qeni
Batha feston me Cobbinah

Capture1-5.png
So Nila11:51 | 27/01/2020

Një qenush duket se i ka shpëtuar jetën pronares së tij dhe ka shmangur infektimin e saj nga koronavirusi. Si e ka bërë këtë? Duke i grisur pasaportën.

Fillimisht, pasi ka parë pasaportën e grisur, pronarja është acaruar keq me qenin, por më pas me siguri që e ka vlerësuar gjestin e tij. Tani gruaja nga Taivani mendon se qeni i ka bërë një nder të madh duke i grisur pasaportën aq sa ajo nuk mund të udhëtonte për në Wuhan, në Kinë. Disa ditë pas udhëtimit të gruas u përhap lajmi i rrezikshmërisë nga koronavirusi.

Gruaja ka publikuar në Facebook foto të pasaportës së saj të grisur, në fillim të këtij muaji. Ajo shpjegon se e gjeti qenin me emrin Kimi të shtrirë pranë pasportës së grisur, ç’ka e ndaloi të udhëtonte për në qytetin kinez.

 

Disa ditë më vonë, pronarja e qenit publikoi një status tjetër në Facebook, ku shkruante:

“Ju kujtohet pasaporta? Ju kujtoj se qenushi donte të më mbronte. Pasaporta ime u gris dhe shumë shpejt mësova se origjina nga ku u përhap virusi i tmerrshëm ishte pikërisht vendi ku unë do të shkoja. Tani e mendoj me vëmendje dhe më duket shumë prekëse. Për fat të mirë, qeni më shpëtoi jetën duke më bllokuar këtë udhëtim”./abcnews.al

 

dogo12.jpg
So Nila09:44 | 21/01/2020

Autoritet në Greqi janë të tronditur nga rezultatet e një ekzaminimi mjekoligjor të shkaqeve të sakta të vdekjes së një 70-vjeçare në Volos tb Greqisë, e cila u gjet e vdekur të shtunën e kaluar në oborrin e shtëpisë së saj, ndërsa qeni i mbuluar nga gjaku qëndronte pranë saj.

Shërbimi Mjekësor Ligjor i Selanikut raportoi se shkaku i vdekjes së gruas ishin kafshimet e qenit, përcjell abcnews.al.

Gruaja vdiq nga hemorragjia e shkaktuar nga dy shenja kafshimi në fyt dhe kokë.

Shërbimi mjeko-ligjor i Selanikut është duke kryer ende teste toksikologjike, rezultatet e të cilave do të dalin rreth një muaj më vonë.

Duhet të theksohet se nuk është bërë asnjë njoftim për këtë çështje. Familja e kësaj gruaje fatkeqe beson se qeni nuk mund ta sulmonte kurrë dhe në vend të kësaj ai ka vrapuar për ta ndihmuar.

Policia, pas kafshimeve të dukshme që pa në trupin e gruas, e përshkroi vdekjen si një “incident të papritur” dhe urdhëroi të kryhej një nekropsi-nekrotomi.
Gjithashtu u raportua se 70-vjeçarja vuante nga probleme të zemrës, sipas raporteve të para nga të afërmit e saj, ndërsa të shtunën në mëngjes ajo kishte njoftuar burrin e saj se nuk po ndihej mirë./abcnews.al

qeni-1280x720.jpg
Autor E15:16 | 08/01/2020

Të shtënat me armë në Grudë të Shkodrës kanë alarmuar policinë gjatë mesditës së sotme.

Pasi shkuan në vendin e ngjarjes, blutë e Shkdorës kanë zbuluar se dy vellezër 37 dhe 28 vjeç kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së Gjergj Mhillajt, ku për fat të mirë nuk ka patur dëme në njerëz.

Por, abcnews.al mëson se të shtënat kanë kapur qenin e shtëpisë, i cili ka ngordhur në vend.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjës, ndërsa banorët flasin nën zë mbi atë që përcakton Kanuni në rastet kur vritet qeni i shtëpisë, cili e konsideron këtë sikur të jetë ekzekutuar në njeri.

Shkoder/Informacion paraprak i policisë

Më datë 08.01.2020, rreth orës 12:40, në fshatin Grudë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Gj. M. 63 vjeç, pa shkaktuar dëme në njerëz.

Nga veprimet e para hetimore autorë të dyshuar janë shtetasit A. K. 37 vjeç, dhe N. K. 28 vjeç, (vëllezër) banues në lagjen Skenderbeg Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor dhe punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve. /abcnews.al

qeni-kosovar.jpg
nev ila11:54 | 03/12/2019

Ishte shqetësuese të mësonim se gjatë tragjedisë së fundit, forcat shqiptare të sigurisë nuk kishin asnjë qen kërkimi në operacionet e shpëtimit. Kemi një institut për qentë, por që paska dalë jashtë loje, sepse mendohet vetëm për “diversantët”. Kështu e ka nisur reagimin e tij ish-Drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme Kastriot Dervishi.

Në fakt tërmeti i 26 nëntorit ka nxjerrë në pah gjithë problematikën e institucioneve shqiptare sidomos të emergjencave civile.

Tërmeti konfirmoi mungesën e theksuar se logjistikës nga ekipet shqiptare duke na treguar edhe njëherë se sa të papërgatitur jemi në raste emegjencash të tilla.

Madje, edhe pse gjatë ditëve të operacionit të kërkim-shpëtimit, nuk kishim asnjë qen që të kërkonte për trupa nën rrënoja, buxheti i shtetit harxhon shuma të konsiderueshme për përgatitjen, trajtimin dhe ushqimin e tyre.

Më tej Dervishi shkruan:

“Në harkun e 7 vjetëve e gjysmë, ngaqë depoja e Arkivit të Ministrisë së Brendshme ndodhet në këtë mjedis, së paku 1-2 herë në javë kam qenë në shkollën e qenve në periferi të Tiranës. Kam parë ecurinë e punës së njerëzve të përkushtuar, pasionin e të cilëve e fshiu fare politika e injorantëve me tekat e saj. Në vitin 2007 shkolla kaloi në varësi të Akademisë së Policisë. U krijuan praktika të reja pune. Jo vetëm që institutet që kishin nevojë “furnizoheshin” me “lëndën” e shkollës, por edhe pjesa e papërshtatshme shitej. Vendosja e Saimir Tahirit në krye, ishte një fatkeqësi e madhe për ministrinë dhe pjesët përbërëse të saj. Tahiri që e kujtonte veten polic, veprimtarinë e tij e mbështeti te idetë e dala boje të disa kuadrove të pavlefshëm të komunizmit, të cilët i mori si këshilltarë. Policia u politizua ndjeshëm, u orientua drejt falsitetit, verbërisë politike, shpërndarjes se lajmeve ordinere (duke shkelur edhe rregullat e informacionit të klasifikuar) dhe spektaklit. U rikthyen në punë oficerë fanatikë komunistë, u luftua elementi i përndjekur politik, profesionistët, etj. Filluan panairet, ndërsa disa tyryfyçka partie që u bënë drejtore në ministri quanin “punë” spotet e llojit me merimanga për fëmijë në mure, apo shpërndarjen e citateve “Jemi me Policinë e Shtetit”. Një polici tërësisht e kalbur, por e lyer mirë nga jashtë, mbahej vetëm nëpërmjet mosushtrimit të detyrës, raportit jo korrekt me krimin si dhe nëpërmjet propagandës. Konkluzioni ishte i qartë: lulëzim i hatashëm i kriminalitetit, kthim i vendit në prodhues të lëndëve narkotike, etj.
Edhe shkolla e qenve nuk mund t’i shpëtonte këtij degradimi. Menjëherë u hoq nga puna shefi i saj. Shkolla kaloi në varësi të Drejtorisë së Kufirit, duke rikthyer një praktikë të kohës së komunizmit, se atë stil njihnin ndryshqet që solli partia. Se për këta ishte e paimagjinueshme të shërbejnë qente për kërkimin e drogës apo shpëtimin e njerëzve në rrënoja apo dëborë. Janë rritur me mitin e “kufitarit trim” që lufton “diversantët”.
U transferuan gjithë oficerët trajtues në detyra të tjera (a thua se kishte profile të ngjashme), duke e nxjerrë brenda pak vitesh realisht jashtë përdorimit. Nisur nga nga fakti se këta lloje nuk dinë të qeverisin, paaftësinë e tyre e mbushin me keqqeverisje e propagandë. Vëreni këtë foto të vitit 2016. Ministri Tahiri takon qenin. Këtij madje i kanë vënë një “samar” me fjalën “Policia”. Një veprim qesharak ky pasi qentë e këtij lloji nuk kanë nevojë për fanela dhe samarë”./abcnews.al

qeni-kosovar.jpg
nev ila22:01 | 26/11/2019

Vazhdojnë kërkimet intensive në Thumanë, Durrës aty ku tërmeti ka shkaktuar dëmet më të mëdha si në njerëz ashtu edhe në dëme materiele.

Forcat e Sigurisë së Kosovës janë bërë pjesë e këtyre operacioneve edhe me ndihmën e qenve të kërkimit, të cilët Shqipëria nuk i ka si kapacitet në rastet e emergjencave.

Sikurse jeni duke e parë edhe në këto foto, qentë kërkojnë në rrënojat e objekteve të shkatërruara nga tërmeti, ku zonat më të prekura janë Thumana dhe Durrësi, ku janë shembur pallate, hotele, apo ndërtesa të tjera.

Burime pranë ekipit shpëtues bëjnë me dije se qeni hero deri më tani ka gjetur dhe shpëtuar 3 persona.

Ndërkohë raportohet për 22 persona të vdekur dhe disa të tjerë raportohet se janë nën rrënoja./abcnews.al

qeni.jpg
ad min18:28 | 29/10/2019

Një qen është duke pushtuar rrjetin. Kjo pasi, ai ka vetulla të ngjashme me të një njeriu. Qeni u gjet në rrugët e Bratsk, një rajon në qendër të Rusisë. Qeni u dërgua në një qendër për kafshët, ku pret për adoptimin.

Punonjësit menjëherë ngarkuan në internet foton e qenit, duke i vënë në pah tiparin e tij dallues. Ata besojnë se qeni është i llojit Husky dhe paraardhësit e tij, kishin të njëjtën lloj “vetulle”.

Ndërkohë një veteriner konfirmoi se “vetullat” nuk ishin vënë artificialisht./ABC News Albania

vlcsnap-2019-10-04-13h29m14s916-2.jpg
ent ela11:48 | 05/10/2019

Tre mashtrues kanë rënë në prangat e policisë italiane me akuzën e mashtrimit dhe vjedhjes ndaj të moshuarve. Mediat italiane bëjnë të ditur se tre personat e moshës  50, 40 dhe 34 vjeç, banues në Canavese, në provincën e Torinos vepronin në provincat e Milanos dhe Bergamos. Ata paraqiteshin në shtëpitë e të moshuarve si karabinierë ose punonjës të Bashkisë.

Një shumë parash në vlerë 70 mijë euro, stoli dhe një janë vjedhur kriminelët, të cilat u gjetur në bagazhin e makinës së tyre kur u kapën nga policët e trafikut të Novarës. Ata tani ndodhen në burgun e Ivrea.

Ata kishin vjedhur edhe një qen të vogël, por falë mikrocipit që kishte rreth qafës, ai u kthye te të zotërit e tij, të cilët ende nuk kishin vërejtur zhdukjen.

Modaliteti ishte gjithmonë i njëjtë, kriminelët shfaqeshin në shtëpinë e viktimave duke ekspozuar karta identifikimi false të karabinierëve ose duke si punonjës të Bashkisë. Pasi kishin futur në xhepa para dhe bizhuteri, ata humbnin gjurmët e tyre.

Policia e Trafikut Novara i arrestoi ata pas një ndjekje të gjatë në autostradën Torino-Milano. /abcnews.al

 

droga-1280x715.jpg
ad min12:43 | 14/03/2019

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në Greqi pasi u kapën me drogë. Policia greke ka njoftuar se bëhet fjalë për dy 25-vjeçarë. Ata e kishin fshehur drogën në makinën e tyre. Gjithsej u sekuestruan 68.8 kilogramë kanabis, e cila ishte e ambalazhuar në 50 paketa. Sasia e lëndës narkotike u zbulua me ndihmën e qenit antidrogë.

Shqiptarët u ndaluan në vendin e quajtur Drosopigi, në rrugën që lidh Konicën me Kosturin. Sipas autoriteteve fqinje, dy të arrestuarit janë pjesë e një rrjeti që sjell drogë nga Shqipëria dhe e trafikon në Greqinë e Veriut./abcnews.al

QENI-DIPLOMA_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.06-1280x720.jpg
ad min20:58 | 19/12/2018

Në universitetin Klarkson të Nju Jork, qenushi Grifin ka marrë diplomë nderi pasi ka ndihmuar 25 vjeçaren Britani, me aftësi të kufizuara, që të përfundonte masterin e saj.

Diplomë nderi, së bashku me kapelen e zezë tradicionale, për Grifin, një Ritrajvër të verdhë 4 vjeçar i cili ndihmoi 25 vjeçaren Britani Haulei në studimet e saj për masterin në terapi në universitetin Klarkson në Nju Jork. Në ceremoninë e diplomimit qenushi ishte pranë vajzës, dhe u vlerësua pasi kishte treguar një përpjekje të jashtëzakonshme, një impenjimtë vazhdueshëm dhe një dedikim total për mirëqënien dhe suksesin e studentes.

25 vjeçarja u shpreh për mediat amerikane se kishte këmbëngulur për diplomimin e qenit të saj që ditën e parë pasi ai kishte bërë cdo gjë që kishte bërë dhe ajo. Britani lëviz me një karrige me rrota dhe vuan nga dhimbje kronike. Qeni e ndihmon të hapë dhe të mbyllë dyert, të ndezë dritat dhe i çon objektet që ajo i kërkon. Por ajo që është më e rëndësishme është dashuria që qenushi i jep kur vajza buan nga dhimbjet që i shkaktojnë depression dhe ankth. Sa herë Britani shkonte në leksion dhe Grifin shkonte me të. Qeni i është dhënë vajzës falë programit “Katër putra npër burgjet” që i mëson të dënuarve në burgjet e Uest Virxhinia që të trajnojnë dhe më pas të përkëdhelin qentë për të ndihmuar njerëz si Britani./abcnews.al

47250985_10156741690188286_6805438807941316608_n.jpg
ent ela12:24 | 03/12/2018

Një imazh ka prekur qytetarët amerikanë pasi në të shfaqet qeni i Presidentit të ndjerë Xhorxh Herbert Bush, i cili nuk largohet nga arkivoli i tij. Qeni Sully e ndihmoi atë në ditët e fundit të jetës.

Nuk dëshiron të largohet nga padroni i tij, qeni Sully i ish-Presidentit George Herbert Bush, i cili i qëndron besnik edhe pas vdekjes pranë arkivolit të tij të mbuluar me flamurin amerikan. Imazhi është publikuar në rrjete sociale nga zëdhënësi Jim McGrath, është bërë menjëherë virale, duke prekur qytetarë të shumtë amerikanë.

“Mision i përmbushur”është shkrimi sipër fotografisë së labradorit të dashur të ish Presidentit. Bush kishte adoptuar Sully-n qershorin e kaluar pasi e mori atë si dhuratë nga organizata jo fitimprurëse “America VetDogs”.

Presidenti vuante nga një formë e butë e Parkinsonit dhe qeni e ndihmonte duke hapur dyert, duke marrë objekte dhe e ndihmonte në përditshmërinë e tij. Sully do t’i rikthehet organizatës, që ka seli në Nju Jork, ku do të kalojë festat e fundvitit, përpara se të transferohet në programin e stërvitjes së qenëve të Qendrës kombëtare mjekësore ushtarake të Ëater Reed.

Ndërkaq, në të gjithë SHBA-të dita e mërkurë do të jetë ditë zie kombëtare për shkak të ndarjes nga jeta të Presidentit të 41-t të vendit. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono