit mbrëmjen e kaluar. Ekipi i Antonio Contes mposhti 1-3 Slavia Prague në Çeki dhe tani i mjafton një fitore në “San Siro” përballë Barcelonës për t’u kualifikuar më tej në Champions League.

Argjentinasi shënoi dy gola, ndërsa bomberi belg shënoi golin tjetër dhe i dhuroi kolegut të repartit dy asiste. Racizmi nuk mungoi në këtë përballje dhe Lukaku ishte “objektivi” i tifozëve çekë. Sulmuesi i Interit tregon gjithçka ndodhi në një prononcim për Esporte Interativo dhe i bën thirrje UEFA-s të ndërhyjë.

Gjatë ndeshjes pati dy raste kur tifozët kryen kore raciste kundrejt meje. Kjo nuk është një gjë e mirë, jemi në vitin 2019 dhe ka shumë lojtarë nga kombësi të ndryshme nëpër skuadra. Këta tifozë po sillen keq dhe janë një shembull negativ për fëmijët e vegjël. Shpresoj që UEFA të bëjë diçka, sepse i gjithë stadiumi u soll në atë mënyrë pas golit të parë të Lautaros. Do të reagoj nëse dëgjoj përsëri kore raciste në të ardhmen“, përfundon sulmuesi i ekipit zikaltër. /abcnews.al

Holanda.png
Veronik Istrefaj21:35 | 20/11/2019

Në Holandë, kanë vendosur të veprojnë kundër racizmit. Kampionati holandez i futbollit, Euredivisie, si dhe kategoria e dytë, Eerstedivisie, kanë rënë dakord që të mos e luajnë minutën e parë të çdo ndeshje, si dhe të shpërndajnë banderola anti-racizëm.

Një nga banderolat që do të jetë e pranishme në çdo stadium dhe që do të shpaloset gjatë minutës së parë, do të jetë: “Bëni veprime raciste? Atëherë nuk ka futboll!” Sot, të gjithë drejtuesit e klubeve holandeze kanë bërë një mbledhje për të diskutuar për këtë çështje dhe është arritur në këtë përfundim.

Duket se Holanda ka vendosur të veprojë dhe jo thjesht të dalë kundër racizmit në rrjetet sociale. Një shtet për t’u marrë shembull!/abcnews.al

Ceferin.jpg
Veronik Istrefaj19:23 | 17/11/2019

Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s, ishte i pranishëm në konferencë për shtyp para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Francës, në krah të presidentit të FSHF-së, Armando Duka. Në fjalën e tij, Ceferin tha:

“Për fat të keq, isha në Shqipëri më parë kur humbëm 1-0 me Slloveninë. Dua ta harroj. Unë pashë shumë zhvillime në Shqipëri kur erdha tani, sidomos në infrastrukturë. Sot, Shqipëria luan një ndeshje emocionale, përballë kampionëve të botës në një stadium të ri. Duka më falënderoi për mbështetjen, kështu që dua ta falënderoj dhe unë.

Siç e thashë më parë, Shqipëria po investon shumë në futboll. Problemi i disa shteteve në Europë, ku futet dhe Shqipëria, është se shumë lojtarë largohen menjeherë. Megjithatë, Shqiprëia ka shumë talent dhe në të ardhmen, do të ketë shumë suksese.

Kemi investuar në tre stadiume në Shqipëri, tani duam të investojmë te stadiumi i Kukësit. Superkupa e Europës 2022? Nuk mund ta premtoj diçka të tillë, shumë më kanë pyetur. Një ditë në të ardhmen, padiskutim që do ta mirëprisni një eveniment të tillë, pasi infrastruktura po rritet shumë.

Platini? Dënimi i tij ka mbaruar. Tani mund të marrë çdo rol në UEFA. Vetëm futbollist nuk mund të bëhet, pasi nuk ka moshë (qesh).

Nuk kemi diskutuar me presidentin Rama për pagesat e mbetura. Sot jemi të fokusuar te stadiumi i ri dhe ndeshja ndaj Francës, më pas do të diskutojmë. “Air Albania”? Stadiumi më i mirë në Ballkan. E rëndësishme është që tani keni një stadium kombëtar, ku njerëzit ndihen të sigurt nëse vijnë me familjet e tyre. Nuk dua ta quaj Uembli i Ballkanit, pasi ka bukurinë e vet.

Racizmi? Kryesorja, UEFA ka zero tolerancë ndaj racizmit, por ne nuk jemi qeveri. Nuk mund të burgosim njerëz, na duhet mbështetja e shteteve për të dënuar ata idiotë që përdorin racizëm. Ne kemi një procedurë me tre hapa tani, e cila është përdorur dy herë deri më tani.

EURO 2020? Të gjithë stadiumet janë gati. Edhe ai i Budapestit u bë gati para dy ditësh. Formati i kompeticionit është ndryshe, çdo tifoz do të udhëtojë në çdo stadium të mundshëm”, tha Ceferin. /abcnews.al

Balotelli.png
Vladimir Prenga12:31 | 05/11/2019

Mario Balotelli nuk duroi. Gjatë ndeshjes Hellas Verona-Brescia pari kore raciste ndaj tij dhe sulmuesi gjuajti me top nga tribuna nga vinin thirrjet. Në Itali gjatë kësaj periudhe racizmi është kthyer në një problem madhor dhe kërkohet ndihma e klubeve dhe e shtetit italian, që duhet të jetë i ashpër me miratimin e ligjeve që e luftojnë këtë fenomen.

Krah Balotellit ka dalë edhe klubi i Romës, që ka një mesazh për të gjitha klubet: “Roma pozicionet krah Mario Balotellit për fyerjet raciste të përdorura të dielën. Pavarësisht nëse janë 20 apo 200 persona, racizmi është i papranueshëm.

Është koha të zgjedhim cilin krah do të marrin, të jemi mes atyre që janë të gatshëm të kundërshtojnë racizmin apo ta tyre që do t’i lejojnë ata që të shkatërrojnë lojën që ne duam”, shkruan klubi italian në faqen zyrtare në “Tëitter”.

Mario ka marrë mbështetje edhe nga Lapo Elkann, CEO i Fiat: “Je një italian dhe ke bërë shumë për kombëtaren e Italisë, si dhe për Interin e Milanin. Forca Mario, forca Balotelli. Unë jam me ty me gjithë ekipin e Italia Indipendent”. /abcnews.al

Balotelli.png
Veronik Istrefaj17:01 | 03/11/2019

Takimi mes Hellas Verona dhe Brescia u ndërpre përkohësisht, pasi sulmuesi italian, Mario Balotelli, u largua nga fusha e lojës. SuperMario u ofendua vazhdimisht me kore raciste nga tifozeria e Veronës dhe në një moment, vendosi të reagojë.

Sulmuesi i Brescia merr topin në duar dhe e gjuan fort drejt tifozëve, si dhe largohet drejt dhomave të zhveshjes. Lojtarët e Brescias nuk pranuan të luanin pa Balotellin në fushë dhe italiani u rikthye.

Mënyra më e mirë për t’iu kundërpërgjigjur racistëve, ishte të shënonte në portën e Veronës dhe Balotelli këtë bëri. Në minutën e 85-të, italiani shënon supergol, duke bërë që i gjithë stadiumi të bjerë në qetësi./abcnews.al

Lazio-Celtic.jpg
Veronik Istrefaj16:33 | 30/10/2019

Në takimin mes Celtic dhe Lazio, pati shumë trazira mes tifozësh, sharje raciste dhe dhunë, brenda dhe jashtë stadiumit. Kjo sfidë, ishte e vlefshme për raundin e tretë të UEFA Europa League, dhe u mbyll me fitoren e Celtic 2-1.

Sot, UEFA ka dënuar të dy skuadrat, për shkak të sjelljeve të tifozerive të tyre. Dënimi i plotë publik për dy klubet do të jepet gjatë orëve të ardhshme, pasi kjo çështje është drejt mbylljes.

Celtic është një klub që ka një rekord shumë negativ sa i takon dënimeve për racizëm. Kjo është hera e 19-të që klubi skocez dënohet, nga viti 2007 deri më tani. Mbetet për t’u parë se çfarë dënimi do të japë UEFA për dy klubet./abcnews.al

Yaya-Toure.png
Igli Nikolli09:46 | 29/10/2019

Yaya Toure është një prej lojtarëve afrikanë që e kanë provuar mbi supe racizmin e tifozëve të ndryshëm. Ky fenomen po përhapet shumë dhe zgjidhja nuk po gjendet. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë po aktivizohet me Qingdao Huanghai, ekip që sapo është rikthyer në elitën e futbollit kinez.

36-vjeçari ka bërë një deklaratë të fortë për L’Equipe. Toure shpreh mendimin e tij në lidhje me racizmin dhe problemin e madh të kësaj çështje. Të gjithë flasin, por askush nuk jep zgjidhje, madje as FIFA, qeveria botërore e futbollit.

“Mendoj se është një turp i vërtetë. Të gjithë flasin bla bla bla, por çfarë ndodh më pas? Asgjë nuk ndryshon. Njerëzve të FIFA-s nuk u intereson kjo temë . Ata vetëm flasin dhe gjithçka vazhdon të jetë si më përpara. Nuk dua të them se jam i shqetësuar, por nervoz, po. Është një çështje që më acaron shumë”, komenton Yaya Toure. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono