qeveria

1557593582_mbroteatrin.jpg
R D20:09 | 26/02/2020

Në Shqipëri, Bashkia e Tiranës njoftoi sot se nuk arriti dot marrëveshjen me një kompani private për ndërtimin sipas formulës së Partneritetit Publik Privat, Teatrin e ri kombëtar në vend të godinës aktuale në qendër të kryeqytetit.

“Komisioni i negocimit, në mbështetje të të gjitha kërkesave të komunitetit të artistëve për një teatër modern, i cili përmbush kriteret e nevojshme për realizimin profesional e me cilësi të shfaqjeve teatrale, nuk arriti të gjejë dakordësinë me palën private. Modeli financiar i propozuar nga pala private e interesuar për ndërtimin e godinës së Teatrit të ri Kombëtar dhe zhvillimit të zonës urbane, por edhe kompleksiteti i projektit, i cili duhet të përmbushte të gjitha kërkesat teknike të kërkuara nga përfaqësia e artistëve në komision, nuk mundësonte ndërtimin e godinës në një kohë të shpejtë dhe me infrastrukturë moderne për një teatër bashkëkohor”, bëri të ditur Bashkia në një deklaratë.

Ndërtimi i një Teatri të ri sipas një projekti të arkitektit të njohur danez Bjarke Ingel, u kundërshtua nga një pjesë e komunitetit të artistëve, ndërkohë që mënyra e zgjedhur nga Qeveria ngriti shumë dyshime. Parlamenti miratoi në 2018 një ligj të posaçëm i cili i njihte të drejtën një kompanie private që të ndërtonte me fondet e saj një godinën e re. Në këmbim, kompanisë, i lejohej ndërtimi i disa pallateteve shumëkatëshe në zonën rreth e qark në zemër të Tiranës.

Në ligjin e hartuar nga Parlamenti, në ndryshim nga një variant i mëparshëm që specifikonte me emër kompaninën shqiptare të ndërtimit “FUSHA”, u la hapësira për garë. Por në të vërtetë, ishte sërish vetëm “FUSHA” që u paraqit në garën e cila u mbyll në gjysmën e dytë të shtatorit 2019.

Qeveria e kishte mbrojtur me këmbëngulje këtë projekt, duke deklaruar se formula e Partneritetit Publik Privat, ishte e vetmja mënyrë për të financuar një projekt të kushtueshëm, të cilin ajo vetë nuk mund ta përballonte me burimet e veta financiare. Kostoja e ndërtimit sipas prijektit të arkitektit danez shkon mbi 30 milion euro. Mirëpo në deklaratën e sotme të Bashkisë theksohet se “nisur nga interesi për të ndërtuar një godinë bashkëkohore dhe moderne, që plotëson të gjitha kushtet teknike për realizimin e shfaqjeve, e cila t’i shërbejë komunitetit artistik teatror dhe publikut artdashës, Qeveria dhe Bashkia e Tiranës vendosën që godina e re e Teatrit Kombëtar të ndërtohet nga shteti si një investim publik”. Madje Bashkia zotohet se puna do të nisë brenda këtij viti për të realizuar po të njejtin projekt për godinën e re të Teatrit. /VOA

spahia-1280x725.jpg
eri Ida17:06 | 24/02/2020

Ish deputeti Bardh Spahia, këtë të hënë nga studio e ABC News  ka komentuar masat që ka marrë qeveria shqiptare në lidhje me përballimin e një situate të tillë paniku. Spahia është shprehur se Partia Demokratike në ditët e para të përhapjes së virusit në vendin fqinj, Itali është treguar shumë e rezervuar, për të lënë kohë institucioneve që të merrnin masat e duhura, por duket se masat e marra nuk janë në lartësinë e duhur.

Ndër të tjera përballë gazetarit Endri Xhafo është shprehur se nuk kërkojmë të bëjmë panik, por duan që të shikohen hapa konkret për parandalimin e përhapjes, duke krijuar ambjentet e nevojshme për karantinë dhe jo të pezullojnë punën e institucioneve të caktuara.

Bardhi nuk ka kundërshtuar vendosjen e karantinës, por pozicionimin pasi ka disa rregulla strikte dhe për këtë, nuk është logjike që të bllokohet një spital funksional për ta bërë qendër karantine. Karantina është një vend që vendosen persona që janë të shëndoshë, por që  mund të kenë pas kontakt me persona të prekur”, tha Spahia.

Ndër të tjera ai ka theksuar se gjatë një inspektimi që ka bërë në një nga doganat e Shkodrës ka vënë re se personeli mjeksor i ndodhur atje nuk ka pajisjet e duhura mjeksore. Ndër të tjera ai ka vënë në dukje se atje ishte një dhomë me një krevat që nuk shërben për asgjë nëse konstatohet një autobuz me pasagjer dhe aty mund të jetë një person i infektuar.

Kam qenë në një nga doganat e Shkodrës, formularin që e ka shpërndarë OBSH-ja i ishte lënë policit që vendos vulën tek pashaporta për këtë nuk mendoj se është personi aadap për të konstatuar shenjat e një virusi të till por duhet të jetë personel mjeksor. Një dhomë dy me 2 e parashikuar me karantinë, pyetja lind se nëse vjen një rast i dyshuar domosdoshmërisht duhet të kalojnë të gjithë pacientët në karantinë si mund të vendosen në një dhomë vetëm me një krevat.  Duhen ambulanca të specializuara të cilat nuk lejojnë përhapjen e koronavirusit. Sa qendra të specializuar kemi, sa krevate?”, është shprehur ish deputeti.

Ndërkohë pyetjes së gazetarit për tubimin e 2 marsit dhe rrezikun që mund të paraqitet nga prania e koronavirusit, Spahia ka theksuar se problematikat e koronavirusit nuk mund të sformojmë problemet që ka vendi, sipas tij në rrezik është demokracia shqiptare, dhe është  më e rrezikshme se koronavirusi.

Problematikat e koronavirusit nuk mund të sformojmë problemet që ka vendi. Në rrezik është demokracia shqiptare, dhe është  më e rrezikshme se koronavirusi. Situata për shkeljen e kushtetutën është disa herë më shqetësuese se koronavirusi dhe është burimi i vërtetë ndaj frikës së koronavirusit. Ne po flasim për paftësinë e një qeverie për të përballur situatën emergjente në një vend. Thelbësore në këtë vend më shumë se koronavirusi është rreziku që po kalon demokracia shqiptare, mendoj se reagimi qyetar nga një situatë të tillë nuk ka arsye që të frenohet”, është shprehur Bardh Spahia. /abcnews.al

lul-basha-konference-1.jpg
eri Ida10:14 | 23/02/2020

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar për situatën e krijuar në Itali për shkak të përhapjes së Koronavirusit.

Në një reagim në Twitter, kryedemokrati i kërkoi qevrisë shqiptare të marrë në mënyrë të menjëhershme masa dhe të nisë kontrollet në pikat kufitare.

“Për fat të keq në Italinë fqinje tregon shënuar viktimat e para nga coronavirus ndëkohë që po jepet Numri i i prekurve paragjykimin e tij. Kërkoj qeverinë për të marrë masa serioze dhe të menjëhershme. Unë bëj thirrje autoriteteve të Vetëvendosjes së nisin kontrollet në pikat kufitare. Çdo pikë kontrolli kufitar dhe qendër shëndetësore të pajiset pa asnjë vonesë me personelin dhe aparatet e duhura për të evidentuar dhe trajtuar në kohë çdo rast të mundshëm”, shkruan Basha./abcnews.al

bardhiiiiiiiii.jpg
eri Ida18:32 | 20/02/2020

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të fakteve të reja nga Presidenti i Republikës, ku ka theksuar se tentativa kriminale e Edi Ramës për uzurpimin e Gjykatës Kushtetuese u çmontua sot nga kreu i shtetit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gzment Bardhi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se dokumentet e bëra publike janë tronditëse dhe se Qeveria, parlamenti, KED janë pjesë e një organizate mafioze për të asgjësuar pavarësinë e Gjykatës Kushtetueses.

Sipas tij, është një tjetër akt i paprecedentë që minon ndarjen dhe balancimin mes pushteteve, shtetin ligjor dhe besimin e qytetarëve tek drejtësia, zhbën Reformën në Drejtësi dhe thellon krizën politike dhe institucionale në vend.

Tentativa kriminale e Edi Ramës për uzurpimin e Gjykatës Kushtetuese u çmontua sot me të tjera fakte të…

Gepostet von Gazment Bardhi am Donnerstag, 20. Februar 2020

Postimi i Plotë:

Tentativa kriminale e Edi Ramës për uzurpimin e Gjykatës Kushtetuese u çmontua sot me të tjera fakte të pakundërshtueshme nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

Qeveria e Edi Ramës me Etilda Gjonajn, Parlamenti i Edi Ramës me Gramoz Ruçin,  Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i Edi Ramës me Ardian Dvoranin tani janë të provuar me dokumenta zyrtarë se janë pjesë e një organizate mafioze për të asgjesuar pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese që në lindje. Me një skemë kriminale, Qeveria ka ndërmarrë veprime aktive për t’i rrëmbyer kompetencën kushtetutese Presidentit të Republikës për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese dhe për të emëruar aty një shërbëtore politike të Qeverisë.

Dokumentat e bërë publikë nga Presidenti janë tronditës. Qeveria boton në Fletoren Zyrtare një akt për llogari të KED-së, që sipas Kushtetutës është një institucion pa asnjë lidhje me Qeverinë.  Është një tjetër akt i paprecedentë që minon ndarjen dhe balancimin mes pushteteve, shtetin ligjor dhe besimin e qytetarëve tek drejtësia, zhbën Reformën në Drejtësi dhe thellon krizën politike dhe institucionale në vend./abcnews.al

auto_qeverite1427126148.jpg
eri Ida12:00 | 19/02/2020

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, ndodhet në Kosovë ku po zhvillon një vizitë zyrtare. Cakaj takimin e parë në këtë vizitë e ka zhvilluar me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk ku kanë diskutuar në lidhje me perspektivat e përbashkëta të dy qeverive.

Cakaj falënderoi edhe njëherë popullin e Kosovës për ndihmën e dhënë në rastin e tërmetit tragjik, ku shtoi se kufiri Kosovë-Shqipëri duhet të hiqet menjëherë.

“Jam tepër i nderuar që jam këtu në Prishtinë. Populli i Kosovës ka shfaqur një solidaritetit që ka sfiduar edhe kufijtë e të besueshëm, institucionet civile e ushtarake kanë bërë një punë të pashembullt e Qeveria ka dhënë një financim të vyer për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit. Kufiri që ndan dy vendet tona është vetëm simbolik. Ky kufi nuk duhet të ekzistojë fare, duhet të hiqet menjëherë”, tha Cakaj.

Ndër të tjera ministri në Detyrë ka deklaruar se në takim me homologun e tij Konjufca trajtuan disa probleme që janë thelbësore për bashkëpunimin e mëtejmë. Ai ka theksuar ndë rtë tjera se është shprehur gatishmëria për zhvillimin e ambasadave të përbashkëta.

Ne jemi të gatshëm edhe në një numër të konsiderueshëm që të vazhdojmë në të njëjtën praktikë. Dua të theksoj se marrë parasysh se kemi nevojë për konkretizim të bashkëpunimit dhe mbledhje të dy qeverive, i kam propozuar z.Konjufca dy marrëveshje fillestare, e para është që duhet të mblidhemi që të firmosim një marrëveshje për ndarje të shpenzimeve në një fushatë për lobimin e njohjeve të Kosovës. Marrëveshja e dytë është ajo për transmetimin e përvojave në procesin e integrimit evropian”, ka thënë ministri në Detyrë Cakaj./abncews.al

menaxhimiii-1280x638.jpg
eri Ida08:46 | 19/02/2020

Ekspertja e ekonomisë, Suzana Guxholli nga ABC-ja e Mëngjesit këtë të mërkurë me enkel Demin është shprehur se qeveria tashmë duhet të jetë e vëmendshme për të bërë të mundur menaxhimine mirë të parave.

Ne fjalën e sa Guxholli ka theksuar se konferenca e donatorëve ishte një aktivitet i suksesshëm nga BE për të mbledhur fonde për të ndihmuar shqiptarët e dëmtuar, por nuk është kaq ë ethjeshtë dhe e bukur sa duket nga jashtë.

“Gati 80 % nga e cilë janë kredi pjesa tjetër është donacion, Evropa me këtë e tregoi se na pranon si shqipëtare dhe na tregoi se kur ne trokasim të na hapi dyert për negociatat ajo nuk e ka bërë këtë pasi ne akoma nuk i kemi përmbushur kriteret e duhura. Evropa me këtë gadishmëri tregoi se na konsideron dhe na ndihmoi por nuk na dha para që ti marrim dhe ti fusim në xhëp. Ne nuk jemi të parët që organizojmë konferencë pasi ka marrë dhe Bosnja, Serbi, ku jaë grumbulluar dhe mbi 2 miliardë lekë, pasi të mblidhen të gjithë vendet e botës është normale që do të arrihet të mblidhet një shumë e tillë. Por nga ana tjetër më bëri përshtupje struktura e ofertës së është më shumë në formën e kredisë dhe jo grant”, tha Guxholli.

Ndër të tjerë përballë gazetarit Enkel Demi, ekspertja Guxholli është shprehur se kjo është më shumë kredi sesa grant, aty kishte më shumë donacione që për ta përfituar duhet që patjetër të prezantosh projektin që në këtë rast është një pikë ku duhet të përqëndrohet.

“Po të shikojmë të gjithë vlerësimet, gjithë organizatat dhe shoqatat që merren me shëndetin e ekonomisë, politikës, etj na kanë listuar ndër vendet e fundit. Ne jemi vendi me të ardhurat më të ulëta më të ulëta në Evropë, ne jemi vendi që kemi nivelin më të lartë të korrupsionit në Evropë, ne kemi berë një imazh shumë negativ, qeveria nuk ka tregues besueshmërie. Në momentin që populli ynë ishte në vështirësi BE ju gjend pranë. Paratë e dhënë prej tyre duhet  që të menaxhohen me kujdes nga qeveria”, eshte shprehur ekspertja.

Gjithashtu ekspertja ka theksuar se është më mirë që qeveria tashmë të ngrejë këmbanat e alarmit për të parë se si do ta menaxhojë këtë situatë, pasi të gjesh para është e vështirë si në formë kredie ose grant. Ne nuk po bëjmë djallin por thjesht po themi të vërtetën pas njërëzit duhet ta dinë këtë gjë./abcnews.al

qeveriaaaa.jpg
eri Ida13:35 | 15/02/2020

Qeveria shqiptare nuk ka reflektuar uljen e rritjes ekonomike  si pasojë e tërmetit në programin e reformave ekonomike 2020-2022. Në raport theksohet se rritja ekonomike afatmesme në Shqipëri parashikohet të shënojë nivelet prej 4.1%në vitin 2020 dhe 4.0% në vitet 2021 dhe 2022. Ndërkohë që pas publikimit të faturës së dëmeve  nga tërmeti u vlerësua se rritja ekonomike gjatë këtij viti nuk do të jetë  më shumë se se 3.5%.

Në programin afatmesëm thuhet vetëm se  Shqipëria është goditur nga një tërmet shumë i fortë, pasojat ekonomike të të cilit mbeten për t’u vlerësuar në periudhën afatmesme, për shkak të dëmeve të mëdha të shkaktuara në rrethet e Durrësit dhe të Tiranës, ku u shpall dhe gjendja e jashtëzakonshme nga qeveria.sfidë për ekonominë shqiptare në vitet e ardshme përcaktohet përmirësimi i klimës së investimeve dhe  forcimi  i  sistemit në drejtësi.

Po ashtu si sfidë përcaktohet edhe  shënjestrimi i politikave aktive të tregut të punës dhe aftësimi professional. Ndërkohë që  elementët që vlerësohen si risqe për ekonominë shqiptare janë të ardhurat e qeverisë, shpenzimet dhe administrimi i borxhit  që lidhet me konçesionet PPP ,vendimet gjyqësore, katastrofat natyrore dhe sektori financiar ose rreziqet afatgjata.

Në programin afatmesëm parashikohet që pagesat për PPP të arrijnë maksimumin gjatë 2021 me një vlerë prej 15.2 mld lekë ndërsa në 2022  ulet në 14.6 mld lekë. Në Programin e Reformave Ekonomike 2020-2022 konstatohet se pjesën më të madhe të këtij fondi do e marrë “Rruga e Arbrit”, pasi pagesa për vitin 2020 është parashikuar në vlerën e rreth 32 milionë euro./abcnews.al 

boris-johnson.jpg
eri Ida08:03 | 14/02/2020

Kryeministri britanik Boris Johnson ka bërë disa ndryshime të vogla në postet e tij të kabinetit qeveritar. Ai ka vendosur të ndryshojë sekretarin e tij për Irlandën e Veriut, gjatë një rinovimi të kabinetit, ndërkohë që të gjithë ministrat e tjerë të rëndësishëm do të qëndrojnë në postet e tyre.

Sipas mediave të huaja, midis të gjitha shkarkimeve dhe emërimeve, lajmi i madh i ditës ishte dorëheqja e Sajid Javidit si kancelar i ekstraktit, apo shef i financave.

Javid iu kërkua nga kryeministri “të shkarkonte të gjithë këshilltarët e tij specialë dhe t’i zëvendësonte ata me 10 këshilltarë specialë të cilët do të përbënin një ekip”, por ai refuzoi të bënte një gjë të tillë, duke dhënë dorëheqjen./abcnews.al

ngjela.jpg
in a17:53 | 13/02/2020

Parlamenti miratoi këtë të mërkurë ndryshimet në ligjin për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, duke i dhënë mundësi Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të shqyrtojë dhe pezullojë brenda 3 ditësh një gjyqtar apo prokuror për një vendimarrje të caktuar.

Avokati, Spartak Ngjela në një intervistë për “ABC News”, e cilëson nismën pozitive dhe në funksion të frenimit të vendimeve arbitrare nga gjykatat.

“Vonesa që po sjell reforma në drejtësi ka rritur orekset e korrupsionit të gjyqtarëve të cilët nuk e kanë kaluar “Vettingun”, ndaj këta morën këtë masë. Sepse ligji që kërkon të nxjerri akti normativ nuk e kishte në substancë problemin e gjyqtarëve. Tani konceptojmë që i drejtohen inspektorit. Ata që thonë se është shkelje, gabojnë, sepse inspektori është institucion. Fakti që pezullohen është pozitiv sepse krijon frikën tek të tjerët”, tha Ngjela.

Për Ngjelën, akti normativ i nxjerrë nga qeveria për paketën Anti-KÇK i kalon kufijtë e një akti dhe lë mundësi për abuzim.

“ I kapërcen kufijtë e një akti normativ. Akti normativ është ligj për një periudhë të caktuar sepse do të shkojë në parlament. Por në këtë periudhë të caktuar të bën gjëmën”, u shpreh Ngjela.

Shqetësimin e tij, Ngjela e ka te zbatimi i aktit, i cili sipas Ngjelës nuk ka qëllim krimin por pasurinë, duke kujtuar se kjo është një ide komuniste.

“ Nëse është ndërrmarrje ndërkombëtare ka nëntekste të vështira për tu trajtuar. Nëse është ndërrmarrje e kryeministrit shqiptar, lë për të dëshiruar. Nuk po luftohet krimi i organizuar, por pasuria e krimit. Komunizmi e quante kapitalizmin krim të organizuar, mos ndoshta kështu e quajnë edhe këta? Nëse këta kanë përshtypjen se çdo kapital i madh është kriminal, atëherë këta janë komunizëm”, tha më tej Ngjela.

Pas disa vendimeve të njëpasnjëshme ku disa gjyqtarë liruan të dënuar me burgim të përjetshëm, qeveria vendosi të ndryshojë ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve duke këruar pezullimin e përfaqsuesve të drejtësisë që përfshihen në vendime abuzive./abcnews.al

bushatiiiiiiiiii.jpg
eri Ida13:09 | 13/02/2020

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati këtë të enjte nga studio e Abc Neës është shprehur se qeveria kujdestare është e papranueshme dhe është në kundërshtim me kushtetutën. Këto janë terma valium që opozita po i nxjerr për të qetsuar zgjehdësit e tyre dhe jo që ne ti marrim seriozisht një propozim të tillë.

Ai ka theksuar se ulja e opozitës në tryezën e Reformës Zgjedhore është një sinjal pozitiv për qetsimin dhe reflektimin e vetë PD-së.

Ne si PS i qëndrojmë të njëjtit parim që kemi pas gjithmonë zgjedhjet janë në 2021 dhe do të shkojmë për të kërkuar një mandat të rinovuar me kryeministër Edi Ramën, me vjen keq që thonë se nuk shkojmë me një kryeministër, por më vjen mire se janë të qetë dhe me argumentet e tyre dhe po bisedojnë. PD po vjen në tavolinë me të njëjtat parime që ka pasur deri më tani, doli nga parlamenti ka bërë një sërë gabimesh, por më në fund e ka kuptuar se vetëm përmes dialogut në institucione do të dilet nga një krizë e tillë. Tashmë ne duhet të bisedojmë me opozitën parlamentare dhe joparlamentare për të rënë dakord në lidhje me mbylljen e reformës zgjedhore”, tha Bushati.

Në studio me Juli Xhakoxhi, Bushati  është shprehur se partia Socialiste i qëndron parimit se zgjedhjet do të jenë në 2021, me në krye kryeministrin Edi Rama.

Nuk ka për të pasur zgjedhje të parakohshme PD nuk është gati me veten e vete. Gjithë argumentet e tjerë në që hedh opozita për qeveri kujdestare dhe zgjedhje të parakohshme janë për të qetsuar zgjedhesit e tyre nuk janë për tu marrë seriozisht nga ne. Ne marrim parasysh vetëm argumentët e ndërkombëtareve,” ka shprehur deputeti i PS-së./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono