Putin

vlcsnap-error725-1280x720.jpg
ent ela11:20 | 14/02/2018

Një takim imagjinar me Vladimir Putin i ka kushtuar postin ministrit të jashtëm holandez. Halbe Zijlstra dha dorëheqjen pasi pranoi se kishte gënjyer rreth një takimi me presidentin rus. Zijlstra pretendonte se kishte qenë i pranishëm në një takim në vitin 2006, gjatë të cilit presidenti rus Putin sipastij kishte thënë se i konsideronte Biellorusinë, Ukrainën dhe Baltikun si pjesë e një Rusie të madhe. Port ë martën ministri pranoi se nuk ka qenë i pranishëm në takim dhe se e kishet dëgjuar këtë histori nga persona të tjerë që kishin marrë pjesë. Me një zë të emocionuar ai konfirmoi dorëheqejn e tij si ministër i jashtëm në dhomën e përfaqësuesve në Hagë. Ai foli shumë shkurt duke shmangur që deputetët të nisnin debatet.

“Holanda meriton një ministër jashtë cdo dyshimi. Do të kisha dashur që ministria ime të ishte ndryshe. Është gabimi më i madh që kam bërë ndonëjherë në karrierën time, dhe nuk shoh asnjë mundësi tjetër përveçse t’i dorëzoj dorëheqjen Mbretit.”

Tashmë ish ministri i jashtëm përfundoi deklaratën duke thënë se e kishte marrë vendimin me shumë keqardhje./abcnews.al

 

vlcsnap-error713-1280x721.jpg
gra moz22:20 | 13/02/2018

Presidenti amerikan, Donald Trump, zhvilloi të hënën një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin, të cilit i shprehu qëndrimin e tij se ka ardhur koha, që palët të punojnë për arritjen e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Sipas një njoftimi për shtyp të Shtëpisë së Bardhë, gjatë bisedës Trump i tha Putin se hapa të mëtejshëm duhen ndërmarrë për t’u siguruar që Korea e Veriut të heqë dorë nga programi i saj bërthamor.
Trump, që muajin e kaluar u ankua se Moska nuk po ndihmonte në zgjidhjen e krizës koreane, i tha kreut të Kremlinit se duhej bërë edhe më shumë për të neutralizuar ambicjet e Penianit.
“Presidenti Trump ritheksoi rëndësinë për ndërmarrjen e hapave të tjerë për të siguruar asgjësimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut, thuhet në njoftimin për shtyp të Shtëpisë së Bardhë./abcnews.al

vlcsnap-error661-1280x720.jpg
ent ela14:02 | 10/02/2018

Policia ruse urdhër të prerë personelit për të ruajtur 24 orë në 24 posterat elektoralë të Vladimir Putin deri në 18 mars, kur do mbahen zgjedhjet presidenciale në vend.

Në disa rajone ruse të Siberisë agjentët e policisë janë urdhëruar që të ruajnë 24 orë në 24 posterat elektoralë të fushatës presidenciale të Vladimir Putin. Fakti është zbuluar nga bloger rusë në këto zona. Ata kanë filmuar automjete që disa herë ishin pa sinjalistikën e policisë, me agjentë porn ë disa raste dhe automjete të policisë rrugore. Herë pas herë agjentët ndërrohen, por automjetet poshtë posterave gjigandë elektoralë të parkuara dhe persnat që i ruajnë nuk mungojnë në asnjë moment. Një burim anonym nga policia konfirmoi për blogerat se dejtuesit e policisë kanë dhënë një  urdhër të qartë për të ruajtur 24 orë në 24 posterat elektoralë të Putin deri në ditën e zgjedhjeve presidenciale në18 mars. Ndërkohë që posterat e kanidatëve të tjerë për president nuk ruhen nga askush./abcnews.al

E3A5D4BE-D8ED-43B4-B334-65B9934F13E9_w1597_n_r1_s-1280x720.jpg
ent ela09:41 | 10/02/2018

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u tha liderëve rusë të biznesit se ai beson se vendet perëndimore do të lodhen “së shpejti” nga sanksionet kundër Moskës dhe se marrëdhëniet do të përmirësohen.

Putin i bëri komentet në një takim me dyer të mbyllura me Unionin Rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve – një grupim i shefave dhe manjatëve të kompanive.

“Mendoj se ata që e bëjnë këtë, do të lodhen vetë së shpejti. Shpresoj se do të fillojmë rrugën e marrëdhënieve normale”, cituan mediat ruse Putinin, duke folur për sanksionet e ndërmarra nga Perëndimi.

Komentet e Putinit vijnë disa javë përpara zgjedhjeve presidenciale të 18 marsit, të cilat pritet t’i fitojë Putin.

Megjithatë, ka raporte se elita ruse është e shqetësuar për sanksionet që kanë pasur efekt në ekonomi dhe kanë komplikuar marrëveshjet tregtare dhe biznesore me Perëndimin.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe të tjerë kanë vendosur sanksione kundër Rusisë, pasi kjo e fundit ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014 dhe ka ndërhyrë në konfliktin separatist në lindje të Ukrainës./REL

vlcsnap-error573-1280x720.jpg
ent ela14:57 | 08/02/2018

Gjatë një bisede telefonike, Presidenti turk dhe ai rus u dakordësuan për të shtuar bashkëpunimin për Sirinë. Gjithashtu për këtë çështje do të zhvillojnë dhe një samit në Stamboll.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe homologu I tij turk, Rexhep Tajip Erdogan janë dakordësuar të forcojnë kordinimin mes ushtrive të dy vendeve dhe shërbimit të sigurisë në Siri në luftën kundër terrorizmit. Kjo është konfirmuar nga vetë Kremilini me anë të një deklaratë për media. “Dy liderët, gjatë një bisede telefonike, diskutuan gjithashtu edhe për perspektivën e re në mardhëniet mes Rusisë, Turqisë dhe Iranit lidhur me Sirinë”, theksohet në deklaratë.

Kurse nga ana tjetër burime pranë presidencës së Erdogan bënë me dije se ka rënë dakord me Putin që të mbahet një samit për Sirinë në Stamboll. Gjatë bisedës telefonikë, fokusi kryerso ishte tek sitata e rënduar në rajonet Idlin dhe Afrin.

Sipas mediave turke, dy liderët u dakordësuan për avancimin e procesit të vendosjes së vendndodhjeve të reja të vëzhguesve në afërsi të zonave të uljes së tensioneve dhe shkëmbimin e pikëpamjeve në procesin e Astanës. Duke prekur situatën humanitare në Gutën Perëndimore, Erdogan dhe Putin rikonfirmuan synimin e tyre për të bashkëpunuar lidhur me këtë çështje.

Ndërkohë, presidenti turk duke folur në Ankara nënvizoi se do të zgjidhë çështjen e Afrinit dhe të Idlibit dhe se 3.5 milionë do të kthehen në shtëpitë e tyre. Gjithashtu pati dhe një këshillë për presidentin amerikan, Donald Trump. “Të nderuarit Trump i kam thënë: “Nuk eliminohet terroristi me terrorist, po gaboni, por fatkeqësisht vazhduan me ata. Më pas u kemi thënë në rregull ju në rrugën tuaj, ne në rrugën tonë‘”, tha Erdogan./abcnews.al

TELEMMGLPICT000151718846_trans_NvBQzQNjv4Bq4GoSUj5tx-cOXjJHDSbw9f07bULk_YS21mi2D_qVE4-1280x800.jpeg
ent ela11:37 | 19/01/2018

Në Moskë reshjet e dëborës kanë ndikuar që temperaturat të bien deri në minus dhketë gradë Celsius. Pavarësisht kësaj presidenti rus Vladimir Putin nuk ka hequr dorë nga rituali I përvitshëm për tu larë në ujin e akullt të liqenit Seliger me rastin e festës ortodokse të pagëzimit të krishtit.

Presidenti Vladimir Putin është zhytur në ujin e akullt të liqenit Seliger gjatë ceremonisë për festën ortodokse në manastirin e Nilov.

Në të gjithë Rusinë me qindra mijëra persona të moshave të ndryshme kanë sfiuar temeperaturat e ulëta për t’u larë në ujërat e akullta të lumenjve dhe liqeneve me rastin e fesës për pagëzimin e Krishtit.

Në Moskë numërohen 59 pika pagëzimi, ku shumë rusë praktikuan ritin që kujton pagëzimin e Jezusit nga ana e Shën Xhovani Batista, një nga festat ë të rëndësishme për kishën ortodokse.

Çdo gjë është filmuar dhe është transmetuar drejtpërsëdrejti në internet falë telekamerave të vendosura nga autoritete ruse Pamjet janëtë përgjithshme për të mos shkelur privatësinë e besimtarëve si dhe për të ndihmuar njerëzit që të zgjedhin vendet më pak të populluara./abcnews.al

vlcsnap-error445-1-1280x720.jpg
us er10:39 | 28/12/2017

Presidenti Rusë, Vladimir Putin, e cilësoi shpërthimin në Shën Petersburg që plagosi 13 persona – një akt terrorizmi. Kreu i Kremlinit shtoji se “duhet të veprojmë me vendosmëri, të mos arrestojmë por t’i vrasim terroristët në vend”.

Presidenti rus Putin e përshkroi si “një akt terrorist” shpërthimin që plagosi 13 persona në nje qender tregtare në Shën Petersburg, mbremjen e se merkures.

Putin foli në një ceremoni ushtarake në Kremlin mbi ngjarjen, por nuk ofroi detaje të reja. “Nëse është e nevojshme duhet t’i vrasim terroristët në vend” – deklaroi Putin. Ai  theksoi se kishte urdhëruar drejtorine e Shërbimeve Federale të Sigurisë të vepronte sipas ligjit, në rast se rrezikohej jeta e agjentëve rusë.

Ndërkaq, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e nje dite me pare.  Në kohën e shpërthimit, qendra tregtare ishte e tejmbushur pasi njerezit bejne blerjet me rastin e festave.

Shën Petersburgu, qe është vendlindja e Putinit, ka qenë skenë e një sulmi tjetër terrorist më 3 prill të vitit të kaluar me 16 viktima./abcnews.al

173467_7996783_updates.jpg
us er14:26 | 22/12/2017

Rusia dhe Turqia do të bashkëpunojnë për krijimin e një shteti palestinez. Kjo ishte tema e bisedës telefonike mes presidentit rus Putin dhe atij turk Erdoan. Dy liderët ranë dakord për të vazhduar përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit izraelito – palestinez.

Putin dhe Erdoan, gjatë një bisede telefonike ripërsëritën qëndrimin se do punojnë për krijimin e një shteti palestinez. Lajmi u konfirmua nga Kremlini me anë të një deklarate zyrtare pas votimit OKB të rezolutës që dënon njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit nga ana e SHBA-së.

Dy liderët konfirmuan angazhimin e përbashkët për të vazhduar përpjekjet në zgjidhjen e konfliktit izraelito palestinez në bazë të normave të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës së popullit palestinez për të krijuar një shtet të pavarur.

Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Marikës për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, u dënua pothuajse në mënyrë unanime në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Nga 193 vendet anëtare të OKB-së, 128 votuan në favor të rezolutës që dënon vendimin e SHBA.

Pak ditë më parë presidenti rus Putin u shpreh i shqetësuar pas vemdimit të Donald Trump, dhe i bëri apel palëve të përfshira në konfliktin izraelito-palestinez për përmbajtje dhe dialog. Izraeli aneksoi pjesën lindore të Jerusalemit dhe mori kontrollin e tij gjatë Luftës së 1967-ës. Më pas u votua një ligj që e cilësonte qytetin e shenjtë kryeqytet  “të pandashëm”. Ky aneksim asnjëherë nuk është njohur nga bashkësia ndërkombëtare dhe palestinezët e konsiderojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm./abcnews.al

 

 

6C4E5F59-A0C4-4B38-A873-6CF364496552_w1023_r1_s-2.jpg
us er11:16 | 20/12/2017

Mediat serbe kanë zbardhur bisedën mes presidentit Aleksandër Vuçiç dhe kreut të Kremlinit Putin në Moskë. Vucic ka folur në rusisht në pjesën më të madhe të kohës dhe i ka thënë Putin se Serbia është një vend i vogël që e vlerëson shumë Rusinë.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp presidenti rus Putin ka falenderuar homologun e tij serb Vucic për bisedën miqësore. Kreu i Kremlinit theksoi se të dyja vendet synojnë përforcimin e bashkëpunimit, në prag të 180 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatikes mes Rusisë dhe Serbisë.

Për sa i përket situatës në Ballkan Putin u shpreh se Rusia është e interesuar në stabilitetin e rajonit dhe për këtë arsye i kishte garantuar presidentit serb mbështetje të vazhdueshme. Një mbështetje që do të fokusohet në sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë

Gjithashtu kreu i Kremlinit premtoi se do të mbështese cdo marrëveshje të arritur nga Beogradi dhe Prishtina duke theksuar se zgjidhja duhet arritur për arsye politike nëpërmjet dialogun mes dy palëve dhe në kuadrin e rezolutës 1244 të këshillit të OKB-së.

Nga ana e tij Vuçiç u shpreh se Serbia është një vend i vogël i cili e vlerëson shumë miqësinë e Rusisë.

Duke folur rusisht gjatë takimit me Putin ai përsëriti të njëjtat qëndrime që Beogradi zyrtar ka theksuar shpesh kohët e fundit. Vucic tha se Serbia nuk do të ndërhyjë asnjëherë në xështjet e brendshme ruse, dhe se pavarësisht synimin për anëtarësimin në BE nuk do të vendosë sanksione ndaj Moskë. Kjo sepse Beogradi do të ruajë neutralitetin ushtarak

Më shumë se njëherë Vucic falenderoi Putin për mbështetjen ndaj vendet të tij duke nënvizuar se pala ruse ka vepruar ndryshe para se Putin të ishte në Pushtet dhe për këtë arsye i uroi dhe fitoren në zgjedhjet presidenciale të muajit mars

Duke e ftuar Putin në Serbi Vucic u shpreh se janë tre gjërat për të cilat vendi i tij falenderon Rusinë duke filluar nga vetoja ruse ndaj rezolutës për Srebrenicën së këshillit të sigurisë së OKB-së më korrik të 2015, ku rusët nuk pranuan genocidin serb. Gjithashtu për sa i përket qëndrimit ndaj Kosovës si dhe për ndihmën në fushën ushtarake

Duke folur për Ekonominë presidenti rus Putin shtoi se kreu i shtetit serb ishte i kujdesshëm për sa i përket bashkëpunimit ekonomik në një kohë që kapitali rus në Serbi llogaritet me miliarda.

Putin tha se serbia nuk është e rëndësishme vetëm si importuese por dhe si një vend tranzit i gazit natyral duke përmendur gazzjellësin turk

Si shembull të këtij bashkëpunimi presidenti rujs përmendi hekurudhar ruse në Serbi duke thënë se tashmë vendet do të përqendrohen tek bankat./abcnews.al

6C4E5F59-A0C4-4B38-A873-6CF364496552_w1023_r1_s-1.jpg
us er12:41 | 18/12/2017

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka nisur vizitën e tij tri ditore në Rusi kudo të takohen me kreun e kremlinit Vladimir Putn. Vucic e cilësoi takimin me homologun rus si shumë të rëndësishëm

Aleksandër Vucic presidenti i Serbisë ka nisur vizitën e tij zyrtare në Rusi ku do të takohet të martën me homologun rus Vladimir Putin. Vucic e cilësi takimiun me kreun e kremlinit si shumë të rëndësishëm. Edhe pse temat e bisedës nuk janë bërë publike pritet që dy liderët të bisedojnë për një bashkëpunim më të ngushtë në fushën ushtarake

Promovimi i bashkëpunimit ekonomik do të jetë gjithashtu një temë e rëndësishme sidomos për sa i përket energjisë ku Serbia do të përfshihet në projektin e gazsjellësit turk. Në një intervistë më të hershme për mediat ruse Vucic kishte deklaruar se marrëdhëniet me Rusinë janë një prioritet për Beogradin jo vetëm për të kaluarën por dhe për të ardhmen. Kreu i shtetit serb theksoi disa herë se vendi i tij është pro anëtarësimit në Bashkimin europian por dhe për bashkëpunimin me Rusinë. Ai shtoi se Serbia nuk do të pranonte asnjëherë të vinte sanksione ndaj Moskës.

Në delegacionin serb të drejtuar nga Vucic do të jenë dhe ministri i mbrojtjes Aleksandar Vulin, ai i ekonomisë Goran Knezevic dhe ministri për inovacionet teknologjike Nenad Popoviç.

Hera e fundit që Vuçiç dhe Putin janë takuar ishte në muajin mars në Kremlin kur Vuçiç mbante postin e kryeministrit të vendit./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono