pyje

blendi-kl.jpg
G. P.16:06 | 21/07/2018

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, është takuar me banorët e Bulqizës, të cilët protestojnë prerjen e pyllit pranë zonës së tyre. Gjatë takimit ministri ka premtuar verifikimin e procedurës ligjore të zbatuar në dhenien e kontratës.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, zhvilloi një takim me banorët e Bulqizës, të cilët prej ditësh ndodhen në protestë për kundërshtimin e një kontrate koncesionare për prerjen e pyllit pranë zonës së tyre. Pasi dëgjoi shqetësimet e tyre, ministri deklaroi mbështetjen e tij për çdo protestë që është në mbrojtje të mjedisit.

“Si qytetar jam me ju, si ministër do ndjek procedurat ligjore per verifikimin dhe pezullimin e kontratës. Kemi premtuar për 20 milionë e 200 mijë pemë deri në 2020-n. Kjo është zonë shumë e bukur që nuk duhet të ngrihet mbi shkatërrimin e mjedisit, por mbi zhvillimin e përdorimit të resurseve natyrore”.

Klosi njoftoi banorët se do të verifikojë mënyrën si është dhënë kontrata, baza ligjore mbi të cilën është bazuar si dhe procedudurat e ndjekura gjatë dhënies së saj./abcnews.al

zjarre.jpg
G. P.11:39 | 13/06/2018

Temperaturat e larta të Qershorit paralajmërojnë zjarre dhe për këtë arsye, prefekti i Gjirokastrës organizoi një takim me drejtues institucionesh në rang prefekture. Prefekti Astrit Aliaj pasi analizoi situatën e një viti më parë kërkoi nga të gjitha institucionet gatishmëri. Në takim u fol dhe për mungesën e mjeteve.

Rreth 600 hektarë, kryesisht pyje dhe kullota janë djegur në 6 bashkitë e Qarkut të Gjirokastrës, ku zona më e prekur ka qenë Bashkia Dropull.

Gjatë vitit 2017 janë shoqëruar 30 persona të hetuar për zjarrvënie, dy janë ndaluar dhe 5 ndiqen në gjendje të lirë. Sipas policisë, mes personave të hetuar për zjarrvënie, tre kanë qenë gra./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono