pushues

pushues-kenget-1280x720.jpg
ad min19:36 | 18/08/2019

Listat e këngëve në beach bar-e janë pushtuar nga hite shqiptare. Ka pasur shumë bashkëpunime dhe këngë të reja këtë vit. Por në të vërtetë çfarë pëlqejnë dhe cilat këngë shqiptare i kanë “bezdisur” pushuesit këtë vit?

Kush është ajo këngë që ju ka “bezdisur” nga këto hitet shqiptare?

“Kida… N’tela, n’tela”, tha një pushues.

“Elvana Gjata… Dua”, tha një pushuese.

“Enca… s’më pëlqen Enca”, tha një tjetër pushues.

Kush është kënga që ju ka bezdisur dhe e keni dëgjuar gjithandej këtë verë dhe thoni, o Zot të lutem mos më?

“Fustani, fustani… krejt të gjitha këto”, u shpreh një pushues.

Por ka edhe nga ato hite që pushuesve u kanë pëlqyer.

“Ledri Vula Kiss Kiss”, tha një pushues./abcnews.al

deti-trazira.jpg
ad min21:01 | 28/07/2019

Ndryshimi i menjëhershëm i kushteve klimaterike ka shkaktuar dallgë të fuqishme në bregdetin tonë. Ku për pasojë kanë humbur jetën dy pushues në plazhin e Durrësit dhe Gjirit të Lalëzit. Ndërkohë në Velipojë, Sarandë dhe Vlorë janë shpëtuar 24 pushues nga ana e policisë dhe rojeve bregdetare. 

Deti i trazuar dhe dallgët e forta kanë marrë jetën e dy pushuesve këtë të diel, ndërsa 24 të tjerë u shpëtuan nga  policia dhe rojet bregdetare.

Shkak për një bilanc të tillë është bërë ndryshimi i papritur i kushteve atmosferike në vendin tonë. Një 33-vjeçar ka ndërruar jetë në plazhin e Gjirit të Lalëzit, ku po bënte xhiro në det me motor uji. Si pasojë e shpejtësisë së lartë të mjetit lundrues, ai është rrëzuar dhe për pasojë është mbytur.

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Durrësit ku një pushuese rreth 50 vjeç është mbytur. Viktima sapo është futur në det për t’u larë nuk është ndjerë mirë.

Pushuesit e tjerë e kanë dërguar atë në spital, por 50-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë. Shkak sipas bluzave të bardha dyshohet të jenë bërë problemet shëndetësore pasi viktima vuante nga zemra.

Ndërsa në Velipojë të Shkodrës është shmangur një bilanc tjetër tragjik. Policia kufitare në bashkëpunim me Forcat e ndërhyrjes së shpejtë u kanë ardhur në ndihmë 5 shtetasve shqiptarë dhe 9 çekëve, të cilët rrezikuan të mbyteshin në lagunën e Rrjollit.

Pesë shtetasit shqiptarët u transportuan në spital, ku gjenden jashtë rrezikut për jetën. Rojet bregdetare në plazhin e Velipojës kanë shpëtuar një grup tjetër prej 7 personash të cilët rrezikuan të merreshin nga dallgët.

Gjithashtu, në Sarandë, Policia Kufitare ka shpëtuar një pushues, i cili u rrezikua të mbytej si pasojë e dallgëve të detit. Nga ana tjetër, një pushuese nga Kosova dhe një 9 vjeçare u shpëtuan nga rojet bregdetare përkatësisht në Velipojë dhe në plazhin e ujit të ftohtë në Vlorë./ABC News Albania 24/7

durres-4-1280x734.jpg
ad min14:50 | 24/07/2019

Në gjysmën e sezonit turistik është rritur ndjeshëm dhe numri i pushuesve që vijnë në Shqipëri përmes Portit të Durrësit. Për këtë arsye, policia po punon me procedura të përshpejtuara.

Ka kaluar thuajse gjysma e sezonit, por në portin e Durrësit fluksi për pushime ka ardhur në rritje. Në orët e fundit mbërritën katër tragete nga porti i Barit, duke sjellë afro 5 mijë pasagjerë si dhe 1900 automjete.

Ky numër i lartë ka nxitur institucionet që operojnë brenda portit të marrin masa. Policia e kufirit ka dyfishuar sportelet me qëllim shmangien e radhëve gjatë kontrollit të dokumentacioneve.

Kurse dogana ka shtuar personelin. Për t’iu përgjigjur kërkesës së qytetarëve, edhe kompanitë e lundrimit kanë dyfishuar udhëtimin e trageteve.

Krahas emigrantëve shqiptarë, në ketë periudhë të vitit nëpërmjet portit hyjnë edhe turistë të huaj të cilët pushimet verore kanë planifikuar ti kalojnë këtu.

Burime nga Autoriteti Portual i Durrësit bëjnë të ditur se që prej fillimit të viti deri tani afro 300 mijë udhëtarë kanë shfrytëzuar tragetet e linjave nga Durrësi drejt porteve të Barit, Ankonës dhe Triestes dhe anasjelltas. Ndryshe nga viti i kaluar transporti detar është rritur me 2 % më shumë dhe shifra  pritet të rritet përgjatë javëve në vijim./ABC News Albania 24/7

roje.jpg
ad min14:23 | 19/07/2019

Në liqenin e Pogradecit mungojnë rojet. Pushuesit  thonë se ndihen të pasigurt sidomos për të moshuarit dhe fëmijët. Nga 50 subjekte që operojnë në këtë zonë, vetëm dy prej tyre kanë certifikuar rojet konform ligjit.

Piku i sezonit turistik e gjen liqenin e Pogradecit pa kushtet minimale të sigurisë. Në të gjithë gjatësinë e vijës bregliqenore konstatohet mungesa e rojeve.

Edhe ato pak kulla vrojtimi të ngritura vite më parë janë bosh, duke rritur pasigurinë tek pushuesit. Askush nuk garanton shpëtimin  e jetës së tyre në rast mbytje. Të lahesh në liqen mund të rezultojë fatale për gjithkënd sidomos për të moshuarit dhe fëmijët.

“Unë kam gati 10 ditë këtu në Pogradec dhe mungojnë rojet e sigurimit bregliqenore”.

“S’ka fare roje. Burri ikën më tutje, unë rri këtej se kam frikë fëmijët”.

“Gjatë kohës që jepet licenca për këto shezllonet të jepet edhe e drejta, ndryshe të hiqet e drejta dhe për shezllonet”.

Teksa apelojnë bashkinë dhe strukturat e tjera shtetërore për të zgjidhur problematikën, për vizitorët siguria është arsye për t’ju dhënë fund pushimeve para kohe.

“Njerëz shpëtimi dhe pa polici bregdetare nuk ka. Më pëlqeu Pgradeci, më pëlqeu deti, por mbrojtje nuk ka, kështu që nesër duhet të iki”.

Nga 50 subjekte,që kanë kontratë me bashkinë për shfrytëzimin e bregut të liqenit, 3 prej tyre kanë ngritur kulla vrojtimi dhe vetëm 2 subjekte kanë certifikuar rojet e sigurisë konform ligjit. Vetëm disa ditë më parë Prefekti i Korçës Dhori Spirollari paralajmëroi ashpërsim të masave ndaj bizneseve që shfrytëzojnë plazhin dhe nuk vendosin roje./ABC News Albania 24/7

plazhi-1280x721.jpg
ad min14:20 | 12/07/2019

Një zonë që po frekuentohet shumë gjatë sezonit të verës është plazhi i Zvërnecit dhe më besnikët janë pushuesit familjarë. Ata preferojnë detin jo shumë të thellë për fëmijët dhe rërën e pastër.

I vetmi në bregdetin e Vlorës, me rërë të pastë dhe det jo shumë të thellë është plazhi i Zvërnecit. Ideali për pushime familjare dhe jo vetëm. Infrastruktura është përmirësuar ndjeshëm.

Këtu gjen pushues nga Vlora, dhe  nga rrethet. Familje që prej 15 vitesh frekuentojnë plazhin e Zvërnecit. Kjo vijë bregdetare preferohet shumë edhe nga turistët italianë.

Një çadër, kushton rreth 300 lekë të reja më lirë se ne çdo vend tjetër.  Edhe çmimet për konsumin e përditshëm janë mjaft të arsyeshme. Të gjitha këto i kanë rikthyer pushuesit çdo verë në plazhin e Zvërnecit.

ELTON NIKA

GAZETAR ABC NEWS

plazhi-vlore-1280x687.jpg
nev ila14:30 | 22/06/2019

Pushues të shumtë në Vlorë, plazhistët të kënaqur me kushtet.

Kjo e shtunë me diell dhe temperatura të larta  ka sjellë fluks peshuesish në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Deti është zgjidhja e të gjithëve në fundjavë.

Larg zhurmës dhe ngarkesës së përditshme. Pushues të shumtë ka pritur edhe Vlora këtë të shtunë. Trafiku  i automjeteve ishte disa herë më i lartë se në ditët e zakonshme.

Plazhistët janë të kënaqur me kushtet që ofrohen në zonën e Ujit të ftohtë. Ata që argëtohen më shumë janë fëmijet./ABC News Albania 24/7

poulli.jpg
ad min15:34 | 08/06/2019

Në plazhet e Vlorës këtë fundjavë kanë mbërritur shumë pushues. Temperaturat e larta kanë bërë që bregdeti të frekuentohet nga vendas dhe të huaj.

Duket sikur mezi kanë pritur për të hyrë në det. Temperaturat e larta kanë populluar plazhet e jugut të vendit. Pushues nga Polonia, Tirana, Elbasani, të huaj, vendas kanë zgjedhur Vlorën këtë fundjavë.

Në këtë det të pastër, sezoni ka nisur të shfaqet në dinamikën e vet. Plazhistët janë të shumtë. Ka të huaj për herë të parë në plazhet e Vlorës. Por shumë vendas nga rrethet e tjera.

Fundjava e dytë e Qershorit ka njohur rritje të numrit të pushuesve në plazh, duke treguar qartë se sezoni tashmë ka nisur në Vlorë. /ABC News Albania 24/7

plazhi-i-tales.jpg
ad min14:50 | 07/06/2019

Në plazhin e Tales në Lezhë të gjithë punonjësit vendorë janë hedhur në aksion për pastrimin e bregdetit, i cili është mbushur me mbeturina pas reshjeve të fundit.

Duhet të ishin gati për të pritur plazhistët, por bregu është i mbushur me mbeturina. Reshjet e shiut e ndotën sërish plazhin e Tales në Lezhë. Për këtë shkak  punonjës shërbimesh, administrata dhe mjete u angazhuan për pastrimin e tij.

Nëse moti do të jetë pa reshje dhe i ngrohtë, vendorët besojnë se fundjava do të jetë e mbushur me pushues. Administratori Albert Rrusti është i bindur se ata  do të gjejnë një plazh të pastër si dhe përmirësim të shërbimeve.

“Ne kemi marrë masat sepse nuk është hera e parë që ndërhyjmë dhe po i japim dorën e fundit plazhit që këtë fundjavë të jetë i pastër për të gjithë pushuesit”, tha ai.

Më herët ka patur ndërhyrje në infrastrukturën rrugore. Janë shtuar kontejnerët e mbeturinave si dhe është përmirësuar shërbimit shëndetësor. Këtë sezon në Talë janë rritur dhe kapacitetet hoteliere ndaj autoriteteve lokale dhe bizneset kanë pritshmëri për rritje të numrit të pushuesve./ABC News Albania 24/7

1-19-1-933x445.jpg
ad min21:21 | 19/05/2019

Dy pushues u shpëtuan në Himarë pasi rrezikonin jetën në det. Ngjarja ndodhi këtë të diel rreth orës 13:45. Sipas njoftimit të uniformave blu, dy personat rrezikonin jetën në det për shkak të erës.

Ata kishin dalë me një gomone pa motor në det për të lundruar. Mirëpo për shkak të kohës së paqëndrueshme, era e madhe i kishte shtyrë në thellësi të detit./abcnews.al

shengjini.jpg
ad min13:28 | 22/02/2019

Në prag të sezonit turistik, autoritetet vendore të Shëngjinit kanë nisur ndërhyrjet, në mënyrë që bregdeti të jetë gati për vizitorët.

Vizitorët nuk mungojnë në ditët me diell. Në Shëngjin numri i tyre ka ardhur në rritje. Për këtë arsye, krijimi i kushteve në zonën bregdetare ka sjellë domosdoshmërinë e ndërhyrjeve. Administratori i Shëngjinit, Gjok Deda, thotë se ky është fillimi. Më pas do të ketë ndërhyrje të tjera.

Gjok Deda: Po bëjmë largimin e rërës nga deti. Po pastrojmë lulishten anësore. Do të vazhdojmë me mbjelljen e pemëve dekorative dhe sivjet do ta fillojmë plazhin më herët se vitet e tjera.

Në Bashkinë e Lezhës, Bregdeti nuk shihet vetëm si turizëm veror. Drejtori i Turizmit në këtë bashki, Ardian Laçi, është i bindur se zgjedhja e Shëngjinit edhe gjatë stinës së pranverës do të jetë e madhe.

Ardian Laçi: Bregdeti i Shëngjinit nuk është një turizëm vetëm 3 mujor. Bregdeti i Shëngjinit është 12 mujor. Në përshtatje kjo me 300 ditët me diell që ka kjo zonë që mundësojnë dhe vizita ditore, familjare të organizuar a dhe ne si bashki po bëjmë që të gjitha që këto resurse që ka Lezha në përgjithësis dhe Shëngjini në veçanti të promozvimin që meritojnë.

Bashkia e Lezhës kërkon një përfshirje më të madhe të të gjithë aktorëve në përmirsimin e kushteve kryesisht në bregdet që ka edhe përqendrimin më të madh të vizitorëve e turistëve./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono