Qendrat

turqi-1280x707.jpg
ent ela18:10 | 31/03/2019

Në Turqi janë mbyllur pasditen e së dielës qendrat e votimit për zgjedhjet lokale. Mbi 57 milionë qytetarë me të drejtë vote votuan për kryetrarë bashkish dhe këshilltarë bashkiakë në 81 provinca të vendit. Procesi, rezultatet paraprake të të cilit pritet të dalin jo më herët se në orën 21, konsiderohet një test për presidentin Recep Taip Erdoan.

Pakënaqësia popullore për shkak të situatës së rëndë ekonomike ku e ka futur vendin ka bërë që vetë Erdogan të shqetësohet se mund të humbasë bastionet e partisë së tij, përfshirë Ankaranë dhe Stambollin, që janë qytetet më të mëdha të Turqisë. Në një prononcim të mëhershëm për mediat, presidenti turk e cilësoi procesin zgjedhor betejën e karrierës së tij politike.

Aktualisht Turqia ndodhet në recesion, inflacioni ka shkuar në 20 për qind, ndërsa lira ka rënë me një të tretën, duke çuar në falimentimin e shumë bizneseve. Ndërkohë, incidentet gjatë procesit zgjedhor nuk munguan. Një përplasje e armatosur mes dy grupeve politike rivale në qytetin lindor Malatia la dy persona të vdekur. Ndërsa në rajonet jug-lindore Dijabakir dhe Mardin, përplasje të ngjashme lanë 5 persona të plagosur. Dy rajonet në fjalë janë me shumicë kurde dhe incidentet në një proces elektoral nuk janë të rralla./abcnews.al

53283316_637544723368248_4901177993977659392_o-1280x853.jpg
ent ela11:07 | 26/02/2019

Pas punësimit të 54 mjekëve të përgjithshëm, ekipit të qendrave shëndetësore dhe ambulancave në vend i shtohen dhe 12 mjekë të rinj. Ata u pritën nga Ministrja e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu e cila inkurajoi që të vendosin një raport të ri mjekë- pacientë. Për këtë çështje  Manastirliu deklaroi se pjesë e edukimit në vazhdim të mjekëve do të jetë dhe komunikimi dhe etika në punë. Ndërkohë ministjra e Shëndetësisë iu tha bluzave të bardha se duke filluar nga muaji prill do të nis rritja e pagave prej 7% për rreth 18 mije e 400  punonjës të shëndetësisë, mes të cilëve 4,650 mjekë dhe 13 mijë e 700 infermierë.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono