racist

takaj-1280x726.jpg
Sej rie20:00 | 08/08/2019

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj e konsideron si racist dënimin e UEFA-s. Numri një i klubit juglindor premton një skuadër konkurruese për sezonin e ri pavarësisht problemeve financiare.
Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj tha gjatë prezantimit të trajnerit te ri Ilir Daja se dënimi i UEFA-s ishte racist. Numri një i klubit juglindor premton se skuadra do të jetë konkuruese në futbollin shqiptar ndërkohë që shpenzimet do të jenë të kufizuara.
Pas vendimit te KAS duke lënë në fuqi dënimin e UEFA-S, Skënderbeu është drejtuar në Gjykatën Federale të Zvicrës ku shpreson tek drejtësia./ABC News Albania 24/7

43cb9b5d-1b8e-4119-8969-c555f49981b5-1280x919.jpg
Sej rie10:00 | 08/08/2019

Ka vizituar El Pason dhe Dejtonin për t’u treguar të mbijetuarve të dy vrasjeve në masë se si president është pranë tyre, por Donald Trump është pritur me protesta në të dyja qytetet. Ai është etiketuar si racist dhe manifestuesit i kanë bërë thirrje që të kthehet në shtëpi.

Presidenti amerikan Donald Trump ka vizituar dy qytetet që po marrin veten pas të shtënave në masë, por vizitat hasën në protesta dhe përplasje me politikanët lokalë. Trump bëri thirrje për unitet pas ngjarjeve në Teksas dhe Ohajo dhe e kaloi të mërkurën duke u takuar me të mbijetuarit dhe skuadrat e emergjencës që iu përgjigjën kërcënimit. Por kritikat mbi retorikën e tij dhe mungesën e veprimit për kontrollin e armëve nuk kaluan pa u përmendur. Në El Paso të Teksasit, disa manifestues ngritën parulla ku thuhej “Racist, kthehu në shtëpi”.

Parulla të ngjashme u verifikuan edhe në qytetin tjetër që ai vizitoi, Dejton, ku megjithatë pati edhe mbështetës të presidentit që mbushën rrugët. Në total 31 persona mbetën të vrarë në dy sulmet, të cilat ndodhën fundjavën e kaluar pak orë në distancë njëri nga tjetri.

Trump dhe bashkëshortja e tij Melania u pritën në aeroport nga guvernatori i Teksasit, Greg Ebot dhe kryebashkiaku i El Pasos, Di’ Margo përpara se të largoheshin.

Çifti presidencial kaloi më shumë se një orë në qendrën mjekësore universitare të qytetit, duke folur me stafin dhe të mbijetuarit, përpara se të udhëtonte për në qendrën e operacioneve të emergjencës. Disa protestues përgjatë rrugës ngritën pllakate me shkrimin “Kthehu në shtëpi. Ti nuk je i mirëpritur këtu!”, ose “Trump urren. Racizmi nuk është i mirëpritur”.

Kongresmenia demokrate, që përfaqëson El Pason, Veronika Eskobar refuzoi të takohej me të duke thënë se fjalët dhe veprimet raciste të presidentit kanë shkaktuar dhimbje në komunitet dhe në vendin e saj. Ajo dhe aspiranti për kandidat presidencial Bet Ou Rurk, lindur në El Paso, morën pjesë në një manifestim kundër kreut të shtetit, i cili sipas tyre përgojon emigrantët.

Ndërkohë, pasi u takua me kryebashkiaken e Dejtonit Nen Uejlli në një bazë ajrore lokale, çifti presidencial udhëtoi drejt spitalit për t’u takuar me të mbijetuarit, punonjësit e emergjencës dhe stafin e spitalit. “Zoti ishte me ju. Dua që ta dini se edhe ne jemi me ju gjatë gjithë kohës”, u tha presidenti të mbijetuarve dhe familjarëve të tyre. Por jashtë spitalit protestuesit ngritën në ajër balonën “bejbi Trump” dhe duke iu drejtuar presidentit përdorën parulla të tipit “Bëj diçka”, “Shpëto qytetin tonë”, ose “Ti je problemi”./ABC News Albania 24/7

gjuha-e-ajnshtajnit.jpg
G. P.15:47 | 14/06/2018

Ditaret e udhëtimeve, të publikuar sëfundmi, kanë zbuluar disa të fshehta të Albert Ajnshtajn. Fizikanti i mirënjohur, në dorëshkrimet e tij shpreh qëndrime rasciste dhe ksenofobe.

Ditaret private të udhëtimeve të botuar sëfundmi kanë zbuluar pikëpamjet raciste dhe ksenofobike të Albert Ajnshtajn. Të shkruar në mes të Tetorit 1922 dhe Marsit 1923, ditaret përcjellin përvojat e tij në Azi dhe në Lindjen e Mesme. Në to, ai bën përgjithësime gjithëpërfshirëse dhe negative, për shembull duke i quajtur kinezët “të zellshëm për punë, të pistë dhe të avashtë në perceptim”. Ajnshtajni më vonë do të mbrojë të drejtat civile në SHBA, duke e quajtur racizmin “një sëmundje e njerëzve të bardhë”.

Kjo është hera e parë që ditarët janë publikuar në një volum kaq të madh në gjuhën angleze. I publikuar nga Universiteti Princeton, “Ditarët e Udhëtimeve të Albert Ajnshtajn: Lindja e Largët, Palestina dhe Spanja 1922-1923” është edituar nga Ze’ev Rosenkranz, asistent drejtor i Projektit të Letrave të Ajnshtajnit në Institutin e Teknologjisë së Kalifornisë.

Shkencëtari ka udhëtuar nga Spanja për në Lindjen e Mesme përmes Sri Lankës dhe më pas për në Kinë dhe Japoni. Ajnshtajn, në përshkrimet e tij, ka cilësimet më të këqija për popullin kinez.

“Ata jetojnë në ndyrësi të madhe dhe me erë të keqe në tokë”, shkruante fizikanti.

Gjithashtu i përshkruan fëmijët si të pangrënë dhe të mpirë. Ajnshtajn i cilëson burrat kinezë si të paaftë për të mbrojtur veten nga “tërheqja fatale ndaj femrave”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono