qytetaret

SINKRON-BASHA-PAS-PYETJEVE-ABCM5T1.mpg_snapshot_00.49-1280x720.jpg
nev ila10:19 | 12/08/2019

Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka vazhduar akuzat e tij ndaj kryeministrit Rama. Basha shkruan se Edi Rama është kërcënim për jetën e qytetarëve sepse ka uzurpuar, sipas tij, të gjitha pushtetet.

Më tej Basha ka përsëritur akuzat ndaj Valdrin Pjetrit duke thënë se ai duhet të merret urgjentisht i pandehur pasi ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit duke fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij si trafikant droge.

Sipas kreut të PD, për sa kohë që Edi Rama do të jetë në zyrën e kryeministrit, nuk do ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të sundojnë Shqipërinë.

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë.

Valdrin Pjetri duhet të merret urgjentisht i pandehur sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit duke fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij si trafikant droge. Por Edi Rama i ka dhënë urdhër prokurorisë së korruptuar që ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit.

Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të sundojnë Shqipërinë.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare!“, shkruan Basha./abcnews.al

 

merlin_158889453_89860de0-af45-4b32-994b-d89e59c60d3d-superJumbo-1280x800.jpg
Sej rie14:15 | 07/08/2019

Ka marrë tiparet e një vizite kontradiktore ajo që presidenti Donald Trump do të zhvillojë në El Paso, qytet ku të shtunën e kaluar u vranë mbi 20 persona. Komuniteti është i ndarë sa i takon vizitës, me një pjesë që e konsideron Trump fajtor për dhunën dhe një tjetër që mirëpret ardhjen e tij.

Presidenti amerikan Donald Trump po bëhet gati të vizitojë El Pason, qyteti me shumicë hispanike, që ka ndjerë më shumë se të gjithë retorikën e tij për një pushtim emigrantësh.

Vizita e kreut të shtetit konsiderohet kontradiktore, nisur nga fakti se El Paso ka qenë në vijën e frontit të administratës Trump sa i takon fluksit të emigrantëve, që synojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara përmes kufirit meksikan.

Vetëm në janar, Trump e quajti El Pason qytetin më të rrezikshëm të vendit, pikërisht për shkak të pranisë së theksuar të hispanikëve. Megjithatë, edhe pse nuk është në një mendje me të, kryebashkiaku i qytetit, Di’ Margo dhe disa banorë kanë deklaruar se do ta mirëpresin presidentin.

“Kjo nuk është një vizitë politike. Pastaj, ai është presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe në këtë aspekt unë do të përmbush detyrat e mia si kryebashkiak. Pra, do të takohem me të për të diskutuar mbi nevojat e këtij komuniteti”, ka deklaruar Margo.

Ndërkohë, disa aktivistë që ditën e hënë mbajtën një ceremoni në nder të viktimave të sulmit në qendrën tregtare Uollmart, ia vënë fajin presidentit për gjakderdhjen. “Ai është bashkëpunëtor i dhunës dhe terrorit që po shohim”, ka deklaruar 26-vjeçarja Rejçëll Çek. Ndërsa Hames Peinado, me prejardhje latine dhe kryetar i një grupi për të drejtën e posedimit të armëve, vlerëson se vizita e presidentit është mëse e përshtatshme. Megjithatë, ai ka shprehur shpresën që Trump ta shfrytëzojë rastin për të përdorur një gjuhë më diplomatike, në një kohë kur El Paso po vajton.

“Le ta lëmë politikën mënjanë, sepse në këto momente duhet të bëhemi të gjithë bashkë”, ka thënë Peinado. Ish-kongresmeni i Teksasit, Bet Ou Rurk, lindur në El Paso dhe që kërkon të kandidojë në presidencialet e vitit të ardhshëm, i tha të hënën presidentit që të mos qasej.

Por të martën, Shtëpia e Bardhë përveç se konfirmoi vizitën në El Paso bëri të ditur se kreu i shtetit do të vizitojë edhe Dejtonin, qytet ku të dielën u vranë 9 persona në një masakër të ngjashme me atë të Uollmart.

teatri-kombetar-1280x720.jpg
nev ila22:00 | 24/07/2019

21:45- Çahet kordoni i policisë nga protestuesit të cilët arrijnë të futen brenda godinës së teatrit. Janë tërhequr forcat e policisë dhe FNSH.

21:13- Aktori Gentian Zeneli është lejuar që të futet e të dërgojë ujë për të ngujuarit brenda godinës. Ndërkohë numri i qytetarëve vazhdon të rritet pranë godinës së teatrit në mbështetje të personave të ngujuar. Nga të dhënat e fundit mësohet se qytetarët dhe aristët që janë ngujuar brenda teatrit, kanë bërë me dije se nuk do të dalin nga ambientet e teatrit.

Gjatë gjithë situatës së tensionuar është vënë re mungesa e një autoambulance në vendngjarje. Edhe pse është njoftuar për vështirësitë e një personi, i cili humbi ndjenjat nga përdorimi i sarajit djegës nga ana e policisë, asnjë autoambulancë nuk shihet në teatrin kombëtar. Ajo që është vihet re më shumë është shtimi i forcave nga ana e policisë.

20:38- Një person ka humbur ndjenjat pas përplasjes me policinë gjithashtu për pak momente është ndërprerë edhe energjia elektrike. Policia nuk ka lejuar të futet ujë për personat që janë të ngujuar brenda godinës së Teatrit Kombëtar si dhe ka përdorur spraj djegës kundër protestuesve.

19:40-Ka patur një përplasje fizike mes qytetarëve dhe policisë në sheshin para Teatrit Kombëtar. Shkak është bërë një përpjekje e policisë për të larguar prej aty kundërshtarët e prishjes së Teatrit Kombëtar.

Anëtarët e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen në kauzën e mbrojtjes së godinës. Janë rreth 100 qytetarë e artistë që ndodhen të ngujuar brenda godinës së teatrit, e cila prej gjashtë ditësh e netësh ruhet prej tyre me turne.

Lëvizja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit vijon prej 17 muajsh. Ata kundërshtojnë prishjen e godinës, duke kërkuar rikonstruksionin e saj.

Artistë e qytetarë thanë se duhet referendum për mbrojtjen e teatrit./ABC News Albania 24/7

ambasada-amerikane-ne-shqiperi-2.jpg
nev ila18:50 | 08/07/2019

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i bën thirrje qytetarëve të saj në Tiranë që të tregohen të kujdesshëm gjatë kohës që zhvillohet protesta e opozitës.

Në njoftimin për shtyp të ambasadës amerikane thuhet se:

“Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit të hënën, më 8 korrik 2019, duke filluar rreth orës 20:00. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur kanalet e ujit dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Personeli i Ambasadës dhe anëtarët e familjeve të tyre  udhëzohen që të shmangin të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë në zhvillim ose në vazhdim”, njofton ambasada amerikane qytetarët e saj./abcnews.al

lulzim-basha-9.jpg
ent ela11:25 | 08/07/2019

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka ftuar sërish qytetarët që të marrin pjesë në protestën e sotme, ecila nis në orën 20:00 të mbrëmjes. Përmes një video-mesazhi në “Facebok”, kreu demokrat shkruan se padrejtësinë, pamundësinë, varfërinë dhe papunësinë nuk do t’ua lëmë trashëgim fëmijëve.
“Padrejtësinë, pamundësinë, varfërinë dhe papunësinë nuk do t’ua lemë trashëgim fëmijëve! Sonte në orën 20:00, në Tiranë të gjithë bashkë për familjen dhe fëmijët tuaj, për Shqipërinë e mundësive për të gjithë! #8korrik #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk”, shkruan Basha. /abcnews.al

vlore-1280x715.jpg
Sej rie21:30 | 07/07/2019

Pasditen dhe mbrëmjen e djeshme në Vlorë u krijua një situatë ekstreme për shkak të trafikut kilometrik. Automjetet dhe qytetarët mbetën për disa orë të bllokuar në trafik, në temperatura përvëluese. Shumë prej tyre iu desh të rrinin 3 orë në trafik për të përshkuar 10 kilometra rrugë.

Relaksi i fundjavës pranë detit, iu doli për hundësh.

Mijëra qytetarë që kishin zgjedhur bregdetin e jugut për të pushuar, pasditen dhe mbrëmjen e së dielës mbetën të bllokuar në trafikun kilometrik.  Situata e rënduar niste që prej Llogarase, ndërkohë që problematika shtohej ndjeshëm në Orikum dhe Rradhimë.

Radhët kilometrike prishën ditën dhe humorin e mijëra pushuesve. Vetëm për të përshkuar 10 kilometra nga Llogaraja në Orikum, automjeteve iu janë dashur deri në tri orë. Edhe në afërsi të ujit të ftohtë trafiku ishte katastrofal.

Pas kësaj mbrëmje, me siguri që edhe turistët si ky do të mendohen dy herë nëse do vijnë apo jo.

Turisti i huaj: “Radhë e gjatë, me makina rreth dy orë për të bërë 15 kilometra”.

Nuk munguan dhe ata që u dorëzuan dhe u kthyen pas në fshatrat e bregut të kaluar natën dhe për t’u rinisur mëngjesin e së hënës drejt banesave dhe punëve të përditshme.

Mes shumë arsyeve për këtë situatë, ishte dhe ky autobus që bllokoi rrugën për disa orë.

Heqja e tij me mjete të rënda nga ana e policisë lokale të Vlorës, zhbllokoi disi situatën katastrofale të krijuar.

Kjo situatë duket se ishte paralajmëruar që paradite, kur uniformat blu kapitulluan përballë fluksit të automjeteve që hynë në Vlorë. Por trafik nuk pati vetëm në qytetin jugor bregdetar, por edhe në Durrës, Lezhë dhe Shkodër, drejt plazheve të cilëve udhëtuan mijëra qytetarë të tjerë.

/ABC News Albania 24/7

pushuesit.jpg
Sej rie16:30 | 30/06/2019

Të shumtë mund të themi kanë qenë qytetarët që kanë marrë sot pjesë për të votuar në zgjedhjet lokale. Por ka nga ata që nuk kanë shkuar të ushtrojnë të drejtën për të votuar. Ata kanë zgjedhur që këtë të dielë ta kalojnë larg zhurmës duke shkuar në plazh. Për mikrofonin e ABC News ata kanë treguar arsyen se pse nuk kanë shkuar të votojnë sot.

Pushuesi: Nuk votojmë asnjëherë.

Pushuesi: Nuk kam votuar dhe as nuk do të votoj. Nuk kemi pse me votuar. Ka alternativa por nuk na pëlqejnë.

Pushuesi: Votova, votova por nuk tregohet, por për PS-në .

Pushuesi: E mira ishte të votonim dhe pastaj të bënim plazh, ne i bëmë të dyja.

Pushuesi: Po për çfarë të votojmë, për çfarë arsyeje? Po më mirë në plazh sepse nuk kemi pasur asnjë lloj interesi si nga i pari ashtu edhe nga i dyti.

Pushuesi: Unë pres që të qetësohet koha dhe pas plazhit do të shkoj./abcnews.al

dd495afb-f579-455a-8b33-5820d61dbaae-1280x853.jpg
Sej rie21:30 | 29/06/2019

Pak orë para nisjes së procesit zgjedhor, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka bërë thirrje shqiptarëve që të protestojnë paqësisht nesër dhe të distancohen nga provokimet sipas tij, te regjimit kriminal të Edi Ramës. Basha tha se ka përgjegjësi për jetën e çdo shqiptari, ndryshe nga Edi Rama që kërkon vëllavrasje.

Lulzim Basha: Nesër në Shqipëri nuk ka zgjedhje. Zgjedhjet janë mekanizmi se si njerëzit vendosin për qeverisjen që duan, por nesër njerëzit nuk kanë asnjë zgjedhje. Zgjedhjet janë shprehje e vullnetit të lirë të njerëzve, por nesër nuk do të ketë liri dhe nuk do të ketë shprehje vullneti.

Zgjedhjet janë mekanizëm kushtetues dhe ligjor, por nesër do të shkelet Kushtetuta dhe ligji në një proces antikushtetues dhe thellësisht kriminal.

Të dashur bashkëqytetarë:

Unë e di që shumë prej jush kanë dashur dhe kanë pritur që nesër të mos kishte as votime farsë, të mos kishte asgjë. Por e vetmja mënyrë për ta arritur këtë, o të ishte mënyra e dhunshme, e cila do të shkaktonte vëllavrasje dhe humbje njerëzore e plagë shoqërore.

Dhuna nuk do të prodhonte as përfitime politike. Ajo thjesht do të sillte një ndjenjë të rremë të triumfit të çastit dhe do të linte plagë të hapura e probleme të pazgjidhura,

Unë dhe demokratët nuk besojmë tek rruga e dhunës!

Ndaj sot dua t’i them çdo demokrati dhe qytetari që është bashkuar në përpjekjet tona: Jini të gjithë krenarë, sepse i kemi bërë një shërbim të madh Shqipërisë duke mos rënë pre e dhunës së orkestruar nga Edi Rama!

Unë jam krenar me dinjitetin, qytetarinë dhe kurajon tuaj!

Falë tyre, ky regjim është plagosur për vdekje dhe do të rrëzohet shumë shpejt.

Unë e di, se ka shumë njerëz që mendojnë se me autokratë si Edi Rama, Dhuna është i vetmi mjet për ta hequr, se Edi Rama nuk kupton asnjë gjuhë tjetër, veç asaj të dhunës.

Këtë opinion ma kanë shprehur shumë anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike. Ma kanë shprehur shumë qytetarë, analistë politikë e të tjerë, por unë nuk besoj se dhuna është zgjidhja.

Unë besoj se forca jonë qendron tek drejtësia e asaj që kërkojmë, qëndron tek këmbëngulja, durimi dhe kurajo jonë.

Asnjë rezultat politik, asnjë pushtet politik që del nga dhuna, nuk ka sjellë kurrë asgjë të mirë për popujt dhe për qeverisjet e tyre.

Dhuna prodhon ndërrime mekanike të pushtetit, pa bërë asnjë pastrim dhe transformim. Dhuna krijon përligje kriminale tek ata që vinë në pushtet prej saj

Unë besoj se nga dhuna në 30 qershor nuk përfiton askush përveç Edi Ramës./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono