qarku

arta-marku-1280x717.jpg
Sej rie11:55 | 27/05/2019

E thirru sot në Komisionin e Sigurisë dhe Ligjeve ishte Kryeprokurorja Arta Marku. Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme raportoi për punën e bërë përgjatë vitit 2018.

Në fjalën e saj përpara deputetëve, Marku u shpreh se gjatë këtij viti janë trajtuar 57 mijë raste kallëzuese dhe se ka një ulje të kallëzimeve penale.

Kryeprokurorja shtoi se një pjesë e kallëzimeve dhe referimeve vijnë nga qytetarët dhe policia.

“2018 ka qene një vit jo i zakonshëm për shkak të procesit të Vettingut. Janë bërë shumë shkarkime prokurorësh, prandaj kanë qenë pak apatikë sepse ky proces i ka bërë të pasigurt. Përqindja më e ulët e kriminalitetit vihet re në Dibër dhe më e larta në Vlorë. Ka  një rritje të ndjeshme të çështjeve që janë dërguar në gjykatë”, tha Kryeprokurorja./abcnews.al

ELBASAN-BORA-MBULIM.mpg_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela09:51 | 09/01/2019

Një tjetër qark që po përballet me shumë vështirësi nga dëbora është Elbasani. Në segmentet rrugore që lidhin fshatrat me qytetet është e detyrueshme të lëvizet vetëm me zinxhirë.

Në fshatrat malore të Gramshit nuk është zhvilluar mësim pasi ka qenë e pamundur që nxënësit të çajnë dëborën. E vështirë ishte dhe udhëtimi për në këto shkolla i arsimtarëve. Në Qafë Thanë po punohet me borëpastruese dhe hidhet vazhdimisht kripë e skorje.

Këtu automjetet qarkullojnë me zinxhirë. Probleme me ngricën dhe dëborën ka dhe në fshatra të thella malorë që lidhin Polisin, Rrajcën, Sopotin, Fushë Studenin, Lunikun, Stëblevën etj. me qytetet Prrenjas e Librazhd./abcnews.al

FIER-ZJARRET-ARRESTIMET-1280x720.jpg
ent ela13:46 | 26/10/2018

Edhe në Fier situata me zjarret ka qenë e rëndë. Policia ka arrestuar disa persona të cilët për të pastruar shkurret kanë shkaktuar dëme të mëdha tek vreshtat me ullishte.

Në përpjekje për të djegur shkurret zjarrvënësit në Lushnjë dhe në Fier po dëmtojne vreshtat me ullinj.

Vetëm 24 orët e fundit në Fier u shfaqën disa zjarre. E njëjta situatë si disa ditë më parë në Lushnje.

Për këto vatra policia e Fierit ka arrestuar disa zjarrvënës. Tre persona u arrestuan në fshatin Kreshpan, ku teksa pastronin parcelat e tyre me ullinj u kanë vënë zjarrin sipërfaqeve me shkurre dhe barishte.

Flakët kanë dalë jashtë kontrolli për shkak të erës së fortë, duke djegur 99 rrënjë ullinj.

Një tjetër person u arrestua në fshatin Darzezë, pasi pranë stallës së tij u ka vënë zjarrin kallamishteve të kanalit kullues.

Era e fortë ka bërë që zjarri të përhapet në një sipërfaqe pyjore me pisha.

Ndërsa në Dukas të Patosit janë arrestuar dy banorë, që në përpjekje për të hapur kullotë duke djegur shkurre, kanë djegur 60 rrënjë ullinj në pronësi të dy bashkëfshatarëve të tyre.

Zjarret në vjeshtë kanë shkaktuar dëme si asnjëherë tjetër, dhe pothuajse të gjitha ngjarjet kanë qenë të qëllimshme. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono