qeverise

Tabaku-1-1280x696.jpg
Sej rie14:40 | 07/05/2019

Ish-nënkryetarja demokrate e Komisionit të Ekonomisë ka akuzuar qeverinë se po shkatërron ekonominë e veendit. Në një deklaratë nga selia blu, duke iu referuar konluzioneve të një dite më parë të FMN, Jordia Tabaku tha se borxhi i lartë i vendit vjen për shkak politikave të gabuara të qeverisë, të cilat i ka denoncuar që herët Partia Demokratike.

Në deklaratën e thirrur për media, ish-nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë Jorida Tabaku, gjetjet e Fondit Monetar Ndërkombëtar i sheh si shqetësime të artikuluara prej kohësh nga forca politike ku bën pjesë.

“Rritja e borxhit publik, ulja selektive e taksave për bizneset e disa oligarkëve dhe PPP-të korruptive kanë dobësuar ekonominë, duke ndikuar për keq në çdo familje që nuk është në biznes me qeverinë”.

Shqetësimet për rritjen ekonomike, borxhin publik dhe detyrimet e prapambetura, janë vetëm një pjesë e gjendjes kritike sipas demokratëve.

“Këtë konfirmoi edhe FMN-ja, e cila parashikon këtë vit rënie të ekonomisë për shkak të thatësirës. Borxhi i lartë publik është një faktor në dobësimin e ekonomisë dhe po ndiqet me shqetësim si nga Fondi, ashtu edhe nga opozita. Me një borxh ekonomik në kufijtë e 70% të PBB-së, FMN i tërheq vëmendjen qeverisë se ka shteruar pothuajse çdo mundësi tjetër për të marrë borxh. Pavarësisht se qeveria ka gënjyer, e ka fshehur dhe nuk e ka raportuar këtë të dhënë, FMN e tha qartë se detyrimi prej 300 milionë euro është pjesë e borxhit të rritur publik”. 

Rimbursimi i TVSH-së, politikat fiskale favorizuese ndaj një grupi njerëzish dhe koncesionet dhe PP-të kanë krijuar një rrezik të vazhdueshëm në buxhetin e shtetit, thekson Tabaku.

“Investimet në infrastrukturë, që hapin vende pune dhe nxisin ekonominë, vazhdojnë të pakësohen çdo vit, sepse qeveria paguan 1.7 miliard euro ose 13% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për faturat e PP-vë që kanë shkuar tek një grusht oligarkësh të lidhur me qeverinë e Edi Ramës”. 

Klientelist e quan Tabaku edhe ligjin e ri për Koorporatën e Investimeve, i cili e kthen kryeministrin në pronar de facto të pasurive publike.

“Diagnoza që FMN ka për ekonominë shqiptare është se ajo vuan nga sëmundja e rrezikshme: është një ekonomi që pasuron një grusht njerëzish pranë pushtetit, që punon për pakicën dhe jo për shumicën”.

Zgjidhja për këtë vjen përmes alternativës së partisë demokratike – deklaron Tabaku – që promovon konkurencën e lirë, mundësitë e barabarta për të gjithë dhe taksa të ulëta./ABC News Albania 24/7

gazment-bardhi-1280x736.jpg
Sej rie13:10 | 25/04/2019

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi konfirmoi në një intervistë për Abc Neës se ka një tjetër dosje që do ta bëjë publike së shpejti që denoncon një tjetër aferë korruptive të qeverisë që ka të bëjë edhe me shitblerjen e votës.

Një tjetër denoncim po përgatit Partia Demokratike që sipas saj janë përfshirë në aktivitet kriminal anëtarët e qeverisë.

“Konfirmoj që po, kemi informacione të cilat i kemi në përpunim dhe verifikim të mëtejshëm, dhe sapo të jenë të të gatshme për tu ndarë me opinionin publik sigurisht që do të bëjmë denoncimin përkatës”.

Në studion e ABC News përballë gazetares Mirela Milori sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike paralajmëron se denoncimi i radhës mund të jetë më i rëndësishmi ndër ata që ka bërë deri më tani. Në thelb është shitblerja e votës ku janë përfshirë ministra dhe ish ministra.

“Ministra, ish-ministra. Pra ministra në detyrë dhe ish-ministra e gjithë veprimtaria e kësaj qeverie. Kjo qeveri sillet si bandë. Në çdo veprim që kryen sillet si bandë. Mungesë respekti ndaj ligjit dhe shërbim ndaj grupeve kriminale dhe një grushti të caktuar njerëzish. Edi Rama është njeriu që zgjohet në mëngjes, hap hartën e Shqipërisë dhe vendos se çfarë do të bëjë me Shqipërinë dhe cilën copë do ti japë kujt krimineli apo oligarku”.

Partia Demokratike është ende në procesin verifikues dhe dokumentues të këtyre informacioneve dhe sapo të jetë gati do të bëhet publik njofton Gazment Bardhi sipas të cilit dosjet denoncuese nuk janë të pakta.

“Prokuroria ka dosjet e veta, ashtu siç partnerët ndërkombëtarë dhe shërbimet partnere kanë informacione e tyre. Prokuroria, besoj unë, ka të dokumentuara mal me material që provojnë. Nëse prokuroria do të ishte në krye të detyrës, sot gjysma e qeverisë apo ish-ministrave të kësaj qeverie, do të ishin në burg, përfshirë edhe Edi Ramën”./abcnews.al

gaz-bardhi.jpg
nev ila21:04 | 24/04/2019

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Mbrëmje ABC” me Mirela Milorin ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi. Bardhi i është përgjigjur një sërë pyetjesh lidhur me zgjedhjet e 30 Qershorit. Ai gjithashtu ka ndarë opinionin e tij edhe për krijimin e partisë më të re Bindja Demokratike. Bardhi më tej ka konfirmuar se Partia Demokratike ka informacione për afera të tjera korruptive të qeverisë Rama të cilat, sipas Bardhit, janë në proces verifikimi dhe dokumentimi. 

Gazmend Bardhi: Ne kemi ndërprerë çdo komunikim me një shumicë ilegjitime që ka dalë nga zgjedhje të inkriminuara. Hapi i parë i yni është që duhet të garantojmë zgjedhjet e lira. Kodi Zgjedhor ndryshon pas çdo pale zgjedhjeje, Basha ka thënë se i qëndron bindjes për sistem të pastër mazhoritar por për të shkuar te sistemi duhet të garantojmë më parë zgjedhjet e lira e të ndershme.

Mirela Milori: Ju nuk do të merrni pjese në këtë tryezë? Edhe pse mazhoranca ka deklaruar se ju pret.

Gazmend Bardhi: Kushdo është i lirë të zërë vendin e tij në tryezë ndërkohë që vendin e partisë demokratike dhe të aleatëve të tyre nuk e zënë pasi askush aty nuk përfaqëson opozitën. Nuk pranojmë asnjë produkt nga askush pa zgjidhur problemet themelore te kodit të zgjedhjeve.

Mirela Milori: Zgjedhjet e afërta janë ato të 30 qershorit, gjithashtu nesër aleanca opozitare ka një takim me soreca, cfarë do të bëni, cila është strategjia juaj?

Gazmend Bardhi: Ne kemi një koalicion të përbashkët për të hyrë në zgjedhje por në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje. zgjedhje bëhen kur ka dy alternativa. Ne nuk kemi për të marrë pjesë në një krim tjetër elektoral.

Mirela Milori: Qendrat e votimit do të hapen? Çfarë do ndodhi?

Gazmend Bardhi: Ky është një skenar teorik sepse ne 30 qershor nuk ka për të patur zgjedhje, socialistet që kanë besuar te Edi Rama sot janë dyfish më të zhgënjyer se demokratët.

Mirela Milori: Po thoni se në 30 qershor do të ketë përplasje civile? Merrni përsipër këtë kosto?

Gazmend Bardhi: PD nuk e ka çuar asnjëherë në përplasje civile sepse është partia që e ka cuar shqipërinë në NATO, ka liberalizuar vizat për shqiptarët etj dhe ka treguar se sa herë që PD ka qenë në pushtet, shqiptarët nuk kanë patur ndonjëherë luftë civile. Ne do marrim masa që në mbrojtje të demokracisë të mos lejojmë një qeveri të korruptuar dhe me lidhje në krimin e organizuar të organizojë një farsë elektorale Ne nuk përplasemi me askënd derisa kemi mbështetje qytetaret. shqiptarët në vitin 2019 nuk do të lejojnë Edi Ramën që në Shqipëri të vijojë me qeverisjen në bashkëpunimm me krimin e organizuar.

Mirela Milori: Mbrëmjen e djeshme kemi patur të ftuar Zotin Astrit Patozi i cili ka thënë se nuk mund të ketë përplasje civile duke patur parasysh eksperiencën e tij të gjatë dhe duke e njohur mirë terrenin. Si mendoni?

Gazmend Bardhi: Unë nuk kam asnjë koment për komentet e askujt, PD është e vendosur për të pamundësuar zgjedhjet fallso në Shqipëri. Me sa duket, Patozi ka vendosur të jetë pjesë e fasadës.

Mirela Milori: Ditën e djeshme është krijuar Bindja Demokratike, një forcë e re opozitare, e cila ka deklaruar pjesëmarrjen në zgjedhje.

Gazment Bardhi: Unë e shpreha qëndrimin tim, por që të quhesh opozitare duhet të kesh aktivitet që të konsiderohesh opozitare. Ju nuk mund të thoni që “është krijuar një parti, e cila nuk është krijuar ende  dhe kjo është opozitare”. Pasi të kesh krijuar partinë, gjatë qëndrimeve që mban në aktivitetin tënd politik, identifikohesh si opozitare apo qeveritare. Zoti patozi ishte në studion tuaj dhe po të më thoni apo të mbani mend ndonjë fjali që tha kundër Edi Ramës, ju lutem, ma kujtoni. Në 30 minuta në intervistën tuaj, foli vetëm kundër PD, nuk foli kundër Edi Ramës. Prandaj, duhet të jemi të sinqertë me shqiptarët. Opozitar të bën vetëm veprimtaria politike. Sa për pjesëamarrjen në zgjedhje, në përputhje më kushtetutën dhe ligjin, kjo parti nuk merr dot pjesë në zgjedhje, sepse nuk është regjistruar akoma në gjykatë, ndërkohë, që afati i regjistrimit të partive politike për të marrë pjesë në zgjedhje ka përfunduar dje. Nëse Edi Rama, për interesat e veta, do të urdhërojë politikisht anëtarët e vet në KQZ që të shkelin ligjin për ta regjistruar këtë parti, besoj se ua qartëson shpejt shqiptarëve nevojën për krijimin e kësaj partie.

Mirela Milori: A mendoni se kjo parti do të tërheq anëtarë të PD ?

Gazmend Bardhi: Nuk komentoj figurën e Patozit, ai ka dhënë kontributin e tij dhe i është borxhli çdo demokrati për atë që ka qenë. Demokratët kanë përgjegjësi ti shërbejnë zgjedhësve të tyre edhe kur nuk janë në karrike. Z. Patozi ka përgjegjësi dhe detyrime ndaj demokratëve.  Nuk do ketë asnjë rrudhje të Partisë Demokratike, kjo nuk ka për të ndodhur përkundrazi do të ketë rritje të  pandalshme të Partisë Demokratike. Firmëtarët e kësaj partie të bëjnë publike firmat e tyre, sepse unë përveç Patozit nuk njoh ndonjë figurë të spikatur në partinë e re. E theksoj opozitar bëhesh kur ke një veprimtari politike kundër qeverisë.

Mirela Milori: Zakonisht të Enjteve ka protesta, a do të ketë nesër?

Gazmend Bardhi: Axhenda e protestave të opozitës është bërë publike për mediat. nesër do të ketë protestë me simbolika nga forumi Rinor i Partisë Demokratike të cilët do të menaxhojnë protestën përpara parlamentit në fillim të seancës në orën 10:00. Është njoftuar një përshkallëzim i aksionit tonë opozitar me bllokimin e disa akseve rrugore në vend në orën 18:00.

Mirela Milori: Sa do zgjasi protesta ditën e nesërme?

Gazmend Bardhi: E kanë në dorë qytetarët do e shohim ditën e nesërme.

Mirela Milori: Pyetja e fundit ka të bëjë me publikimin e materialeve të reja, keni bërë të ditur dosjen 339. A keni ndonjë të dhënë tjetër po me kaq peshë të cilën ju do ta publikoni?

Gazmend Bardhi: Partia Demokratike sigurisht që disponon informacione dhe materiale që përfshijnë aktivitet kriminal të anëtarëve të qeverisë të cilat kalojnë në një filtër verifikimi dhe dokumentimi të plotë. Sapo ne të dokumentojmë afera të cilat do duhet ti ndajmë me publikun do i bëjmë publike. Konfirmoj që po kemi informacione të cilat i kemi në përpunim dhe verifikim të mëtejshëm./abcnews.al

basha-3-1280x722.jpg
Sej rie17:10 | 14/04/2019

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për arrestimet ndaj protestuesve të kryera nga Policia e Shtetit. Më anë të një statusi në rrjetet sociale, Basha, shprehet se opozita do të jetë në krah të njerëzve që janë ngritur kundër qeverisë.

Reagimi:

“Ne jemi deri në fund në krah të njerëzve që janë ngritur kundër qeverisë-bandë që, bashkë me krimin dhe oligarkët, ka vjedhur dhe dhunuar shqiptarët, ka shkatërruar demokracinë dhe shtetin ligjor dhe po kërcënon të ardhmen europiane te Shqipërisë! Fati i qeverisë-bandë është rrëzimi i saj! Krerët e kësaj bande i pret burgu që sot e kanë mbushur me protestues të pafajshëm!”/abcnews.al

rama-7-1280x696.jpg
ent ela12:15 | 17/03/2019

Kryeministri Rama ka kryer disa inspektime në qarkun e Beratit, ku investimet e qeverisë në qytet por edhe fshat, synojnë zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës.

Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi inspektoi rrugën “Mihal Komneno”, që lidh beratin me lagjen muzeale “Kala”.

“Është një nga ndërhyrjet më cilësore, sepse është rikthyer komplet identiteti i zonës. Prekjet kanë qenë, jo vetëm në pjesën e nëndheshme, të gjitha kanalizimet, por edhe sistemimet e fasadave, të kalldrëmeve, e gjithë pjesa e ndriçimit, pra të gjitha kanë qenë pjesë e projektit, deri edhe elementët e vegjël arkitektonikë. Këto janë ndërhyrje të cilat vazhdojnë deri sipër, në pjesën e kalasë”.   

Kreu i qeverisë foli për një program të nxitjes së banorëve që kanë në pronësi shtëpi muze, për t’i kthyer në bujtina në shërbim të turizmit.

“Një program financimi ku t’iu jepet akses atyre që marrin këto iniciativa dhe t’iu lehtësohet nga pikëpamja e financimit i gjithë procesi. Mund të jenë fonde garant, mund të jenë fonde me kredi me interesa shumë të ulëta”.

Si njofton zyra e medias pranë kryeministrisë, një fond investimi buxheti i shtetit ia ka dedikuar edhe rregullimit të problemit me përmbytjet e tokave në fshatin Rreth Tapi për shkak të daljes nga shtrati të lumit Osum. Kryeministri inspektoi nisjen e punimeve, i shoqëruar edhe nga deputetja e zonës Ermonela Felaj.

 “Kjo është mbrojtja lumore për këtë fshat që ka disa vite që vuan përmbytjen nga lumi. Nëse ne bëmë më parë mbrojtjen lumore në Urën Vajgurore, duke shpëtuar të gjitha ato shtëpi atje që përmbyteshin çdo vit, tani ka ardhur radha që ne të shpëtojmë të gjithë tokat edhe serat që fshatarët kanë këtu. Është një premtim i mbajtur në kohë të shkurtër, kështu që për këtë fshat është lajm i mirë”.

Një lajm të mirë edhe për fermerët në Mbrakull të Poliçanit, njofton kryeministria. 230 janë familjet fermere të kësaj zone që përmes fondit afro 30 milion lekësh të buxhetit të shtetit, iu mundësua kanali vaditës që i mundëson mbjelljen e tokës.

“Një investim i munguar prej 30 vjetësh. Të gjitha këto fusha, të gjithë këto toka deri dje ishin të thata. Sot është bërë e mundur që të marrin shërbim rreth 230 fermerë. 30 vjet kjo tokë që shihni sot të gjelbëruar ka qenë e thatë. Kjo ka bërë edhe që të gjithë familjet e fshatit Mbrakull të merrnin rrugët e kurbetit”.

Kryetari i Bashkisë Poliçan, Adratik Zotkaj, tha gjithashtu se në Mbrakull po investohet edhe tek qendra e fshatit, falë Programit të Rilindjes Rurale./abcnews.al

basha-kqz.jpg
ent ela14:40 | 05/03/2019

Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar një hapësirë të gjerë protestës së sotme në kryeqytet, ku kërkohej largimi i qeverisë së kryeministrit Rama. Disa prej tyre e transmetuan live.

Jo vetëm mediat e vendeve fqinjë por dhe ato amerikane e ruse I kanë dhënë një hapësirë të gjerë protestës së opozitës para parlamentit të vendit. Zëri Amerikës, dhe Ruptly TV kanë transmetuar dhe disa moment të protestës “live”. Në titujt kryesorë shkruhej se Tirana portestonte sërish kundër qeverisë, në një kohë që brenda sallës së parlamentit betoheshin deputetët e rinj.

Mediat italiane citojnë kryeministrin Rama i cili nga parlamenti deklaroi se nuk është i gatshëm të dorëzojë pushtetin në tavolinë, por që gjithësesi mbetej i hapur për bisedime.

Por lideri i opozitës Lulzim Basha, jashtë sallës kërkonte ndërkohë dorëheqjen e ekzekutivit, një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.

Por kryeministri Rama theksoi se parlamenti ishte vendi ku e kishin vendosur pjesa më e madhe e shqiptarëve duke i dhënë detyrën për të qeverisur deri në vitin 2021

Uashington Post në postoi një fotografi që në fakt është publikuar dhe nga pjesa më e madhe e mediave të huaja, me titullin: Protestuesit rrethojnë parlamentin dhe kërkojnë zgjedhje të reja.

Dhe media prestigjoze si Foks Njus e Asociated Press, fokusonin raportimin e tyre pikërisht në këtë kërkesë të protestuesve dhe opozitës./abcnews.al

basha-10-1280x709.jpg
G. P.19:05 | 23/02/2019

Opozita vendos për tre protestat e para që do të mbajë. Sipas kryedemokratit Lulzim Basha, dy protestat e para do të mbahen në 28 Shkurt dhe në 7 Mars përpara Kuvendit, ndërkohë që një protestë kombëtare planifikohet të zhvillohet me 16 Mars. “Është detyrë e çdo shqiptari për të larguar Ramën nga pushteti,”– tha mes të tjerave.

“Kolegji i Kryetarëve ka vendosur për zbatimin e vendimeve të Kryesisë. Në javën e ardhshme, paraprakisht me datë 28 Shkurt, me datën 7 Mars, do të organizohen protesta kombëtare para asamblesë kriminale që ka uzurpuar godinën e Kuvendit të Shqipërisë. Dhe me datën 16 Mars, javën pasardhëse do të zhvillohet një protest e madhe kombëtare me qëllim rrëzimin e uzurpuesit të qeverisjes së Shqipërisë, Edi Ramës. Portesta të cilat do të kenë si qëllim, maksimalizimin e pjesmarrjes qytetare, bashkimit qytetar dhe zëmërimit qytetar, për reagimin e papërgjegjshëm të klikës kriminale që është kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve.

Një gjë është e sigurtë, hapi që kemi hedhur të enjten e kaluar nuk është pa kthim vetëm për opozitën, por është pa kthim edhe për Edi Ramën. Plani që ka vënë në lëvizje prej muajsh, siç zbuluan dhe gazetarët investigativë italianë, për kapjen e zgjedhjeve të ardhshme.
Pra, largimi i Edi Ramës është sot misioni më i madh kombëtar që ka çdo shqiptar që do familjen e vet dhe fëmijët e tij. Ne nuk do t’i lëmë as zgjedhjet e ardhëshme, as fatin e shqiptarëve në dorë të narkomafias që po gatitet të blejë zgjedhjet e ardhëshme, sepse zgjedhje të ardhmëshme me nakomafian apo me Maduron e Ballkanit nuk do të ketë.

Për këtë arsye Partia Demokratike, opozita e bashkuar dhe gjithë qytetarët, do të marrin të gjitha masat: protest pas proteste, pa asnjë pengesë dhe frenim të zemërimit popullor, deri sa ta shporrim këtë bandit dhe hajdut nga karriget që ka vjedhur me krimin dhe paratë e krimit, por që ka harruar se pushteti i takon dhe do ti kthehet pronarit të vërtetë: sovranit që në republikën e Shqipërisë është populli. E do t’i kthehet përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, mekanizmit që ai e ka frikë, mekanizmi që e tmerron dhe që e ka asgjesuar bashkë me Niçet, me Shullazët, me Habilajt, me Dakot, me Sejdinët me shokë.

Pra, sezoni i protestave vetëm sapo ka nisur dhe nuk do të ketë të ndalur. Asgjë nuk do ta frenojë energjinë popullore për largimin e të keqes dhe për ti dhënë Shqipërisë të nesërmen që meriton. Kjo e nesërme do të jetë pa Edi Ramën, pa kriminelët, pa narkotrafikantët, pa hajdutët oligarkë. Kjo e nesërme do tu takojë të gjithë qytetarëve të thjeshtë e të ndershëm të këtij vendi dhe gazetarëve të ndershëm që nuk duhet të dridhen as nga i ftohti as nga frika, por duhet të dridhen ata që kanë bërë pazare të zeza me Edi Ramën, në kurriz të shqiptarëve”, – Lulzim Basha./abcnews.al

ramaaa-1280x687.jpg
ent ela12:30 | 03/02/2019

Gjatë një inspektimi në një fabrikë bimësh medicinale në Dushnik të Beratit, kryeministri Rama deklaroi se qeveria do të mbështesë të gjithë sipërmarrësit me programe te posaçme biznesi. Rama tha se qeveria ka vullnetin të ndihmojë bizneset me fonde në mënyrë që të rrisë punësimin në vend.

Kryeministri Edi Rama vizitoi një fabrikë bimësh medicinale në Berat, e cila ka të punësuar 60 punëtorë dhe 2700 fermerë të angazhuar në mbledhjen dhe përpunimin e këtyre bimëve.

Në materialin e shpërndarë nga zyra e shtypit, Rama premtoi se sipërmarrësit do të kenë gjithë vëmendjen e qeverisë, e cila do të mbështesë përmes programeve të posaçme idetë e tyre inovatore.

Edi Rama: Ne e kemi të gjithë vullnetin. Mundësitë e reja janë të jashtëzakonshme, sepse bëhet fjalë për një volum fondesh shumë të madh, por siç e kemi mësuar nga jeta me perëndimin ku ti eksporton, duhen letrat mirë të kopsitura, idetë e qarta, strategjia e qartë dhe në fund paratë janë, po para që “hajde se po i hedhim.

Edhe sipërmarrësi i fabrikës, duke folur për projektin IPARD që u vjen në mbështetje sipërmarrësve, tregon se mundësitë për të rritur punësimin janë të mëdha.

Sipërmarrësi: Aty mund të shtojmë edhe 60 punëtorë të tjerë, sepse do të shtojmë edhe frutat, pasi projekti që kemi bërë, nuk lejon që  frutat të jenë bashkë me  bimët medicinale. Edhe rrogat do t’i rrisim. Por duhet të bëjmë investime që të zgjerojmë hapësirat, pasi janë shumë të kufizuara.

Sipërmarrësi i fabrikës së bimëve medicinale pohoi se gjatë tre viteve të fundit, lehtësitë fiskale nga qeveria kanë qenë të shumta, duke ndikuar në përmirësimin e performancës së biznesit./abcnews.al

vlcsnap-error845-3-1280x720.jpg
ent ela12:03 | 27/01/2018

Mesazhet qeverisë protestuesit ja dërguan me zë edhe me figurë. Simbolika shoqëroi nga fillimi në fund protestën e opozitës këtë të shtunë.

U nisën për në Tiranë me Audin AA 003 GB.

Mbi targat e automjeteve të tyre protestuesit e opozitës simbolikisht vendosën ato të makinës që ish ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri iu shiti vëllezërve Habilaj.

Qëllimi thotë Partia Demokratike ishte të tregonin se kanabizimi i Shqipërisë ishte projekt politik i Edi Ramës, i cili sipas opozitës vazhdon të jetë përfituesi kryesor i trafikut ndërkombëtar të drogës dhe mbrojtësi i tyre nga drejtësia.

Mbishkrimet “Narkoshteti” dhe “Të paprekshmit” në Tiranë i zëvendesuan me pankarta.

Kryeministrin Rama e kurorëzuan mbretin e kanabisit.  Gurë të çmuar për të ishin personazhe të njohura për drejtësinë.

Me pankarta në duar u nisën drejt “Dëshmorëve të Kombit”.

Nuk ndodhi njësoj me fotografinë e Ardit Gjoklajt që një grup të rinjsh të Partisë Demokratike shpalosën në sheshin “Skënderbej”

Portreti i 17 vjeçarit që u vra në landfillin e Sharrës u hoq nga policia bashkiake para fillimit të protestës.

Gjithesesi protestuesit vijuan të kërkonin drejtësi. Nuk lanë pas ironinë as me ministrat në qeveri.

Me parulla anglisht dhe shqip shoqëruan fjalimet përpara Kryeministrisë.

“Banditët në burg, jo në qeveri” ishte një nga sloganet kryesore të protestës që protestuesit ia lanë kryeministrit përpara selisë./abcnews.al

vlcsnap-error388-1-1280x720.jpg
ent ela12:09 | 22/01/2018

Kryesia e Kuvendit të Kosovës dërgoi Projektligjin për Shfuqizimin e Gjykatës Speciale në Qeveri, duke cuar një hap më para iniciativën që ndërkombëtarët e konsiderojnë si më të rrezikshmen për Kosovën, dhe për ët cilën kanë paralajmëruar pasoja. Kreu i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, u shpreh se kryesia e Kuvendit ka vendosur që nismën për shfuqizimin e Speciales ta procedojë për shqyrtim në Qeveri. Ai shtoi se tashmë është ekzekutivi i Haradinaj që e ka në dorë vendimin./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono