Qipro

kosta-grillo.jpg
G. P.13:46 | 16/07/2019

Klubet shqiptare janë të paorganizuara dhe kjo është arsyeja që dështojnë në blerjen e lojtarëve. Menaxheri Kosta Grillo flet për Abc Neës-in, duke marrë si shembull Partizanin e këtij viti në Champions.

Ishin shpresa për sezonin e ri, por luajtën vetëm pak minuta.

Kështu i ndodhi Partizanit në ndeshjen e parë në Champions ndaj Karabakut, kur futbollistët e marrë me pretendime nuk mundën ta ndihmonin pikërisht atëherë kur duhej, në kupat kontinentale.

Një sëmundje e vjetër e klubeve shqiptare, sipas menaxherit të lojtarëve, Kosta Grillo, ndonëse ai veçon deri diku Skënderbeun.

“Lojtarët e Partizanit që u morën ndenjën në stol dhe ti luajte me ekipin e vjetër. Domethënë nuk të shërbejnë këta lojtarë. Skënderbeu duke luajtur në Kupat e Europës, duke u futur në grupe siç duket edhe kontaktet edhe përvoja nuk e ndoqi me scouting, pati një menaxher të suksesesshëm që kishte në klub dhe forcoi lidhjet me menaxherët shumë të mirë”, tha Grillo.

Çfarë duhet të bëjnë klubet shqiptare për të qenë të suksesshëm?

“Duhet të ketë scouting me ish-lojtarë të vjetër për të gjetur lojtarët që të duhen, por kjo duhet filluar që në muajin Mars, që në Prill. Ne mbaron kampionati, pastaj fillon kush lojtar do ikë, kush do vijë. Krijohet një lloj hamullie, një lloj kausi”, tha Grillo.

Prej vitesh, Grillo punon më shumë në Qipro dhe në Ballkan, dhe shumë pak në Shqipëri, ku ka sjellë lojtarë si Stevan Raçiç, Ivan Fustar apo dikur Abraham Aleçenun. Gjithsesi, lëvizja më e bujshme e Grillos mbetet ajo Mario Kempesit tek Lushnja në 1996.

“Ka nisur biseda me ish-presidentin e Lushnjes, Pëllumb Xhaferrin. Ai kërkonte trajner brazilian, ishte i çmendur pas Brazilit. Iu drejtuam disa kompanive dhe në njërën nga ato fakset doli emri i Kempesit. E sollëm Kempesin në Tiranë. Presidenti i tha ulu, jo tha ai unë nuk rri. Kam prezantuesin tim. Ka shumë spekulime. Ajo u bë për 150 mijë dollarë kontrata”, tha Grillo./ABC News Albania 24/7

donald-tusk.jpg
G. P.23:25 | 11/07/2019

Bashkimi Europian ka vendosur të ndëshkojë Turqinë për kërkimet në ujërat territoriale të Qipros. Konkretisht, Brukseli ka vendosur të ndërpresë financimet dhe çdo dialog të nivelit të lartë me Ankaranë.

Bashkimi Europian pritet të kufizojë kontaktet dhe fondet për Ankaranë, si reagim ndaj kërkimeve ilegale për naftë dhe gaz që Turqia po zhvillon në brigjet e Qipros. Në një deklaratë zyrtare, Brukseli paralajmëron Turqinë se është gati t’i intensifikojë sanksionet nëse nuk tregon vullnet për t’u tërhequr nga planet e saj.

“Pavarësisht qëllimeve tona pozitive për të ruajtur marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Turqinë, shkelja që ky vend i bën sovranitetit të vendit tonë anëtar, Qipros, e detyron BE-në të reagojë”, deklaroi presidenti në ikje i Këshillit Europian, Donald Tusk.

Të enjten, diplomatët e akredituar në Bruksel u mblodhën për të diskutuar një vendim të përbashkët për të ndëshkuar Turqinë.

“Përballë aktiviteteve ilegale të Turqisë, BE vendos të pezullojë negociatat për Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse të Transportit Ajror dhe pranon të mos zhvillojë më dialogje të nivelit të lartë me Ankaranë”, thuhet në projekt/vendimin e hartuar.

Gjithashtu, Këshilli Europian pranoi propozimin e Komisionit për të reduktuar asistencën e paraanëtarësimit për Turqinë dhe i bëri thirrje Bankës Europiane të Investimeve që të rishikojë aktivitetet e huadhënies në Turqi.

Për periudhën 2014-2020, BE duhej t’i jepte Turqisë 4.45 miliardë euro për reformat politike, agrikulturën dhe projekte të tjera në kuadër të përgatitjeve për një anëtarësim të mundshëm në bllok. Por tani BE kërcënon se do të ndërmarrë masa të tjera ndaj Turqisë nëse Ankaraja do të vazhdojë kërkimet për naftë dhe gaz./ABC News Albania 24/7

MBULIM-QIPRO-SHPERTHIMI-ABC-M3-T1.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela13:20 | 01/07/2019

Një objekt i paidentifikuar fluturues është rrëzuar dhe ka shpërthyer në Qipron Veriore. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet vendore. Sipas raportimeve të para, jo  të konfirmuara, bëhet fjalë për një raketë kundërajrore, ndërsa të tjerë mendojnë se është një aeroplan izraelit i rrëzuar gjatë sulmeve të mbrëmjes së të dielës në Siri.

Ministri i jashtëm i Qipros deklaroi se sipas informacioneve të para, objekti që ka shkaktuar shpërthimin e fuqishëm është mjet fluturues ose diçka e ngjashme që ka transportuar lënë shpërthyese, ose mund të jetë dhe raketë. /ABC news Albania 24/7

cyprus-nafta.jpg
G. P.13:25 | 01/03/2019

Ministri qipriot i Energjisë konfirmoi se në juglindje të ishullit është zbuluar një depozitë e madhe gazi, madje më e madhja në botë që është zbuluar këto dy vitet e fundit.

Një depozitë e madhe gazi është zbuluar nga amerikanët e “ExxonMobil” në juglindje të ishullit të Qipros. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej disa miliarda metrash kub. Sipas ministrit qipriot të Energjisë, kjo është depozita më e madhe e zbuluar në botë në dy vitet e fundit. Një delegacion i kompanisë amerikane u takua me autoritetet e Nikozias për të prezantuar rezultatet e eksplorimeve të kryera në një zonë nën kontrollin ekskluziv qipriot.

Për gazin e ishullit luhen lojëra të rëndësishme ekonomike dhe gjeopolitike me turqit që në tension me Nikozian, pretendojnë të drejta në disa zona detare. Për këtë arsye, në fillim të vitit të kaluar ata bllokuan një anije të kompanisë italiane “ENI”, veprim që shkaktoi tensione të forta diplomatike mes Ankarasë dhe Romës. Presidenti turk Erdogan ka deklaruar disa herë në të kaluarën qëndrimin e tij të palëkundur kundër kërkimeve në brigjet e ishullit ku Ankaraja ka pretendime, sidomos për sa i përket bllokut 3 për të cilin mendon se duhet të menaxhohet nga turko–qipriotët./abcnews.al

eurodeputet-qipriote-eleni-933x445.jpg
G. P.11:09 | 11/11/2018

Autoritetet shqiptare shpallën person të padëshiruar në Shqipëri eurodeputeten Eleni Theocharous, e cila mori pjesë në funeralin e Kostandino Kaçifas në fshatin Bularat të Dropullit në Gjirokastër. Ky vendim ndaj saj u dha pas shfaqjeve të përsëritura ekstremiste në territorin e Shqipërisë nga ana e eurodeputetes Eleni Theocharous.

“Prononcimet e saj që nxisin urrejtjen, cënimin e rendit kushtetues të vendit tonë, ngritjen e pretendimeve territoriale ndaj Republikës së Shqipërisë, nuk mund dhe nuk do të mund të bëhen më në tokën shqiptare”, deklaroi të shtunën Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Por kush është eurodeputetja qipriote, që funeralin e minoritarit Kostandino Kaçifas në Bularat e shfrytëzoi për të bërë thirrje nacionaliste, së bashku me ekstremistët e tjerë të ardhur nga Greqia në Shqipëri? Eleni Theocharous është 65 vjeç, me profesion kirurge dhe anëtare e partisë politike Lëvizja e Solidaritetit në Qipro. Ajo u zgjodh deputete në Parlamentin Europian në vitin 2009 dhe u rizgjodh në vitin 2014.

INCIDENTI ME AZERBAJXHANIN

Në Shkurt të vitit 2017, ndaj Theocharous u lëshua një urdhër – arresti ndërkombëtar nga Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit. Mandati i arrestit për eurodeputeten qipriote u paraqit nga Baku përmes Interpolit. Por, Interpoli refuzoi këtë kërkesë, duke bërë që eurodeputetja t’u shpëtonte prangave.

Arsyeja pse kërkohej arrestimi i Theocharous, Azerbajxhani tha në atë kohë se vizitoi zonën e Nagorno-Karabakh ilegalisht më 20 Shkurt 2017. Pas urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar ndaj saj, eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous përsëriti të njëjtat fjalë sikurse në rastin e Shqipërisë: “Nuk është hera e parë që kjo ndodh, është në nderin tim që një regjim diktatorial po më sulmon”.

Ekzaktësisht të njëjtat fjalë tha edhe ditën e shtunë pasi mësoi se në Shqipëri, ajo nuk mund të hyjë sepse është “person non grata”.

“Është një titull nderi të vihem nën targetin e një regjimi të korruptuar e diktatorial si ai i Edi Ramës në Shqipëri, u tha mediave greke, duke shtuar se vendimi i autoriteteve shqiptare nuk mund të zbehë rezistencën e saj apo pasionin për të drejtat e njeriut dhe ruajtjen e Vorio Epirit.

Por çfarë nxiti konfliktin e saj me Azerbajxhanin dhe çfarë përfaqëson Nagorno-Karabakh që u bë “mollë sherri”?

Nagorno-Karabakh, e njohur edhe si Artsakh, është një rajon në jug të Kaukazit. Në fakt është një territor i diskutueshëm, por që ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit. Pjesa më e madhe e këtij rajoni qeveriset nga Republika e Artsakh, që më parë quhej Republika e Nagorno-Karabakh. De Facto është një shtet i pavarur me shumicë armene. Azerbajxhani nuk ka pasur autoritetet politik në këtë rajon që nga ardhja e lëvizjes Karabakh në vitin 1988. Pas përfundimit të luftës në vitin 1994, përfaqësuesit e qeverive të Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë zhvilluar bisedime paqësore të ndërmjetësuara edhe nga OSBE, për statusin e kontestuar të këtij rajoni.

Personat që hyjnë në zonën Nagorno-Karabakh, konsiderohen nga Azerbajxhani si hyrje ilegale, edhe pse ky rajon i lokalizuar në kufijtë azerë nuk qeveriset nga Baku zyrtar që prej vitit 1988. Qytetarët e vendeve të tjera që kanë vizituar këtë rajon të kontestuar mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, janë futur në “listën e zezë” të azerëve. Në këtë listë gjenden 450 politikanë, gazetarë, akademikë e artistë.

Politikanë nga Azerbajxhani kanë kërkuar edhe që të diskutohet prania e Eleni Theocharous në Parlamentin Europian. Anëtari i Këshillit Politik të Partisë së Re të Azarbajxhanit, Vugar Rahimzade, njëkohësisht edhe gazetar, tha se prezenca e Eleni Theocharous në Parlamentin Europian është e turpshme. Sipas tij, eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous inkurajon separatizmin dhe spastrimin etnik në atë rajon. “Ky është një shembull i padrejtësisë dhe standardeve të dyfishta të Parlamentit Europian në raport me disa vende”, u shpreh në atë kohë Vugar Rahimzade.

LIDHJE ME RUSINË?

Gjatë zgjedhjeve presidenciale në Qipro, Eleni Theocharous mbështeti Nikolas Papadopoulos, i cili i bëri thirrje Bashkimit Europian që të heqë sanksionet kundër Rusisë, që ishin vendosur kur Moska nisi agresionin ushtarak ndaj Ukrainës.

Eleni Theocharous ishte e vetmja eurodeputete dhe vëzhguese e institucioneve europiane që merrte pjesë në të ashtuquajturat “zgjedhje presidenciale ruse” në Krime më 18 Mars 2018. Një projekt joqeveritar ukrainas për sigurinë e informacionit, nxirrte në pah se Eleni Theocharous kishte pasur më herët kontakte me Rusinë. Në vitin 2000, ajo kishte vizituar territorin e Republikës së Komit, nën varësinë e Federatës Ruse.

ARRESTIMI NË TURQI

Në Mars të vitit 2011, Eleni Theocharous u arrestua në Turqi nga ushtria turke, gjatë kohës që po zhvillonte vizitë në disa ndërtesa fetare në Qipro.

DHJETOR 2016 – DEKLARATA NË SHQIPËRI

Në Dhjetor të vitit 2016, Eleni Theocharous ndodhej në Tiranë ku mbajti fjalën e saj në një aktivitet të organizuar nga PBDNJ. Edhe në atë kohë, eurodeputetja qipriote foli për Epirin e Veriut në tokë shqiptare, por deklarata e saj kaloi në heshtje. “Gjendem mes greqizmit të Vorio-Epirit, i cili prek këto toka të shenjta të një vendi grek të lashtë që ka ngelur jashtë kufijve të shtetit grek”, tha ajo.  /tvklan.al

xhakka.jpg
G. P.16:47 | 24/08/2018

Taulant Xhaka është një hap më pranë grumbullimit në kombëtare. Shqiptari nga Kosova u aktivizua si zëvendësues në Ligën e Europës, në ndeshjen e fituar nga ekipi i tij, Bazeli.

Nuk ishte zgjedhur të ishte titullar, por gati ishte. Bazeli hyri në fushë në ndeshjen e Ligës së Europës ndaj Apolonit të Limasolit vetëm me shqiptarin Albian Ajeti, ndërsa Taulant Xhaka e ndoqi një pjesë të mirë të sfidës nga stoli.

Gjithsesi, trajneri Marsel Koler, vendosi t’ia jepte shansin në minutën e 66 dhe mesfushori mbrojtës hyri në lojë me dëshirën më të madhe. Dëmtimi u la tashmë pas, ndërsa minutazhi në këmbët e tij po shtohet, diçka që do ta ndihmojë pa dyshim të jetë i pranishëm në ndeshjet e ekipit kombëtar.

Me gati 30 minuta aktivizim në play off-in e Ligës së Europës, mund të thuhet se sezoni po fillon në mënyrën më të mirë për shqiptarin e Kosovës. Pak ditë më parë ai ishte në formacion në ndeshjen e Kupës së Zvicrës, ndaj edhe besohet se trajneri i ekipit përfaqësues, Christian Panucci, do ta thërrasë për takimet e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit dhe Skocisë.

Bazeli e fitoi ndeshjen 3-2 me përmbysje, ndonëse pritet ta ketë shumë të vështirë në takimin e kthimit në Qipro. Një lajm i mirë për kombëtaren, e cila ka pasur mjaft lojtarë të dëmtuar dhe jashtë forme kohët e fundit./abcnews.al

LUFTANIJA-AMERIKANE-1280x720.jpg
ent ela11:37 | 10/04/2018

Mediat turke kanë konfirmuar se luftanija amerikane Donald Kuk ka hyrë në ujërat territoriale siriane. Manovrat e luftëanijes amerikane, ende të pakonfirmuara zyrtarisht ndodhin një ditë pas premtimit të presidentit amerikan Tramp për marrjen e një vendimi të rëndësishëm në Siri.

Luftanija “Donald Cook” e marinës ushtarake amerikane është nisur nga porti qipriot i Larnakës për tu afruar në ujëtart territorial siriane. Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja turke Hurriyet. I njëjti burim flet dhe për disa avionë rusë që kanë fluturuar shumë pranë luftanijes amerikane katër herë duke krye manovra shqetësuese ndërsa afrohej nëterritorin sirian.

Sipas të përditshmes turke luftanija amerikane është afruar rreth 100 kilometra në portin sirian Tartus, ku ndodhet një bazë e marinës ushtarake ruse. Për momentin nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga ana e forcave të armatosura amerikane pr këto manovra, që vijnë në një moment të tensionuar pas sulmit të dyshuar kimil nga ana e regjimir të presidentit Bashar al Assad në Douma. Një ditë më parë presidenti amerikan Donald Trump premtoi se do të merrte një vendim të rëndësishëm në 48 orët e ardhshme./abcnews.al

SAMITI-SOFIE-1280x720.jpg
ent ela13:22 | 02/04/2018

Rumania, Qipro dhe Spanja kanë vendosur të bojkotojnë takimet kryesorenë samitin e vendeve të ballkanit në sofie në program për në 17 prill. Vendimi është marrë për shkak të Kosovës dhe faktit se nuk dëshirojnë të jenë në të njëjtën tryezë bisedimesh me presidentin Thaçi.

Sipas mediave serbe, Spanja, Rumania dhe Qipro kanë vendosur që të mos marrin pjesë në takimet kryesore në samitin e vendeve të Ballkanit  që do të mbahet në 17 prill në Sofie. Këto vende nuk dëshirojnë të jenë në të njëjtën tryezë me presidentin e Kosovës Hashim Thaci dhe as këtë fotografohen me të.

Nga ana tjetër Bashkimi europian pret që Serbia të ketë përfaqësuesit e saj në Sofie. Ndërsa Spanja, Rumania dhe Qipro po mendojnë një plan B sipas të cilit përfaqësuesit e tyre do të jenë të pranishëm në darkën e punës një ditë para samitit dhe më pas gjatë tij të përfaqësohen nga vende të tjera të Bashkimit Europian. Kjo nuk përbën një risi në Bashkimin Europian pasi është e mundur që një shtet anëtar të përfaqësojë një tjetër.

Por problem në këtë rast është se nuk ka një qendrim të përbashkët për sa i përket çështjes së Kosovës mes vendeve anëtare në BE, dhe për këtë arsye nuk dihet se kush mund të përfaqësojë Spanjën, Rumaninë dhe Qipron. /abcnews.al

 

vlcsnap-error419-2-1280x720.jpg
us er17:56 | 21/11/2017

Ish-portieri i kombëtares shqiptare, Isli Hidi, shkëlqeu në ndeshjen e fundit në kampionatin e Qipros. Tiranasi realizoi mrekullinë në minutën e fundit duke shpëtuar ekipin nga humbja.

U vu në pozitë shumë të vështirë kur pritej përfundimi.
Isli Hidi pati sprovën më sublime të një portieri, kur ndaj ekipit të tij u akordua një penallti kundër.
Luhej brenda fushe në Kategorinë A të Qipros, dhe Olimpiakosi i Nikozisë po barazonte 0-0 me Arisin të Limasolit.
Ish-portieri i Tiranës dhe i kombëtares shqiptare kontrolloi nervat dhe arriti të kuptonte drejtimin e goditjes.
Pritja e tij bëri që Olimpiakosi të shpëtonte nga një humbje, që do ta kishte ndërlikuar pozicionin në tabelë, dhe do të kishte lejuar Arisin ta kalonte.
Gjatë ndeshjes, Hidi bëri edhe pritje të tjera, duke ndihmuar që ekipi i tij të paktën të mos pësonte gol.
Gjithsesi, skuadra e shqiptarit ishte e pafat pasi pati epërsi në pjesën më të madhe të ndeshjes, duke iu afruar disa herë golit, por duke mos mundur që të shënonte.
Në moshën 37-vjeçare, Hidi vazhdon të luajë në nivele të kënaqshme, siç është elita e futbollit qipriot.
Në karrierë ka luajtur gjatë për Tiranën, po ashtu paksa për Bylisin e Dinamon në Shqipëri, si dhe në Ukrainë, ndërsa pjesën më të madhe të kohës ka qenë në Qipro, plus edhe 17 ndeshje me fanelën e kombëtares./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono