qeveri

balla-1.jpg
ent ela21:44 | 14/02/2019

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla i pyetur për alternativën e opozitës për krijimin e një qeveria teknike, por pa Ramën Kryeministër, e ka quajtur idiotësi të madhe.

Socialisti është shprehur e kjo nuk ka për të ndodhur edhe pse opozita është shprehu se Kryeministri të jetë nga radhët e PS, por mjafton sipas saj të mos jetë Rama.

“Keni parë ndonjëherë, se këta prodhojnë çdo ditë idjotësi dhe kjo është një ndër idjotësitë më të mëdha. Kjo nuk është pjesë e asnjë diskutimi. Ky është një mashtrim i Bashës dhe këtu ka kontribut Mona dhe dua ti them Monës që PS nuk është ajo që ke lënë kur ti ke ikur.

Ramën e ka votuar polulli. Kjo është si ajo puna, kur shkon të luash kundër Juventusit dhe ti thaush nuk do marrësh Ronaldon. Kjo histori nuk ndodh dhe nuk ka hapësirë për komente”./abcnews.al

FSHF-GJYQI-ME-QEVERINE-PER-STADIUMIN.mpg_snapshot_00.07-1280x720.jpg
ent ela18:35 | 12/02/2019

Nis gjyqi mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe qeverisë për rimbursimin e TVSH-së së “Arenës Kombëtare”. Institucioni i futbollit ka besim se do të dalë fitues, dhe që stadiumi do të jetë gati në 11 qershor.

Nuk ka akord, pavarësisht lajmërimit për inaugurimin. Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon të jetë në gjyq me qeverinë shqiptare, për rimbursimin e TVSH-së në ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar. Burime brenda institucionit bëjnë me dijë se pikërisht ditën e parë të kësaj jave, të hënën, u zhvillua seanca e radhës.

Federata kërkon rimbursimin e një shifre që besohet se i kalon 2 milionë eurot, dhe këmbëngul se ligji ia njeh këtë të drejtë, aq më shumë që kompania që po ndërton stadiumin bashkë me të, është rimbursuar. Në Federatë thonë se presidenti Duka është 100 për qind optimist se gjyqi do të fitohet, duke theksuar se e drejta është me të.

Pak javë më parë, pikërisht për këtë problem, mbërriti në Tiranë Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Theodhoridhis, i cili pati një takim me kryeministrin Rama, në prani edhe të Dukës. Në takim, Theodhoridhis dhe Duka propozuan që qeveria dhe federata të pajtonin, secila, nga dy kompani të mëdha ligjore ndërkombëtare, për të dhënë verdiktin se kujt i takon e drejta.

Në institucionin e futbollit mendojnë se qeveria mund të jetë në vështirësi financiare, që nuk pranon dhënien e 2 milionë eurove, por ka edhe nga ata që dyshojnë se kjo është çështje që do të zgjidhej nëse do të përdoreshin mënyra jo korrekte ndaj ligjit.

Federata ka lajmëruar se “Arena Kombëtare” do të jetë gati për ndeshjen e eleminatoreve të Europianit ndaj Andorrës, në 11 qershor të këtij viti, ndonëse në njoftimin e saj nuk jepet emri i stadiumit, por vetëm Sheshi Italia, pranë të cilit ndodhet impianti.

Sfidën e parë në grup, atë ndaj Turqisë, kombëtarja pritet ta luajë në “Loro Boriçi” në 22 mars. /abcnews.al

basha-2-1280x725.jpg
ent ela11:51 | 31/01/2019

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ripërsëritur propozimin e opozitës për ngritjen e një qeverie tranzitore pasi ky parlament sipas tij është shndrruar në një bodrum krimi. Në të kundërt do të jetë populli që do ta pastrojë këtë sallë, paralajmëroi kryetari i Partisë Demokratike.

 

“Sot nuk kemi temë më të rëndësishme për të diskutuar se sa mënyra se do të zgjidhet kjo krizë: Ose përmes propozimit të opozitës përmes një qeverie kalimtare dhe jo një qeverie kukullash enigmatike për të justifikuar largimin e atyre që duhet të jenë në burg, sipas përgjimeve që janë bërë publike, ose, ndryshe në këtë sallë, mund dhe duhet ta pastrojë ai të cilit kjo sallë i takon, popullit shqiptar!”. 

Më tej Basha duke iu referuar shkrimit të “Zërit të Amerikës” që flet për blerjeve të votave u shpreh se Rama ka ardhur në pushtet falë mbështetjes së krimit, i cili është vënë në shërbim të tij për të blerë votat.

“Ju ka demaskuar publikisht mediat ndërkombëtare. Dje “Zëri i Amerikës” ka treguar publikisht se ju jeni hajdutët e votave dhe të ardhmes së shqiptarëve. Keni zhytur vendin në krizë, ju veproni me kod mafioz. Ju veproni si bandë kriminale, ju hani e pini me kriminelët. Keni marrë Shqipërinë peng, zgjedhjet peng, keni marrë këtë parlament peng, e keni mbushur me kukulla, gjoja për të hequr nga vëmendja hajdutët me çizme të cilët vidhnin për kryehajdutin dhe kryehajduti nuk vjen. Ça po kërkojmë ne? Të vijë këtu e të përballet, sot, e ka parë e gjithë bota. E di gjithë bota si e morët pushtetin në vitin 2017 e morët me pazare me krimin. Ndaj, gjëja e parë që duhet bërë, kjo seancë duhet ndërprerë dhe njeriu që ka përgjegjësinë për shndërrimin e këtij parlamenti nga tempull i demokracisë në një bodrum të krimit, ku kemi deputetë që nuk kanë marrë asnjëherë fjalën, sepse nuk kanë asgjë për të thënë, sepse arsyeja e vetme se përse janë këtu, është marrëdhënia e tyre me Avdylët, me Keçët, Shullazët, Dajtët, Bandën e Lushnjes, Bandën e Vlorës, Bajrët e Shkodrës”, u shpreh Basha./abcnews.al

basha.jpg
G. P.17:39 | 16/01/2019

Pas largimit nga salla e Kuvendit, kreu i PD-së Lulzim Basha është shprehur se tani kemi një qeveri të vdekur e cila ka kapur të gjitha pushtetet.  Basha akuzoi mazhorancën se opozita nuk u lejua të merrte fjalën në seancën parlamentare ku u votuan shkarkimet dhe emërimet e ministrave të qeverisë.

“Kjo qeveri nuk përfaqëson asnjë vullnet politik por vetëm pushtetin e Ramës. Rama ka kapur pushtetin ekzekutiv, gjyqësor dhe Prokurorinë. Opozita kërkoi debat parlametar të t’u thënë shqiptarëve qëndrimin e saj dhe të vërtetat trondoitëse që fshihen pas këtyre emërimëve të kukullave të oligarkëve të Edi Ramës.

Opozita parashtroi kërkesën dhe asnjë rregull nuk e pengon opozitën të marrë fjalën. Opozitën e pengon një kryetar Kuvendi dhe një i sëmurë psiqik. Sot ne kemi një qeveri të vdekur. Kishim një qeveri në koma sepse nuk erdhi në pushtet me votat e qytetarëve.

Kryeministri mban edhe postin e Ministrit të Jashtëm që vetëm në periudhën e Enver Hoxhës ka ndodhur. Faturën e kësaj sjellje e paguajnë qytetarët e thjeshtë dhe studentët që kanë më shumë se një muaj që janë ngritur në protestë”- tha Basha. /abcnews.al

qeveria.jpg
G. P.20:37 | 28/12/2018

Pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një foto të kabinetit te riformatuar qeveritar, ku dukshëm në tryezë janë ulur ministrat e shkarkuar nga detyra dhe ata të sapo emëruar. Në fotën e cilësuar nga kreu i ekzekutivit, si fotoja e ditës, 7 ministrat e larguar nga kabineti dhe pasuesit e tyre janë mbledhur në një tryezë të rrumbullaktë, ndërsa krahas fotos kryeministri ka vendosur një simbol me shenjën e shtrëngimit të duarve.

Ndërkohë pak më vonë, në një tjetër mesazh të bërë publik nga kryeministri në rrjetet sociale ai shkruan:

Oh sa e bukur radha e salinjve e kadrinjve që gjuajnë qeverinë e re, pa e fshehur dot gishtin e mbetur në gojë (edhe njëherë si përherë). S’kanë faj jo, sepse kemi hedhur një hap të madh sot drejt fitores së qershorit tjetër”, përfundon mesazhin e tij kreu i ekzekutivit.

lulzim-basha.jpg
G. P.22:03 | 07/12/2018

Të njëjtat mesazhe Lulzim Basha i përsëriti edhe gjatë pasdites, ku sërish iu bashkua protestës së banorëve të Unazës së Re në Tiranë. Basha tha sërish se Unaza e Madhe nuk është një projekt zhvillimi por një projekt vjedhjeje dhe pastrim parash.

Sipas kreut demokrat, Qëndresa është rruga e vetme, për t’iu kundërvënë hajdutërisë, mashtrimit dhe propagandës. Ndërkohe gjatë ditës së sotme makineritë e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës, nuk e kanë ndalur punën për prishjen e ndërtimeve pa leje në lotet 2 dhe 3 të Unazës së Madhe.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Bashkia e Tiranës bën të ditur se kanë gjetur bashkëpunimin e banorëve, të cilët në mënyrë vullnetare kanë hequr materialet nga objektet. Deri më sot në Unazën e Re janë prishur mbi 30 ndërtesa./abcnews.al

provokacia.jpg
G. P.20:12 | 30/11/2018

Në monologun e kësaj puntate në “Provokacija”, Mustafa Nano foli rreth ndërtimeve pa leje gjithë këto vite në vendin tonë. Sipas Nanos edhe një budalla e kupton që qeveritë shqiptare kanë inkurajuar këto ndërtime mbi pronën publike apo mbi prona të të tjerëve. Megjithatë për Nanon kush ka ndërtuar dhe shfrytëzuar toka gjatë këtyre kohëve është një qytetar i padenjë i Shqipërisë.

Mustafa Nano: “Edhe një budalla e kupton se qeveritë shqiptare kanë bërë një gjë të poshtër, ndoshta më të poshtrën, duke mbyllur sytë, e në ndonjë rast duke inkurajuar ndërtimet pa leje mbi prona publike apo mbi prona të të tjerëve. Dhe po e them qysh në fillim: me këto ndërtime pa leje, dhe me legalizimin që ka ardhur më pas e që po vijon, është bërë plaçkitja më e madhe që është bërë ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Dhe në këtë kuptim, dua ta theksoj këtu një gjë, që nuk para e thonë të tjerët: Kush ka ndërtuar pa leje gjatë këtyre kohëve, kush ka shfrytëzuar situata të caktuara për të zaptuar prona e troje që nuk kanë qenë të tyret, është një qytetar i padenjë i këtij vendi. Duhet të turpërohet për këtë që ka bërë. Atij mund t’i jetë legalizuar tanimë, por kjo nuk ndryshon asgjë në faktin që ai është i padenjë. Alibia se të njëjtën gjë e kanë bërë me mijëra vetë mund t’i shërbejë për çdo gjë, edhe për të bërë legalizimin ndoshta, por jo për të çbërë faktin se ai është i padenjë. Sikur ta kisha unë në dorë, bashkë me legalizimin, do t’u  bëja edhe ndonjë penalizim. Fjala vjen, do të ndaloja fëmijët e tyre që të punësoheshin në shtet për tridhjetë vitet e ardhshme. Do të ishte një mënyrë për t’i ndaluar ata që të përfitonin ende nga shteti e nga pjesa tjetër e shoqërisë”.

Zgjidhja për drejtuesin e emisionit “Provokacija” nuk është prishja pasi kjo nuk rregullon asgjë. Për Mustafa Nanon do ishte më mirë legalizim i banesave pasi mund t’i jepet fund një situate kaotike dhe nga ku mund të fillohet çdo gjë nga fillimi.

Mustafa Nano: “Por dhe këtu vijmë te një “por” i rëndësishëm, shumë i rëndësishëm. Legalizimi duhet bërë, megjithatë. Kur ndërtimet pa leje janë me mijëra, zgjidhja nuk është prishja. Prishja e mijëra ndërtimeve pa leje nuk ndreq gjë. Veçse prish më shumë. Sikur të ishin disa dhjetëra e disa qindra, asnjë mëshirë nuk do duhej të kishim. Por në rastin tonë janë me dhjetra mijëra. Më kujtohet këtu një thënie e famshme holandeze: Kur një ligj të caktuar nuk e respektojnë me qindra mijra qytetarë, zgjidhja nuk është të futësh në burg qytetarët, por të abrogosh ligjin.

Nga ana tjetër, paradoksalisht, është në të mirën e të gjithëve që të bëhet ky legalizim, pasi vetëm kështu mund t’i jepet fund një situate kaotike, mund të kërkohet një moment i ri zero, pas të cilit mund të fillohet me një rregull të ri, me një disiplinë të re, e mund të fillojmë të shohim tek këto mijra ndërtime pa leje, jo veç llaç e tulla, por edhe një potencial ekonomik.

Pastaj, ka edhe një logjikë tjetër në favor të legalizimit. Nëse ti lejon dikë për dhjetë a njëzet vjet të rrijë në një ndërtim pa leje, ti e ke lejuar atë që të krijojë e të zhvillojë një marrëdhënie të fortë me pronën e tij. Ai fillimisht ka jetuar në atë shtëpi të ndërtuar pa leje gjithë frikë. Por ngadalë-ngadalë, ditë pas dite, duke parë se askush nuk e ka ngarë, ai ka fituar ndjesinë e pronësisë, ka zënë të investojë më shumë, ka menduar që në një pjesë të investimit të ngrejë një biznes, e kështu  me radhë. Në këto shtëpi jetojnë njerëz që kanë qenë 3, 4, 5 vjeç në krye të herës e që sot janë bërë 20 vjeç e më shumë dhe që ndihen të bërë njësh me atë pronë. Të gjitha ëndërrat e tyre janë të lidhura me atë shtëpi apo me atë biznes. Dhe ata nuk kanë ndonjë faj për këtë”.

Problemi me banorët e Unazës së Re është i njëjtë. Ata kanë jetuar aty për më shumë se një dekadë dhe jetojnë me idenë se shtëpitë janë të tyre sipas Nanos. Zgjidhjen për këtë mund ta japin vetëm ata që janë zgjedhur e që oaguhen për këtë punë.

Mustafa Nano: “Ky është problemi edhe me ata qytetarë të Unazës së Re. Ata janë lejuar për më shumë se një dekadë, ndoshta për dy dekada, që të jetojnë me idenë se ato shtëpi janë të tyre, dhe në këtë mes, përveç kohës që ka rrjedhur, ka ndikuar edhe premtimi i të gjithë politikanëve për t’ua legalizuar ato prona. Në këtë kuptim, unë i kuptoj ata njerëz të dëshpëruar. Por në të njëjtën masë kuptoj edhe qeverinë e vendit tim që kërkon të bëjë një investim publik në tokat që ata kanë zënë. Cila është zgjidhja? Unë nuk e di. Zgjidhjen duhet ta gjejnë ata që janë zgjedhur, e që paguhen, për këtë gjë. Unë thjesht kisha merak të nënvizoja këto dy gjëra që theksova, dy anë të së njëjtës medalje”./abcnews.al

netanyahu.jpg
G. P.15:18 | 19/11/2018

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpëtuar qeverinë e tij, në një kohë që dy ministra të ekzekutivit janë tërhequr nga vendimi për të dhënë dorëheqjen. Ministroi i Ekonomisë u shpreh se dëshironte të besonte ende në premtimet e Netanyaha për sigurinë në vend.

Është shënuar një kthesë e rëndësishme në krizën e qeverisë izraelite, Naftali Bennett e Aielet Shaked, ministra të “Pishtarit Hebre” vendosën të mos japin dorëheqjen dhe t’i japin besim ndryshimit që kryeministri Beniamin Netaniau ka premtuar në fushën e sigurisë.

Në një konferencë të papritur për shtyp, ministri Benet theksoi se kishte vendosur të tërhiqte ultimatumin e tij, pasi kishte dëgjuar deklaratën e një dite më parë të kryeministrit Netaniau.

Ministri izraelit i Ekonomisë dhe i Shërbimeve Fetare, Benet kërcënoi se do të jepte dorëhqejen pas marrëveshjes së arritur me Hezbollah në Rripin e Gazës. Me këtë tërheqje, qeveria aktuale e kryeministrit Netanyahu ka ende mazhorancën në parlamentin e vendit, si dhe janë shmangur zgjedhjet e parakohshme./abcnews.al

itali-qeveria.jpg
G. P.08:35 | 19/10/2018

Në Itali është verifikuar përplasja e parë mes partnerëve të koalicionit qeverisës, Luixhi di Maio dhe Mateo Salvini. Kryetari i Lëvizjes 5 Yjet ka akuzuar ortakun politik se ka manipuluar projekt ligjin për amnestinë fiskale. Një akuzë serioze, që sipas mediave ka vënë në dyshim stabilitetin qeverisës.

Amnestia fiskale duket se ka krijuar kontrastin e parë mes partnerëve të koalicionit qeverisës në Itali, me kryetarin e Lëvizjes 5 Yjet që ka kërkuar sqarime nga kolegu i Ligës së Veriut. Luixhi di Maio ka deklaruar se situata kërkon një sqarim politik, pasi ka futur në kaos tregjet financiare.

Nga një takim elektoral në Toskanë, Di Maio ka theksuar se rritja e papritur e vlerës së bondeve të qeverisë ditën e enjte erdhi sepse tregjet mendojnë se qeveria nuk është më e bashkuar.

Di Maio, që është zëvendës ministër, pretendon se drafti i ligjit për amnestinë është manipuluar pasi partia e tij e ka firmosur në mbledhjen e kabinetit. Një qëndrim ky që ngre dyshime serioze për stabilitetin e koalicionit qeverisës.

Lëvizja 5 Yjet ka kundërshtuar gjithmonë amnestitë fiskale, një praktikë politike mjaft e përdorur në Itali, që u ka mundësuar individëve dhe kompanive të shmangin taksat duke derdhur një kuotë modeste.

Nga ana e saj, Liga e Veriut i mbështet amnestitë, të cilat sipas saj kthejnë paratë në thesarin e shtetit dhe janë një kërkesë e votuesve tradicionalë të së djathtës ekstreme. Di Maio ka nënvizuar se drafti i manipuluar parashikon një amnesti shumë më të gjerë nga ajo që kishte pranuar partia e tij.

Por për kryetarin e Ligës, Mateo Salvini, drafti nuk ka patur asnjë ndryshim të minutës së fundit.

“Termat e dekretit nuk do të ndryshojnë dhe secili do të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij”, ka thënë Salvini.

Nga Brukseli, kryeministri Xhuzepe Konte ka mohuar ekzistencën e një krize qeveritare./abcnews.al

etiopia.png
G. P.12:14 | 13/10/2018

Krijohet në Etipi Ministria e Paqes. Kryeministri i vendit, Abi Ahmed, deklaroi se vendimi u mor pak muaj pas firmosjes së marrëveshjes për paqe me Eritrenë, pas 20 vitesh konflikt të armatosur dhe tensionesh.

Në krye të qeverisë që nga muaji Prill i këtij viti, kryeministri ka lejuar rikthimin në vend të grupeve të opozitës që në të kaluarën cilësoheshin si terroristë.

Sipas tij, një kthesë e tillë në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, do të ketë efekte pozitive në të gjithë rajonin./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono