qeverisja

PROVOKACIA-8-NENTOR-MONOLOG-YLLI-RAKIPI.mpg_snapshot_08.31-1280x720.jpg
ent ela21:48 | 08/11/2019

Ylli Rapiki e akuzon kryeministrin Edi Rama se kërkon të sundojë Shqipërinë me njerëz anonimë, që i merr nga rruga dhe i bën ministra. Gjatë bisedës në Provokacija me Mustafa Nanon, ai shprehet se Ramës nuk i dhimbset asgjë.

“Ai s’ka rrugë tjetër, se këta që hoqi ai i quan edhe fajtorë. I ngarkoi ata të gjithë me faj dhe gjasme mori të pafajshëm ose fëmijë pa një identitet. Merr 20 njerëz anonimë që kalojnë në rrugë dhe i bën ministra. Nuk i dhimbset asgjë.Vjen Papa në Shqipëri vendos martirët dhe mbush bulevardin, i sheh Papa ata dhe ikën.

Tani nxjerr heronjtë, dëshmorët. Pastaj nëse ka probleme me dëshmorët nxjerr 4 veta që kanë vrarë diversantet.

Pastaj del Paskal Milo dhe thotë ja nxorrëm edhe katër që u vranë nga diversantët”.

KÇK-në, Rakipi e quan një shpikje të kryeministrit Rama, njësoj si Enver Hoxha shpik grupe armiqësore.

“ I rrëmbeu…jo frika e amerikanëve, etj. I mori ata të gjithë. Ore ke parë ti kryeministër që të dalë të thotë: Organizata më e rrezikshme është. Ai shpiku KÇK-në si Enver Hoxha që shpikte grupe armiqësore”, – shprehet Rakipi, ndërsa pohon se e ka votuar Ramën në vitin 2013. /abcnews.al

 

mirela-bogdani-1280x722.jpg
nev ila21:16 | 12/07/2019

E ftuara në mbrëmjen e sotme të emisionit “Provokacija” me gazetarin Mustafa Nano ka qenë Anëtarja e Këshillit Bashkiak Mirela Bogdani. Bogdani ka shprehur qëndrimin e saj lidhur me lirinë e cdo individi në shqipëri, se sa i dukshëm dhe sa shprehet. Sipas Bogdanit njerëzit e lirë po kalojnë në një minorancë të frikshme pasi njerëzit kanë frikë të komentojnë dhe të mbajnë qëndrimet e tyre të lira, lidhur sidomos me politikën shqiptare. Bogdani gjithashtu komentoi zgjedhjet e 30 qershorit, dhe qëndrimet e KQZ. Ajo tha se sjelljet e qeverisjes shqiptare lidhur me këtë situatë ishin të një neodiktature ku produktivitetin e saj e mat me numrin e pëlqimeve dhe komenteve në rrjetet sociale.

“Njerëzit e lirë po kalojnë në një minorancë të frikshme, për sa i përket lirisë së mendimit apo së fjalës etj. Këtë e shoh në fobinë e madhe të njerëzve për tu shprehur në lidhje me çdo gjë që ka të bëjë me qeverisjen apo me stablishmentin politik. Kjo gjë është aq e dukshme sidomos më median sociale. Unë e kam parë vetë që, nëse unë botoj një status në Facebook, me natyrë politike, me kritikë apo me qëndrimin tim lidhur me një situatë të caktuar, ka shumë pak njerëz që reagojnë dhe shoh një numër minimal komentesh apo pëlqimesh. Kur i takoj në rrugë, më thonë se: “i pëlqejmë shumë statuset që bën por nuk na e mban të shkruajmë sepse monitorohemi”. Flas për të gjithë ata që janë të punësuar në administratën shtetërore shqiptare. Pra ka arritur një paradoks dhe për mua është tamam një neodiktaturë, sepse të monitorosh punonjësit e tu të administratës, se si e kanë sjelljen e tij…., përpara ca kohësh doli dhe një ish zv/ Ministër i Arsimit ku tha se në mbledhjen e qeverisë, produkti më kryesor i saj, ishte që kryeministri kërkonte me grafik sa pëlqime ka, e kuptoni se ku ka arritur produktiviteti i një qeverisjeje? Unë di gjithashtu, që në ministri të caktuara, mbledhin të rinj e të reja, ku puna e tyre është të monitorojnë të gjithë punonjësit, se çfarë qëndrimi kanë ndaj statuseve të caktuara, sidomos me titullarin. Kështu që në këtë kuptim, liria është një gjë e madhe që e dëshiron çdo njeri por jo çdo njeri mund ta ketë, pse? Sepse liria vjen me një kosto shumë të madhe. Ajo fillon me kosto financiare, kosto  materiale, sociale etj. Të jesh i lirë në Shqipëri, sot, nuk duhet të kesh lidhje me shtetin shqiptar por edhe me biznesin privat, sepse edhe aty ta gjejnë anën etj, etj. Unë jam një njeri i lirë dhe fatkeqësisht jam një nga njerëzit shumë të pakët që po kalojnë në minorancë të frikshme në këtë vend. Unë jam e lirë se nuk kam lidhje me shtetin shqiptar, nuk jam e punësuar nga shteti shqiptar. Për sa i përket zgjedhjeve të 30 qershorit, kam qenë vetë te shkolla Avni Rustemi, dhe qëllimi i opozitës nuk ishte për rezultatin por për çështjen e numrit, e nivelit të pjesëmarrjes. Jam kurioze për qendrën ku isha, ku u mbajtën shënim njerëzit si numër, edhe para dy ditësh kam kontrolluar faqen e KQZ, për të parë se a kanë nxjerrë numrin, se sa vetë kanë votuar në këtë qendër votimi, dhe fakti është që nuk kanë dalë akoma. Në gjithë zgjedhjet e tjera kanë dale, vetëm në këto zgjedhje nuk kanë dalë akoma. Kjo ishte një arsye që grupet e opozitës shkuan në qendrat e votimit për të mbajtur shënim numrin e votuesve. Unë mund ta them që tani sa kanë qenë te shkolla “Avni Rustemi”, dhe jam kurioze të dëgjoj se sa do nxjerrë KQZ. Pra ky ka qenë misioni kryesor Dua të them që me analizën e pas zgjedhjeve, ajo që më ka ardhur jashtëzakonisht keq, është për presionin e ushtruar ndaj administratës, duke filluar që nga kontrolli i gishtave. Dhe rezultati në këto zgjedhje ishin 2 gjëra: Në këto zgjedhje doli një numër rekord i fletëve të pavlefshme dhe mbushja e kutive me fletë votimi tepër. Hapja e disa kutive në Lezhë më duket se është në vijim të farsës, për të thënë që: “ja shikoni po i hapim”. Jam e sigurtë që ato kuti do dalin mirë, pra siç do KQZ dhe partia në pushtet. Pyetja ime është, pse nuk e bënë me partinë që kërkoi e para këtë gjë siç ishte Bindja Demokratike por u hapën për këtë? Pra ka standard të dyfishtë, domethënë një teatër i radhës”, tha Bogdani.

Por si qëndron problemi me demokracinë e brendshme të partive? Në diskutimin e saj me gazetarin Mustafa Nano, Mirela Bogdani shpjegoi se, sipas saj të gjithë partitë e tranzicionit shqiptar kishin shumë probleme lidhur me demokracinë e brendshme./abcnews.al

THE-ECONOMIST-QEVERISJA-1280x720.jpg
ent ela15:30 | 09/01/2019

Në renditjen më të fundit të Indeksit të Demokracisë në botë, të publikuar nga prestigjozja “The Economist”, Shqipëria renditet në vendin e 76 për sa i përket qeverisjes.

Vendi i 76 në indeksin e Demokracisë në Botë, nënkupton se Shqipëria nuk di të qeverisë. Në renditjen më të fundit të publikuar nga prestigjozja “The Economist”, Shqipëria renditet në treguesin e “lirive civile”, me 7.65 pikë, e ndjekur nga “procesi elektoral dhe pluralizmi” me 7 pikë, “pjesëmarrja politike” me 5.56 pikë dhe “kultura politike” me 5 pikë.

Një vlerësim me pak pikë i këtij treguesi nënkupton se vendimet e marra në mënyrë demokratike nuk mund ose nuk zbatohen, dhe për këtë arsye koncepti i demokracisë nuk është shumë kuptimplotë, por është një guaskë boshe.

Në Europën Lindore, Shqipëria renditet e 13-a dhe bën pjesë në regjimin e demokracive hibride, ku përfshihen 39 shtete.

Demokracia hibride është kategoria e tretë e renditjes së The Economist, pas demokracisë së plotë, demokracisë me probleme, ndërsa kategoria e katërt është regjimi autoritar”, shkruan revista ekonomike, duke shtuar se treguesi ku vendi ynë merr më pak pikë është ai i funksionimit të qeverisë me 4.71 pikë, duke u renditur me vende të tilla si Ukraina, Bosnja, Gjeorgjia, Bjellorusia, Rusia, të cilat marrin pak pikë në indeksin e funksionimit të qeverisë. Ndërsa më mirë dinë të qeverisin vendet e tjera të rajonit, si Serbia, Maqedonia dhe Mali i ZI me nga 5.36 pikë secila. /abcnews.al

enton-abilekaj123-1280x717.jpg
ad min20:44 | 24/12/2018

I ftuar në studion e ABC News me gazetaren Juli Xhokaxhi, ishte analisti dhe drejtori i FAX News Enton Abilekaj. Një diskutim mbi mbledhjen maratonë të Partisë Socialiste dhe çështjet më të rëndësishme politike në vend.


Fillimisht Abilekaj tregoi mendimin e tij për mbledhjen maratonë të PS dhe çfarë po ndodh me mazhorancën.

“Rama është një kryeministër që vendos vetë për gjithçka, ministrat janë vetëm noterë që firmosin. E gjithë qeverisja vendoset tjetër kund. Prekja e Ramës është e pashmangshme. Ai mundohet që të gjithë kostot t’ua shkarkojë atyre.”

I pyetur nga gazetarja Xhokaxhi për “kokat e prera” në qeverinë e Ramës, Abilekaj u shpreh se kryeministri po mundohet që t’i zëvendësojë me një imazh të ri.

“Lindita Nikolla ka qenë sekretarja e Ramës për arsimin. Imazhin e keq Rama do të mundohet ta zëvendësojë me një imazh të ri. Rama mundohet të shkarkojë tensionin dhe inatin tek të vetët, por ata janë të pafajshëm. Ai e pa mbledhjen si një refleksion të protestës për gabimet që ka bërë partia.”

Gjithashtu analisti i njohur tregoi dhe mendimin e tij nëse ishte apo jo serioz Rama për paralajmërimin:

“Rama e bën shpesh këtë kur është i pa kënaqur me rezultatin. Ai komunikon shumë me publikun dhe pakënaqësinë e merr drejtpërdrejtë. Poblemi qëndron se Rama është vonë që ta ndryshojë qeverinë e vertetë. Ai erdhi me premtimin që do tu jepte fuqinë njerëzve, por bëri të kundërtën duke u dhënë fuqinë oligarkëve.”

Ai u shpreh edhe rreth protestës së opozitës. Shumë njerëz menduan se është një revolucion, por për Abilekajn nuk është. Sipas tij përpjekja e opozitës për të drejtuar protestën e dëmtoi atë.

“Studentët nisën një protestë që nuk kishte lidhje me revolucionin. Nisi si top dëbore, por që rrugës u bë ortek. Kur u tentua të orientohej politikisht u ça. Partitë e opozitës nuk janë të ndaluara t’i bashkohen protestës, por tendenca për ta drejtuar e dëmtoi protestën”, u shpreh ai.

Më tej, i pyetur nëse pas protestës së studentëve fshihet diçka tjetër, analisti tha në ABC News se nuk e besonte diçka të tillë.

“Nuk besoj se studentët janë ngritur që të mbulojnë diçka tjetër. Ata kishin dhe skandalin për firmën që doli për Unazën. Nëse atë arritën ta menaxhonin, me këtë të studentëve nuk arritën ta menaxhonin. Të gjitha diskutimet e Ramës me studentët kanë dështuar”, u shpreh ai.

Abilekaj u ndal u ndal edhe te rikthimi i opozitës në Kuvend.

“Mendoj që opozita do e bënte atë. Ata gjithnjë zgjedhin rrugën m,ë komode për të gjetur zgjidhjen e problemeve të tyre. Ndonjëherë bëjnë një protestë, ndonjëherë shuajnë një protestë si në rastin e Kukësit. Është si një pakt i heshtur mes politikanëve. Ne e dimë që në 28 vjet nuk kanë bërë ndonjë marrëveshje, por kanë një pakt të mos ndëshkimit”, tha ai./abcnews.al

KRYESIA-E-PS-1280x720.jpg
ent ela11:31 | 24/12/2018

Partia Socialiste ka mbledhur mëngjesin e sotëm kryesinë e saj, pak ditë para Asamblesë së thirrur të premten e 28 dhjetorit. Mbledhja e Kryesisë, e cila nisi punimet rreth orës 9:00, po zhvillohet me dyer të mbyllura. Burime pranë selise socialiste bënë të ditur se në këtë mbledhje po zhvillohet analiza e qeverisjes përgjatë këtij viti që është dhe i pari për mandatin e dytë të ekzekutivit “Rama 2”.Vendimet që do të merren në këtë mbledhje të Kryesise do t’i kalojnë për diskutim dhe vendimarrje anëtarëve të forumit të Asamblesë. Kjo mbledhje e Kryesisë dhe Asamblesë vjen pas protestës 17 ditore të studenteve në Tiranë dhe në qytete të vendit. Nuk bëhet e ditur agjenda e diskutimeve të mbledhjes së Kryesisë, por sipas disa burimeve mund të ketë dhe ndryshime në kabinetin qeverisës. /abcnews.al

MERKEL-NAZIZMI.mpg_snapshot_00.40.jpg
ad min08:55 | 22/09/2018

Rasti i shefit të shërbimeve sekrete që shprehte simpati për ekstremistët e djathtë vazhdon të thellojë ndasitë në koalicionin qeverisës në Gjermani. Aleatët kanë kritikuar kancelaren Merkel se kanë humbur besimin e qytetarëve dhe kanë bërë me dije se do të rishikojnë qëndrimin e tyre.

Dy parti të koalicionit qeverisës në Gjermani po rishqyrtojnë pozicionin e tyre pas skandalit që përfshiu kreun e shërbimeve sekrete, duke bërë që ekzekutivi i drejtuar nga Angela Merkel të vijojë lëkundjen. Hans Georg Masen u akuzua për mbështetje të së djathtës ekstreme pasi hodhi dyshime mbi origjinalitetin e një videoje ku ekstremistët u viheshin pas emigrantëve në qytetin lindor Çemnic. Të martën mes partnerëve të koalicionit u arrit një marrëveshje për shkarkimin e Masen nga posti, por caktimi i tij në një detyrë tjetër më të mirëpaguar ka shkaktuar pakënaqësi. Liderja e social-demokratëve Andrea Nahles ka deklaruar se reagimi negativ i qytetarëve ndaj vendimit të pak ditëve më parë tregon se koalicioni qeverisës ka gabuar.

“Kemi humbur besimin e qytetarëve në vend që ta fitonim atë. Kjo duhet të na bëjë të reflektojmë dhe të rishikojmë marrëveshjen tonë”, ka shkruar Nahles në një letër dërguar kancelares Angela Merkel dhe ministrit të Brendshëm, Horst Zehofer. Rasti i Masen, ish-shef i shërbimeve sekrete të brendshme, ka nxjerrë në pah ndasitë e thella në klasën politike dhe shoqërinë gjermane, ku çdo përkrahje për idetë e së djathtës ekstreme është kritikuar që nga fundi i epokës naziste. Frenimi i këtyre i deve ka qenë më pak i dukshëm në rajonet lindore të vendit, që kanë qenë nën ndikimin e ekstremizmit politik dhe kanë shërbyer si satelit i Bashkimit Sovietik deri në unifikimin e vendit në vitin 1990.

pd.jpg
ad min11:45 | 04/09/2018

Partia Demokratike e Shqiperisë është kundër tezës së hedhur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për korrigjim të kufirit Kosovë-Serbi. PD  po përgatit një rezolutë në mbështetje të qëndrimit të forcave politike në Kosovë, që kërkojnë mosndryshimin e kufijve.

Nga burime brenda PD-së, mësohet se  Rezoluta e Partisë Demokratike mbështet fuqimisht ruajtjen e formës unitare të qeverisjes në Republikën e Kosovës. Rezoluta që po përgatit Partia Demokratike mbështet fuqimisht reformat që sigurojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Bashkimin Europian./abcnews.al

vlcsnap-error054-1280x720.jpg
ent ela14:00 | 29/01/2018

Reforma në drejtësi është tema që ka riaktivizuar Fondacionin Qemal Stafa. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij ka nënvizuar se është meritë e Partisë Socialiste që vendi është në prag të hapjes së negociatave. Dhe kjo falë reformës në drejtësi për të cilën të majtët rrezikuan edhe drejtimin e qeverisjes –deklaroi kryeministri Rama.

 

Bëhet përsëri aktiv fondacioni “Qemal Stafa” për këtë vit. Zgjodhën të flasin mbi reformën në drejtësi sipas perspektivës evropiane. Pa as mëdyshjen më të vogël dhe modestinë më të madhe kryeministri ia atribuon Partisë socialiste të gjithë meritën e reformës në drejtësi madje edhe duke rrezikur të drejtën e qeverisjes.

Jo vetëm kjo, por edhe vendosja  e interesit kombëtar mbi gjithçka e dallon me spektrin tjetër politik të cilëve i solli ndër mend histori të së shkuarës.

 

Pas renditjes së suksesve të Partisë Sociliste kryeministri flet mbi rëndësinë që ka eksperienca e të vjetërve socialistë që duhen thirrur për të kontribuar me mendimin e tyre për të tashmen dhe të ardhmen e kësaj partie.

 

Fondacioni “Qemal Stafa” u themelua një dekadë më parë. Drejtuesi i parë ishte Saimir Tahiri që do të zëvendësohej tre vitet e fundit nga Olta Xhaçka. Së fundmi vendoset një emër i ri në politikë, Teuta që ka marrë përsipër të realizojë idetë e hedhura në këtë takim./abcnews.al

vlcsnap-error909-1280x720.jpg
ad min18:09 | 11/11/2017

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është ndalur në qytetin e Burrelit, ku zhvilloi një takim për platformen bashkëqeverisëse. Rama paraqiti si shqetësim  kryesor administraten, ku tha se ka shumë parazitë, grabitqare dhe njerëz që i shohin qytetarët nga xhepat, por ai premtoi se këtë fenomen do ta luftojë me çdo kusht.

Rama takimin e radhës për platformen bashkëqeverisëse e ka mbajtur në  Burrel. Ku si shqetësim kryesor ai rendit administratën, të cilen e ka cilësuar të mbushur me parazitë dhe grabitqarë.

Qeveria dhe ministrat do të marrin në shqyrtim çdo ankesë dhe kërkesë të qytetarit të thjeshtë me anë të platformes on line dhe jo vetëm kur ata bëhen nga njerëz me pushtet si deputetët.

Ndërkohë që edhe në rastet e dhunës në shkollë, duke aplikuar përmes platformës bashkëqeverisëse me qytetarët, shqetësimi do të shqyrtohet menjëherë, për t’i dhënë zgjidhje sa më parë.

Qëllimi kryesor sipas Ramës do të mbetet rritja e ndjeshmërisë së qytetarëve, duke i bërë pjesë e koalicionit të madh qeverisës./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono