qatja

marsidaa.jpg
Autor E10:25 | 12/10/2019

Marsida Qatja është marrë sërish në pyetje gjatë pasdites së djeshme për shkak të dëshmive kontradiktore në media dhe para oficerëve të policisë gjyqësore, por edhe nevojës për të qartësuar atë se çfarë ndodhi dy netë më parë në banesën e saj në Kavajë.

Gazetarja e ABC News, Anila Sefa raporton se ajo ka deklaruar se kishte thirrur Toçin për të shuar sherrin me Hoxhollin.

30-vjeçarja, ka deklaruar para oficerit të Policisë Gjyqësore se është përdoruese e drogës dhe në raste të caktuara ka përdorur edhe kokainë.

Marsida theksuar se edhe natën kur ndodhi ngjarja, ka përdorur kokainë, duke theksuar se nuk e kishte blerë ajo, por e ka gjetur në pjatë, ku e kishte vendosur miku i saj, Xhuljo.

Në dëshminë e saj pas krimit, Qatja ka pranuar në Polici se me viktimën ka pasur një lidhje, së cilës i kishte dhënë fund, por ai kërkonte sërish të kryente marrëdhënie me të.

Por në prononcime që ka dhënë përgjatë dy ditëve në media të ndryshme, ajo thotë të kundërtën. Për këtë arsye, Prokuroria e Kavajës e ka rimarrë në pyetje Marsida Qatjan, por edhe të gjithë personat e përfshirë në ngjarjen e ndodhur pas mesnate në apartamentin e 30-vjeçares. /abcnews.al/

ngjarja-kavaje-mbulim.mp4_snapshot_00.30-1280x720.jpg
ent ela12:33 | 10/10/2019

Një person është vrarë me arme zjarri dhe një polic ka mbetur i plagosur pas një konflikti për një femër në Kavajë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit në lagjen nr. dy të qytetit. Mësohet se efektivi i policisë Bledar Toçi ndodhej me tre persona të tjerë në shtëpinë e një gruaje me të cilën rezulton se kishte lidhje dashurie.

Në pamjet e siguruara nga operatori i ABC News, Adi Topi mund të shihni ambientet e brendshme të shtëpisë ku ndodhi ngjarja e rëndë:

Pak minuta më vonë ka mbërritur i armatosur Dritan Haxholli dhe efektivi Toçi i ka kërkuar llogari gruas pse e kishte ftuar personin në fjalë. Në këtë moment Haxholli e ka qëlluar me një plumb në qafe efektivin. Ky i fundit i është përgjigjur me katër plumba duke e lënë të vdekur Haxhollin. Viktima ndodhet në morg për t’ju nënshtruar ekspertizë mjeko-ligjore.  Ndërsa efektivi Toçi i cili është punonjës i burgut në Durrës është dërguar në spitalin e Kavajës në gjendje kritike për jetën.

Policia e Tiranës njoftoi se polici është arrestuar . Bashkë me të u vu në pranga edhe vëllai i tij . Mësohet se gjatë sherrit në banesë është goditur fizikisht edhe gruaja. I gjithë konflikti sipas policisë lokale ka ndodhur për motive xhelozie. Gjatë kohës kur ndodhi ngjarja në banesë ishin edhe tre fëmijët e Marsida Qatja. Ndërsa burri i saj ndodhet në burg në Gjermani. /ABC News Albania 24/7

gruaja.jpg
Autor E11:30 | 10/10/2019

Abcnews.al zbardh dëshminë e gruas, e cila ishte shkak për përplasjen që solli një viktimë dhe një të plagosur në Kavajë.

Gazetari Andi Qosja bën me dije për abcnews.al se 30 vjeçarja M.Qatja ka deklaruar para oficerëve të policisë gjyqësore se ajo kishte patur një lidhje me më parë me Dritan Haxhollin, por më pas ishin ndarë.

Por, sipas saj, pas ndarjes ai i kërkonte vazhdimisht marrëdhënie seksuale duke e shqetësuar vazhdimisht.

Ajo deklaron se ka diskutuar me Bledar Tocin, me detyrë shef i sigurisë në burgun e Durrësit duke i shprehur shqetësimin e saj.

Vajza, për të cilën ndodhi ngjarja në Kavajë

Nga ana tjetër 31-vjeçari Toci i ka thënë se do e zgjidhë ai këtë çështje dhe do të fliste me 41-vjeçarin.

Pamje nga shtëpia

Në mbrëmje Toci dhe dy miq të tjerë të gruas kanë shkuar në banesën e tij dhe më pas ka ardhur me kallashnikov Haxholli, i cili ka shkatërruar me tytën e armës grilën e dritares së apartamentit që ndodhet në katin e parë të një pallati në lagjen nr.2 të Kavajës. /abcnews.al/

shtepia-1280x720.jpg
nev ila10:28 | 10/10/2019

Pamje tronditëse brenda shtëpisë ku ndodhi ngjarja mëngjesin e sotëm në Kavajë. Njolla gjaku, birra, rrëmujë e gjithçka përmbys. Janë këto pamjet brenda banesës në Kavajë. Një person humbi jetën ndërsa mbeti i plagosur polici i burgjeve.

Në pamjet e siguruara nga operatori i ABC News, Adi Topi mund të shihni ambientet e brendshme të shtëpisë ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Mësohet se në banesën e 30 vjeçares ndodheshin edhe tre fëmijët e saj të mitur, të cilët për fat të mirë i kanë shpëtuar plumbave të shkrepur, të cilët kanë qënë 17 të tillë.

30 vjeçarja M.Qatja

Fëmijet janë të moshës 14, 9 dhe më i vogli 2 vjeç, të cilët kanë shpëtuar pa asnjë gërvishtje për fat të mirë.

Në vendin e ngjarjes u sekuestruan një armë automatike model 56 me një krehër me 28 fishekë, 16 gëzhoja të kalibrit 9 mm, copa të ndryshme metalike dhe predhash, një armë zjarri e tipit Glock dhe një gëzhojë mod 56 kalibri 7.62 mm.

 

/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono