qershor

aa.jpg
G. P.15:42 | 11/09/2019

Papunësia në vend ka pësuar rënie në 11. 5%. Këtë e bën të ditur Ministria e Financave, sipas të cilës, ky është niveli më i ulët historik.

Lajm i mirë për ekonominë! Nis kështu njoftimi i Ministrisë së Financave e cila  shpërndau për mediat të dhënat e anketës tremujore të forcave të punës publikuar nga Instituti i Statistikave.

Bëhet fjale për rënien e papunësisë në vend në 11.5%, niveli më i ulët historik theksojnë financat. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,9 % ndërsa me tremujorin e parë të 2019-s rënia vlerësohet me 0,6 %.

Nga muaji Prill deri në Qershor të këtij viti 61.4% e personave nga 15 deri në 64 vjeç kanë gjetur një punë. 3,4% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë dhe 2.1% më tepër tre muajt e parë të vitit.

Shifra sipas ministrisë është ndër më të lartat në rajon dhe për këtë Shqipëria është vlerësuar nga Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Komisioni Evropian.

Rritje të punësimit kanë patur sektorët bujqësi, tregti, shërbimet mbështetëse, aktiviteti informatik dhe telekomunikacioni. Tendencë rënie po shfaq dhe papunësia tek të rinjtë.

Sipas Ministrisë së Financave raporti i publikuar nga INSTAT tregon efektivitetin e politikave të ndërmarra nga qeveria që shkon në favor të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe nxitjes së punësimit./ABC News Albania 24/7

motii-2-1280x714.jpg
Sej rie07:00 | 30/06/2019

Pjesa më e madhe e Kontinentit vijon me kthjellime dhe temperatura të larta. Ndërsa Europa Veriore dhe Lindore paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Sipas MeteoAlb: I gjithë territori mbetet në ndikimin  e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese. Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të vijojë me kthjellime zonat e ulëta dhe bregdetare dhe vranësira të lehta në zonat malore.

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale, por rritje do të ketë në vlerat maksimale duke u luhatur 13°C deri ne 36°C.

Era do fryjë e  lehtë me shpejtësi 30  km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë./abcnews.al

PD-selia-1-847x445-1.jpg
G. P.17:19 | 26/06/2019

Partia Demokratike ka hartuar një strategji për zgjedhjet e 30 Qershorit, por edhe për ditët më pas. Burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se protestat do të kulmojnë me 30 Qershorin që do të vazhdojnë edhe pas kësaj date, në mbrojtje të demokracisë dhe rendit kushtetues dhe kundër farsës së votimeve të paligjshme- bëjnë të ditur burimet nga selia blu. Protestat do të shtrihen në të gjithë vendin dhe sipas informacioneve do të zhvillohen në sheshe qendrore dhe pranë KZAZ-ve./ABC News Albania 24/7

lulzim-basha-6.jpg
G. P.09:35 | 23/06/2019

Nuk ka dalje nga kriza politike në Shqipëri “pa u ndëshkuar personat që kanë kapur shtetin me krim të organizuar dhe korrupsion”. Këtë kusht të ri të opozitës kryetari i Partisë Demokratike e nënvizoi edhe gjatë intervistës që dha në Radio Evropa e Lirë.

Nuk e sheh politikën si Pazar veçanërisht në këtë kohë kur të gjitha akuzat e ngritura në 6 vitet e fundit janë vërtetuar. Këtë përgjigje I jep interesimit të gazetares së Radios Evropa e Lirë për rrugë daljen nga kjo krizë politike.

“Publikimet më të fundit të gazetës prestigjioze gjermane Bild, tregojnë se jo vetëm kemi kapjen e shtetit nga krimi, por kemi shkrirjen në një të  partisë në pushtet, qeverisë dhe institucioneve shtetërore. Zgjidhja e kësaj krize politike nuk mund të kalojë thjesht nëpërmjet një marrëveshjeje të rëndomtë politike me një pazar mes palësh. Nuk mund të ketë zgjidhje të kësaj krize pa drejtësi dhe pa i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin dhe kriminelëve që, së bashku, kanë asgjesuar procesin politik, kanë vjedhur zgjedhjet, kanë devijuar vullnetin popullor dhe kanë prodhuar themelet e kësaj krize – një parlament ilegjitim, një qeveri ilegjiime, të dalë jo nga vota e qytetarëve, por nga diktati i krimit të organizuar, me paratë e drogës dhe të krimit dhe që, si rezultat, vazhdon të mbetet peng i interesave kriminale dhe private, në vend që t’i shërbejë interesave publike”, tha Basha.

Rruga ishte e vetmja mundësi për opozitën që ti dëgjohej fjala Brenda dhe jashtë Shqipërisë. Kryedemokrati sqaron se të gjithë hapat që ndërmorën Brenda institucioneve parlamentare u shpërfillën nga mazhoranca.

“Ne përfunduam së qeni një fasadë e një Kuvendi tashmë të faktuar si produkt i diktatit të krimit. Provuam për afro dy vite, që brenda këtij Kuvendi të bënim reformat e duhura për të shkatërruar këtë lidhje midis politikës dhe krimit, këtë shkrirje në një të pushteti me krimin.

Vendimi ynë, padyshim, i paprecedentë, u zbulua të ishte vendimi i vërtetë, sepse tashmë gjithë bota e ka parë se parlamenti shqiptar, qeveria shqiptare nuk janë produkt i votës së popullit, por janë produkt i shkrirjes në një të qeverisë, partisë në pushtet dhe krimit të organizuar”, tha Basha.

Kërkesa për dialog që ka përsëritur bashkësia ndërkombëtare në Shqipëri nuk mund të arrihet me kryeministrin Rama. Ky i fundit e zgjat dorën e bashkëpunimit sa për sy e faqe nënvizoi kryetari i Partisë Demokratike.

Apo akoma më keq, për propagandë nuk janë ftesa, por janë përpjekje për t’i hedhur hi syve njerëzve. Në krizën aktuale në Shqipëri është qartë se shkaktari kryesor është zoti Rama, i cili, për pushtetin e tij ka lidhur një pakt me krimin, çka faktohet edhe nga këto dosje hetimore, 339, 184”, tha ai.

Sipas Lulzim Bashës radiografia që gazeta gjermane Bild i bëri procesit zgjedhor në Shqipëri, tregon se nuk kemi të bëjmë më thjesht me një shtet të kapur nga krimi, por me një shtet të shkrirë në një me krimin e organizuar.

“Ndaj, asgjë nuk do ta zgjidhë këtë krizë pa u ndëshkuar hajdutët e votave, qofshin kriminelë të rrugës apo politikanë të bërë njësh me krimin. Ky është një kusht i panegociueshëm, jo thjesht për opozitën, po në qoftë se nuk arrijmë këtë, nga kjo krizë do të shkojmë në një krizë tjetër akoma më të thellë”.

Këmbënguljes së kryeministrit për të shkuar drejt kutive të votimit në 30 qershor i përgjigjet prerë.

“Për ne është fare e qartë, 30 qershori nuk është një datë zgjedhjesh. Votime ka edhe në Korenë e Veriut, për liri dhe demokraci flet edhe Maduro i Venezuelës. Procese farsë mban edhe Berdinmuhamedovi i Turkmenistanit. Po këto nuk janë standarde perëndimore. Nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën. Nuk mund të ketë zgjedhje me një kandidat. Çfarë zgjedhjeje është ajo,  kur ti ke një kandidat? Kjo na kthen pas në kohën e sundimit të diktaturës së Enver Hoxhës”.

Refuzimi që po i bëhet Shqipërisë prej 3 vjetësh nga Evropa tregon se kjo qeveri nuk përmbush detyrat në luftën  kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shqipëria nuk ka bërë hapa përpara, por ka bërë hapa pas shprehet kryetari i Partisë Demokratike në një intervistë për Radio Evropa e Lirë./ABC News Albania 24/7

lulzimbasha-847x445.jpg
Sej rie20:45 | 15/06/2019

Kreu i PD-së Lulzim Basha u bën thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në protestën e ardhshme të opozitës, më 21 Qershor. Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se data e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit do të jetë “varreza politike” e Kryeministrit Rama.

“30 Qershori është varreza politike e Edi Ramës, shokut të Avdylajve dhe bandave të krimit. Shqiptarët janë ngritur në këmbë në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Boll më me Shqipërinë që duan vetëm ata! Tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve! Asnjë hap pas”, thotë Lulzim Basha.

Të premten, pas mbledhjes që Lulzim Basha zhvilloi me aleatët dhe forumet e Partisë Demokratike, u vendos që protesta e radhës e opozitës të jetë më 21 Qershor. /abcnews.al

edi-rama-corovode-1280x712.jpg
G. P.11:47 | 08/06/2019

Dy gjëra pret kryeministri Edi Rama të ndodhin më 30 Qershor. E para është zhvillimi i zgjedhjeve dhe e dyta dënimi i atyre që pengojnë zgjedhjet. Për ta, Rama paralajmëroi se nuk do mund të kalojnë në BE pasi do mbeten në listën e zezë të saj.

Deklaratat kreu i Partisë Socialiste i lëshoi gjatë takimit elektoral në Çorovodë, ku prezantoi kandidatin e saj për kryetar bashkie.

“Në 30 Qershor do ndodhin këto dy gjëra. Së pari do bëhen zgjedhjet dhe do nisë mandati i ri i qeverisjes vendore. Së dyti do ndëshkohen me forcën e ligjit të gjithë ata që do gabojnë duke shkuar pas berihait dhe jo vetëm që do përballen me një nga ligjet më të ashpra që ka ky vend, por që në momentin që do fillojë procedimi penal do ndalohen të dalin jashtë shtetit dhe pastaj kur të dalin nga aty brenda ku përfunduan do mbeten sërish aty se nuk do ketë shtete ku do mund ta kalojnë kontrollin e policisë, pasi do kthehen mbrapsht si pjesë e listës së zezë që nuk lejohen në BE. Flasim për BE se për SHBA është shumë më keq. Ata fillojnë nga këta kryesorët që bëjnë thirrje për dhunë”, tha kryeministri Rama./abcnews.al

kruja.jpg
G. P.10:45 | 05/06/2019

Një 49-vjeçar ka rënë në pranga nga policia e Krujës. Sipas uniformave blu bëhet fjalë për autori i plagosjes së një personi tjetër në ngjarjen që ndodhi më 3 Qershor. Ai është Kastriot Alushi dhe banon në Krujë.

Dy ditë më parë, në lagjen “Sesere” të Krujës ai plagosi për motive të dobëta me armë zjarri A.P. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe arma e zjarrit pushkë model 63.

“Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Krujë në ngarkim të shtetasit K.A., për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar në nenet 76-22 dhe 278/2 të Kodit Penal”, shkruhej më tej në njoftimin e policisë./abcnews.al

parlamenti-europian1-1280x878.jpg
nev ila18:38 | 29/05/2019

Ditën e sotme Komisioni Europian ka dhënë për herë të dytë rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave pa kushte të Bashkimit Europian me Shqipërinë, vendim që do të merret muajin e ardhshëm në parlamentin europian nga vendet anëtare.

Sipas përfaqësueses së lartë të BE Federica Mogherini, Shqipëria i ka bërë detyrat e saj dhe tani është radha që BE të bëj punën e tij. Mbi këtë do të varet edhe besueshmëria dhe stabiliteti i unionit, theksoi Mogherini gjatë prezantimit të raportit.

Pas rekomandimit të Komisionit Europian se vendet anëtare të BE duhet të votojnë pro hapjes së negociatave me Shqipërinë ka ardhur dhe shenja e parë e mirë për rrugën e Shqipërisë drejt BE.

Ministria e jashtme Sllovene përmes një statusi në Twitter në faqen e saj zyrtare, ka njoftuar se ka mirëpritur rekomandimin e Komisionit Europian dhe se mbështet Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për hapjen e negociatave sipas rekomandimit të saj, duke lënë të kuptohet se vota e Sllovenisë do të jetë PRO Shqipërisë dhe Maqedonisë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono