pushtim

rotra-mare.jpg
ad min08:51 | 26/09/2019

21 shqiptarë u kapën nga autoritetet pasi tentuan të futeshin në Britani të fshehur në një anije. Mediat shkruajnë se stafi, i cili mendohet se përbëhet nga 10 marinarë, filloi të bënte thirrje në radio pasi zbuluan se ishin “pushtuar” nga disa persona në anijen e quajtur “Rotra Mare”.

Mësohet se gjithsej kishin tentuar të emigronin 21 shqiptarë, 19 të rritur dhe 2 fëmijë. Ata ishin fshehur tek turbinat e mullinjve të erës, gjatë kohës që po ngarkoheshin në Bilbao të Spanjës.

“Duket e çmendur, por ata ishin fshehur tek turbinat prej ditësh. Askush nuk mendoi të kontrollonte tek ngarkesa në Bilbao, por me kalimin e kohës, emigrantët u shfaqën, në një kohë që anija ishte pranë Britanisë. Mendoj se ishin shumë të lodhur dhe të uritur”, tha një burim për “The Sun”.

“Rotra Mare” u ankorua të martën në Great Yarmouth, ndërsa shqiptarët u shoqëruan nga Zyra e Emigracionit./abcnews.al

berati.jpg
ad min14:28 | 15/08/2019

Qytetin e Beratit e kanë vizituar këtë stinë të nxehtë më shumë se 60 mijë të huaj. Deri në fund të vitit pritet që numri i turistëve të shkojë deri në 120 mijë persona.

Për turistët e huaj, Berati është një mrekulli e bërë nga dora e Zotit. Ata që vijnë për herë të parë janë befasuar me këtë qytet në të cilin çdo gur ka një histori për të treguar.

Besohet që 60.000 mijë turistë vizituan Beratin muze. Nga e gjithë bota, italianë, anglezë, norvegjezë, spanjollë sfiduan temperaturat e stinës për të parë tokën nën kujdesin e UNESCO-s.

Qendra historike, Kalaja është një nga pikat më të vizituara dhe më të dëshiruara. Edhe kryetari i bashkisë Ervin Demo është i kënaqur me fluksin e turistëve.

“Numri i vizitorëve ka ardhur në rritje. Kjo është edhe brenda trendit të përgjithshëm që ka pësuar numri i vizitorëve. Berati ëhstë një nga destinacionet kryesore turistike në vend dhe rrjedhimisht dhe vetë numri i vizitorëve në qytet tashmë është rritur. Nga të dhënat që ne marrim nga hyrjet në kala dhe nga vizitorët të cilët shkojnë në muzetë përkatëse të qytetit, ne jemi në 60 mijë të huaj të cilët kanë vizituar qytetin tonë të evidentuar në qytetin tonë. Por kjo nuk do të thotë që patjetër ka dhe turistë të tjerë të cilët nuk mund të jenë të pasqyruar në statistikat zyrtare”, tha ai.

Demo thotë se do të vazhdojnë investimet  edhe në lagje të tjera për të përmirësuar imazhin e qytetit. Kurse në paketat turistike tashmë nuk do jenë vetëm tre lagjet muzeale, por do të përfshihen edhe ato turistike të Njësive Administrative Drobonik e Qafë Dardhë./ABC News Albania 24/7

new-york.jpg
ad min14:00 | 23/05/2019

New York Times shkruan se minjtë po marrin New York-un nën kontroll, duke shtuar se numri i tyre është rritur ndjeshëm. Janë aq të shumtë në numër sa në një trotuar në Brooklyn janë kalimtarët që përpiqen t’u shmangen atyre dhe jo e kundërta.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta dhe vazhdueshme, qyteti i New York nuk ia ka dalë të zhdukë apo të reduktojnë numrin e minjve. Madje, New York Times shkruan se minjtë po marrin qytetin nën kontroll.

Janë aq të shumtë në numër sa në një trotuar në Brooklyn janë kalimtarët që përpiqen t’u shmangen atyre dhe jo e kundërta. Zonat e Manhatanit të mbushura me lokale, përballen me një numër të madh klientësh dhe minjsh që mbledhin mbeturinat.

Të vendosësh numrin e saktë të minjve nuk është e lehtë, por mund të përllogaritet një shifër e përgjithshme sipas disa sinjaleve. Për shembull nga viti 2014 në 2018-n sinjalizimet për minj në bashki janë rritur me 38 për qind, në të njëjtën kohë është dyfishuar dhe numri i rasteve ku inspektorët sanitarë kanë gjetur të dhëna për praninë e minjve.

Sipas New York Times një nga shkaqet kryesore e rritjes së numrit të minjve janë ndërtimet e shtëpive të reja: për shkak të punimeve gërmohet dhe prishen foletë e tyre duke bërë që ata të dalin në sipërfaqe.

Por dhe rritja e temperaturave, si pasojë e ndryshimeve klimatike, i ndihmon ata të mbijetojnë dhe të riprodhohen. Ndërsa banorët dhe turistët ndihmojnë me mënyrën e tyre duke hedhur mbeturinat e ushqimeve kudo.

Një tjetër shkak është dhe mënyra e mbledhjes së mbeturinave në New York: thasët me mbeturina qëndrojnë në rrugë një natë para se të mblidhen, duke u siguruar në këtë mënyrë më shumë ushqim minjve.

Përveç neverisë, banorët përballen me një kërcënim të vërtetë për shëndetin e tyre. Në vitin 2017 kryebashkiaku Bill de Blasio miratoi një plan prej 32 milionë dollarësh, ku parashikohej një mbledhje më efikase e mbeturinave dhe kazanë prej hekuri në mënyrë që minjtë të mos kenë mundësi të depërtojnë.

Por New York-u nuk është i vetmi qytet që përballet me këtë fenomen. Në Chicago është dyfishuar numri i personelit që merret me shfarosjen e tyre. Në Uashington sinjalizimet për minjtë janë trefishuar nga viti 2014 në 2018-n. Ndërsa Seatle po harton një plan për të ndihmuar pronarët apo përgjegjësit pallateve për shfarojen e tyre./ABC News Albania 24/7

donald-trump.jpg
ad min11:46 | 01/11/2018

Në një intervistë për mediat amerikane, presidenti Donald Trump konfirmoi idenë e tij për dërgimin e 15 mijë ushtarëve amerikanë në kufirin me Meksikën për të ndaluar atë që ai e cilësoi se një pushtim emigrantësh.

Një pushtim. Në këtë mënyrë është përgjigjur presidenti amerikan Donald Trump gjatë një interviste për ABC Neës, pyetjes se çfarë mendon për emigrantët e nisur nga Honduras e që po marshojnë drejt kufirit mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Trump u shpreh se për këtë arsye duhet të ketë një mur njerëzor që t’i ndalojë, duke konfirmuar idenë e tij për të dërguar 15 mijë ushtarë në kufirin jugor të vendit. Më shumë se trupat ushtarake amerikane që ndodhen aktualisht në Afganistan.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka kritikuar sërish mediat duke thënë, se numri i emigrantëve që po i afrohen vendit, është shumë i madh se ai që pasqyrojnë mediat dhe se sa mendojnë njerëzit. Presidenti amerikan Trump theksoi se pjesa më e madhe e emigrantëve janë të rinj, ndërsa gratë dhe fëmijët që janë filmuar vendosen me qëllimin për të dalë para kamerave dhe kjo nuk është një gjë e mirë pasi transformon realitetin./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono