qentë

trumpp.png
G. P.12:50 | 11/10/2018

Autori amerikan i reklamave Fil Gebëll, ka vendosur statuja të vogla të presidentit amerikan Donald Trump në rrugët e Nju Jork, duke ftuar qentë që kalojnë pranë, që të kryejnë aty nevojat e tyre. Sipas Gable kjo është një mënyrë satirike, për të shprehur atë që mendon për kreun e shtëpisë së Bardhë.

Përgjatë trotuareve të Nju Jork janë shfaqur statuja të vogla të ndryshme të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të shoqëruar me një tabelë të verdhë me një ftesë për qentë: “Urinoni mbi mua”.

Bustet që pasqyrojnë Tramp në versionin e viteve ’80, janë vendosur nga autori amerikan i reklamave Phil Gable. Ky i fundit ka shpjeguar iniciativën duke u shprehur se ky është vlerësimi që ka për Trump.

Mbi statujat të vendosura në një katror të vogël me bar është hedhur dhe një substancë që inkurajon qentë të urinojnë.

Gable, i cili tek bustet ka vendosur dhe emrin e studios së tij të reklamave, e cilësoi iniciativën si një mënyrë të re dhe zbavitëse për të shprehur mospëlqimin që shumë amerikanë kanë për presidentin e tyre. Madje ai u shpreh se reagimi i njerëzve ka qenë i jashtëzakonshëm.

Por Donald Trump ka qenë objekt kritike dhe në Hollivud. Dy javë më parë artisti i rrugës “Plastic Jesus”, ka vendosur disa shufra druri mbi yllin që i dedikohet kreut të Shtëpisë së Bardhë në hollin e famës.

Ai shpjegoi se ishte i bindur se Trump duhet të burgoset për korrupsion. Në të kaluarën, po “Plastic Jesus” ndërtoi në mur të vogël përreth yllit të presidentit amerikan duke iu referuar në këtë mënyrë murit të propozuar nga Trump në kufi me Meksikën./abcnews.al

qente.jpg
G. P.21:41 | 09/03/2018

Sipas studimit më të fundit, qentë mund të vuajnë nga xhelozia njësoj si njerëzit.
Kërkuesit studiuan 36 lloje të ndyshme qensh dhe zbuluan se shumica prej tyre janë indiferentë kur pronarët i japin vëmendje një qeni tjetër.
Por ja disa fakte që nuk i dini për kafshën që konsiderohet më besnikja e njeriut.

1. Qentë nuk ndihen fajtorë
Shkencëtarët besojnë se qentë përjetojnë xhelozi, kur zotëruesi i jep vëmendje një qeni tjetër. Por nëse ndodh që bëjnë ndonjë prapësi në shtëpi, mund t’ju duken të turpëruar kur i fliisni, por nuk ndihen fajtorë sepse nuk i përjetojnë këto lloj emocionesh.

2. Mund të shohin me ngjyra
Është thjeshtë një mit që qentë mund të shohin vetëm bardhë e zi sepse mund t’i shohin ngjyrat, por jo si njerëzit. Kanë një përparësi, shikojnë natën më mirë se njerëzit.

3. E ndiejnë fushën magnetike.
Qentë shikojnë dritat ultraviolet dhe mund të ndiejnë fushat magnetike. Besohet se mund të dëgjojnë edhe valë që lakuriqët e natës i përdorin për të lëvizur natën.
4. Mund të nuhasin sëmundjet
Nëse ndodh që miku juaj besnik fillon dhe sillet çuditshëm nuk ka asnjë problem me të, por me ju.
Kërkuesit kanë zbuluar se qentë kanë një aftësi të pabesueshme për të nuhatur komponentë organikë në trupin e njerëzve që nuk janë duke funksionuar siç duhet.
5. Mund të bien në dashuri
Sipas kërkimeve të Paul Zak, profesor në universitetin Claremont Graduate California, truri i qenve lëshon hormonin e dashurisë kur ndërvepron me njerëzit dhe qentë e tjerë, njësoj siç vepron truri i njerëzve, kur puthim apo përqafojmë./abcnews.al

vlcsnap-error620-1.jpg
us er13:01 | 05/11/2017

Në qytetin e Shkodrës është shtuar numri i qenve të rrugës dhe po ashtu janë shtuar dhe sulmet ndaj njerëzve. Por mbrojtësit e kafshëve raportojnë edhe për qen të dëmtuar dhe të gjymtuar nga njerëzit.

Qentë duket se kanë pushtuar Shkodrën.
Përllogariten afro 2500 që sorollaten rrugëve.
Një strehë për ta është e pamundur, thotë Izabela Sala e “Animmal Need’s Me”
Shumë qytetarë janë sulmuar.
Nga Spitali Shkodrës raportojnë për 10 raste në një javë me kafshime qeni.
Nga ana tjetër, mbrojtësit e kafshëve denoncojnë edhe për dëmtime të tyre.
“Animal Needs Me” është organizata e vetme në Shkodër e cila kujdesët për qentë e rrugës.
Kanë arritur të vaksionojnë falas dhe të kryejne sterizimin e rreth 900 kafshëve. Por problem mbetet shtimi i numrit në rrugët e Shkodrës me qen nga zona të tjera.
Duket si një betejë mes qenve dhe njerëzve. Kush prej tyre do të fitojë territor në Shkodër?/abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono



TE FUNDIT